Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PD tentoi të bllokojë ndërtimin e rr. “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PD tentoi të bllokojë ndërtimin e rr. “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin
AktualitetPolitike

PD tentoi të bllokojë ndërtimin e rr. “Xhon Belushi”, Veliaj: Kur afron fushata, dalin ‘kllounët’ dhe shpifin

Published: January 9, 2023
Shpërndaje

Në një intervistë për News 24, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u pyet edhe lidhur me përpjekjen e deputetëve të PD-së, Albana Vokshi dhe Gent Strazimiri, për të bllokuar punimet në rr. “Xhon Belushi”, për të cilët kryebashkiaku tha se janë të njëjtët personazhe që kanë bllokuar edhe punë të tjera në qytet.

“Është e njëjta zonjë e cila i ka humbur të gjitha betejat me mua për shpifje. Me paratë e gjyqeve ku zonja Vokshi është dënuar si shpifëse profesioniste janë blerë dhjetëra kompjutera për shkollat e Tiranës. Zotëria tjetër, Strazimiri, mbahet mend tërë jetën e tij, edhe kur të dalë në pension, si njeriu që donte të prishte këndin e lodrave të fëmijëve, madje mori edhe pistoletën të protestonte kundër fëmijëve. Ja ku është këndi i lojrave sot! Thirrja për të gjithë qytetarët është: Kujtoni atë shprehjen amerikane: kur vjen cirku në fshat, dalin të gjithë kllounët që ta përshëndesin. Ardhja e fushatës është paksa si cirku në fshat dhe lloj-lloj kllouni, i çdo lloji partie, del që të përshëndesë cirkun dhe shpifin”, u shpreh Veliaj.

Veliaj tha se opozita e ka mendjen te dhuna dhe pengesa e punëve të mira, ashtu siç bëjnë gjithmonë me projektet në Tiranë.

- Publicitet -

“Dje ka qenë përvjetori i djegies së selisë së PD, ku dhanë shembullin më të rëndomtë të politikës në 30 vitet e fundit, se si një parti është gati të djegë shtëpinë e saj për pushtet dhe për disa vota. Dje ka qenë një përvjetor shumë i vështirë për ta, ndaj është dashur të merren me një rrugë periferike të Tiranës. Zonja e shpjegoi me fjalët e veta: I referohet datës 19 dhjetor. Ne sot kemi mbaruar javën e parë të janarit, jemi në 9 janar. Për të gjithë këto arsye, në 19 dhjetor, ajo që ka parë zonja, kanë qenë projektet e vitit të kaluar, ndërkohë siç ndodh rëndom, në qindra rrugë të Bashkisë, Bashkia ka edhe një ndërmarrje vetë. Kur ne shohim që procedura zgjat përtej arsyes, sidomos në ato rrugë ku Ujësjellësi sapo ka mbaruar të gjithë rrjetin e furnizimit dhe degëzimet, nuk mund ta lëmë rrugën tre muaj. Siç bëjmë rëndom në Bashkinë e Tiranës, për sa kohë që kemi vetë një fabrikë asfalti, vendosëm ta anulojmë atë garë. Është anuluar që javën e kaluar, por kështu është kur nuk ke bërë ndonjëherë ndonjë punë dhe nuk i njeh rregullat e shtetit dhe për sa kohë që ajo garë është anuluar, ka hyrë ndërmarrja e bashkisë për ta mbyllur sepse na duhej një ndërhyrje e menjëhershme, duke qenë se Ujësjellësi tashmë e kishte bërë gjithë punën e vet, dhe nuk mund ta linim rrugën deri në 2-3 muaj, sa vijojnë procedurat. Zonja do ketë shumë punë këtë vit sepse ne do bëjmë qindra rrugë të tilla. Ky do jetë viti i ndërhyrjeve kapilare”, sqaroi Veliaj.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Gezuar Hidhnim. says:
    January 9, 2023 at 4:10 pm

    Doli ky super kallauni qe e ka hunden me te gjate se Pinoku.
    Nje gje eshte e sigurt deri me 14 maj qe jane vjedhjet e rradhes tiranasi Veliaj nuk do te jape leje ndertimi per kulla, per 4 muaj oligarket do te jene pushim, me pas do te kemi realizim te planit 300%.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qeveria jep 4 milionë euro nga fondi i emergjencës për koncertin e Kanye West
  • LETËR E HAPUR
  • FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  • Atentati që tronditi Monakon, e dyshuara gjendet e vrarë pranë Kievit
  • Zyra e Kryeministrisë “zbulon” profilet fake që ofendojnë me komente Edi Ramën

Komentet e Fundit

  1. K R on LETËR E HAPUR
  2. K R on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  3. Belulin on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien
  4. KTH S on LETËR E HAPUR
  5. Zdromsi on FAKSIMILE: U tha “zero lekë”, firmosen 4.2 milionë euro për Kanye West! Kryeministri blen me paratë e emergjencave imazhin e rinisë “së lumtur” ndërsa sheshi zien

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?