Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit
AktualitetKosovë

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

Published: October 4, 2026
Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka përsëritur të shtunën se është e gatshme të kontribuojë në zgjedhjen e presidentit të Kosovës, por vetëm pasi Kuvendi të miratojë ndryshimet e propozuara në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, tha pas takimit me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti, se partia e tij mund të diskutojë për presidentin menjëherë pas miratimit të ligjit.

“Vazhdimisht po e them, kërkesa e PDK-së është aprovimi final i ligjit. Pastaj, PDK-ja është e gatshme në të njëjtën ditë, në seancën e radhës të bisedojë e ta gjejë zgjidhjen për presidentin dhe t’i japë votat për presidentin”, tha Hamza.

- Publicitet -

Ai tha se mes palëve janë zhvilluar biseda dhe se mbeten edhe disa ditë për të arritur një marrëveshje, por shtoi se nuk e di nëse ajo do të arrihet.

Hamza tha se kërkesa për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara nuk lidhet me nevojën e PDK-së për të marrë pjesë në zgjidhjen e çështjes së presidentit, por me rëndësinë që, sipas tij, kjo çështje ka përtej partisë.

Qeveria e Kosovës të premten vlerësoi se nuk ka pengesa ligjore për nismën e PDK-së për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Mendimi i Qeverisë i është dërguar Kuvendit, ndërsa ndryshimet ende nuk janë miratuar nga deputetët apo trajtuar nga komisioni parlamentar për legjislacion.

Edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e përsëriti të shtunën kërkesën që Kuvendi ta miratojë projektligjin në dy lexime. Ajo tha se, nëse kjo ndodh, PDK-ja do t’i vërë në dispozicion 22 votat e saj për zgjedhjen e presidentit.

“Në rast se do të miratohet ligji brenda dy leximeve, plotësim-ndryshimi i ligjit për Dhomat e Specializuara në Kuvend, Partia Demokratike e Kosovës do t’i ketë 22 votat në dispozicion për zgjedhjen e presidentit”, tha Deliu në një intervistë për agjencinë e lajmeve KosovaPress.

Ajo tha se kandidati për president duhet të jetë një figurë që mund të afrojë forcat politike dhe të shmangë zgjedhjet e reja parlamentare, por nuk përmendi ndonjë emër konkret.

Në të njëjtën ditë, Kurti zhvilloi takim të ndarë edhe me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, por nuk u dhanë detaje të tjera.

Ndërkohë, organizatorët e protestave të përditshme nën moton “Jo në emrin tim” e zhvendosën të shtunën aksionin para Kuvendit të Kosovës, pas 18 ditësh protestash kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata u bënë thirrje deputetëve që mbështesin ndryshimet në ligj të kërkojnë një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për shqyrtimin dhe votimin e projektligjit.

Organizatorët theksuan se, sipas Rregullores së Kuvendit, një seancë e jashtëzakonshme mund të kërkohet nga një e treta e deputetëve.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
3 Comments
  • demo says:
    October 4, 2026 at 8:12 am

    Me pare c`fuqizoni ligjin qe kerkon 2\3 e kuvendit per zgjedhjen e Presidentit.Nuk ka Parti ne bote,pervec PPSH Enver Hoxhes dhe PKK te Kim Jongut te mbledhe 2\3 e deputeteve.Kush e beri kete ligj,Do t`u lere pa qeverri

    Reply
  • naimi says:
    October 4, 2026 at 8:43 am

    O Demo,qëllimi i Kurtit është djallëzor,nuk ka faj ligji.Qëndrimi i 3/4 të deputetëve në sallë mundëson të zgjidhet një president që sadopak nuk do jetë njëpartiak.Çfar ka bërë Kurti për këto 6 vite në pushtet ,përveç disa ndryshimeve kosmetike në veri,që çdo ditë u delë boja dhe kthehet situata si më parë.Kurti ,vetëm rrena,rrena dhe vetënumëro.Ku është Kosova Sot?Po të mos ishte Kurti kryeministër dhe Donika Gërvalla ministre e drejtësis ,çlirimtarët që janë në Hagë moti do ishin shpallë të pafajshëm.

    Reply
  • demo says:
    October 4, 2026 at 11:30 am

    Kurti beri shtet nga Mitrovica ne Morine.pa associacione.Kurti ruajti Integritetinj Territorjal te Kosoves..Po te ishte prej Kurtit ajo krijese djallezore e quajtur DHOMAT SPECIALE,nuk do ishte krijuar fare. Po qe se keto quhen qellime djallezore te Kurtit,quhen nga pozitat e shkijeve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?