Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD, është kthyer në “SPAK”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > PD, është kthyer në “SPAK”
opinion

PD, është kthyer në “SPAK”

Published: February 6, 2025
Shpërndaje

Nga Artur Ajazi 

Një parti e kthyer totalisht në strukturë hetimore, ka humbur plotësisht ndikimin e misionit të saj në elektorat. Kjo ka ndodhur me Partinë Demokratike, e cila duke nisur nga kryetari saj zoti Berisha, dhe duke përfunduar tek frëngjitë mediatike të saj, ka marrë përsipër vetëm hetimin e gjykimin e “skandaleve dhe personave të korruptuar”.

Dhe kjo ndodh në një kohë kur e vetmja strukturë e profilizuar e hetimeve ndaj veprave të rënda penale SPAK, ka nën hetim jo vetëm zotin Berisha, por edhe shumicën e stafit të tij partiak. Në çdo dalje të zotit Berisha, në çdo dalje të belindëve të asaj partie, dhe në çdo edicion dhe emision të frëngjive të saj mediatike, do të dëgjosh “akuzat dhe denoncimet ndaj korrupsionit”.

- Publicitet -

Atje nuk mungojnë së fundi edhe akuzat publike ndaj ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë Madhe, dhe të tjerëve. Ajo parti tanimë, është kthyer në hetuesi, prokurori, OPGJ, gjykatë, avokati, noteri, por larg të qenit force politike që përmbush misionin e saj para votuesve dhe shqiptarëve. Prej rimarrjes së kryetarllëkut, zoti Berisha e ka kthyer partinë në hetuesi. I bëhet biografia personale, familjare dhe farefisnore ministrave, kryeministrit, deputetëve të PS, drejtorëve, dhe deri shoferëve të institucioneve.

Kjo që po ndodh me PD-në sot, i ngjet partive komuniste të dikurshme, që merreshin me vogëlsira, për të njollosur, apo ekzekutuar kundershtarët e tyre politikë. PD e ka humbur sensin e të bërit politikë prej disa vitesh. Ajo parti u kthye në “armë” në duart e kryetarit, që fyen, shan, akuzon, fajëson, dhe dënon çdo kundërshtar politik, duke tentuar dhe synuar pushtetin. Ka zgjedhur metodat më primitive të propogandës, në një kohë kur simotrat e saj në Europë, kanë ecur me qindra vite larg saj.

Thonë se “jemi partnere e CDU, dhe Unioneve të Djathta Europiane”, por veprojnë sikur të ishin parti marksiste-leniniste. PD-në e sotme, nuk e ka lidhur, dhe nuk e lidh asgjë me të djathtën shqiptare. E djathta shqiptare i ka zanafillat e saj në emra dhe figura të shquara, që ishin shkolluar në Europë, dhe nuk kishin qenë asnjë ditë të vetme komunistë dhe marksistë-leninistë.

Të djathtën në Shqipëri, nuk mund ta përfaqësojë PD e Berishës, partia që zhdëpi në dru ish-pronarët dhe ish-të përndjekurit politikë sa mori pushtetin.

PD nuk mund të përfaqësojë të djathtën në Shqipëri, duke ecur mbi teori konspirative, duke mos bërë transparencë, dhe duke u mbyllur gojën dhe derën zërave kundër. E kthyer në parti-gjykatë, parti-prokurori, parti-avokati, PD-ja e sotme ka humbur të drejtën morale të kërkojë nga shqiptarët votën e tyre, derisa të kullandrisë dhe shoshisë përfundimisht problemet e saj 34 vjeçare. Shqiptarët e shohin sot PD-në e Berishës, jo si parti politike , por si frëngji, nga ku vetëm sulmohen, hetohen, akuzohen gjykohen dhe ofendohen kundërshtarët politikë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama njofton shkarkimin e kreut të SHISH: Të përballet vetë me drejtësinë
  • Del njoftimi zyrtar i SPAK: Për çfarë akuzohen drejtuesja e SHISH dhe ish-kreu i Policisë së Shtetit
  • Apeli i GJKKO lë në burg Ergys Agasin dhe Uljan Shpatarakun
  • Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  • Pesë eurodeputetë vizitojnë Zvërnecin, priten me protesta

Komentet e Fundit

  1. Protestusi on Ergys Agasi vizitonte vilat qeveritare gjatë kohës që ishte në kërkim? Zbardhen prapaskenat e operacionit të sotëm të SPAK
  2. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  3. Patrioti on SPAK, kontrolle dhe në bazat e Troplinëve në Durrës
  4. U ka bo "mjolti" kalá on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. jetimet e 21 Janarit Nenat e femijeve Gerdecit,e Shqiperise on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?