Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas sanksioneve të SHBA, Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Pas sanksioneve të SHBA, Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz
Lajmi i funditRajoni

Pas sanksioneve të SHBA, Azerbajxhani pezullon furnizimin e Serbisë me gaz

Published: January 11, 2025
Shpërndaje

“Azerbajxhani e ka pezulluar furnizimin e Serbisë me gaz për shkak të disa problemeve me të cilat po përballet”, njoftoi të shtunën presidenti serb Aleksandar Vuçiç.

“Jemi njoftuar nga Azerbajxhani se, për shkak të problemeve që kanë, nga sot nuk mund të llogarisim më në 1.7 milionë metër kub gaz që vjen në vendin tonë çdo ditë”, tha Vuçiç.

Ai shtoi se Serbia tani do të fillojë t’i shpenzojë rezervat e veta derisa Azerbajxhani t’i zgjidhë problemet.

- Publicitet -

“Ishte zgjuarsi që ne grumbulluam rezerva. Shpresoj që në një ose dy muaj ta rregullojnë këtë. Nëse jo, llogarisni se në katër muajt e ardhshëm do të duhet të shtojmë dhe të përdorim rezervat. Nuk do të ketë mungesë as gazi, as naftë”, tha Vuçiç.

Vendimi i Azerbajxhanit vjen një ditë pasi Shtetet e Bashkuara e vendosën Industrinë Serbe të Naftës në listën e sanksioneve, duke këmbëngulur që kompania serbe të mos vazhdojë të jetë në pronësi të Rusisë. Serbia nënshkroi marrëveshje me Azerbajxhanin për furnizim me gaz natyror në shtator të vitit 2024, si pjesë e përpjekjeve për t’i diversifikuar burimet e furnizimit dhe për ta ulur varësinë nga gazi rus, tek i cili është mbështetur kryesisht për më shumë se një çerek shekulli.

Serbia dhe Azerbajxhani nënshkruan marrëveshjen e partneritetit strategjik në nëntor të vitit 2023.

Ministrja e Energjisë e Serbisë, Dubravka Handanoviq Gjedoviç, deklaroi në shtator se gjatë dimrit, Serbia do të jetë në gjendje të llogarisë në dërgesat e sigurta të rreth një milion metra kub gaz nga Azerbajxhani. Gazi nga Azerbajxhani i dërgohet Serbisë përmes një gazsjellësi të ri në Bullgari, i cili financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian (BE)./REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?