Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet
AktualitetEkonomi

Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet

Published: March 27, 2026
Shpërndaje

Pas rritjes së çmimeve të karburanteve me 22% dhe të vajit ushqimor deri në 8%, prodhuesit paralajmërojnë se shtrenjtimi pritet të prekë edhe preparatet larëse dhe detergjentët.

Shumë pluhur larës prodhohen në vend, por lënda e parë importohet nga jashtë. Sapunët larës vijnë kryesisht nga importi. Prodhuesit vendas pohojnë se furnitorët e huaj i kanë njoftuar për rritje të çmimeve të lëndëve të para nga 15 deri në 20%, krahasuar me periudhën para nisjes së luftës.

Rritja e çmimeve të lëndëve djegëse ka ndikuar direkt në shtimin e kostove të lëndëve të para në fabrikat jashtë vendit. Kosto shtesë prodhuesit llogarisin edhe tarifat e shtrenjtuara për transportin.

- Publicitet -

Duke llogaritur kohën e ardhjes së furnizimeve të reja, që varion nga 30 deri në 45 ditë, prodhuesit e detergjenteve parashikojnë se çmimet e reja në treg do të reflektohen në nisje të muajit maj.

I pashmangshëm shtrenjtimi i çmimeve pritet të jetë edhe prej importuesve të preparateve të gatshme që importohen nga jashtë, ku sipas të dhënave të tregut mësohet se ka pasur shtrenjtim të çmimeve nga furnitorët e huaj.

Në mars të vitit 2022, me fillimin e luftës në Ukrainë, çmimet e preparateve larëse të prodhuara në tregun vendas u rritën 10 deri 20%. Shtrenjtimi u ndikua nga lënda e parë që u ble më shtrenjtë dhe rritja e tarifave të transportit. Në atë periudhë, rritja e çmimeve dhe ndryshimet demografike ndikuan në pakësim të kërkesës sipas prodhuesve.

Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2025 u importua një sasi prej 68,3 mln kg për grupin “Sapuni, preparatet parëse, lubrifikues, qirinjtë”. Krahasuar me 2024 importet e grupit u rritën 2%.

Për muajt janar-shkurt 2026 importet e grupit shënuan rënie 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhëse.

Prodhuesit vendas të detergjentëve kanë ngritur shpesh shqetësimin se rënia e kërkesës së konsumatorit po ndikohet nga ndryshimet demografike dhe emigracioni, për rrjedhojë prej tyre ulet sasia e importeve të lëndëve të para prodhuese të detergjentëve.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Dyshohet se Balluku fshehu vilën në Dhërmi në emër të tij, Igli Tare paraqitet në SPAK
  • Ishte shoqëruar në komisariat për vjedhje, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlorë
  • 37-vjeçarja shtatzënë nga Pogradeci humb jetën gjatë transportit drejt Tiranës
  • Përkeqësohet zjarri në grykën e Shkopetit, flakët marrin përmasa të mëdha
  • “Blackout” në Superiore, fiken dritat në ndeshjen Teuta-Tirana

Komentet e Fundit

  1. Detari on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
  2. demo on Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse
  3. Arbeni on Emër i ri për një premtim të vjetër
  4. demo on Emër i ri për një premtim të vjetër
  5. nastradini on Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?