Nga Dorian Koçi
Botuar në DITA
Kryengritjet e mëdha të viteve 1910-1912 përbëjnë një faqe të re, një shkallë më të lartë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Ato kishin si objektiv kryesor plotësimin e programit kombëtar të lëvizjes shqiptare, të përcaktuar qysh në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, krijimin e shtetit autonom e më pas të pavarur shqiptar. Lëvizja shqiptare e viteve 1910-1912 luajti një rol të rëndësishëm edhe në rrafshin e jashtëm, në zhvillimin e ngjarjeve politike në Turqinë Evropiane, në mënyrë të veçantë në dobësimin e pozitave të Perandorisë Osmane në këtë zonë.
Kryengritjet e mëdha shqiptare dhe lufta italo-turke e kishin dobësuar pozitën e Turqisë në Ballkan dhe u kishin krijuar popujve të kësaj zone kushte të favorshme për zhdukjen e plotë të sundimit osman. Krahas luftës së armatosur që zhvillohej në Shqipëri, deputetët shqiptarë që bënin pjesë në parlamentin turk, nën udhëheqjen e Ismail Qemalit dhe të Hasan Prishtinës, e sulmuan haptas qeverinë xhonturke, për politikën e mohimit të të drejtave kombëtare, të njihte kombësinë shqiptare dhe të drejtën e saj për t’u vetëqeverisur.
Më 11 janar 1912 Hasan Prishtina, në emër të grupit të deputetëve shqiptarë, paralajmëroi qeverinë e Stambollit se po të vazhdonte të shkelte të drejtat kombëtare që u takonin bashkatdhetarëve të vet, në Shqipëri do të shpërthente së shpejti një kryengritje e re. Mohimit të vazhdueshëm të kombësisë nga Perandoria Osmane , deputetët shqiptarë që në vitin 1909 kur ministri brendshëm në parlament guxoi ta mohonte kombësinë shqiptare në Perandorinë Osmane, iu përgjigjën të gjithë pothuajse në kor, “Var, Effendim, var”- egziston zotëri egziston. Por qeveria turke e pushtuar nga nacionalizmi dhe dëshira për të turqizuar popujt e Perandorisë Osmane nuk hoqi dorë nga nga politika e saj antishqiptare.
Ky qëndrim i xhonturqve dhe sidomos dhuna e mashtrimi që ata përdorën gjatë fushatës elektorale që u zhvillua në pranverën e vitit 1912, krijuan kushtet për shpërthimin e një kryengritjeje të re, të kryengritjes së përgjithshme të vitit 1912. Kur zemërimi i shqiptarëve kishte arritur në kulm, në pranverën e vitit 1912, nën kryesinë e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Bajram Currit, e të tjerëve filloi në Kosovë kryengritja e armatosur. Brenda pak ditëve kryengritja e Kosovës mori përpjesëtime të mëdha.
Nga mesi i korrikut forcat kryengritëse zotëronin pothuajse gjithë territoret shqiptare dhe numri i tyre arriti deri në 50.000 veta. Më 30 korrik 1912 udhëheqësit politikë të kryengritjes shqiptare kërkuan që parlamenti osman të shpërndahej brenda 48 orësh dhe një qeveri e re të zevendësonte qeverinë egzistuese që dominohej nga figura centralizuese të Komitetit “Bashkim dhe Përparim”.
Osmanët nuk kishin asnjë mundësi tjetër përveçse të binin dakort me kërkesat e kryengritësve shqiptarë, kur ata prezantuan kërkesën e tyre specifike për autonomi; katër vilajet e Shkodrës, Kosovës, Janinës dhe Manastirit të bashkoheshin në një provincë, ushatarët shqiptarë të shërbenin vetëm në vendin e tyre, gjuha shqipe të ishte gjuha e administratës shtetërore dhe e arsimimit të popullsisë, të ardhurat nga taksat të shpenzoheshin brenda vendit, të gjithë shqiptarët të kishin të drejtë të mbanin armë, dhe disa politikanë xhonturq në Stamboll të dënoheshin për aktet e tyre të dhunës ndaj shqiptarëve.
Qeveria osmane kundërshtoi shërbimin ushtarak brenda provincës dhe dënimin e politikanëve xhonturq por udhëheqja politike shqiptare këmbënguli në zbatimin e të gjitha kushteve.
Fitimi i autonomisë dhe krijimi i një shteti autonom shqiptar në territore që përfshin katër vilajetet i vuri në alarm mbretëritë ballkanike që pretendonin përfshirjen e shumë territoreve shqiptare brenda shteteve të tyre. Në këto kushte shpërtheu Lufta e Parë Ballkanike vjeshtën e vitit 1912. Më 8 tetor, Mali i Zi i shpalli luftë Turqisë. Më 17 tetor, i shpallën asaj luftë Serbia e Bullgaria dhe një ditë më vonë Greqia.
Fuqitë e Mëdha fillimisht besonin se Perandoria Osmane do të mund të rezistonte por raporti i forcave kësaj radhe ishte ndryshe në terren. Mbretëritë e Ballkanit kishin rekretuar rreth 715.000 trupa ndërsa osmanët kishin rreth 320.000 pa guxuar të sjellin në Ballkan forca nga Azia dhe Arabia sepse i druheshin një sulmi rus dhe britanik. Ushtritë e vendeve ballkanike ishin më mirë të armatosura dhe shumë më tepër të motivuara për të fituar pasi prej rreth 100 vjetësh disa breza ishin rritur me urrejtjen ndaj osmanëve dhe të përfshirë nën ethet e nacionalizmit, ideologjisë shtetformuese që mbizotëronte në vendet e tyre dëshironin të dëbonin përfundimërisht osmanët dhe islamin nga Ballkani.
Ushtria bullgare filloi luftimet për shkak të pozicioneve të saj afër Stambollit. Ushtria bullgare fitoi betejën e tyre të parë të rëndësishme më 22 tetor në Kirk Killisa duke i detyruar trupat osmane të tërhiqeshin nga linja e Burgas Lule. Pas një javë luftimesh të ashpra trupat bullgare përparuan drejt linjës Chatalja përpara Stambollit.Pas një muaji të luftimeve banorët e Stambollit dëgjonin topat e ushtrisë bullgare afër linjës Chatalja. Vetëm Edërneja dhe Stambolli vazhdonin të rezistonin ndaj forcave fitimtare bullgare.
Ndërsa forcat bullgare ishin të zëna në luftë me osmanët në drejtim të Stambollit, forcat serbe, malazeze dhe greke triumfuan në perëndim. Në 19 tetor forcat serbe kaluan kufijtë në Maqedoni dhe pesë ditë më vonë thyhen linjën vendimtare për mbrojtjen e Maqedonisë në Kumanovë. Më andej dërguan një pjesë të trupave të tyre për të ndihmuar forcat bullgare në rrethimin e Edernesë dhe pjesën tjetër për të pushtuar Sanxhakun e Novi Pazarit sëbashku me forcat malazeze.
Pjesa kryesore e ushtrisë serbe vazhdoi drejt juglindjes , duke ndjekur turqit nga Prilepi, dhe duke përparuar drejt Ohrit dhe Manastirit. Duke pushtuar Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, dhe Sanxhakun e Novi Pazarit, trupat serbe u kthyhen tashmë drejt perëndimit dhe pushtuan Durrësin duke iu ardhur në ndihmë forcave malazeze në rrethimin e Shkodrës. Ndërkohë forcat greke përparuan drejt veriut pa hasur shumë rezistencë.
Ata pushtuan Grebenë më 31 tetor, Prevezën më 3 nëntor, dhe fitoren më të madhe Selanikun më 8 nëntor. Një detashment bullgar arriti gjithashtu në Selanik por me një ditë vonesë. Forcat greke i lejuan që të hynë në qytet por pasi e kishin bërë të qartë se nuk do të ndanin autoritetin mbi qytetin me ta. Kontigjente të forcave greke hynë dhe në Epir, ku rrethuan Janinën më 10 nëntor. Pothuajse brenda një muaji nga shpërthimi i luftës, ushtritë osmane filluan të thyheshin dhe të tërhiqeshin.
Duke ndjekur ushtritë osmane, divizionet serbe, greke dhe malazeze marshuan në drejtim të territoreve shqiptare me shpresë se duke i pushtuar këto territore dhe duke u mbështetur në të drejtën e fitimtarit, do të siguronin aneksimin e tyre. Në këtë situatë kaq të zymtë për fatin e Shqipërisë, kur lindi rreziku që të mos përfilleshin të drejtat kombëtare shqiptare, politikani dhe patrioti i nohur shqiptar, Ismail Qemali lëshoi idenë për mbledhjen e kongresit kombëtar në një vend të lirë të Shqipërisë, i cili të vendoste dhe të merrte masat më të përshtatshme dhe më të ngutshme për të shpëtuar vendin nga rreziku i ri. I ngarkuar nga rrethet patriotike të vendit, në pragun e Luftërave Ballkanike shkoi në Stamboll për ta bindur qeverinë osmane t’u jepte Shqiptarëve autonominë.
Pas fillimit të Luftës së Parë Ballkanike ndërmori, së bashku me Luigj Gurakuqin, një aksion të ri politik për të shpëtuar atdheun e për të shpallur Pavarësinë e Shqipërisë. Në mbledhjen e Bukureshtit më 5 nëntor 1912 gjeti përkrahjen e kolonisë shqiptare të atjeshme dhe prej andej shkoi në Vjenë, ku u takua me personalitete politike austro-hungareze e me përfaqësues diplomatikë të Fuqive të Mëdha dhe siguroi përkrahjen e tyre për çështjen shqiptare. Ismail Qemal Vlora ndoqi me kujdes ndryshimin e shpejtë të qëndrimit politik të Fuqive të Mëdha ndaj Perandorisë Osmane dhe arriti në përfundimin se duhej thelluar kërkesa politike, duke e çmuar shpalljen e pavarësisë si të vetmin mjet për shpëtim.
Nga Bukureshti, Ismail Qemali i shoqëruar nga Luigj Gurakuqi, Pandeli Cale e disa patriotë të tjerë, kaloi në Budapest, pastaj në Vjenë. Para se të nisej në Shqipëri, Ismail Qemali kërkoi telegrafisht nga të gjitha krahinat e Shqipërisë zgjedhjen e përfaqësuesve për mbledhjen sa më parë të Kongresit Kombëtar, në Durrës ose në Vlorë. Të gjitha krahinat e Shqipërisë, me gjithë afrimin e ushtrive ballkanike zgjodhën menjëherë përfaqësuesit e tyre.
Gjate rrugës së Ismail Qemalit për ngritjen e flamurit dhe shpalljes së pavarsisë do shoqërohej nga Luigj Gurakuqi dhe pas shume ndalesash në vende të ndrysme më 21 nëntor 1912 do mbërinin në Durrës. Më 28 nëntor 1912 u mblodh Kuvendi i Vlorës, i cili zgjodhi si kryetar të qeverisë Ismail Qemalin.
Në këtë Kuvend, që u mblodh nën kryesinë e tij më 28 nëntor 1912, lexoi deklaratën e Shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngriti Flamurin Kombëtar. Ismail Qemali ndër të tjera tha: “Të bëhet Shqipëria më vehte nën një Qeveri të Përkohshme; të zgjidhet një pleqësi për ndihmë e kontroll të Qeverisë, të dërgohet një komision në Europë për të mbrojtur çështjen shqiptare përpara Mbretërive të mëdha.”
Të gjithë delegatët me një zë i pëlqyen fjalët e Ismail Qemal Beut dhe vendosën që: Shqipëria të bëhet që sot më vehte, e lirë, e pamvarur nën një Qeveri të Përkohshme. Pо atë ditë (28 nëntor 1912), Kongresi i Vlorës ngarkoi Ismail Qemalin të formonte qeverinë e parë shqiptare. Më datën 3 dhjetor Perandoria Osmane arriti një armëpushim me Serbinë dhe Bullgarinë, ndërsa Greqia dhe Mali i Zi refuzuan ti bashkoheshin këtij armëpushimi pasi Greqia dëshironte që të vazhdonte rrethimin e Janinës dhe bllokadën detare ndaj Perandorisë Osmane, ndërsa Mali i Zi rrethimin e Shkodrës. Brenda dy muajve osmanët kishin humbur gjithëka në Ballkan përveçse fortesave të Shkodrës, Janinës , Edernesë dhe Stambollit.
Një ditë më vonë në Shqipëri, më 4 dhjetor 1912 Ismail Qemali miratoi qeverinë e përkohshme, si vijon: Kryeministër dhe Ministër i Jashtëm, Ismail Qemali; Zv.Kryeministër, Dom Nikoll Kaçorri; Ministër i Brendshëm, Myfit Libohova; Ministër i Luftës, Mehmet pashë Dërralla; Ministër i Financave, Abdi bej Toptani; Ministër i Drejtësisë, Petro Poga; Ministër i Arsimit, Luigj Gurakuqi; Ministër i Punëve Botore (Publike), Mithat Frashëri; Ministër i Bujqësisë, Pandeli Cale; Ministër i Postëtelegrafëve, Lef Nosi.
Kjo qeveri mori masa për reformimin e administratës gjyqësore, mbledhjen e taksave, fillimin e vitit shkollor 1913-1914 dhe nënshkroi disa marrëveshje koncensionare. Kuvendi Kombëtar i zhvilloi punimet prej 28 nëntorit deri më 7 dhjetor 1912. Gjatë kësaj kohe ai zgjodhi qeverinë, pleqësinë dhe caktoi komisionin që do të mbronte të drejtat e kombit shqiptar në arenën ndërkombëtare.Këtu shihen dhe bazat e para të organizimit të shtetit shqiptar dhe aktet e tij të para legjislative.
Megjithëse i formuar dhe i mbledhur në rrethana të jashtëzakonshme, kur Shqipëria ishte bërë fushë luftimesh ndërmjet ushtrive turke dhe ballkanike, Kuvendi Kombëtar i Vlorës, që përfshinte delegatë nga të gjitha krahinat e Shqipërisë, përfaqësonte efektivisht vullnetin e gjithë kombit dhe u bë organi më i lartë i shtetit shqiptar, mbajtësi dhe shprehësi i sovranitetit shtetëror. Prandaj vendimet e tij kishin vlerën e vendimeve kushtetuese që sanksiononin vullnetin e popullit shqiptar për shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe për krijimin e një shteti të pavarur.
Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë dhe caktimi i kufijve të saj ishin guri i fundit i mozaikut të krijimit të shteteve kombëtarë në Ballkan. Për shkak se këto ngjarje të rëndësishme diplomatike , jo vetëm për popullsinë dhe etninë shqiptare që po materializonte një proces që popullsitë dhe etnitë e tjera të Ballkanit e kishin realizuar më herët, por edhe për vetë rajonin që për shumë kohë ishte kthyer në një skakierë diplomatike ku luanin kryesisht interesat e dy Perandorive të Mëdha, asaj Austro-Hungareze dhe Ruse si dhe të një Fuqie të re të Madhe ambicioze si Italia, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë i dha fund rebusit mbi lidhjet e Perandorisë Osmane me Ballkanin.
Vendimet e Konferencës së Londrës, rreth 8 muaj më vonë, 29 korrik 1913, njohën pavarësinë e Shqipërisë, por në një territor të cunguar. Shteti i ri kombëtar shqiptar pa një hapësirë të madhe të territoreve të banuara nga shqiptarët t’iu jepej vendeve fqinjë. Serbia në përfundim të Luftës së Dytë Ballkanike pushtoi 19 000 km (Kosovën dhe Maqedoninë), duke u zgjeruar në 82% territor, me një popullsi prej afro një milion shqiptarësh; Mali i Zi pushtoi 62% territor, ku jetonin 190 mijë shqiptar, gati po aq sa kishte vet shteti malazez; Greqia pushtoi 68 % të Çamërisë ku jetonin 67 % popullsi shqiptare.
Pavarësisht mbështetjes ndërkombëtare të përbërë kryesisht nga Austro-Hungaria dhe Italia, foshnja më e re e Europës kishte lindur e gjymtuar. Vendimet e mbrapshta të Konferencës së Londrës dhe Paqes së Bukureshtit në përfundim të Luftës së Dytë Ballkanike u shndrruan në instrumenta që mbajnë ndezur fitilin e konflikteve etnike për fat të keq edhe sot në Ballkan.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

NJE HISTORI NDRYSHE NGA AJO E KALEMXHINJVE TE ENVERIT
Une do ta pershkruaja me me pak patriotizem shqyptar situaten pas shpalljes se Pavaresise, kur Ismali Beu u arratis dhe braktisi qeverine e tij, llogjet qe shkoi ketu-atje per te ndaluar copetimin e Shqypnise qe nuk e kish njohur kush ne 1912 jane vetem propagande enveriste per katunare dru me pre, sepse ja cfare shkruan enciklopedia ne internet:
“ Në maj të vitit 1912, rebelët shqiptarë që kërkonin autonomi kombëtare dhe rivendosjen e Sulltan Abdul Hamidit II në pushtet, i larguan forcat xhonturke nga Shkupi dhe vijuan në jug drejt Manastirit, duke i detyruar xhonturqit të jepnin autonomi në një pjesë të madhe të rajoneve në qershor 1912. Serbia, e cila kishte ndihmuar armatosjen e rebelëve shqiptarë katolikë dhe hamidianë dhe kishte dërguar agjentë sekretë te disa nga udhëheqësit e shquar, e mori revoltën si pretekst për luftë. Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria kishin qenë të gjithë në bisedime rreth ofensivave të mundshme kundër Perandorisë Osmane përpara se të shpërthente revolta shqiptare e vitit 1912 dhe një marrëveshje zyrtare midis Serbisë dhe Malit të Zi ishte nënshkruar më 7 mars. Më 18 tetor 1912, Mbreti Pjetri I i Serbisë lëshoi një deklaratë, “Popullit serb”, e cila dukej se mbështeste shqiptarët si dhe serbët. Në kërkim të aleatëve, Serbia ishte gati të negocionte një traktat me Bullgarinë. Marrëveshja parashikonte që në rast fitoreje kundër osmanëve, Bullgaria do të merrte të gjithë Maqedoninë në jug të vijës Kriva Pallankë – Ohër. Zgjerimi i Serbisë u pranua nga Bullgaria në veri të maleve Sharr. Zona midis u pranua që të “diskutohej” dhe do të arbitrohej nga Cari i Rusisë në rast se lufta kundër Perandorisë Osmane do ishte e suksesshme. Gjatë rrjedhës së luftës, u bë e qartë se shqiptarët nuk e konsideronin Serbinë si çlirimtare, siç ishte sugjeruar nga mbreti Pjetër I, dhe forcat serbe nuk e respektuan deklaratën e tij për miqësi ndaj shqiptarëve. Politika diplomatike e Bullgarisë ishte ta shtynte Serbinë në një marrëveshje që kufizonte aksesin e saj në Maqedoni. Bullgaria besonte se ushtria e saj do të ishte në gjendje të pushtonte pjesën më të madhe të Maqedonisë së Egjeut dhe qytetin port të rëndësishëm të Selanikut përpara se grekët ta bënin këtë. Fitoret vendimtare ushtarake të italianëve mbi Perandorinë Osmane dhe revolta e suksesshme shqiptare e vitit 1912 i inkurajuan shtetet ballkanike të imagjinonin se mund të fitonin një luftë kundër osmanëve. Në pranverë dhe verë të vitit 1912, kombet e ndryshme të krishtera ballkanike kishin krijuar një rrjet aleancash ushtarake, i cili u bë i njohur si Lidhja Ballkanike. Fuqitë e Mëdha, më së shumti Anglia, Franca dhe Austro-Hungaria, reaguan keq ndaj formimit të aleancave duke u përpjekur pa sukses të bindnin Lidhjen Ballkanike që të mos shkonte në luftë. Mali i Zi filloi Luftën e Parë Ballkanike duke i shpallur luftë osmanëve më 8 tetor 1912. Pjesa perëndimore e Ballkanit, duke përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë, ishte më pak e rëndësishme për zgjidhjen e luftës dhe mbijetesën e Perandorisë Osmane sesa teatri trak, ku bullgarët zhvilluan beteja të mëdha kundër osmanëve. Më 17 nëntor 1912 Bullgaria filloi sulmin perfundimtar me synim kapjen e Stambollit, pavarësisht paralajmërimeve të qarta se nëse bullgarët pushtonin Stambollin, Rusia do t’i sulmonte bullgaret nga ana tjeter. Bullgarët filluan sulmin e tyre përgjatë vijës mbrojtëse, me 176.351 burra dhe 462 copa artileri kundër 140.571 burrave dhe 316 copave artilerie të osmanëve, por pavarësisht epërsisë bullgare, osmanët ia dolën t’i zmbrapsnin. Një armëpushim u arrit më 3 dhjetor 1912, por pek pak kohe se lufta rifilloi serish deri ne kapitullimin perfundimtar te Turqise. Gjenerali Ivanov, komandanti i Ushtrisë së Dytë Bullgare, e pranoi rolin e flotës greke në fitoren e përgjithshme të Lidhjes Ballkanike duke thënë se “veprimtaria e të gjithë flotës greke ishte faktori kryesor në suksesin e përgjithshëm të aleatëve”. Beteja e fundit për Maqedoninë ishte Beteja e Manastirit, në të cilën mbetjet e Ushtrisë Osmane të Vardarit u detyruan të tërhiqen në Shqipërinë e Mesme nen mbrojtjen e Ismail Qemalit. Pas presionit të ushtruar nga Fuqitë e Mëdha, serbët filluan të tërhiqen nga Shqipëria e veriut dhe Sanxhaku, por lanë pas parkun e tyre të artilerisë së rëndë për të ndihmuar malazezët në rrethimin që vijonte të Shkodrës. Më 23 prill 1913, garnizoni i Shkodrës u detyrua të dorëzohej për shkak të urisë.”
Natyrshem kudo ku ka shqiptar dhe ka pasur historikisht shqiptar eshte dhe duhet te jete SHQIPERIA NATYRALE e cila natyrshem eshte krejtesisht njesoj me SHQIPERINE ETNIKE HISTORIKE.
Diçka ne lidhje me termat:
-shqiperia e madhe,
-shqiperia natyrale,
-shqiperia e cunguar.
“SHQIPERIA E MADHE” nuk eshte term i krijuar as nga shqiptaret e sotem, as nga shqiptaret e se kaluares.
Shqiperia e madhe eshte term i krijuar dhe i perdorur gjeresisht nga propaganda ruse-sllavo-greke per te sulmuar bashkimin e shqiptarve pa dallim, per te penguar krijimin e Shqiperise etnike, krijimin e Shqiperise natyrale.
Shqiperia do te ishte e madhe nqs do te vepronte po njesoj siç kane vepruar shovinistet fqinje, dmth nqs ne menyre hipotetike Shqiperia etnike do te pushtonte dhe do te zaptonte toka dhe territore te banuara jo historikisht nga shqiptaret.
Por kjo gje nuk eshte aspak e vertete, madje as ne programe, as ne ide, as teorikisht, as hipotetikisht, as ne platformat politike dhe etnike te shqiptarve dhe partive te tyre.
Sigurisht propaganda ruso-greke-serbe e ka me te lehte te sulmoje dhe te bej tymnaje frike me termin Shqiperi e madhe per te mbuluar realitetin e Greqise se madhe, per te mbuluar realitetin e Serbise se madhe, per te mbuluar realitetin e Rusise se madhe.
Sigurisht propaganda e tyre, megjithe manipulimin e madh dhe sistematik qe i bejne historise ballkanike,e ka pasur dhe e ka shume te veshtire te sulmoje te drejten legjitime te bashkimit ne nje trup te natyrshem dhe te vetem te gjithe Kombit Shqiptar.
SHQIPËRIA DUHET TË JETË NATYRALE.
Shqiptarët nuk do të marrin leje as sllave, as greke, as ruse per te realizuar kete.
Shqiperia nuk duhet te jete as e madhe sipas propagandes e makthit greko-sllav.
Shqiperia nuk duhet te jete as e cunguar sipas pushtimit e zaptimit greko-sllav.
Placka me e parendesishme,per Kosoven,eshte njohja prej Serbise.
Rrecka me e parendesishme per kosoven eshte njohja Reciproke.VETEM KUR KOSOVA TE BEHET SERBI,E NJEH sERBIA KOSOVEN.
Sepse vetem kur shqiptaret te vdesin te tere,te zhduken nga Kosova,,atehere e njeh Serbia Kosoven.
A e di kete kryeministri me i mire i Serbise ne Tirane,edvin rama?E di,,.ja ka thene Vucici ne Festen e Butit te Veres ne Beograd.Ja ka thene troc,
Po pse i bie burise Edi Rama vazhdimisht,,orar pa orar,,Edhe jasht orarit,ku te mund,ne Bruksel,ne Paris,ne Rome,,:-DUHET TE DETYROJME KOSOVEN,QE TA NJOHE SERBIA??????????????????????
Pse?
Se i eshte trashur Zullumi.
1. Disa qe nuk besojne se Enveri e vuri interesin personal mbi interesin e Shqiperise,
i mshehur pas “Mbrojtje se Ideve Komuniste” dhe pretendimit se Ai,
ishte vazhdusi i MARKSIT, ENGELSIT, LENINIT dhe STALINIT, inkluduar E.HOXHEN.
2. Kaloi nga Rusia tek KIna kur Krushove kritikoj Stalinin dhe kerkoj
bashke-egzistence paqesore me Ameriken.
3. Prishi maredheniet me Kinen kur Ajo u lidh me Ameriken pas vizites ne Kine te Niksonit.
4. Pse disa individe ne pushtet i kaperxejne keto fakte kur flasin per historine?
A ka mundesi qe sot individe ne maje te Piramides te bejne po ate pune qe beri HOXHA,
Te na ckepusin nga “Zona Euro Atlantike”e te na lidhin me nje fuqi te madhe “Aziatike”?
Pse nuk e botuat Komentin tim kryesor qe dergova, bazuar ne fakte historike?
E dergova disa here dhe gjithmone merja mesazhin se e kishin mare komentin?
Kush po i kontrronen komentet qe po bejme”
Mos jane pa kripe?
Mos desheroni ca sharje te ndyra qe ti vije ere e mire?
Keto individe qe filtrojne informacionin besojne se mund te ofendojne Ameriken
kur flasim si i shiste te gjithe Enver Hoxha, sepse i duket se ATO besojne se po duken,
Si Pro Ruse.
Por mundesi me te madhe ka se Ato, ne mendjen e tyre mund te jene te frymezuar
nga manipulimete E.Hoxhes qe i budallepsi Shqiptaret, dhe se ato mund te bejne perseri
te njejten gje.
Ja ku u zbulua dhe Enigma e dokumentit origjinal te Shpalljes se Pavaresise.E zbuloi Visar Zhiti.
Dokumentin e ka marre enver hoxha ne kasaforten e Lef Nosit ne banken kombetare,per te heqyr ata qe pushkatoi dhe vdiq neper burgje(nuk jane pak por 60% i firmatareve qe kishin mbetur gjalle deri ne 1945.)
Ne vend te tyre shtoi emrin e xhaxhait,baba Cenos,,si pune nderi,se edhe ketij i vrau nipin e vetem,Abaz Omarin.
Mire ja vrau,por ja la edhe pa koke.Ata 40 vete qe nuk gjinden prapa listes,jane ata qe pushkatoi enveri.
Une kam 10 vjet qe shkruaj:Dokumentin e botoi Lef Nosi ne 1937,qe do te thote se dokumentin e kishte Lef Nosi. Keta i mashtroi Kristo Frasheri,qe ju tha se dokumentin e kishte i biri i mbetur i Ismail Vlores dhe ay e kishte pare me syte e tij,po nuk e tregonte.
Kristo Frasheri nuk pa dokumentin e vet,jo te shihte dokumentin e Pavarsise.
Kriswto Frasherin gjate luftes per te vrare njeri tjetrin,,e dergoi Enveri me sherbim prapa Dajtit,tek shoket partizane.I besoi edhe nje zarf shume sekret per Komanden partizane.Kristo Frasheri futi zarfin ne gji, nuk e hapi ,por ja dergoi Kamandes partizane prapa Dajtit.Kur u hapen arkivat e Partise Bolshevike Cekiste,u zbulua edhe letra e enver hoxhes per komanden prapa Dajtit,ku shkruhej:-Leter pruresin mbajeni nen vezhgim,,po e luajti bishtin dekorojeni me nje plumb krese.
Pra,Kristo Frasheri ka qene gjithe jeten me FYSHEK NE PAJE,prandaj here fliste genjeshtra me porosi,here nuk fliste dot me teper.
Le t’i leme menjeane llogjet PATRIOTIKE dhe ta shikojme Shqypnine ne vitin 1913 sic e braktisi Ismail Beu pas shpalljes se pavaresise:
SHQYPNIA NE 1913 ISHTE NE PRAGUN E NJE ASGJESIMI TOTAL NGA VENDET FQINJE
dhe:
Prandaj pyetja qe duhet te bejme sot pa dorashka “patriotizmi” enverist eshte:
SI SHPETOI ATEHERE SHQYPNIA NGA KY ASGJESIM HISTORIK TOTAL FATAL?
Le t’i leme llogjet dhe te spjegojme kete enigme te fshehur tinzerisht nga kalemxhinjte e Enverit dhe te debatojme se kush faktor i fuqishem ishte ajo DORE E ZOTIT qe shpetoi Vatanin nga copetimi midis fqinjeve dhe asgjesimi total si shtet kur Ismail Beu kishte braktisur qe qeverine e tij? Brezi i ri intelektual shqyptar ka te drejten e tij ta mesoje kete fakt, sepse ne tekstet mesimore kalemxhinjte e Gjinushit mashtrojne me historine tone kombetare sipas interesit te Partise qe i mban ne poste pushteti. Keta kalemxhinj nehere thone se Bosi komunist, Lenini e shpetoi Shqypnine, pastaj hidhen matane oqeanit dhe deklarojne se Presidenti amerikan Willson ishte shpetimtari i Shqypnisene 1913, ca thone Austrohungaria, ca Italia, te tjere thone se ishte Bullgaria por e verteta eshte fare ndryshe. Po te lexosh me vemendje historine e Luftes se Pare Ballkanike qe perfundon me Traktatin e Londres 1913 meson se forca madhore qe beri te mundur ekzistencen e Shqypnise ne harten e Botes ishte:
TRAKTATI I LONDRES
qe:
Kalemxhinjte e Enverit e kane anatemuar gjithe jeten si nje Traktat antishqyptar i Fuqive te Medha, por qe eshte fare kunder, ja si e spjegon historia e vertete ne internet:
“ Traktati i Londrës (1913) u nënshkrua më 30 maj pas Konferencës së Londrës 1912-1913. Ai trajtonte ndryshimet territoriale që dolën nga përfundimi i Luftës së Parë Ballkanike. Tre pika kryesore ishin në diskutim: 1. statusi i territorit të Shqipërisë së sotme, pjesa dërrmuese e të cilit ishte pushtuar veçanërisht nga Serbia, por edhe rajone të vogla nga Mali i Zi dhe Greqia.
2. statusi i sanxhakut të Novi Pazarit zyrtarisht nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë që nga Traktati i Berlinit në 1878 dhe 3. statusi i territoreve të tjera të marra nga aleatët: Kosova; Maqedonia; dhe Trakia. Fillimisht para bisedimeve balanca që ishte arritur midis anëtarëve të Lidhjes Ballkanike qe kishte arritur fitore te plote mbi Perandorine Osmane, kishte qenë me supozimin se Shqiperia do te asgjesohej, nuk do të formohej asnjë shtet shqiptar dhe se territori i mëvonshëm shqiptar do të ndahej mes tyre. Megjithate vendimet e zbatuara nga Fuqitë e Mëdha ishin:
“…I gjithë territori evropian i Perandorisë Osmane në perëndim të vijës midis Enosit në Detin Egje dhe Midias në Detin e Zi iu dorëzua Lidhjes Ballkanike, përveç Shqipërisë. Kufijtë e Shqipërisë dhe të gjitha çështjet e tjera lidhur me Shqipërinë do të zgjidheshin nga Fuqitë e Mëdha. Përcaktimi i saktë perfundimtar i kufijve të shtetit te sotem shqiptar sipas Protokollit të Firences (17 dhjetor 1913) ishte shumë i papëlqyer nga popullsia greke e Shqipërisë së Jugut, e cila pas revoltës së tyre arriti të shpallte Republikën Autonome të Epirit të Veriut qe u njoh ndërkombëtarisht si një rajon autonom brenda Shqipërisë sipas kushteve të Protokollit të Korfuzit. Megjithese Traktati i Londres shpetoi Shqiperine nga asgjesimi total, shqiptarët vazhduan ta konsiderojnë Traktatin si një padrejtësi të imponuar nga Fuqitë e Mëdha, pasi afërsisht gjysma e territoreve me shumicë shqiptare dhe 40% e popullsisë mbetën jashtë kufijve të vendit të ri…”
Huazim nga historia e vertete ne internet dhe perkthim nga: intelektuali
A eshte bere ndonje studim,mor Dorian,se sa Themelues te shtetit vrau dhe burgosi enver hoxha?
Mire ta zeme se Lef Nosi ishte nazist,kuisling,hitlerian,,Mustafa Kruja ishte fashist,kuisling,Ducerjan,,po me Shefqet Daiun,c`pati,qe e vrau ne burg,,pershembull??????????????
Jane dy Traktate te Londres.Ay Legal dhe ay Ilegal,ose Traktati i fshehte i Londres.
Ay Legali eshte ay qe ke perkthyer ti z.Intelektual nga wikipedia,Ay Traktati i Fshehte i Londres qe mallkoi jo Akademia e Gjinushit,por Kongresi i Lushnjes,eshte i vitit 1915.Ky Traktat e ndante Shqiperine midis Serbise,Malit Zi,Greqise dhe Italise dhe Shqiperia formohej ne Turqihanen e Esad pashe tradhtarit Tirane Durres Kavaje,Elbasan.Greqise i njihej Protokolli Korfuzit,Sa kishte pushtuar Toskerine deri ne Skrapar e Llogara,Italia merrte Vloren e Sazanin,Serbia gjithe bregdetin e Shengjinit dhe tokat siper drinit.
Kete traktat te Londres,,Kete te fshehtin te vitit 1915 denoncoi Lenini i Rusise Bolshevike-ka shkruar demo me lavderata dhe mirenjohje per Leninin,qe ja beri kete te mire ketij populli fakir qe te gjithe duan ta cqyejne.Ashtu si eshte mirenjohes edhe per Hitlerin qe bashkoi tokat shqiptare te rrembyera nga shovinistet sllavo-greke.SEPSE LENINI E DENONCOI BOTERISHT TRAKTATIN E FSHEHTE TE LONDRES te vitit 1915.Eshte Traktati i fshehte i londres qe i njohu Greqise Protokollin e Korfuzit me Autonomine e Vorio-Epirit.,qe rrembente Shqiperine e ugut
Por tani une nuk kam vakt te kerkoj neper wikipedia.
Ismail bej Vlora nuk e braktisi Qeverrine e Vlores qe themeloi Shqiperine. Ismail beu abdikoi fillim vitin 1914 ne favor te Fuqive te Medha,qe vendosen te sjellin per te qeverrisur Shqiperine,nje princ Gjerman,Wilhelm Wied,sipas skemes se qeverrisjes Greqise,qe i derguan mbretin bavarez Otton ne 1830. ABDIKOI PER TE MIRE TE SHQIPERISE QE THEMELOI.qe kete Shqiperi ta merrnin nen mbrojtje Fuqite e medha,mos ta linin nen thundren e ushtrise greke dhe serbe.
Plaku i urte Diplomat i mencur,beri Ate Mrekulli,qe nuk e bene 30 mije luftetar Kosovare qe cliruan Shkupin ne qershor 1912 dhe nuk nenshkruan aktin e Pavarsise,sepse nuk paten me vete nje Ismail Qemali,por ca hoxhallare,Myderrize,muftinj,Ulehame,qe edhe qitapet osmanisht,i lexonin se prapthi.
As shiti as bleu se edhe po te donte,Hyqmi i Ismail beut ishte deri ne Vlore dhe rrethinat.
Nuk ka asnje dokument qe te vertetoje se Ismail beu shiti Janinen,firmosi protokollin e Korfuzit,premtoi shqiprine e jugut dhe pallavra te tilla.
demo kontraversi:
Sapo ishin qetesuar gjakrat ne debatin kontravers dhe pa kuptim, ti e hap perseri me nje force te re qe e detyron intelektualin te replikoje per sqarim te atyre qe duan te mesojne te verteten:
Bosi sovjetik Vladimir Lenini ne vitin 1915 ishte emigrant ne Londer duke palluar prostitutat ne bordellot te ketij Kryeqyteti historik te Botes, ku edhe u semur me sifilis qe i hengri koken dhe i shkaterroi trurin e revolucionerit komunist, prandaj nuk ka si te kete ndare kohe per te menduar me mallengjim per Shqypnine myslime te Sulltanit, aq me shume se spiunet e Kaizerit te Gjermanise e kishin zbuluar me vone ne Zvicer ku po kuronte semundjen e tij dhe e binden te sajonte revolucionin ne Rusi kur Cari Romanov po fitonte luften dhe ishte duke hyre ne Berlin, prandaj une them qe te mos rreshqasim nga shinat e debatit dhe t’i bejme carap gjerat duke u hedhur nga dega ne dege se jemi ne vitin fatal 1913 kur Traktati i Londres i Fuqive te Medha shpetoi Shqypnine nga asgjesimi kur Ismail Beu kishte braktisur qeverine e tij te Vlores dhe kur Esad Pasha luftonte me serbet dhe malazezet ne Shkoder si nje Luan i vertete. Dy vjet me vone vertet po ne Londer u mbajt nje Traktat i Fshehte qe e beri te ditur me 1917 gazeta bolshevike Pravda per propagande anti-imperialiste qe te mbulonte turpin e mareveshjes se Leninit me Kaiserin e Gjermanise, por asnje burim shkencor nuk ka shkruar qe Lenini te kete permendur Shqypnine e hallakatur me turq dhe cuba e bandite. Ti nese disponon nje dokument postoje dhe une terrhiqem pa merak. Nga ana tjeter Traktati i Londres ne 1915 u be i fshehte sepse detyroi Italine te kalonte nga Boshti si Aleate e Austrohungarise dhe Gjermanise ne anen e Antantes dhe per kete i u ofruan nje pjese e madhe e Dalmacise, por edhe porti i Vlores me protektorat te plote mbi Shqypnine, Greqise, Serbise dhe Malit te zi kjo Konference e fshehte u dha shume pak teritore shqyptare me argumentin se “boll kishin kafshuar nga trojet shqyptare”, qe ne krahasim me Konferencen e 6 Ambasadoreve ne Londer ne vitin 1913 kur Fuqite e Medha e ndane Shqypnine ne tre shtete fqinje, Konferenca e Fshehte ne Londer e vitit 1915 do te dukej si LULE, megjithate sic deklaruan te 6 ambasadoret ne Londer ne 1913
KJO ISHTE ZGJIDHJA ME E MIRE PER SHQYPNINE ATE KOHE
Pse e hapa kete debat qe nuk ka te beje aspak me ty si komentues i respektuar nga intelektuali, por kontravers hera-heres ne tezat qe poston. Qellimi i intelektualit nuk ishin komentet e mepareshme te demo-s apo te ndonje komentuesi tjeter pa zarar, por politika e sotme agresive kontraverse e Edi Rames qe nga njera ane e quan Kosoven si “Toka e Askujt” dhe nga ana tjeter hiqet si “patriot” i madh dhe ras ne burg Belerin e Himares me policet e tij bandite si bedele te Rilindjes enveriste. Por edhe per lukunine e gazetareve dhe medias amatore kombetare qe anatemojne me lloje-lloje historish konspirative Belerin qe kur kandidoi si kryetar bashkie ne Himare me fjalet:
JA GREQIA E KA BRAKTISUR BELERIN E LIG
Dhe tani kur ky skandal eshte fryre me permasa nderkombetare, del karagjozi qe korruptoi FBI dhe deklaron se atij si kryeminister nuk i plas fare perantarsimin e Shqypnise ne BE dhe gazetaret zagare pas tij brohorasin e kelthasin ne cdo studio TV:
URRA, RRNOFTE LIDERI GLOBAL!
njashtu:
Sic brohoriten kur cuni i Kristaqit valaviti ne Strasburg raportin e Dick Marty-it si nje leter bythe e perdorur para euro-parlamentaristeve te shadtisur qe nuk pranuan pastaj ftesen per nje darke nderi nga Shqypnia. Per fat te keq te shqyptareve te ndershem e gjithe kjo demagogji “patriotike” perfundon si kokoshi ne nje thele dhe historia ne meson qe te fshihemi me zgjuarsi pas gaxhoit qe jane Fuqite e Medha, jo vetem SHBA, as vende te vecanta te Evrpes, por gjithe Bota Demokratike qe te mos vije dita si ne 1913 qe po keto Fuqi te Medha te mos vendosin ta cojne Shqypnine ne Uganda, Ruanda apo akoma me keq ne gopin e semes ne kerrthize te Saharase dhe te sjellin ne Shqypni palestinezet duke i vene nje emer te ri si Gaza e Ballkanit.
vazhdim:
Per kete arsye intelektuali postoi ne gazeten DITA nje shkrim te gjate te huazuar nga jo nga Wikipedia, por nga enciklopedia Britannica se ne vitin 1948, kur Bosi komunist i Jugosllavise, Josip Broz Tito kishte vendosur t’i priste koken e Enverit dhe ta zevendesonte me Koci Xoxen dhe kur Britania e Madhe kundershtonte te fuste ne kolonine e saj hebrenjte e Hitlerit, Fuqite e Medha po keshtu si ne vitin 1913 kishin vendosur ta quanin Shqypnine ISRAEL dhe Tiranen respektivisht Tel Aviv, ndersa per Jerusalem kishin zgjedhur Beratin dhe Enveri per te shpetuar koken dhe familjen kishte rene dakord ne mareveshje akoma me te fshehte se ajo e Londres ne 1915 dhe ishte perseri Dora e Zotit qe shpetoi Vatanin nga asgjesimi dhe dergoi liderin historik, Ben Gurion qe themeloi shtetin e tij hebre atje ku e kishte vendosur shekuj me pare profeti Moisi.
Une kam shkruar se Lenini denoncoi boterisht traktatin e fshehte te Londres te vitit 1915.
Nuk kam shkryar qe kete traktat e denoncoi ne 1915,,qe shkruan tekste estradash me pristituta londineze e me sifiliz,.Pashe dhe une wikipedian,dhe ne nje artikull te gazetates PRavda numri majit 1917, Lenini shkruante:
-Aleatet i premtuan Italise Tirolin e ugut,Triesten,dalmacine me Zaren dhe Spalato,,SHQIPRINE E MESME ME VLOREN.
me tej jane ndarjet e Armenise,Turqise,palestines me traktate te tjera te fshehta.
Shqiprine e permend ne tre rreshtat e para te botimit,
demo kontraversi:
Edhe une e hapa Wikipedian por edhe enciklopedi te tjera por nuk gjeta gje per fjalet e Leninit ne mbrojtje te Shqypnise kur Pravda publikoi Traktatin e fshehte te Londres 1915 per qellimet e propagandes se saj anti-imperialiste kete denoncim patriotik te Leninit e gjeta vetem ne veprat e Enverit dhe median bedele te tij. Nuk mund te kritikosh komunizmin duke lavderuar Leninin krijuesin dhe zbatuesin e tij ne praktike sepse behesh kontravers njesoj si te kritikosh Enverin dhe te lavderosh Titon apo akoma me keq familjen kriminale Pashko, prandaj te rekomandoj te hapesh internetin se menjehere dalin me qindra materiale per sifilisin e Leninit qe e kishte kapur nga nje prostitute franceze shume me pare Traktatit te Londres 1915 qe verteton se kjo teze nuk eshte estrade si dashnia patriotike e Leninit me Shqypnine e Sulltanit ne vitin 1915. Dhe ne kete kendveshtrim po te postoj copy-paste nje leter origjinale te Konices qe ka publikuar ne gazeten Dielli dhe qe gazeta Tema e ka pare te udhes ta sjelle si risi per historine tone kombetare si per te vertetuar se demokracia me bolshevizmin nuk mund te ecin sebashku:
“Noli mëndjecekët, e shpuri vëndin buzë varrit, Zogu, fisnik e me karakter, fati e kish shënjuar për Shqipërinë. Djemuria e kthiellt e Shqipnis s’di ose harron, po duhet këtej e tutje t’a marë nër sy, se Presidenti Zogu nuk është heroi i ri i Vatrës, po ka qënë heroi i vjetër i kësaj organizate, i anatemuar, i neveritur, më 1922-1924 nga intrigat e Gurakuqit dhe Nolit pas tij dhe te dy nënë influencën e bolshevismës. Dhe në qoftë se ësht e zonja të mejtojë duke thelluar, djemuria e kthiellt le të gjykojë kush u largua nga udha e drejte – Fan Noli apo unë?”
Ja ku e kane burimin per llogjet e perhapura lidhur me DASHNINE e Leninit me Shqypnine:
Huazim nga: intelektuali
“ Më 4 shkurt të vitit 1924, Parlamenti i Shqipërisë mban 5 minuta zi për vdekjen e udhëheqësit të shtetit të parë socialist në botë, Vladimir Iliç Leninin. Për atë kohë Lenini ishte një figurë e dashur për shqiptarët dhe shpresa për shtrirjen e Shqipërisë në kufijtë natyrorë të saj. Denoncimi nga Lenini i traktatit të fshehtë të Londrës që kishte për qëllim të copëtonte Shqipërinë midis fqinjëve, ngjalli te patriotët shqiptarë e populli i thjeshtë dashuri e mirënjohje për Leninin. Ndërkohë, familjet e mëdha, borgjezia dhe grupe të lidhura me interesa të ndryshme me disa vende perëndimore, ishin kundër përhapjes së ideve të Revolucionit të Tetorit në Shqipëri, duke e parë si një rrezik për pushtetin e tyre ekonomik dhe politik. Madje edhe në Parlament ata u munduan që të pengonin përkujtimin e vdekjes së Leninit. Por, një grupim tjetër deputetësh në Parlament në drejtimin e Avni Rustemit këmbëngulën dhe e detyruan Parlamentin që të mbante 5 minuta zi për Leninin që ata e konsideronin mikun e shqiptarëve. Në procesverbalin e mbledhjes së parlamentit të datës 4 shkurt mbetën përgjithmonë fjalët e këtij diskutimi: Z. Jashar Erebara: Para se të hyjmë në bisedime, propozoj të bahen 5 minuta pushim edhe për Leninin se në qoftë se Vilsoni do të fliste për të mirën e Shqipërisë ma tepër do të fliste Lenini për një Shqipëri të madhe (ilaritet).Z. Avni Rustemi: Më vjen shumë keq Z. Kryetar që kur përmendet emri i Leninit dëgjohen qeshje nga ana e disa përfaqësuesve të Kombit…po për principet e larta njerëzore duhet që me një respekt të zihet në gojë emri i tij. E dini fare mirë zotërinj se qysh ai mbrojti principet e larta të njerëzve e, se qe i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të 1915 që ishte për copëtimin e Shqipërisë. E dija se propozimi i bërë prej zotit Erebara nuk do të pranohej, por ne me gjithë atë e kemi për detyrë të propozojmë që të bëhen 5 minuta pushim si shenjë hidhërimi për vdekjen e tij. (Bisedimet e Kuvendit Kushtetues V. I Nr.5 mbledhje e VII 4 shkurt 1924 ora 3 m.d. faqe 64.). “
NE SE KJO ESHTE E VERTETA, AFERIM!
shkruaj;Denoncimi i traktatit te fshehte te Londres nga V.I.Lenini.
Do dale nje tabele me nje dyfleteshe nga veprat e Leninit,.
Ne tre rreshtet e pare ke fjalet per Shqiperine.
demo e kupton qe Lenini ne Rusi,kur denoncon Traktatet e Carit e ka hallin tek Revolucioni i tij,qe do ti jape fund luftes,Sepse ne rreshtet e fundit shkruan:Shoke ushtare dhe punetore! Juve ju thone te luftoni per lirine dhe revolucionin(revolucioni borgjez i kerenskit shen.im).Por ne te vertete ju luftoni per te mbrojtur Traktatet e fshehta te Carit etj.
demo e kupton qe nje rreqebull kur sulmon ujkun ne fole te tij,nuk e ka hallin tek nje qengj i humbur qe do te ishte kollofitur me siguri,sic do te ishte kollofitur Shqiperia,po te mos e mbronin Lenini qe dogji me acit
Dinastine shqiptarvrasese Romanof,,presidenti Willson,qe ne Traktatin e Versajes e la amanet shpetimin e Shqiperise,,po te mos ishte nje djale verdhacuk,40 kg njeri,me zemer celiku,qe e shtriu pertoke murtatin Esad pasha,qe i nxorri ujt e zi Shqiperise,Turqise dhe Austrise.
Dhe nuk mendoj hic se ishte bolshevik,agjent i moskes,.Vetem po qe se PASHALLARET QE E MBUSHEN ME FLORINJ TE KENE QENE BASHKEPUNTORE TE LENINIT.
– Më 1914, firmoset Protokolli i Korfuzit, ku njihet autonomia e Vorio-Epirit brenda Principatës Shqiptare. Ideatori dhe firmosësi i Protokollit ishte Mehdi Frashëri.
– Në 1915, në Traktatin e Fshehtë të Londrën, u planifikua copëtimi i Shqipërisë, duke i lënë vetëm Shqipërinë e Mesme. Në bazë të Protokollit të Korfuzit, Jugu i kalonte Greqisë. Veriu Malit të Zi dhe Serbisë.
– Menjëherë pas Revolucionit Bolshevik të 1917, Lenini denoncoi Traktatin e Fshehtë të Londrës, duke botuar përmbajtjen e Traktatit që ishte nënshkruar edhe nga Cari i Rusisë. Lenini krijoi fondin e ndihmës për Komitetin e Kosovës, duke e ndihmuar Kosovën me anë financiare dhe me artikuj kundër Mbretërisë Serbe.
– Më 1918, në Konferencën e Paqes në Paris, presidenti amerikan Wilson fillimisht foli për të drejtat e popujve të vegjël. Por më vonë, ndryshoi mendim dhe kërkoi dalje të Serbisë në det (Drini i Zi të ishte korridori i Serbisë për në Adriatik). Me mbështetjen e tij edhe Italia do kërkonte zotërime mbi Shqipërinë, duke filluar nga Vlora.
– Më 1919, Anglia u informua se në Shqipëri u gjendën sasi të mëdha nafte. Nulifikoi menjëherë Traktatin e Fshehtë të Londrës dhe u pregatit ta hiqte Shqipërinë nga kthetrat italiane, me qëllim që ta vinte nën kontrollin e vet. Për këtë, Financoi Kongresin e Lushnjës dhe inicioi Luftën e Vlorës duke asistuar me para, armë dhe këshilltarë ushtarakë. Kjo lëvizje konsolidoi përfundimisht shtetin shqiptar.
Gjithashtu, në vitin 1919 fillon edhe përplasja e Anglisë me Amerikën për zotërimin e Shqipërisë, që kulminoi në 1924- 1925 dhe vazhdoi në mënyrë sporadike deri në 1947.
Kështu pra, ata që e nisën, ata e bitisën.