Megjithëse ka mbetur edhe një javë nga zgjedhjet e 11 majit, strategjisti elektoral i Sali Berishës, Chris LaCivita nuk po duket asgjëkundi në Tiranë.
Në fillim të javës së kaluar, ai u shfaq në një lidhje zoom me kandidatët demokratë, të cilët e pyesnin se si e kishte këshilluar Presidentin Trump të fitonte në SHBA, ndërkohë që pak ditë më vonë, u kap “mat” në Australi ku tha se kishte këshilluar liderin e opozitës, i cili i humbi zgjedhjet.
Ndërkohë në mungesë të tij, LaCivita ka sjellë në Tiranë një prej këshilltarëve të tij, Philip Griffin, i cili iu bashkua kryetarit të PD-së, Sali Berisha në Tropojë, në mitingun përmbyllës.
“Në SHBA socialistët u përpoqën të shkatërrojnë Trump me anë të sistemit ligjor, por Trump dhe populli amerikan nuk e lejuan. Këtu socialistët po provojnë të bëjnë të njëjtin marifet dhe jam këtu për tiu thënë se nuk do t’ia dalin mbanë.
Doktor Berisha nuk do të ndalojë të luftojë për ju për ta kthyer shtetin nga narkotrafikantët dhe politikanët e korruptuar.
Jam në politikë prej 40 vitesh, nuk kam parë kurrë një politikan që të punojë kaq fort sa Sali Berisha. Por ai nuk mund t’ia dalë vetëm. Tani është koha për ju të bëni pjesën tuaj. Duhet të flisni me familjen, me fqinjët dhe të afërmit tuaj të dalin të votojnë”, tha Griffin.
j.l./ dita
Sali Berisha nuk fiton o zv.Amerikanit,se ka grabit tokat e pronareve ne Mandatin e pare dhe u ka vjedh Partine Mocionistave dhe Studentave.Do paguuj ne kte Bote.
Sali Berisha premton rritjen e pensioneve, përse Njeriu I Zi nuk mori masa për pagesën e sigurimeve shoqërore nga pronarët kur ishte në pushtet, por i favorizoi ato në kurriz të punëtorëve dhe sot ato punëtorë të atyre viteve kanë të siguruar pak vite për pension.
Përfundimisht :
Ai ju mashtron,
Ai thotë se do të lirojë të burgosurit nga burgu, ata që kanë shkelur ligjin dhe kanë bërë krime, Ai asnjëherë nuk ka mbrojtur punëtorin, të ndershmin por është tallur dhe e ka mashtruar atë, këtë e ka treguar kur ka qeverisur.
Prandaj ju të rinj i keni prindërit të pamundur për të përballuar jetën me pensionin që marrin sot dhe për këtë nuk duhet të votoni kriminelin Sali Berisha atë që u tall me prindërit tuaj.
Përse Sali Berisha nuk i përgjegjet akuzave të Zef Brozit për atë që ai shpëtoi nga asgjësimi fizik, sepse e shpëtuan amerikanët.
Ai është non grata për shumicën e shqiptarëve, sepse ai e ka pasurinë e familjes së tij, jo vetëm me grabitjen e pasurisë së tyre, por dhe me krime ndaj
jetës së qytetarëve.
Votojeni atë për t’u rrjepur lëkurën shumicës së qytetarëve dhe për të bërë të kamur veten dhe bandën e tij.
Me Sali Berishën në pushtet do të hani me lugë Floriri, ashtu siç thoshte dikur kryetari i partisë së tij Enver Hoxha,nga ai ka përsosur më shumë artin e mashtrimit.
Sali Berisha ka sjellë amerikanët që tja mbushi mendjen popullit për t’i dhënë votën.
Dhe ata na quajnë të paditur dhe të marrë, se ai që na kërkon votën, dje na ka vrarë.
Dhe kanë të drejtë, ata shpërblehen me paratë të marra nga grabitjet tona.
Eshte Amerika e jo Australia qe ka ndikuar e ndikon drejtperdrejt ne politiken shqiptare, prandaj pak rendesi ose aspak fare ka se kandidati i keshilluar nga LaCivita humbi ne Australi. Dhe shume rendesi ka qe ky LaCivita eshte falenderuar personalisht nga Donald Trump per fitoren e tij ne Amerike, aty ku jane mesuar te mbahen syte e politikes shqiptare.
Dhe kjo i mjafton e tepron Uturakut mediatik ku dhjet perdite Rama qe te ulerasin e lehin kunder tij. Sepse qente lehin aty ku hane.