Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD bojkotoi seancën, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > PD bojkotoi seancën, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme
Lajmi i funditPolitike

PD bojkotoi seancën, PS tërheq projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme

Published: February 22, 2024
Shpërndaje

Partia Socialiste ka tërhequr projektligjin për Amnistinë Penale nga seanca e sotme parlamentare, pasi nuk siguroi 84 votat e nevojshme për ta kaluar në Kuvend.

Projektligji pritej të mos kalonte sot në seancën plenare pasi që të miratohet duhen 84 vota dhe aktualisht shumica socialiste nuk i ka.

Kryetari demokrat, Lulzim Basha, njoftoi se Partia Demokratike nuk do të marrte pjesë seancë, për votimin e ligjit për Amnistinë Penale.

- Publicitet -

Nga ‘Amnistia penale përfitojnë rreth 700 persona të dënuar dhe 2500 të tjerë në shërbim prove. Kategoria që përfitojnë ulje shkojnë nga 1200 në 1600 të dënuar.

PD bojkot seancës

Sipas Bashës, një ligj i tillë po përdoret nga mazhoranca me qëllim amnistimin e zyrtarëve të dënuar apo janë nën hetim. E vetmja mënyrë për të kaluar ligji, sipas Bashës, është tërheqja e mazhorancës nga ky qëndrim dhe nëse pranohen propozimet e opozitës për të amnistuar pa kusht të gjithë protestuesit.

Lulzim Basha u shpreh dje se kryeministri Edi Rama po bën gjithçka për të vendosur mburojat qeveritare në funksion të pandëshkueshmërisë. Në një deklaratë për shtyp, ai tha se amnistia penale e propozuar nga PS amniston zyrtarët e korruptuar dhe jo protestuesit që janë ngritur për të mbrojtur pronën e tyre.

“Kjo është një goditje e pastër në punën e drejtësisë. Dua ta bëj fare të qartë që PD jo vetëm nuk do të jetë pjesë e kësaj manovre të fëlliqur, por do të bëjë gjithçka brenda dhe jashtë vendit për të treguar dhe faktuar se kërcënimi kryesor ndaj avancimit të Reformës në Drejtësi dhe në luftën ndaj pandëshkueshmërisë sot është Edi Rama dhe qeveria e korruptuar”, u shpreh ai.

Basha bëri me dije se grupi i tij i deputetëve nuk do të marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare, ku pritet të kalojë ligji për amnistinë. Ai u shpreh se PD-ja do ta rishikojë pozicionin e saj vetëm nëse pranohen kushtet e saj, që të gjithë protestuesit të amnistohen.

“PD nuk do marrë pjesë në seancën e nesërme parlamentare dhe pa diskutim është pritshmëria jonë që askush të mos bëhet patericë e këtij akti korruptiv dhe kriminal që synon lirimin dhe lehtësimin e zyrtarëve të korruptuar, të hetuar, nën hetim, të akuzuar apo të dënuar nga Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nëse ka një tërheqje nga ky qëndrim i papranueshëm dhe skandaloz dhe nëse propozimet tona për amnistimin pa kusht të të gjithë protestuesve do të pranohen, sigurisht PD në funksion të interesit më të mirë publik dhe në transparencë të plotë do të rishikojë vendimin e saj”, u shpreh Basha.

Kujtojmë se dy ditë më parë socialistët kaluan me votat e tyre në Komisionin e Ligjeve draftin e integruar të “Amnistisë penale”, e cila që të miratohet në Parlament kërkon 84 vota që shumica socialiste nuk i ka. Komisioni parlamentar i Ligjeve i dha dritën jeshile të martën draftit për amnistinë penale. Kjo i hapi rrugën që projektligji për amnistinë penale të kalojë për shqyrtim të enjten në Parlament.

Që ajo të miratohet duhen 84 vota dhe aktualisht shumica socialiste nuk i ka ato. Nuk dihet nëse do të arrihet një dakordësi me grupimin e Lulzim Bashës.

Ndërsa ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, tha se amnistia penale duhet të shihet si një akt humanizmi dhe mëshire për të këtë kategori personash. Ai shtoi më tej se pret reflektim nga opozita, ndërsa theksoi se nuk do që ta besojë se konfuzioni që u krijua për këtë projektligj po shfrytëzohet për axhenda të vogla politike.

“Unë shpresoj dhe besoj që secili nga deputetët e Kuvendit duke e konsideruar votën për amnistinë si një akt humanizmi dhe mëshire, që i japim një kategorie të caktuar të shoqërisë tonë që edhe pse janë të dënuar janë pjesë e jona, t’u japim mundësinë të kthehen pranë familjeve të tyre. Pres reflektim dhe ndoshta edhe konfuzioni që u krijua nga dje dhe sot për këtë projektligj, nuk dua ta besoj unë e shoh si një moment për ta shfrytëzuar axhenda të vogla politike. Do isha i kënaqur nëse projektligji do merrte votat e 140 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë”, deklaroi ministri i Drejtësisë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
7 Comments
  • LABI says:
    February 22, 2024 at 9:14 am

    SHQIPETAR TE MORI LUMI
    COHU MOR SPURDHJAK NGA GJUMI
    PO TE SHAJNE,PO TE NDAJNE
    TE DEGDISEN ANEMBANE
    PO TE VJEDHIN, TE MASHTROJNE
    MOS BESH HIJE MBI DHE KERKOJNE
    TE SJELLIN TE TJERE KETU
    TE ZINJ,TE VERDHE,TE KUQ E BLU

    JANE ATA QE U JEP VOTEN
    QE PARAJSEN TE PREMTOJNE
    PAS SHPINE TE NGULIN THIKEN
    SAPO LUMIN E KALOJNE

    FLEN ELITE E VENDIT FLEN
    CAVE GOJEN U KANE ZENE
    ME POSTE E YLYFETE
    NE BALTE KOMBIN E KANE LENE

    YLL AKADEMI QE PATEM
    NA E SHKRINE,NA E TRETEN
    NA E KTHYEN NE MEJHANE
    FATET E KOMBIT RRUGEVE MBETEN

    FUTBOLL BERE POLITIKA
    DY SKUADRA KUQ E BLU
    FATIN E VATANIT KTHYEN
    NE BIXHOZ E NE TABU

    BOTA TALL BY.. .. ME NE
    NE PRAP E PYESIM PER MEND
    MOJ RINI MALLKUAR QOFSH
    SHOVE TE ARDHMEN E ATDHEUT TEND

    Reply
  • Edi says:
    February 22, 2024 at 9:38 am

    Vargje pa kuptim

    Reply
  • Spak says:
    February 22, 2024 at 10:32 am

    O PD e mjere, O gaz Bytha, O Sali! Nuk doni te besoni Akoma qe jeni bere turpi i Shiperise! Albana,Vokshi, tha 120 mije ne proteste! Nje PDist tha ishin mbushur rrugicat e Tiranes me njerez pas perfundimit te saj! Bejtexhiu i Lezhes, sa fshataresk qe eshte,tha ishin te gjithe Tiranas ne proteste! Vertet jane kaq naive,budallenj ,dinake apo jane llumi i llumit bashke me Saliun! Ku po shkojne, cfare po ndodh, jane bere kaq banale sa ata qe jane Tiranas nuk vishen si nga Tropoja! Neqe veme ne stadium e dime se kur mbaron ndeshja sa mbushet bulevardi! 120 mije! Genjeshtra eshte kaq e trashe sa dhe vete Albana dhe Saliu, Gazbytha edhe Gjekmarkaj e “besojne”! Sa turp per ne qe kemi qene ne PD se keta te Saliut jane te paturpshem!

    Reply
    • KORRABI says:
      February 22, 2024 at 2:53 pm

      Tha një bythqim

      Reply
  • Spak says:
    February 22, 2024 at 11:21 am

    O PD e mjere, O Sali! Nuk doni te besoni Akoma qe jeni bere turpi i Shiperise! Albana,Vokshi, tha 120 mije ne proteste! Nje PDist tha ishin mbushur rrugicat e Tiranes me njerez pas perfundimit te saj! Bejtexhiu i Lezhes, sa fshataresk qe eshte,tha ishin te gjithe Tiranas ne proteste! Vertet jane kaq naive,budallenj ,dinake apo jane llumi i llumit bashke me Saliun! Ku po shkojne, cfare po ndodh, jane bere kaq banale sa ata qe jane Tiranas nuk vishen si nga Tropoja! Neqe veme ne stadium e dime se kur mbaron ndeshja sa mbushet bulevardi! 120 mije! Genjeshtra eshte kaq e trashe sa dhe vete Albana dhe Saliu, Gazbytha edhe Gjekmarkaj e “besojne”! Sa turp per ne qe kemi qene ne PD se keta te Saliut jane te paturpshem!

    Reply
  • capi says:
    February 22, 2024 at 1:05 pm

    Ky flet si minister drejtesie, apo si nje prift qe predikon ne meshen e te djeles.

    Reply
  • KORRABI says:
    February 22, 2024 at 2:54 pm

    Tha një bythqim

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • INVESTIGIM / Motra kuzhiniere, u bë milionere: Si u “ndërthurën” tenderat e Aviacionit, firma 4-AM dhe vilat në Dhërmi në skemën Balluku – Maksim Et’hemaj
  • ZYRTARE: Pasues i Guardiolës, Enzo Maresca nënshkruan si trajner i Manchester City deri në 2029
  • “I proceduar për 8 vepra penale”, Rama nxjerr të dhëna për një nga organizatorët e protestës
  • Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  • A mund të jetë Edi Rama një nga viktimat e ardhshme kolaterale të trumpizmit?

Komentet e Fundit

  1. Ziu on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  2. K R on Gara për mineralin e rrallë kthehet në biznes familjar? Investigimi i NYT zbulon fijet private të Trump në kontratën e Kazakistanit
  3. Aldrin on Plagët e buldozerëve mbi ‘Folenë e Zogjve të Egër’ në Zvërnec
  4. Epo kjo pune on Mirësevini në “shtëpi”!
  5. Chelsea on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?