Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas takimit me Putin, Orban në Kinë për një marrëveshje për Ukrainën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Pas takimit me Putin, Orban në Kinë për një marrëveshje për Ukrainën
AktualitetBote

Pas takimit me Putin, Orban në Kinë për një marrëveshje për Ukrainën

Published: July 8, 2024
Shpërndaje

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, më 8 korrik, disa ditë pasi zhvilloi bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, për një marrëveshje të mundshme të paqes në Ukrainë, që zemëroi disa udhëheqës të Bashkimit Evropian. Sipas medias shtetërore kineze, Orban dhe Xi u takuan në Pekin në një prej rezidencave presidenciale.

Kina, që ka raporte të ngushta me Rusinë, ka promovuar një plan të saj të paqes me gjashtë pika, ndërkaq Orban ka nisur një “mision për paqe”, pasi shteti i tij mori udhëheqjen e Presidencës së BE-së në fillim të këtij muaji.

“Misioni i Paqes 3.0”, shkroi ai në X – që më herët njihej si Twitter – pasi arriti në Pekin.

- Publicitet -

Vizita e udhëheqësit hungarez në Kinë realizohet pasi ai u takua në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, por po ashtu ai realizoi një vizitë në Kremlin, që nxiti reagime të ashpra nga aleatët e tij.

“Kina është një fuqi kyçe në krijimin e kushteve për paqe në luftën Rusi-Ukrainë”, shkroi Orban në X, duke shtuar se kjo është arsyeja pse ai po takohej me Xinë vetëm dy muaj pasi udhëheqësi kinez vizitoi Budapestin.

“Ne e çmojmë shumë nismën tuaj të paqes në lidhje me konfliktin në fqinjin e Hungarisë”, citohet të ketë thënë Orban në takimin me Xinë, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve në Hungari, MTI.

“Është shumë e rëndësishme për hungarezët që Kina të nxisë paqen në botë”, tha Orban.

Kryeministri hungarez është kritik i ndihmës ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe është udhëheqësi evropian që ka raportet më të mira me Xinë dhe Putinin. Vizita e tij në Kinë vjen disa ditë para se të mbahet samiti i NATO-s në Uashington, ku do të trajtohet çështja e ofrimit të mëtejmë të ndihmës për Ukrainën.

Po ashtu kjo vizitë po realizohet pas vendimit të javës së kaluar të Komisionit Evropian për të vendosur tarifa prej 37.6 për qind ndaj importeve makinave elektrike të prodhuara në Kinë. Hungaria është shndërruar në një partnere të rëndësishme tregtare të Kinës për dallim nga disa shtete të tjera të BE-së që dëshiron të jenë më pak të varura nga ekonomia e dytë më e madhe në botë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zbardhet email-i që eurodeputetja gjermane tha se Rama ua dërgoi për të mos votuar amendamentet në PE për Zvërnecin
  • Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  • Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasje fizike me policinë, ndërhyn FNSH
  • VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve
  • INVESTIGIM | “Harta e Kuqe” që fshin një fshat: Si po mbytet turizmi familjar i Manastirit nën vilat e “Investitorëve Strategjikë”

Komentet e Fundit

  1. TIRONA on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  2. Ganua on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  3. Fjalë me vend on Incidente në protestën para Parlamentit, disa të shoqëruar, mes tyre Dritan Goxhaj
  4. Bureto on INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  5. Replikuesi on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?