Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI
EkonomiLajmi i fundit

Pas skandalit korruptiv, PS propozon ‘privatizimin’ e tenderave të AKSHI

Published: February 12, 2026
Shpërndaje

Disa javë pas goditjes së një grupi të strukturuar kriminal në krye të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, një deputet socialist depoziton në Kuvend një projektligj për menaxhimin e tenderave të infrastrukturës digjitale përmes një shoqërie me pjesmarrje shtetërore dhe private.

Me firmën e një deputeti socialist, Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë në shqyrtim një nismë ligjore që synon transferimin e tenderave të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, tek një shoqëri aksionere me pjesmarrje publike dhe private.

Sipas projektligjit të depozituar në Kuvend nga deputeti i PS, Erjon Malaj, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk do të kryejë më prokurime dhe të lidhë kontrata për mirëmbajtjen e platformave dhe sistemeve digjitale të vendit – duke ia transferuar këto detyra një shoqërie TIK, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve.

- Publicitet -

Erjon Malaj është një deputet i ri në Kuvendin e Shqipërisë dhe projektligji i depozituar prej tij në Kuvend vjen pas hetimit të bujshëm të Prokurorisë së Posaçme, që zbuloi ekzistencën e një grupi të strukturuar kriminal në krye të AKSHI, i akuzuar se kontrollonte tenderat prej dhjetra milionë euro të instraktukturës digjitale të shtetit. Mes të akuzuarve gjenden biznesmeni kontrovers, Ergys Agasi dhe drejtoresha jetëgjatë e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj.

Megjthatë, praktika e ndryshimeve të diskutueshme ligjore përmes propozimeve të deputetëve socialistë nuk është e re dhe është aplikuar disa herë gjatë legjislaturës së kaluar. Njëkohësisht, mazhoranca socialiste po shkon së fundmi drejt menaxhimit me shoqëri aksionere publike dhe private në disa sektorë të ndjeshëm, përfshi edhe atë të mbrojtjes.

Projektligji i depozituar në Kuvend kërkon shfuqizimin e disa pikave në nenet 4 dhe 29 të ligjit “Për qeverisjen elektronike”, ku parashikohen kompetencat e AKSHI në kryerjen e prokurimeve të qendërzuara dhe lidhjen kontratave për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të teknologjisë së informacionit.

Po ashtu, AKSHI-t i hiqet detyrimi për prokurimet e klasifikuara si “sekret shtetëror” për institucionet e administratës shtetërore dhe ato në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë dhe prokurorimet e tjera sipas kërkesave të institucioneve.

Për të kryer këtë detyrë propozohet të krijohet një shoqëri aksionere, ku shteti zotëron të paktën 51 për qind të aksioneve, e krijuar ose e autorizuar nga AKSHI për zhvillimin, operimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve, platformave dhe infrastrukturave të qeverisjes elektronike.

Në përcaktimin e funksioneve, AKSHI-it i njihen vetëm ushtrimi i funksione të natyrës: standardizuese teknike, arkitekturore të sistemeve dhe të mbështetjes teknike dhe monitorimit të sistemeve të qeverisjes elektronike.

Ndërkohë, sistemet, platformat ose infrastruktura e Teknologjisë së Informacionit do të kalojnë, sipas nismës, “në administrim të shoqërive operatore TIK për qëllime zhvillimi, operimi ose mirëmbajtjeje”.

Institucionet publike përfituese do të paguajnë shoqëritë operatore TIK në bazë kontratash shërbimi për shërbimet e mirëmbajtjeve të sistemeve të tyre.

Normat shumë të larta të fitimeve neto në raport me të ardhurat janë në fakt tipar dallues i subjekteve ekonomike që kanë fituar prokurime publike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, AKSHI, një zyrë nën varësinë e kryeministrit, e cila merret me infrastrukturën digjitale të shtetit.

Drejtoresha e këtij institucioni, Mirlinda Karçanaj, u mor e pandehur për veprën penale të shkeljes së barazisë në tenderë, kryer në formën e bashkëpunimit në kuadër të një grupi kriminal, krahas Ergys Agasit, Ermal Beqirit dhe disa personave të tjerë.

Blerina Gjoka – Reporter

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    February 12, 2026 at 7:21 am

    pra te vjedhin hapur fare pa llogaridhenje

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    February 12, 2026 at 7:59 am

    Jo vetem te vjedhin hapur por te behen dy kompani per te na vjedhur sepse po iku qeveria Rama me gjith keto hajdute na vjen Berisha me “maloket ” a thua qe ne Shqiperi perveç Rames e Berishes nuk ekziston me njeri !

    Reply
  • xyz says:
    February 12, 2026 at 8:11 am

    Nuk ka asgjë për tu çuditur. Në Shqipëri të gjithë e kanë mendjen për të vjedhur. Këta janë shqiptarët trima, patriotë dhe punëdashës! Prandaj kemi lënë nam edhe në botë. Sikur të ishim na 1 miliard njerëz! Vetëm Enver Hoxha ia dinte ilaçin këtij populli. Prandaj ua shtypi kokat.

    Reply
  • Kryeministri Blendi Gonxhja says:
    February 12, 2026 at 12:59 pm

    Keshtu mbron Mirlinden qe nuk pranon te jape dorreheqjen, njelloj si Veliaj, Balluku, Saliu etj muta muti.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 12 qershor 2026
  • “Administrata të bashkohet me popullin”! Sot, antimitingu i Ramës, ja thirrja që kanë përhapur protestuesit
  • FOTO: Det me njerëz në Tiranë, në ditën e 12-të të protestës! Marshim kilometrik nga Bulevardi në Astir, koha e heshtjes ka mbaruar!
  • Për të gjithë dashnorët e investimit Kushner
  • Viza “mjekësore” një hakmarrje mizore e Berishës ndaj SHBA-së

Komentet e Fundit

  1. Replikuesi on Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. Belinda on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  3. nje qytetar on Qofsh e bekuar rini e vëndit tim! Protesta dhe dy propozime racionale  
  4. Berati on Gazetari investigativ: Heqja e nongratës, gënjeshtra e radhës e Berishës, ja kush dhe pse po e përhapë
  5. Deputeti vrases i Europes, "kurves se motit" sipas epikut Fishta on Iu hoq “non grata”? Berisha pritet me duartrokitje nga demokratët në Kuvend. Ambasada Amerikane: Pyesni DASH!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?