Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PE paralajmëron Kosovën e Serbinë: Pasoja nëse nuk zbatohen marrëveshjet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > PE paralajmëron Kosovën e Serbinë: Pasoja nëse nuk zbatohen marrëveshjet
KosovëLajmi i fundit

PE paralajmëron Kosovën e Serbinë: Pasoja nëse nuk zbatohen marrëveshjet

Published: March 1, 2024
Shpërndaje

PE përmes një rezolute i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë, që me mirëbesim dhe frymë kompromisi t’i qasen vazhdimit të dialogut. BE-së po ashtu i bëhet thirrje që të ketë një qasje të re në rolin e ndërmjetësuesit.

Parlamenti Evropian përmes një rezolute paralajmëroi Kosovën e Serbinë për pasoja, nëse mungon zbatimi i marrëveshjeve të arritura në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Besueshmëria e Bashkimit Evropian dëmtohet nga mungesa e suksesit në dialogun Kosovë-Serbi, theksohet në rezolutë, duke i bërë thirrje BE-së, që ta ndryshojë qasjen në dialog në mënyrë që të ketë përparim.

“Ftojmë Bashkimin Evropian,  që të miratojë një qasje të re në ndërmjetësimin mes palëve në mënyrë që të tejkalohet ngecja aktuale. Rikujtojmë se dështimi i këtij dialogu po ashtu do të reflektojë në rolin e BE-së si një faktor i besueshëm në politikën e jashtme”, thuhet në rezolutën e miratuar të enjten në mbrëmje për rezultatet e politikës së jashtme dhe të sigurisë BE-së ku kërkohet rritje e  ndikimit të BE-së në botë dhe për një qasje më të vendosur edhe ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor.

- Publicitet -

BE: Të punohet për uljen e tensioneve

Në këtë rezolutë që përfshinë edhe një raport, përmendet edhe bashkëpunimi BE-SHBA, bashkëpunimi me NATO-n, forcimi i kapaciteteve evropiane të mbrojtjes, situata në rajonin e Ballkanit,  dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për zhvillimet e muajve të fundit në Kosovë, “dënohet sulmi terrorist ndaj zyrtarëve policorë me 24 shtator në Banjskë të Republikës së Kosovës, si dhe provokimet e tjera”. “Të gjithë ata që kanë përgjegjësi për sulmet terroriste në veri të Kosovës duhet të sjellën përpara drejtësisë”, thuhet në rezolutë dhe nëse dëshmohet se Serbia kishte gisht në to, të ndërmerren masa kundër Qeverisë së Serbisë. Të dyja vendeve u kërkohet që të punojnë për t’i ulur tensionet dhe për të shmangur retorikën apo veprimet të cilat mund të krijojnë tensione të reja.

“Ftojmë Kosovën dhe Serbinë që t’i përkushtohen dialogut me besim të mirë dhe frymë të kompromisit në mënyrë që pa vonesa, të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, bazuar në njohjen e ndërsjellë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thuhet në rezolutë. Po ashtu përmes rezolutës paralajmërohen Kosova dhe  Serbia se “dështimi për të shënuar përparim në normalizimin e marrëdhënieve do të ketë ndikim negativ në integrimin e të dyja vendeve në Bashkimin Evropian”.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Flamur Struga says:
    March 1, 2024 at 9:38 am

    PE,BE..dhe shume e shume hallka te rendesishme ne emer,nuk jane serioze per te zgjedhur problemin i cili eshte shume i vjeter me armiqet tane rusoserb.Sikur te kishte egzistuar deshira,vullneti i mire,kjo ceshtje me rrenje te thella ishte zgjedhur dhe gjerat do shkonin ne binaret e vertete.Qe rusia cariste eshte nje kuoceder ndaj njerezimit,kjo nuk dyshohet aspak,por qe edhe PE ,BE,..po e ledhatojne edhe kjo nuk dyshohet fare.Kjo bote me kaq shume njerez te zgjuar,me teknologji te modernizuar,verte nuk eshte ne gjendje te marri vendime te drejta pa anesime?kjo bote zuzare ,verte rastin e fundit te 24 shtatorit te 2023 ,me nje pregatitje drejt per se drejti nga rusia fashiste ,me satelitin vucic,eshte drejt per se drejti e involvuar drejt nje aneksimi te veriut ne RK?.Kjo nuk edhte bindese qe heshtja te vazhdoj si vete procesi i zgjidhjes te problemit shekullor me rusosebet.Egzistojne njerez te specializuar,egzistojne plote satelite se si hyren armet nga kazermat e armikut,stervitjet e tyre ,numri i vertete i terroristeve…por asgje nuk po del ne driten e diellit.?..Pas te gjitha ketyre ,gjindet nje emrues i perbashket: rusia serbia greqia kina,jane boshti i te gjitha te zezave..prandaj dhembet e ujkut duhet ti tregohen vraseseve,terroristeve ,ata te cilet kurr nuk e kane lejuar serbine qe te zbatoj marevedhjet ti zbatoj edhe ne veper…

    Reply
  • Fehmi Berisha says:
    March 1, 2024 at 12:34 pm

    Që nga 1878 jemi të mësuar me shantazhet tuaja.
    Kriminel.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mushkonjat e Strasburgut, flamingot e Zvërnecit dhe fabula e Ezopit
  • Protesta si Ftesë dhe Festë
  • Çfarë përfaqëson 10 qershori për Kosovën
  • Shqipëria e bukur e sheshit
  • Turistë të huaj i bashkohen protestës: Përvojë transformuese

Komentet e Fundit

  1. nastradini on Shqipëria e bukur e sheshit
  2. Emigranti on Shqipëria e bukur e sheshit
  3. Vëzhgimi on Shqipëria e bukur e sheshit
  4. Sazan Svernica on Shqipëria e bukur e sheshit
  5. Skypion on Shqipëria e bukur e sheshit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?