Në prag të seancës plenare të së enjtes, mazhoranca dhe opozita duket se kanë rënë dakord për një version të ligjit për Amnistinë Penale, që lë hapësirë për ulje dënimi edhe për personat e dënuar nga Gjykata e Posaçme për veprat penale të korrupsionit, mosdeklarimit të pasurisë apo abuzimit me tenderat.
Përmes një amendamenti të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të firmosur nga kreu Gazmend Bardhi, propozohen 6 ndryshime të variantit fillestar të depozituar në Kuvend nga qeveria.
Megjithatë, pika më e diskutueshme lidhet me ndryshimet në nenin 5, ku përfshihen edhe subjekte të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Amendamenti i Bardhit përjashton nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, etj por lejon uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.
Ky ndryshim në projektligj u jep ulje me 1 vit e gjysëm burg të dënuarve burra nga Gjykata e Posaçme dhe me 2 vit e gjysëm burg të dënuarve gra dhe të mitur nga e njëjta gjykatë, me kushtin që ata të mos mbajnë apo të mos kenë pasur kur kanë kryer veprën penale funksionet përjashtuese.
Drafti i ri i propozuar nga opozita ndalon uljen e dënimit për një listë funksionarësh e ish funksionarësh të lartë sipas parashikimeve të nenit 75/a të Kodit të Procedurës Penale pikat c dhe ç.
Drafti megjithatë nuk e ndalon uljen e dënimit për veprat penale konkrete të parashikuara në pikën a të nenit 75/a, përfshi korrupsionin, mosdeklarimin e pasurisë, abuzimin me tenderat e të ngjashme.
Ekspertë të jurispudencës që folën me BIRN në kushte anonimatit, thanë se drafti ishte i komplikuar, kontradiktor dhe krijonte mundësi për interpretime të ndryshme nga institucionet ligjzbatuese.
Veprat penale që përfitojnë ulje dënimi
Neni 244, Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 245, Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë
Neni 245/1, Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 257/a, Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë…
Neni 258, Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike
Neni 259, Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike
Neni 259/a, Korrupsioni pasiv i nëpunësve të huaj publikë,
Neni 260, Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë
Neni 312, Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit
Neni 319 Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë dhe pikat pasuese të tij.

pisat i paraprijne denimit te Berishes dhe Malltezit
Po PS pse e voton?
Lind pyetja, përse duhet amnistia në një vënd që drejtësia nuk ka bërë drejtësi dhe fajtorët i keni akoma si ligjvënës?!
Keto kategori te politikaneve e kane marre me kohe nje discount nga gjykata qe kur jane denuar me vendime qesharake. Tu bejme dhe nje zbritje tjeter, te dalin vitet e burgut me minus. Shiko kur te fillojne te kerkojne kompesim per vitet e burgut, si ai cuni i tirones, ish-guvernatori i bankes. Jo burg qe nuk bejne, por do ti paguaj shteti per vitet e burgut te bera “padrejtesisht”.
Di ndonje, kjo amnistia eshte per ata qe jane denuar me nje vendim gjykate te formes se prere, apo perfshin dhe ata qe jane akoma ne gjykim. Se po flitet shume qe do te perfitoj ky ose ai, si puna Salinjanit ose ish pushtetaret.
Cfare nuk na degjojne veshet, ben vaki ligji parashikon ti marri zbritjen si paradhenje.
Ustai qe beri shtemben i vuri dhe vjegen ku te kapet.Vjega e kesaj amnistie eshte Saliu me dhendrin (se ata shkojn paket)dhe Saliani.Kjo ishte gjith loja.Shpejt do ti dali tymi i zi
Ja pra cfar e bashkon ramen me berishen
Apo rama do jete ndryshe (pra i mire ) dhe nuk do ta pranoje kete kerkese?
Si thone simpatizantet i thuhet jo ksaj kerkese?
Po ky Gazment Bardhi c’fare e ka ate karton ne dore?Ajo duket si ato kartonat llotari ” Gervisht e fito”.
Mendja ben cudira.Sa do te rrojme ,do te shikojme.
Zotit gjithmone I lutemi :O zot,na ruaj mendjen”.