Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD jashtë loje te reforma “Territoriale” dhe “Zgjedhorja”? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PD jashtë loje te reforma “Territoriale” dhe “Zgjedhorja”? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme
Politike

PD jashtë loje te reforma “Territoriale” dhe “Zgjedhorja”? PS gati të ecë e vetme me komisionet e posaçme

Published: January 29, 2026
Shpërndaje

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste kërkon zyrtarisht të marrë vetë drejtimin e dy komisioneve të posaçme parlamentare.

Deri më sot, Komisioni për Reformën Territoriale dhe ai për atë Zgjedhore, kanë pasur nga dy drejtues, të PS e PD.

Mazhoranca ka propozuar që të marrë shumicën e numrit të anëtarëve në Komisionin e Reformës Territoriale, duke larguar bashkëkryetarin e PD-së, Luçiano Boçi.

- Publicitet -

Nëse miratohet kjo gjë, ai do të mbajë rolin e nënkryetarit të “Territoriales” dhe puna do drejtohet nga Arbjan Mazniku.

PS thotë që në këtë komision duhet të jenë 17 anëtarë, 9 të PS-së, 6 demokratë dhe dy anëtarë të forcave të tjera opozitare.

Nga ana tjetër, PD ka lënë të hapur rrugën për krijimin e dy komisioneve paralele, ku do të analizojnë ndryshimet që duan të kenë për reformat.

Presim të shohim se çfarë do të ndodhë në mbledhjen e sotme, 29 janar, të Konferencës së Kryetarëve.

Kjo lëvizje nga ana e anëtarëve socialistë në këto komisione vjen pas bojkotit prej kundërshtarëve të tyre politikë dhe faktit që nuk ka pasur asnjë zhvillim.

“Kohë për të humbur me ju, kemi zero! Që ta dini mirë, nëse deri javën e ardhshme nuk paraqiteni në komision, ta dini se në 2014-ën e kemi bërë edhe pa ju reformën administrativo-territoriale. Edhe në 2020-ën atë zgjedhore!”, deklaroi kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në seancën e javës së shkuar në Parlament.

Përtej debateve e kundërshtive nga të djathtët, mazhoranca e vetme e ka fuqinë politike në Parlament për ta bërë këtë ndryshim.

Dokumenta bashkëngjitur

j.l./ dita
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aksident tragjik në Durrës, mjeti përplaset me bordurën e betonit, humbin jetën tre të rinjtë
  • Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  • Horoskopi i datës, 19 gusht 2026: Zbuloni parashikimin e yjeve
  • Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot
  • ​”Mos rresht kurrë së buzëqeshuri…” ​Origjina e një mashtrimi letrar dhe thëniet e rreme në internet

Komentet e Fundit

  1. Analiza on Anatomi e një rendi të rënë
  2. ? on Nga monedha te pasaportat, rikthehet projekti për “shtetin bektashi” në Shqipëri
  3. demo on Sa duhet t’i qëndrojë besnik filmi një kryevepre letrare?
  4. Dashi on Politika britanike ndaj Ballkanit me kryeministrin e ri dhe sekretet nga balta e Danubit
  5. xxx on Turisti 20-vjeçar gjendet i vrarë në një shezlong në Ksamil

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?