Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Shqipëria me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Shqipëria me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës
AktualitetEkonomi

Shqipëria me rënien më të fortë të prodhimit në Europë pas Ukrainës

Published: August 14, 2026
Shpërndaje

 Industria dhe zhvillimi i saj janë një hap i domosdoshëm për të çuar një vend drejt prosperitetit. Por Shqipëria në vend që të çojë sektorin në një nivel tjetër të zinxhirit të vlerës, po shkon në drejtim të kundërt duke shkatërruar edhe pak industri që ka.

Të dhënat zyrtare të Eurostat tregojnë se prodhimi industrial në Shqipëri ka shënuar një rënie të pandërprerë pas vitit 2021, duke e renditur vendin në fund të Europës për ecurinë e këtij sektori gjatë periudhës 2021-2025.

Indeksi i prodhimit industrial në Shqipëri zbriti në 84.7 pikë në vitin 2025, nga baza prej 100 pikësh në vitin 2021. Prodhimi industrial i Vitit 2025 ishte 15.3% më i ulët në vëllim se katër vjet më parë.

- Publicitet -

Nga 35 vendet europiane të përfshira në të dhëna, vetëm Ukraina, ekonomia e së cilës vijon të ndikohet drejtpërdrejt nga lufta, kishte një rezultat më të dobët. Në Ukrainë, prodhimi industrial në vitin 2025 ishte 30.4% nën nivelin e vitit 2021.

Në Shqipëri, indeksi u rrit fillimisht në 102.9 pikë më 2022, por më pas nisi një tkurrje të shpejtë, në 94 pikë më 2023, në 87 pikë më 2024 dhe në 84.7 pikë më 2025. Krahasuar vetëm me vitin 2022, kur u arrit niveli më i lartë i periudhës, prodhimi industrial është pakësuar me rreth 17.7%.

Ecuria e Shqipërisë është dukshëm më e dobët edhe në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Në vitin 2025, prodhimi industrial në Serbi ishte 8.8% mbi nivelin e vitit 2021, ndërsa në Turqi rritja arriti në 9.9%. Maqedonia e Veriut ishte vetëm 1.4% poshtë nivelit bazë, ndërsa Mali i Zi regjistroi një rënie prej 6.5%. Në Bosnjë-Hercegovinë, prodhimi industrial ishte 8.6% më i ulët se në vitin 2021, por edhe kjo tkurrje ishte ndjeshëm më e vogël se rënia prej 15.3% e Shqipërisë.

Edhe Greqia dhe Kroacia, dy ekonomi të rajonit ku turizmi ka një peshë të rëndësishme, arritën të zgjeronin aktivitetin industrial. Greqia shënoi një rritje prej 12.7% kundrejt vitit 2021, ndërsa Kroacia prej 2.3%.

Nga 35 ekonomitë e përfshira, 19 kishin në vitin 2025 një prodhim industrial më të lartë se në vitin 2021, ndërsa 16 regjistruan rënie.
Rritjen më të madhe e shënoi Danimarka, ku prodhimi industrial ishte 28.8% mbi nivelin e vitit 2021. Ajo ndiqej nga Irlanda me 22.4%, Malta me 16.6%, Greqia me 12.7%, Polonia me 12.5% dhe Qipro me 12.1%.

Industria europiane është përballur gjatë këtyre viteve me rritjen e kostove të energjisë, dobësimin e kërkesës së jashtme, konkurrencën më të fortë nga Kina dhe probleme në sektorin e automobilave. Këto goditje kanë prekur veçanërisht ekonomitë me industri të rëndë dhe me përdorim intensiv të energjisë.

Në Shqipëri, dobësimi i industrisë lidhet me ndërthurjen e problemeve në industrinë nxjerrëse, prodhimin e energjisë dhe manifakturën e orientuar drejt eksporteve. Forcimi i lekut ka ulur të ardhurat e kompanive që shesin në euro, ndërsa kostot e pagave dhe të prodhimit janë rritur. Në të njëjtën kohë, kompanitë shqiptare po përballen me konkurrencë më të fortë nga prodhuesit me kosto më të ulët në Azi. Komisioni Europian vlerëson se eksportet përpunuese të Shqipërisë janë goditur nga mbiçmimi i lekut, rritja e kostos së punës dhe konkurrenca e jashtme.

Struktura e industrisë shqiptare mbetet e përqendruar në degë me vlerë të shtuar relativisht të ulët, si tekstilet dhe këpucët, si dhe në produkte të lidhura me lëndët e para, përfshirë naftën, metalet, çimenton dhe energjinë. Kjo e bën prodhimin më të ndjeshëm ndaj luhatjeve të çmimeve ndërkombëtare, kursit të këmbimit dhe kushteve atmosferike që ndikojnë në prodhimin hidroenergjetik.

Në ndryshim nga vendet që kanë zgjeruar farmaceutikën, teknologjinë, makineritë ose sektorë të tjerë me produktivitet të lartë, rritja ekonomike e Shqipërisë gjatë viteve të fundit është mbështetur më shumë te turizmi, ndërtimi dhe pasuritë e paluajtshme. Si rrjedhojë, zgjerimi i ekonomisë nuk është shoqëruar me një rimëkëmbje të prodhimit industrial.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • Detari says:
    August 14, 2026 at 8:05 am

    kemi industri: betoni, islami, droge dhe hajdutesh.

    Reply
  • Dashi says:
    August 14, 2026 at 8:20 am

    Po ndonjë gjë të mirë , do të shkruajë ndonjëherë Dita për vëndin , apo , meqë nuk duam Ramën nxijmë Shqipërinë ? Asgjë e mirë nuk ndodh në këtë vend ?

    Reply
  • demo says:
    August 14, 2026 at 9:07 am

    Mund ta kishte rivene ne pune Rafinerine e Ballshit me nafte shqiptare.Kur perzuri Bechetin dhe Bexhetin,,te kishte perzene edhe kucedren e Bankersit,qe perpin gjithe naften shqiptare dhe i jep shtetit noc rrokun.Mund te klishte rivene ne pune ato fabrika,uzina ushtarake dhe Lendeve Plasese me pak investim,sa kuponi xhepit,qe i fali turkut ne Llogara.
    Por jo!Nuk mesohet te ndertoje kush do te shkaterroje.
    Gjoken e gungacit e rregullon vetem varri.

    Reply
    • Dashi says:
      August 15, 2026 at 12:10 pm

      Të kam thënë me dhjetra herë , ti demo je alifimatrak , sa i përket kapitalizmit dhe sa je gjallë vështirë se do t’a kuptosh ndonjëherë . Shteti në kapitalizëm , nuk ngre as uzina ( të Ballshit) , as fabrika , as industri , sepse kur hartohet buxheti , këto janë gjëra që nuk mund të parashikohen për financim . Uzinat e fabrikat i ngrenë dhe i venë në punë privatët . Nëqoftëse një investitori do t’i kishte interesuar Ballshi , do të kërkonte menjëherë t’a vinte në punë , por nuk ka pasur leverdi . Po kështu edhe për vepra të tjera , gjithmonë privati . Sipas teje Rama është vetëm për të shkatërruar e jo për të ndërtuar . Kush e dëgjon këtë marrëzi ngelet gojë hapur . Në 13 vjet , Shqipëria është rindërtuar e gjitha qytete e fshatra ; e morri Afganistan , Shqipërinë dhe e ktheu në një vënd që vizitohet nga 22 milion turistë . Se të duken shkatërrime gjithë këto o demo , atëhere bëji vetes pyetjen ” ore mbush mirë unë , apo duhem mjekuar ? “

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • E akuzuar për trafik droge, dënohet me varje prezantuesja e njohur egjiptiane
  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?