Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për ata që habiten nga rrogat e fevzove, por vazhdojnë i shikojnë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Uncategorized > Për ata që habiten nga rrogat e fevzove, por vazhdojnë i shikojnë
Uncategorized

Për ata që habiten nga rrogat e fevzove, por vazhdojnë i shikojnë

Published: January 10, 2024
Shpërndaje
Fevziu duke pozuar pranë një gomari

Nga Migena Aleksi

Dy apo tre vjet më parë, faqja online ResPublica, botoi një shënim mbi lajmet për lëvizjen e emisionit të B.Fevziut (Fevzos) nga Tv Klan në TCH.

Shënimi përmendte edhe rrogën e re të mundshme të drejtuesit të emisionit Opinion, i cili njihet edhe më herët për pagesat e larta dhe ekspozimin e luksit dhe pasurive.

- Publicitet -

ResPublica shpreh indinjatë të kuptueshme pse rroga e re e Fevzos përflitet se do arrijë në 45 milionë lekë (të vjetra), ndërkohë që reporterët, apo gazetarët e të njëjtit TV ku ai shfaqet, marrin paga sa 1 e 100 e kësaj shifre.

Shënimi i ResPublica-s titullohet “Lëvizja(e përfolur) milionere e Fevziut drejt TCh dhe stanjacioni i proletariatit të reporterëve”:

Shkruan ndër të tjera Respublica:

“…Pagesa eventuale e z. Fevziu është çështje private, por ajo është e tillë saqë patjetër do të diskutohet në mjediset gazetareske. Si mundet të përligjet nga një kompani që kërkon të ecë përpara kjo diferencë në pagesë mes një gazetari që drejton një emision dhe reporterëve apo redaktorëve të newsroom? 

Si mund të punojë në këtë klimë deprimuese një reporter të cilit i kërkohet të klimatizohet me “revolucione” drejtorësh, kundrejt një pagese minimale dhe që lëviz ngadalë dhe për një punë që në televizione po mbetetet anonime?

Në një redaksi të tillë është e vështirë të punohet dhe të mbetet diçka nga profesioni kur vihen vija të dallueshme mes një aristokracie fiktive dhe një proletariati që nuk po afirmon dot forcën e vet pse nuk e njeh ende”. 

Për mua, problemi nuk është se rroga e Fevzos – e cila edhe nē mos qoftë kaq do jetë diku afër – ka goxha diferencë me gazetarët e lajmeve.

Po të jetë për diferencën mes yjeve televizivë si Fevzo dhe kolegëve që u mbajnë 12 orë në ditë mikrofonat ngrehur yjeve politikë, Fevzua do gjente shumë shpejt shembuj krahasues nga bota, të mjaftueshëm për ta hedhur poshtë pretendimin.

Dhe në fakt, pagesa e Fevzos nuk ka pse lidhet me pagën e gazetarëve që punojnë apo që do punojnë në të njëjtën media me të.

Trajtimi i veçantë i Fevzos ndikohet së pari nga perceptimi i suksesit që kanë për Fevzon ata që i paguajnë  shifra të tilla.

Kësisoj, kush nuk është dakord me pagën e re të Fevzos, me vilën e tij të re në mal, me vilën e vjetër në det, me vilën e ardhshme kudo që do jetë ajo, apo me udhëtimet, kostumet e shtrenjta, orët e luksit, të Fevzos, etj, pra kujt nuk i pëlqejnë të gjitha këto, nuk ka as pse fyen Fevzon, e as pse shfryn në rrjete sociale.

Mjafton të bëjë një gjë të vetme: Të mos e shoh më teatrin me maska që servirin nëpër ekrane prej vitesh ata si Fevzua.

E njëjta gjë mund të thuhet për politikanët të cilët dikur denonconin ushqyerjen e Klanit (e rrjedhimisht luksin e Fevzos) me fonde të buxhetit të shtetit dhe më pas nga denoncues të ashpër, u kthyen në vizitorë të rregullt propagandues të studios së tij.

Këta të fundit, madje, veç pultit të TV, kanë në dorë shumë më tepër se qytetari i lodhur apo reporteri i nëpërkëmbur.

Që të mos e zgjasim, kjo është historia, fare e thjeshtë: Shikuesit që nuk e duan, mjaft të mos e shikojnë. Vendimarrësit që e frekuentojnë, duhet ta bojkotojnë.

Nëse as shikuesit, as politikanët e rinj e të vjetër, nuk munden ta bëjnë këtë, do të thotë që Fevzua e meriton plotësisht rrogën që ka dhe rrogën që po kërkon, mjafton të jetë në rregull me zyrën e taksave.

Punë të mbarë, Fevzo. Për mendimin tim, jo 45, po 90 të kishe kërkuar. Këto kohë në katundin tonë kanë qenë të arta dhe të pamundura, tjetërkund. Pra, gëzoju shumë dhe shpejt mrekullisë, se kohë të tjera po vijnë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 08 qershor 2026
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!
  • Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  • Guacka e Zvërnecit
  • ARRSH hap procedurën, 6 mbikalime për këmbësorët do ndërtohen në autostradën Tiranë-Durrës

Komentet e Fundit

  1. Buda on Totalisht e dështuar, por RTSH kërkon rritje të tarifës e buxhet shtesë në Kuvend
  2. AI on “Shqipëria nuk shitet”, sot protesta e tetë në Tiranë: Rama të japë dorëheqjen
  3. Liria on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. AI on 06 qershor 2026
  5. Phoenix on Zvërneci, si u ul mbrojtja nga ‘Rezervat’ në ‘Peizazh’

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?