Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Pentagoni do të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Pentagoni do të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme
BoteLajmi i fundit

Pentagoni do të rrisë praninë ushtarake në Lindjen e Mesme

Published: August 3, 2024
Shpërndaje

Ushtria amerikane do të dislokojë avionë dhe anije luftarake shtesë në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni të Premten, ndërsa Uashingtoni synon të forcojë masat mbrojtëse pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hamasi dhe Hezbollahu.

Shtetet e Bashkuara po përgatiten që Irani të përmbushë zotimin e tij për t’u hakmarrë. Shefi i mbrojtjes amerikane tashmë ka miratuar dërgimin e anijeve luftarake që mund të rrëzojnë raketa balistike që synojnë objektiva në Lindjen e Mesme dhe Evropë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin e ka informuar Izraelin për ndryshimet aktuale dhe të ardhshme të pranisë së forcave amerikane në Lindjen e Mesme, njoftoi Pentagoni Zyrtarët i thanë më herë agjencisë së lajmeve Reuters se po shqyrtojnë një gamë e gjerë variantesh, përfshirë mjetet ajrore dhe detare.

- Publicitet -

Ndryshimet e pritshme vijnë pasi Shtetet e Bashkuara po përgatiten pas kërcënimeve të Iranit për të reaguar lidhur me vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dy ditë më parë në Teheran dhe një seri eliminimesh të figurave të larta të grupit militant palestinez.

Shefi i Pentagonit, Lloyd Austin, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministrin e Mbrojtjes të Izraelit, Yoav Gallant, ndërsa në Gazë vazhdon lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Zëdhënësja e Pentagonit, Sabrina Singh, tha për gazetarët se “Sekretari Austin e informoi ministrin se masat shtesë të Pentagonit do të përfshijnë ndryshime të vazhdueshme të pozicionimit të forcave amerikane për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit”.

Zëdhënësja shtoi se Presidenti Biden dhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes kanë shprehur përkushtimin për shtimin e forcave mbrojtëse në rajon.

Mbetet e paqartë nëse përgatitjet amerikane janë aq intensive sa ishin përpara 13 prillit, kur Irani ndërmori një sulm me dronë dhe raketa kundër territorit izraelit. Ushtria izraelite eliminoi me sukses pothuajse të gjitha raketat dhe dronët, rreth 300, me ndihmën e ushtrisë amerikane dhe aleatëve të tjerë.

Në një telefonatë me Kryeministrin Netanyahu të enjten, Presidenti Biden foli për dislokimet e reja amerikane për të mbështetur Izraelin përballë kërcënimeve me raketa dhe dronë, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Irani dhe Hamasi e kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e udhëheqësit të Hamasit, Ismail Haniyeh, dhe janë zotuar të hakmerren kundër armikut të tyre. Izraeli nuk e ka marrë përgjegjësinë dhe as nuk e ka mohuar atë.Zëdhënësja Singh tha se Shtetet e Bashkuara nuk duan të shohin një konflikt më të gjerë rajonal dhe nuk besojnë se një përshkallëzim është i pashmangshëm./ VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?