Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pas tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën për t’u takuar në Bruksel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Pas tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën për t’u takuar në Bruksel
KosovëKryesore

Pas tensioneve në veri të Kosovës, Kurti dhe Vuçiç pranojnë ftesën për t’u takuar në Bruksel

Published: August 4, 2022
Shpërndaje

Kosova dhe Serbia pritet të rifillojnë bisedimet në fund të gushtit. Kryeministri Kurti dhe Presidenti Vuҫiç, pas tensioneve të fundit në veri të Kosovës, janë ftuar në Bruksel nga shefi i diplomacisë evropiane Borrell.

Shefi i politikës së Jashtme dhe të Sigurisë i  Bashkimit Evropian, Josep Borrel, ka ftuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç për një takim të radhës në Bruksel, për të diskutuar në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Këto bisedime lehtësohen nga Bashkimi Evropian dhe takimi i radhës që pritet të realizohet në fund të gushit, ka për qëllim që të shmangë, siҫ thuhet, “tensionet si ato të së dielës që ndodhën në veriun e Kosovës”. Zyra e Josep Borrel, nuk ka dhënë datë të saktë të takimit, por, zyrtarë të qeverisë së Kosovës, thanë se “një takim i radhës, pritet të bëhet në javën e tretë të këtij muaji”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ai kurdo që merr ftesë nga zoti Borrell, është i gatshëm të shkojë në Bruksel.

- Publicitet -

“Ne jemi për dialog të përgatitur mirë, parimor, të balancuar drejt një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme që bën normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të përqendruar në njohjen reciproke. Gatishmëria nga ana jonë ekziston”, tha kryeministri Kurti në një  konferencë me gazetarë.

Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do të shkojë në Bruksel për takim, por “nuk pret asgjë nga bisedimet me kryeministrin Albin Kurti”.

“Do të shkoj në Bruksel, por nuk pres asgjë. Kushdo që mendon se me Kurtin ka gjasa të ruhet paqja, e ka shumë gabim”, tha presidenti Vuҫiç.

Situata në veriun e Kosovës u përshkallëzua kur grupe serbësh lokal, vendosën barrikada në rrugë dhe sulmuan policinë e Kosovës, pas vendimit të qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit me Serbinë në dokumente udhëtimi dhe targa serbe të makinave. Situata u qetësua pasi qeveria e Kosovës të njëjtën ditë vendosi që ta shtyjë për një muaj vendimin për reciprocitet, me kërkesë të SHBA-së. Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, shkroi në Twitter se “Shtetet e Bashkuara e mirëpresin vendimin e udhëheqësve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet e udhëtimit”, dhe se sipas tij “të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg,  të martën (02.08) në mbrëmje zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për tensionet e fundit në veri. Ai shkroi në Twitter se “të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

Edhe shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, nga ana e tij  tha, se “çështjet e hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohen nëpërmjet bisedimeve të lehtësuara prej tij dhe duke u përqendruar në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve ndërmjet tyre që janë thelbësore për rrugën drejt integrimeve evropiane”. / DW

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Pas flakës do ngrihen hotele dhe vila, pse se zjarri në kodrën e Gjirit të Llamanit mund të jetë i qëllimshëm?!
  • SPAK ‘dorëzohet’ pas 500 ditësh, lejon avokatët ndërkombëtarë të takojnë Veliajn
  • ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  • Një i vdekur në sulmin e Iranit ndaj cisternave të Emirateve të Bashkuara Arabe
  • Mbrojtja e Thaçit kërkon lirimin me kusht, ofron garanci financiare dhe dorëzim të pasaportës

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on ‘Protestuesit përfaqësojnë vlerat e BE, jo qeveria’, Strik: ‘Stop çdo aktivitet në zonat e mbrojtura, nuk funksionon si thotë Rama’
  2. K R on Një “Super e Martë” për Zgjerimin, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
  3. Vlora 97 on Një “Super e Martë” për Zgjerimin, Kos: Shqipëria do të mbyllë tre kapitujt e parë të negociatave
  4. Antikurt on Ministrja serbe trondit me deklaratën: “Po të isha e lirë si Millosheviçi, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën”
  5. Llaf Dibre on Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?