Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Patatja e Shishtavecit mbetet stok, në treg ka hyrë patatja e Kosovës me çmim më të lirë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Patatja e Shishtavecit mbetet stok, në treg ka hyrë patatja e Kosovës me çmim më të lirë
EkonomiLajmi i fundit

Patatja e Shishtavecit mbetet stok, në treg ka hyrë patatja e Kosovës me çmim më të lirë

Published: March 21, 2026
Shpërndaje

Patatja e Shishtavecit, e kultivuar në 800 metra lartësi njihet për vetitë e saj ushqyese, megjithatë, këtë sezon nuk po shitet. Shkaku kryesor është konkurrenca nga patatja e importuar nga Kosova, e cila del në treg me çmim më të lirë. Një faktor tjetër është rënia e fuqisë blerëse

Në Shishtavec dhe Novosej, dy fshatra malorë të Kukësit, fermerët prodhojnë patate cilësore, me plehra organikë, në lartesinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Megjithatë, fermerët e zonës po përballen me mungesë tregu.

“Është shumë e vështirë të shitet patatja. Për ta shitur duhet t’u lutesh tregtarëve. Edhe me çmimin që ka rënë, tani po shitet 40 lekë/kg”, tha kryeplaku Mahmut Noka.

- Publicitet -

Patatja e Shishtavecit shitet me shumicë 40 lek për kg, ndërsa tregtarët e Kukësit e shesin me pakicë me 60-70 lek për kg. Por në tregje gjenden dhe patate me cmim më të lirë, sic është ajo e Kosoves me 50 lek për kg. Diferenca e çmimit i orienton blerësit drejt produkteve më të lira, duke lënë stok prodhimin lokal.

Fermerët nuk po arrijnë të eksportojnë patatet në Kosovë, ndërsa kërkesat për blerje direkte në vend janë të pakta.

“Tregtarët i marrin nga jashtë. Askush nuk do ta dijë se sa kuintal patate kemi ne këtu. Unë i kam futur në gropë për t’i ruajtur por këto nuk durojnë shumë gjatë. Kemi kohë që përballemi me stokun e patateve. Shteti s’do tia dijë fare ccfarë bëhet këtu. As subvecione nuk marrim. Nuk ia vlen fare për ta mbjellë por ne me këtë pune merremi, s’kemi ca të prodhojmë tjeter”, thanë ata.

Situata po rëndon familjet në Shishtavec dhe Novosej që rrezikojnë të humbasin të vetmin burim jetese. Prodhimi bio mbetet një krenari lokale, por që për këtë sezon po përballet me sfiden serioze të tregut.

Benet Beqiri – Report

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
32 Comments
  • Vlora 97 says:
    March 21, 2026 at 5:57 pm

    Te rroj Partia dhe Surel Haxhia
    C na duhet leku i ndershem dhe puna neve
    Ne kemi lekun e droges dhe korrupsionin

    Rroft Asambleja e Pidha Sëmave miliardhjera

    Reply
  • Rubin says:
    March 21, 2026 at 7:15 pm

    Shteti nese esht shtet per njerezit e jo vetem per hartimet e Edit i futet analizes;

    pse patatja e Kosovës është më e lirë?
    a ka subvencione atje?
    a ka problem logjistik apo tregtar në Shqipëri?
    a ka dështim të politikave bujqësore?

    Pastaj merr masa.
    Kaq

    Reply
    • Xha Temja says:
      March 21, 2026 at 7:15 pm

      Shum po kerko nga jeta

      Reply
    • hila says:
      March 21, 2026 at 7:41 pm

      O njerez patatja e Kosoves eshte e njete me te Shishtavecitn por Shistaveci eshte mesu me cmimin e shtrej e i djeg, konkurenca duhet e per ndyshe cmimet shkojn ne stratosfer, shitavecasit jan ma dembela se kosovaret e dun me fitu ma kollaj.

      Reply
      • Anonymous says:
        March 22, 2026 at 7:51 pm

        Mirë se erdhe në kujtesën e fragmenteve të Gboard. Çdo tekst që kopjon do të ruhet këtu.

        Reply
    • Koha says:
      March 21, 2026 at 10:09 pm

      Je i shurdher vertet apo shturesh sikur je?!
      E di ti qe BE ka ndal tash 1 vjet subvencionet bujqësore per Shqiperine. Sepse pallosh ço mbron hajduten frika krisjen e cila me paratë e BR dedikuar bujqeve shqiptar, ajo hajdute i vodhi dhe i futi ne bizneset e sjmaj private ne bregdet.
      Trutedhur, qe lojë pallosh qoke me ju.

      Reply
  • Xhek says:
    March 21, 2026 at 7:18 pm

    Ka t drejt komentusi Rubin
    kemi një konflikt klasik:
    prodhim lokal cilësor (por më i shtrenjtë)
    vs
    import më i lirë (më konkurrues)
    A duhet shteti ta mbrojë prodhimin vendas?
    Kjo kerkon nivel tjetër jo nivel asamble bedelash stan me lepuj

    Reply
    • Populli says:
      March 21, 2026 at 7:24 pm

      Patatja e Shishtavecit eshte nga patatwe me te shijshme. Le te nisin kamionet ne te gjithe vendin dhe te jene të sigurt që do të preferohen

      Reply
  • prizreni says:
    March 21, 2026 at 7:19 pm

    reportazh i ndershëm dhe i ndjerë, por që ndalet te simptoma dhe nuk shkon te shkaku

    Reply
  • Popull jetim says:
    March 21, 2026 at 7:20 pm

    Fermeri shqiptar prodhon, por nuk ka treg

    tregu ekziston, por nuk është për të

    Reply
  • prehistoriku says:
    March 21, 2026 at 7:21 pm

    tema ka shumë potencial esht më e madhe sa duket.

    Reply
  • ING. AFRIMI says:
    March 21, 2026 at 7:48 pm

    Ka ikur koha qe i bente shteti te gjitha
    Jane pertac nuk punojn
    Ca tu bej shteti
    Tu gjej dhe nuse

    Reply
    • Bakalaro says:
      March 21, 2026 at 7:50 pm

      O zotni
      problemi nuk esht se fermeri shqiptar nuk prodhon dot. ai prodhon në një sistem ku nuk mbrohet, nuk orientohet nuk mbështetet sa duhet per te konkurruar.
      Se i thua vetes dhe inxhinjer
      Këtu hyn roli i shtetit.

      Reply
  • ING. AFRIMI says:
    March 21, 2026 at 7:52 pm

    Komentusi bakalaro
    Nuk e mbyll dot tregun shteti ne kapitalizem.
    As nuk i ndalon dot importet
    Ke dgju per tregun e lire ti?

    Reply
    • Bakalaro says:
      March 21, 2026 at 7:54 pm

      As e ke iden fare per cfare po flet.
      Nuk jam për të mbyllur tregun apo për të ndaluar importet, por për të krijuar kushte të barabarta loje.
      Tregu i lirë nuk do të thot mungesë rregullash. Rregulla të drejta për të gjithë.
      E mbron shteti prodhimin vendas nepwrmjet politikes se taksave doganore
      Po hajd se nuk ia vleka me u marr me ty nuk je i fushës

      Reply
      • Glaukias says:
        March 21, 2026 at 8:22 pm

        “Tregu i lirë” dhe “kushte të barabarta” nuk shkojnë në të njëjtën fjali…
        Çfarë kushte të barabarta ke në marketet gjermane ku shiten prodhime nga Afrika, Amerika Latine, etj ? Mishi i viçit argjentinas apo spanjoll është shumë më i shtrenjtë se ai gjerman dhe prapë shiten më shumë se mishi gjerman.. Për mos të folur për perimet. A ka rregulla gjermani ?

        Reply
    • Anonymous says:
      March 22, 2026 at 12:17 pm

      Sot ne treg fola të blija patate dhe ne 3 pika qe ndalova kishte patate gjermane dhe Egjipti me 50 lek kg duke llogaritur ktu cmimin e fermerit,fitimin e grumbulluesit qe sa duar mund te jenë 1..2..3.. apo me shumë llogarit edhe tarifën e eksportit dhe cmimi I del me 50 lek per kg????cfar po hamë apo si esht e mundur qe del kaq lirë ???

      Reply
  • Beni says:
    March 21, 2026 at 7:56 pm

    Shqiperia ka nj ekonomi që nuk arrin të thith prodhimin e vet.
    kjo nuk është thjesht çështje patatesh. Është çështje modeli. Sot është patatja e Shishtavecit, nesër është një produkt tjetër. Kur ky cikël vazhdon, prodhimi vendas tërhiqet, toka mbetet djerrë dhe varësia nga importi rritet
    Nuk merr vesh Rama nga keto pune esgte shum bufon per gjera te tilla
    Them keshtu se nuk dua te besoj se eshte dhe ai agjent e spiun i paguar si te gjith ata para tij

    Reply
    • Tellalli says:
      March 21, 2026 at 9:56 pm

      Rradhës tjetër o Beni, do zgjedhim një kryeministër agronom, që merr vesh nga patatet, pastaj një kryeministër ekonomist dhe herën e tretë , nga e keqia do të të zgjedhim ty .

      Reply
      • ¿? says:
        March 22, 2026 at 11:28 am

        Jo tellallo, vazhdoni me kete piktorin se ky duket kompetent i kompletuar ne te gjitha fushat e dijes.

        Reply
        • Tellalli says:
          March 22, 2026 at 1:45 pm

          Ty të merr majë carit o pidhpyetje .

          Reply
          • ¿? says:
            March 22, 2026 at 4:55 pm

            Jo or Tellall, ta ka futur ty carin deri ne tru dhe ty te eshte mbushur mendja qe e ka carin shume te mencur.

  • abc says:
    March 21, 2026 at 9:28 pm

    Mallrat nga Kosova duhet të hyjnë pa doganë në Shqipëri dhe mallrat nga Shqipëria pa doganë në Kosovë. Pyetja është: pse malli nga Shqipëria është më i shtrenjtë? Shqiptarët ankohen për çmimet e larta të prodhimeve bujqësore dhe ankohen po ashtu kur mallrat vijnë me çmim më të ulët nga Kosova! ec e merre vesh. Ndofta prodhuesit e patates apo spinaqit duan monopol. Pra që të kenë vetëm ata të drejtë të shesin. Të tjerëve tu bllokohet malli në doganë! U di bytha shumë.

    Reply
  • Në institucionet shtetërore nuk vendosen njër says:
    March 22, 2026 at 3:56 am

    Këto probleme duhet të kapen nga rrënjët, jo duke thënë se kryeministri nuk është agronom e tjerë por ka këshilltarë, që duhet të jenë të zot dhe në fusha të ndryshme të jetës dhe të dëgjohen nga kryeministri, duhet të jenë të informuar dhe të pregatitur me specialistë të zot administrata shtetërore.

    Reply
  • Vigjilenca says:
    March 22, 2026 at 4:15 am

    Ky është problem që zgjidhet nga puna serioze dhe e përgjegjshme e organeve kompetente, profesionistë të zot në krye të tyre dhe kjo në të gjitha fushat e ekonomisë shqiptare. Në këtë vend kryesore ka qenë dhe mbetet arsimimi. Pa një arsimim mbi baza të studiuara që të pregatisë profesionistë të zot dhe qytetarë nuk mund të zgjidhen problemet shumëdimensionale të shoqërisë shqiptare.
    Që të zgjidhen problemet shumëdimensionale që ka ky vend duhet të veprojnë institucionet shtetërore nga qendra në bazë me profesionalizëm dhe kompetencat përkatëse.

    Reply
  • Koha says:
    March 22, 2026 at 6:29 am

    Pyetni palloshin dhe klyshen e tij Frida Krifcen qe ju vodhi subvencionet bujqësore qe BE i kishte dhune ne emer te bujqve shqiptar. Tash 1 vjet BE ka ndal dhenjen e ketyre fondeve dhe i ka kërkuar Shqiperise ta çoj Frida Krifcen para drejtesise. Por pallosh e mbron Friden sepse vodhën bashke.

    Reply
  • Sevdi says:
    March 22, 2026 at 6:41 am

    Nuk e kuptoj perse ndodh i njejti problem,un jetoj ne zvicer mbi 30 vite zvicra kur i vjen prodhimi i vet p.sh domatja luleshttrydhja e ndalon importin e shet prodhimin e vet edhe at me dyfish cmim.

    Reply
  • Reshit Lala says:
    March 22, 2026 at 7:25 am

    Shumë mirë që ka mbetur stok. Mundohuni të shitni me çmim të lirë! Çfar kujtoni? Shteti duhet të ndalojë hyrjen e mallrave mga bota, se ju doni të shitni shtrenjtë? Prodhoni me çmime të ulta, që të keni vend në treg. Këtë nuk e them për Kosovën, që është edhe e jona dhe kjo është ndihmë për vëllezërit tanë të kosovës, por do e thosha edhe për ç’do malla,që vjen nga jashtë! Prodhues shqitarë! Prodhoni lirë,që të shitni lirë e të keni vend në treg!

    Reply
    • ¿? says:
      March 22, 2026 at 11:34 am

      Keshilla e shokut Shit-i eshte shume e vlefshme, prodhoni lire, pra hani buke e mos beni therime…

      Reply
  • Pandeliu says:
    March 22, 2026 at 2:23 pm

    Kerkesa dhe oferta vendos tregun, nqs patatet e Shishtavecit jane me cmimin 70 Lek dhe me etiketen e prodhimit dhe ato te Kosoves jane me 50 Lek por etikete prodhimi kosovare e vondos bleresi cilen do zgjedhe. Vetem shteti te kontrolloje tregetaret per prejardhjen e prodhimit.

    Reply
  • Dea says:
    March 22, 2026 at 4:36 pm

    Pyetni palloshin perse i ka vene embargo BEja fondeve per fermerët shqiptar. Pyetni ku mbeten leket e fermerëve shqiptar?!
    Pyetni palloshin e qelbur, perse e mbron Frida Krifcene nuk e lejon drejtuesin te merret me kete hajni?!
    Vazhdoni e hani njeri tjetrin, gjersa palloshi dhe karakurvat e tij ministrash gëlltisin paratë tuaja.

    Reply
  • capi says:
    March 22, 2026 at 5:10 pm

    Po i lini keto teori micro/macro ekonomike me kerkese/ofert. Se ato kurvat nuk jane ashtu sic percaktohen ne teori. Jane kembe shtremse, sepse nuk ka kapitalizem te paster, qe cmimi percaktohet nga tregu. Nuk ka patur dhe nuk do te kete ekonomi krejtesisht te paster tregu, kur shteti nuk nderhyn.

    Nuk do shpikin rroten. Quotat, tarifa importi, suvensionet, i di dhe nje nxenes i vitit te dyte te ekonomikut, qe e ka emrin akoma te shkruajtur me laps.

    Ne planin mircro ekonomik, ka plot stimulime matematikore/statikore per te patur eficencen me te lart. Kane nga nje zgeqe, ku nuk ka ku te mari kthesen traktori, dhe duan rendiment te lart dhe kosto te ulet. Por shqipos po ti permendesh kooperativen i ben alergji dhe fillon i kruhet trupi sikur ka zgjebe.
    Tani doli patatja, ne vere luleshtrydhja shalqiri, molla etj etj. Ky avaz eshte, nga shteti mos prisni se nuk degjon nga ai vesh.

    P.S. Nese nuk keni opsion, nderroni prodhimin mbillni bime “medicinale”, po nuk e shitet e tymosni vet. Te gjithe jane te lumtur, qeverise i bien veshet rehat, ju nuk merrni vesh cbehet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qytetarët ndalin makinat dhe duartrokasin protestën në Tiranë
  • Guacka e Zvërnecit
  • Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  • 06 qershor 2026
  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?