Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PDIU reagon për protestën në Himarë: Ndërhyrje në punët e brendshme, të ndalohet ardhja e zyrtarëve grekë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > PDIU reagon për protestën në Himarë: Ndërhyrje në punët e brendshme, të ndalohet ardhja e zyrtarëve grekë
Politike

PDIU reagon për protestën në Himarë: Ndërhyrje në punët e brendshme, të ndalohet ardhja e zyrtarëve grekë

Published: August 13, 2023
Shpërndaje

“Protesta e lajmëruar nesër në Himarë është ndërhyrje në punët e brendshme të një vendi sovran, anëtar i NATOS dhe me statusin kandiat i BE” – thotë në një deklaratë për media PDIU.

Deklarata shton se protesta është presion mbi drejtësinë shqiptare, cënon shtetin ligjor dhe si e tillë ajo është e papranueshme, pasi cënon marëdhëniet midis dy vendeve.

Më poshtë, deklarata e PDIU:

- Publicitet -

“U bë kohë që Greqia me aradhën pa fund të funksionarëve të saj, me dërgatat e zv/ministrave, deputeteve, etj, kërcënon Shqipërinë me bllokimin e integrimit neë BE, madje ministri i jashtëm grek arriti deri aty sa me një gjuhë aspak europiane e aq më pak diplomatike, perdori gjuhën e andartëve grekë kur u shpreh që:
Shqipëria po qëllon këmbën e vet me rastin Bejleri …?!

Ata kërkojnë betimin dhe marrjen e detyrës nga Bejleri, i lënë me arrest në burg nga të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Fredi Bejleri që “fitoi”me një grusht votash dhe me shumë autobuza nga Greqia, Bashkinë e Himarës, është i akuzuar nga SPAK për krime zgjedhore, për blerjen e pikërisht të atij grushti votash që e shpalli fitues.

Nesër taborrit të deklaratave që nga Kryeministri, Ministri i Jashtëm, deputetëve, vizitave speciale në burg të Bejlerit është lajmëruar se do jetë në proteste edhe Kryetari i Bashkisë së Athinës Bakojanis.

Greqia po përdor duart e forta dhe arrogancën me Shqipërinë m.gj.th. se ata e dinë që rasti Bejleri është çështje e drejtësisë.

Por qëllimi ështe rikthimi i tensioneve etnike në Himarë të harruara prej 10 vjetësh.
Himara nuk është zonë minoritare si Finiqi e Dropulli dhe 36 fshatrat që Shqipëria i ka njohur që në kohën e mbretit Zog, kur u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve.

Himara s’ka asnjë kontinuitet tokësor me Greqinë siç ka p.sh krahina e Çamerisë me Shqipërinë.

Kjo është arsyeja pse u kandidua dhe një personazh butaforik si Bejleri, me edukimin më të lartë si hidraulik në Kretë dhe jo ndonjë intelektual që minoritetit grek nuk i mungojnë.

Apo si personazh me ngarkesa të larta penale, si i akuzuar për masakrën e Peshkëpisë, ku u vranë dy ushtarë, dëshmorë të atdheut dhe i dënuar nga Gjykata e Vlorës për dhunim të simboleve Kombëtare (djegien e flamurit shqiptar).

Prandaj Fredi Bejleri del pa teklif me flamurin e Republikës së Vorio – Epirit te vitit 1914, që përfshinte dhe Gjirokastrën, Korçën dhe një pjesë të Jugut, apo këput broçkulla si shqiptarët e kanë prejardhjen nga Kaukazi apo që do punojë për helenizmën në Himare, apo si deklarata e fundit që do mbrojë tokat “greke” në Himarë.

Fatkeqesisht ketë skenar e mundësoi dhe kandidimi i Bejlerit nga forca politike shqiptare, por sot e në vazhdim po ja shohim e do t’ia shohim sherrin.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të kërkojë shpjegime dhe të ndalojë në rrugë diplomatike ardhjen e Kryetarit të Bashkisë së Athinës, Bakojanis, deputeteve apo funksionarëve grekë mosndërhyrjen në një problem që ka të bëjë me zgjedhjet në Shqipëri.

PDIU i kërkon Ministrisë së Jashtme të reagojë për presionet dhe ndërhyrjen mbi sistemin e drejtësisë Shqiptare.

PDIU i kujton Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Ministrit të Jashtëm, Parlamentit dhe forcave politike shqiptare që mardheniet e mira me Greqinë duhet të bazohen mbi parimin e reciprocitetit, dialogut dhe dinjitetit dhe çështje të tilla si:

Abrogimi i Ligjit të Luftës nga Greqia;

Zgjidhja e drejtë e çështjes së shqiptarëve të Çamërisë;

Zgjidhja e problemit të pensioneve të emigrantëve shqiptarë në Greqi, që kanë 30 vjet që kontribojnë në sistemin e pensioneve në Greqi dhe që rezikojnë të mbeten pa pensione;

Marrëveshja për regjimin e kufijve tokësor dhe piramidave;

Çështja e Zonave Eskluzive Ekonomike dhe Shelfit Kontinental;
Të mos shtyhen në kalendat greke por të trajtohen me përparësi e dialog me parimin e reciprocitetit dhe dinjitetit kombëtar.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Rroftë rinia e lirë”, studentët shpalosin banderolën gjigande në muret e “Politeknikut”
  • Eurodeputeti gjerman: Qytetarët në Shqipëri po protestojnë kundër korrupsionit dhe qeverisë
  • U gjet i vdekur brenda automjetit, 46-vjeçari ishte shofer i deputetit socialist
  • Dhuna ndaj të miturve vë në pikëpyetje reagimin e policisë gjatë protestave
  • Media franceze: Biznesmeni i kërkuar nga autoritetet shqiptare synon të qëndrojë në Francë

Komentet e Fundit

  1. Populli i vertete. on Nga nesër njoftohet bojkot në të gjitha universitetet publike
  2. nje qytetar on Pragu i varfërisë për person 315 euro në muaj, dyfishohet në gjashtë vjet
  3. Hysa * on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  4. Hysa on Rama, sërish karrige para zyrës: Kush shkatërron, do paguajë
  5. Mapo on VIDEO: Rama nxjerr karrige në Bulevard dhe fton studentët për dialog

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?