Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Pas pak ditësh, shqiptarët, kësaj here edhe jashtë kufijve , do të votojnë për atë që do të mund të quhej elita e kombit, parlamentin e tyre. Normalisht , duhej të ishte një përzgjedhje vlerash dhe vizionesh, jo vetëm nga dy kampet e mëdha, që tani e kanë kthyer gjithçka në fushë beteje, por edhe nga ata që , si të vogla, kanë shpallur synime të mëdha, tej mbushur me premtime, të cilat, edhe një buxhet dhjetë herë më i madh se i tanishmi dhe , një qeveri dhjetë herë më e ndershme se e tashmja, do e kishin parë si njëra nga utopitë e pa zakonta që sjell në delirin e saj mendja e njeriut.
Njëri nga deputetët e opozitës, i cili në dukje është i paqët dhe vjen nga ata që quhen familje tradicionale të kohës së tyre, i hyri me vrull betejës dhe premtoi se do të hajë të gjallë socialistët.
Një tjetër, tashmë nga e majta, solli kobet e së shkuarës, duke fataksur të nesërmen. Shqipëria ndryshe, ajo që supozohej se do të vinte një ditë, në pragun e zgjedhjeve largohet së tepërmi dhe askush nuk e di, nëse këto që do të vijnë në parlament, qofshin në listat e mbyllura, apo ku do të “ përleshen” brenda llojit, e meritojnë të jenë në atë salllë. Të pakët do të jenë ata që kanë mendje dhe vizion, edhe më të pakët ata që do të kenë dinjitetin e tyre qytetar, e, shumë të rrallë do të ketë prej atyre që do të ruajnë mendjen e tyre.
Opozita, pasi ka thirrur në ndihmë figura të njohura përtej Atllantikut, shpërblimi i të cilëve nuk dihet ende në vlerën reale, pasi ka shpallur Shqipërinë si vatra e më të keqes në të gjithë botën, anatemuar dhe mallkuar, synon , që, më në fund, të jetë në pushtet. Kushdo në opozitë e ka një synim të tillë. Rruga e ndjekur është e njëjtë me atë që ka filluar në marsin e vitit 1992, britmat janë të njëjta, metoda, po ashtu e njëjtë, dhe, njeriu që i prin, është i njëjti.
Lejtmotivi i saj i përnatshëm është rrëzimi i qeverisë së tashme, ndërtimi i një tjetre, në fakt konglomerat i harbutshëm, ku mund të bëhen bashkë gjithë kundërshtarët e djeshëm, deri te partiza e tashme që quhet e Lirisë, e cila do të ketë deputet pa pasur pasues. Pushtetin e kërkojnë me kërcënime deri në ato më të çmendurat , si përgatitja e akuzës për gjenocid, tërheqje zvarrë, linçim , e deri tek ajo që është e padëgjuar më herët në këto përmasa: sulme ndaj atyre përfaqësuesve diplomatikë të shteteve më të fuqishme, ose Bashkimit Evropian, si njerëz që po përgatitin sketerrën në këtë vend.
“Shqipëria madhështore” , deri më tani, nuk ka asgjë të madhërishme në përshfaqjen e saj, në idetë që bart, në vizionin që përcakton, dhe, mbi të gjitha, në shumësinë e njerëzve që ka paraqitur.
Shumica qeverisëse bëri 12 vite në pushtet, zëri i saj , edhe nëse do të kishte qenë i vetmi i pranueshëm, është lodhur nga çfarë i ka ndodhur, ose, më saktë, çfarë vetë ka bërë, në rrëmujën e këtyre 12 viteve. Nëse një qeveri qëndron kaq gjatë në pushtet ajo ka dy mënyra: ose ka punuar përmes reformimit dhe shtetndërtimit real, ose, kundërshtari i saj përballë ka qenë i shkalafatur.
Më shumë ka ndodhur kjo e dyta. Përballë opozitës që çjerrur brenda vetes, ndarjes, mallkimeve dhe dëbimeve, rikthimit të njëjtit drejtues, shpalljes “ non grata” të gjithë familjes ish kryeministrore, luftës në vete dhe përballë vetes, skenave të çmendura me sulme si në klështjella mesjetare, lobimet e pa zakonta, rritjen e rolit të familjes në gjithë piramidën politike, animi ka sjellë pranimin e së keqes më të vogël, vazhdimit të pushtetit nga e njëta forcë dhe i njëjti drejtues.
Opozita, duke ndjekur një sllogan që i shkonte për stat një shteti të madh si SHBA, huazoi gjysmën e tij dhe është futur me kredon e saj “ Shqipëria madhështore”.
Kush do e bëjë këtë Shqipëri?
Për të bërë një Shqipëri madhështore, qoftë edhe të re, duhen disa premisa: njerëzit që e bëjnë dhe besimi ndaj tyre, vizioni që kanë dhe themeli që kanë hedhur, përkushtimi dhe ndershmëria deri në skajin e vetmohimit; duhet shembulli që zgjon mendimin dhe mendimi që sillet përmes shembullit; duhen njerëz që nuk pranojnë të konformohen, që kërkojnë gjithçka në ndërgjegjen e tyre, të cilët janë mësuar që përmes vizionit të tyre të jenë edhe pakicë, por që, kur e kanë zgjedhur rrugën e tyre, i qëndrojnë besnik asaj, qoftë edhe duke rrezikuar jetën.
Deri më tani, përveç mallkimeve, asgjë nuk është dëgjuar. Enigma e “Shqipërisë madhështore”, e cila mund të jetë më shumë se sa një ëndërr halucionante, jeton vetëm brenda selisë që pushtuar, që herë kthehet në qebaptore dhe herë në imitimin e sallës së parlamentit.
Si do të jetë “ Shqipëria madhështore “”, kush do e përbëjë atë, çfarë vizioni kanë ata për ekonominë, liritë dhe të drejtat njerëzore, për fqinjët dhe të shkuarën, si dhe nga kush do të ndërtohet ajo. Do të ngrihet ajo vetvetiu, për më tepër nga njeriu i provuar tri herë, apo gabimet e së shkuarës janë bërë mësimi i të sotmes? Pak nga ata që ka në vendet e sigurta të deputetëve të tij përbëjnë diçka nga elita e kombit. Brenda së njëjtës strukturë gjysma është kundër gjysmës tjetër, të rinj të etur për pushtetin, që duan të lënë “ plakun në mjerimin e tij” , janë gati të ia shkulin të gjitha pushtetet,, të cilat i kishin në pak kohë dhe i ëndërrojnë përsëri. Disa prej tyre, me të njëjtin vrull që janë në forcën e tashme politike, ndoshta edhe me më shumë do të ishin në forcën tjetër, nëse do i kishin afruar poste e favore. Ata, më shumë se të tjerët, urrejnë ata që drejtojnë sot opozitën. . Për të qenë vetë liderët e ardhshëm, të një force politike që e gjetën të gatshme dhe mund ta shembin edhe më tej, ashtu si edhe e shemben.
Janë ditët e fundit për të bërë të qartë disa ide:
” Shqipëria madhështore”, vërtet e tillë , nëse për një çudi të papritur, opozita do të kishte të drejtën e qeverisjes, do të ketë në përbërjen e saj edhe Sali Berishën? Gjithka e deri tanishme lidhet me emrin e tij: politikbërja e opozitës, slloganet, trafiqet e ideve, synimet, dr5ejtimi, lobimi, përshtatja e mendimit, deri në skajimin e fjalëve. Disa nga ndihmësit e tij, edhe fjalitë i ndërtojnë me të njëjti n rend të fjalëve.
Për të ndërtuar një Shqipëri madhështore të re duhet shembur republika e vjetër. Normalisht, ata që ndërtuan republikën e vjetër, atë që mund të quhet ” Shqipëria jo madhështore”, të kaosit, krimit, korrupsionit dhe plaçkitjes, nuk mund të jetë pjesë e kupolës së republikës së re. Me miell të vjetër nuk gatuhet bukë e re.
Në vitet e tranzicionit shumë gjëra janë ndërruar. Socialistët kanë pasur liderë Nanon, pas burgosjes së tij Pëllumbin, Mejdanin e Ruçin, më pas Majkon, Metën, dhe tani, Ramën. Nëse kanë faj atë e ndajnë mes vetes. Për secilin prej tyre është derdhur i njëjti fjalor si ky ndaj Ramës, Të gjithë kanë qenë vrasës, të lidhur me krimin, hajdutë. Njërin prej tyre e ka burgosur, të parin, këtë të fundin e ka paralajmëruar se do e vrasë dhe do i bëjë proçesionin funeral më madhështor, sëbashku me një fjalim prekës. Asnjëri nga socialistët liderë nuk ka lënë pas vetes vrasje dhe viktima.
Në vitet e tranzicionit shumë gjëra nuk kanë ndryshuar tek PD-ja, sidomos lideri i saj i përjetshëm. Berisha, kur u bë kryetari i dytë i PD-së, sanksionoi në Statutin e partisë ku ishte pjesëthemeluese se, “asnjë kryetar nuk mund të rrijë më shumë se një mandat 2 vjeçar”. Tani u bënë 35 vite dhe është po ai. Sado dashamirës dhe i përkushtuar ndaja tij të jesh duhet një çast të mendosh se vetë koha e bën të domosdoshme ndërrimin e liderit, që, në kaq vite, fitoret i ka pasur tejet të pakta, por humbjet tejet të shumta.
Do të bëhet “Shqipëria madhështore” me Berishën?
Në bindjen time është e pamundur. Në përvojën historike të një vendi si i yni , edhe më tej së pamundurës. Opozita mund të fitojë zgjedhjet, megjithëse është një mision i pamundur, por , përmes figurës dhe përceptimit politik të tij nuk mund të ndërtojë Shqipërinë madhështore.
Mbi të gjitha mungon vizioni. Shqipëria madhështore nuk bëhet përmes uljes së taksave apo ngritjes së tavanit, por vizionit të ri, ngritjes së gjërave në ideal, që e vërteta të mos ndahet prej nesh. Jo zemërimi, por forca konstruktive, jo hakmarrja, por mendimi progresiv, jo çmenduria e shenjtë, por rendi i guximit, jo plakja e ideve dhe rigjenerimi i tyre , këto ebë[jnë një vend të madhërishëm, edhe kur sipërfaqja e saj është e copëzuar.
Nganjëherë përksuhtimi ndaj liderit të opozitës, e më tej, ndaj liderit të shumicës shkon deri në përversitet. Më kujtojnë një thënie të filozofit të njohur, Niçe, se “ Për sa kohë të lavdërojnë, beso gjithnjë se nuk je ende mbi rrugën tënde por mbi atë të një tjetri”.
A mund të bëhet Shqipëria madhështore, apo, edhe më tej, të jetë ky vend pjesë e BE, me këtë gardë të vjetër që partitë e mëdha kanë pranë vetes?
Është një gardë krejtësisht e vjetër, e dalë boje, ku gjurmët e krimit dhe të korrupsionit janë në fytyrën e shumë prej tyre.
Në të gjitha këto vite shfaqen emrat e tyre. Janë të pranishëm në çdo krim e paskrim. Me heshtjen e besnikërinë e tyre ndaj shefit kanë mbuluar pisllëqet më të mëdha që kanë ndodhur e më pas janë shpërblyer përsëri. Janë bërë rishtas ministra, shefa, sekretar të përgjithshëm.
Ata, vite më parë, ishin si ne, njerëz të varfër. Nuk u morën me ekonomi, por përmes politikës, u bënë të pasur. Nga brekët e grisura u bënë super milionerë. Nga njerëz që na përrallnin për demokracinë u bënë varmihësit e saj. Nga “demokratë” u bënë ndihmës në vrasje. Pas emërave të tyre fshihen enigmat e zeza të Gërdecit, lidhjet me shërbimin e fshehtë serb, pasuritë marramendëse, krijimi i lobeve mafioze politike e financiare. Nga socialidstë progreesivë u bënë m jeshtër të korrupsionit. Nga idealistë të së majtës u kthyen në të djathtë ekstremë. Asnjëri prej tyre nuk e beson këtë Shqipëri. E duan vetëm kur e presin, dhe , më pas, e shesin.
Shqipëria madhështore apo Shqipëria në Be në vitin 2030 nuk mund të bëhet me garda të tilla. Që, më shumë se gjithçka tjetër janë pjesë e bandës pretoriane të shefave politik, që lirisht mund të kthehen në plaçkitës.
Më 3 janar 1642, parlamenti anglez, kundër dëshirës së Karlit I, vendosi që “ pakica duhet t’i nënshtrohet shumicës e t’i japë kësaj mundësinë për të qeverisur”.
Ky është njëri ndër parimet më demokratike në botë. Parimi i shumicës që qeveris. I opozitës që bën opozicionin e qeverisjes dhe hedh vizionin e saj për një qeverisje ndryshe.
Mbi bazën e cilit parim do të ngrihet Shqipëria madështore apo Shqipëria në BE?
Shqiptarët janë thirrur në 11 maj të votjnë për strukturën më të lartë legjislative të vendit.
Çuditërisht, por jo rastësisht, janë thirrur nga të njëjtët që i bëjnë zë tash 35 vite.
Nuk duhet ta lëmë veten të tiranizohemi as edhe nga e drejta jonë më e bukur, ajo e të ngriturit të gjërave në ideal për ndryshe, një ditë të bukur e vërteta do të ndahet prej nesh me këto fjalë të hidhura, “ mashtrues, përse ju besuam kaq shumë dhe përse po zgjohemi kaq vonë”?
Jemi tejngopur me të njëjtët njerëz të heshtur në sallën e parlamentit, që qeverisen me një gisht nga liderët e partive.
Këto do na qeverisin edhe nesër. Në mos e majta, e cila sheh fort djathtas, e djathta, që ka nostalgji për të majtën.
Kjo qe vlen per Berishen,Vlen edhe per Ramen.Prandaj te votojme Partite e Reja.
Thirrja e ketij gjarperi me zile nga keneta e vicidolit, monstra Tomorr alikoti njeri amorf , i shpifur qysh ne pamje dhe nuk duket per garip , tregon qarte se trushplaret e vicidolit pas 5 sondazheve njeri me serioz se tjetri ku dalin humbes me keq se 2021, jane ne panik te madh.
Shikojeni sot vampirin ne Librazhd i drejtohet Alikotit si drejtues i qarkut te Beratit kur ai ndodhet ne Librazhd qe ska asnje lidhje me Beratin as si kufi administrativ.
Pra Alikoti eshte drejtues i Elbasanit me kompetencat e Beratit.
Pune rrumpalle kjo foltorja . Kurse po te doni te shihni se cfare e pret foltoren me 11 maj 2025 shikojeni me kujdes surratin e nxire te krricit te faros sot ne krah te vicidolit, pamja e mjeruar e krricit te faros me 2 gishta lart ishte shprehja e qarte se foltoren e pret nje humbje shume me e rende se ne 2021 dhe pamja e krricit te faros ishte taman si ajo e kryequkapikut te kenetes se vicidolit.
Sa per deklaraten e bythshkerdhyerit Tomor alikoti ajo nuk ka ndodhur ne asnje vend demokratik te pakten ne 90 vitet e fundit.
Dhe Fyrheri i Rajhut te Trete qe njihet per fjalimet pompoze agresive dhe kercenuese nuk ka thene asnjehere ne fjalimin me te keq te tij se do ta hame te gjalle partine komuniste gjermane te Ernest Telmanit, apo kur te hyj ne Moske njeriu i pare qe do ta haj te gjalle do jete Stalini.
Prandaj a njerez mendoni cfare njerezish keni ne opozite dhe votoni me mend ne koke me 11 maj 2025 , kurre me foltorja e ISIS tit Tomorr Alikotit ne pushtet as ne vitin 2037 kurre me.
nga bedri Islami: ‘…do të votojnë për atë që do të mund të quhej elita e kombit, parlamentin e tyre…’
Me falni qe s’munda te vazhdoj me tej leximin, ngaqe me erdhi per te vjelle nga ky pasazh arabo-islam! Ndaj dhe nuk po komentoj!
Sa per te ardhur keq! Jo per mos-komentin, por per kete pikpamje mesjetare te ketij autori mbi ligjberesit, si elita e kombit! Ne fakt, ata ligjberesit (duhet te) prezantojne njerez idealiste dhe largpames te se ardhmes se shoqwrisw se tyre! Pra, s’kane te bejne fare me ksi lloj elitaresh te kombit, qe vijne nga shtresa te tjera te shoqerise!
Nejse mo, Bedri Islami e ka inspirimin andej nga islami mesjetar, sic duket!
Per çfare elitash flet ky Debil Islami, mer per shefat e hajduteve, apo per kapobandat mafioze, apo per çengijet qe nuk veshin breke posht çitjaneve?
O njerez ,zgjohuni ,shikoni realitetin e pastaj votoni. E kaluara me Saliun ka pasur kaq shume te meta ,sa qe ka qene shume e veshtire te ecnim 2 hapa me shume perpara .Nuk di si mund te punoje nje parlament kur partia demokratike gjate 12 vjetve ka share ,pune zero,me demostratat e mitengjet ka shkaterruar Tiranen e shume qytete . Nuk po hyje shume thelle ,per vjedhjet , vrasjet , Gerdecin ,e tani na dolen bashkatdhetare qe i paguajne miljona Saliut ti heqin Non Grata .Hapni ,hapin syte se thashethemet per drejtuesit socialist qe s kane baza ,por te thena nga njerezit qe duan karrike per para e jo per popullin e sidomos nga pjestaret e partise Demokratike .
Votoni qe neser te mos pendoheni ,se non gratat per ju ska kush ti paguaj !
Zgjedhjet e 11 majit kane nje lajmotiv me dy alternativa – do mbyllin mbreterimin absolut te Rames apo do vazhdoje ky mbreterim i tij duke thyer edhe rekordin 40 vjecar te Enver Hoxhes!
Enveri premtonte vajtjen ne SOCIALIZEM qe nuk erdhi kurre kurse Edveri sotem premtimet i hedh per vitet pas 2030 duke patur kesisoj te njejten gjatesi vale me Enverin per te ndenjur ne pushtet deri kur vdekja ti vije duke pritur RILINDJE.
Mentaliteti e psikologjine e kane te njejte se ne fund te fundit te njejten parti kane drejtuar e drejtojne.
Edhe vetë Enver Hoxha, i njohur për ekzagjerimet e tij ideologjike nacional-komuniste, nuk do të kuturiste të projektonte në mendjen e tij ndonjë “Shqipëri Madhështore” nga një shtet i vogël e i prapambetur ballkanik, që pasi u kishte shpëtuar të gjitha grackave të fqinjëve dhe fuqive të mëdha evropiane, më në fund kishte gjetur rrugën e një zhvillimi të qetë. Madje edhe vetë Trumpi për Amerikën nuk shkoi më larg se sa “great” (i madh) që gjithsesi është më pak se sa “madhështor” (magnific), e cila për pak mund të kapte edhe nivelin “hyjnor” që i takon vetëm “zotit të gjithëfuqishëm”. Qoftë dhe vetëm për këtë gjetje donkishoteske sipas një fantazie që projekton kështjella nga hanet dhe mbretëresha nga hangjeshat, nuk i duhet dhënë asnjë shans “hallvaxhiut” nga Tropoja.
Falinderoi Z.B.Islamin,gazetarin e KOMBIT Shqipëri-Kosovë për ANATOMINË që u bën POLITIQËNVE në 34 vite SHKLRDHATOKRACI PREJ TYRE,ku disa prej tyre të përfolur si AGJENT SLLAVO-GREK-RUS-FRANKO..deri përtej OQEANIT,TË BIBEROVIÇVE TROPOJAN 50 VITE NË VOA KUNDËR ENVERIT..që tashmë jan bër bashk si SHKES për lobimin 6 mil.$ për pastrimin e fytyrës të PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT.!
Kërcënimi i ALIKOTIT(Zotit) në Elbasan në prezenc të SALI KULLËS,tregon se në Atë qark mund të përsëritet krimi i vrasjes si në 21 prill 2021,ku BANDA E GAZ BARDHIT (Shtet brënds Shtetit)VRAU DOKTORON E PS-XHUVANI i pa armatisur..!
Ndaj,Policia e Shtetit,SHIK,Populli duhet të shtojnë vigjilencën,për të ndaluar gjakderdhjen berishiste në fundin e karrierës së tij të TURPIT !
Duke parandier 100 % humbjen,Non Grata mundet të zbatoi fisheku e fundit,skenarin e UDB “..Vrit nga të tut dhe hidhja fain kundërshtarit.”,Sikurse bëri në 2 prill 1991 Shkodër,12 shtator 1998,21 janar 2011,Vjedhjet e Vrasjet masive në 34 vite baras me 101 krime të pandëshkuara nga DREJTËSIA E TREDHUR PREJ TIJ ’92.!
Ky kafshë politike konsiderohet FATKEQSI KOMBËTARE Nr.1(Shqipëri-Kosovë) që nga 1912,duke tejkaluar në KORRUPSION E VRASJE: ●Esatin,Ahmetin,Enverin,Hamit Matjanin,Xhevdet Mustafën,etj.
●Jo më kotë DASH e shpalli Non Grata,por nuk e çoi deri në fund largimin e tij nga PD,politika për faje të Lulit që ja futi gjumit pas deklaratës individuale Natën von të largimit nga grupi Kuvëndor.!
Më von,SHBA priti të veproi SPAK,Por A.Kraja I kërkoi faktet DASH-it,kur 101 faktet ishin GËRDECI,21 JANARI,KL.PARTIZANI,ÇEZ-DIA,FLORIRI KRRABËS,THYERJA E EMBARGIS SË NAFTËS DHE ARMËVE,DHUNIMI I 7 NGA 8 AMBASADORVE AMERIKAN,BE,LOBIMI RUS ME 675.000 $ me firmën e Lulit,Si dhe ngjarjeve kriminale të 1996,97,98,011.!
Po kështu të dhunimit të demokrscisë me BOJKOTIN E KUVLNDIT,ZGJEDHJEVE LOKAKE,etj si dhe të VRASJEVE TË A.HAJDARIT,
R.HOXHËS,TREBICKËS,200 VRASJEVE NË TROPOJË,OTRANTO,PËRMET…MBI 20.000,etj.
Po kështu,të DALJES së tij kundër Kosovës Shtet,Kundër UÇK,I.RUGOVËS,R.QOSES,A.THAÇIT,Votimin e rezolutës në KiE pro dik Martyt,etj.
● Sa i përket qeverisjes 12 vjeçare të PS,E.Ramës,krahas gabimeve të vërejtura,mund të themi se është më e mira në 34 vite,SIPAS DELARATAVE TË ALFED MOISIUT,REXHEP QISES,PËLLUMB KULLËS,etj.
●Të paktën E.Rama nuk ka VRAR NJËRZ,ndonse u rrahë u la i vdekur në rrugë në 1997 prej GJENERALVE TË TIJ KRIMINEL..! Ai
premton mbështetjen e SPAK,KUSHT KRYESOR PËR NË BE,BËN PREMTIME MË REALE,FUTJEN E SHQIPËRISË NË BE,KA MBËSHTETJE ND/KOMBËTARE SHBA+BE,ZBATON SHBA+BE PËR MARVESHJET KOSOVË-SËRBI,GOTITI PUTININ NË KS/OKB & KREMLIN,DREJTOI OSBE,KS, PO I QËNDRON BALLAS BELERISTVE GREK,si kurr më parë,etj.!
Megjithatë,duhej larguar nëse në KRYE TË PD TË ZGJIDHEJ ROJA I SHQUP-it me 4 kllasë shkollë.!
●Në 11 05.25 duhet të çoen edhe të “VDEKURIT” NGA VARRI PËR TË LARGUAR NGA PD-POLITIKA SALI TRITOLIN-SHPIFSIN-HAJDUTIN-VRASËSIN PLANETAR..për të SHPËTUAR PD,OPOZITËB,SHQIPËRINË PËRFUNDIMISHT.!
● Populli mëçëm këtë herë duet votoi PARTIT E TEJA PËR TË DALË FORCË E DYTË,NDËRSA PD duhet të dali jasht ligjit nëse Sb nuk tërhiqet përsëri nga PD-BANDË dhe do të DESTABILIZOI VËNDIN.!
FLM DITA,B.ISLAMI
Nuk do te kete me zgjedhje ne Shqiperi. Keto jane te fundit. Zgjedhjet jane nje fasade, gjithmone kane qene, sepse ata jane te gjithe bashke prape skene, por deri sa te konsolidonin Diktaturen Teknokrate Komuniste, ju duhej shfaqja dhe mbajtja me uje te ngrohte e njerezve. Mu Gulagun teknologjik Dixhital qe po finalizojne, ata mendojne se do te kene kontroll absolut mbi c’do individ dhe nuk kane me nevoje qe te shesin Demokracira.
Ne Shqiperi nuk ka zgjedhje, sa per fasada zgjedhore PO.
Ne Shqiperi eshte krejt ndryshe nga vendet e tjera te rajonit (Europes po e po) si Maqedoni, Mali Zi e madje Kosove ku garon partia ne pushtet me partite ne opozite.
Ne Shqiperine e tere pushteteve ne duar te Rames eshte si ne Turqine aziatike te Sulltan Erdoganit (qe sulltan Rama e ka aq perzemer) a Bjellorusine e Lukashenkos ku garojne jo partia ne pushtet me opoziten, por tere Pushtetet e varur a te “pa varur” nga Drejtesia, Policia, Administratat, Mediat, Bashkite etj perballe opozites, madje duke patur per Kryetar Komisioni Zgjedhjesh edhe nje ish-Minister te ketij Pushteti absolut!
per komentuesin Phoenix =Regjimet si Diktatura me kozmetike
Bej pjese te ata shqiptare qe keto votime do ti quaja karnavale zgjedhore .Pse ?
Votimet ne fakt jane te fituara nga Usaliu i Beler -Biberishjave……sepse ne vend qe ai te ishte ne burg per 1-Minim te Demokracise dhe 2-Korrupsion Madhor…qe ishte karton i kuq nga Tramp-Bidonistet e Amerikes..ai po vazhdon te “poshtroje” Ameriken me lejen e kesaj te fundit..Jo me kot Frrok Cupi thoshte para ca ditesh qe keto Ramaxhinjte dhe Salixhinjte te bejne me zor ta quash Enverin Profet…..vetem nje shembull nga 100 te tille:
Gomardantit te Forcave te Armatosura te Shqiperise ..ne 10 prill 1994 i pshurri ushtrine komanda terroriste e Mavi-t ne operacjonin Pirro-1 me ne krye Belerin….ne 2024-2025 ben kualicjon me Vrasesin e Efektivave te tij…gje qe nuk ka ndodhur ne asnje cep te globit per te gjitha kohrat…..dhe ka mbi 30 % te shqiptareve qe e votojne kete Mega tradhetar qe Esat Toptani duket molekule para Kulcedres se Viqidolit qe Amerika dhe BE per turpin e tyre po mbajne nje qendrim me shume se antishqiptar…
Qe ti chp Enverin e ke per zemer kjo dihet por qe thua se s’ka bere vaki qe te behet kualicion me vrasesit per kete pyet Ramen qe njerin nga vrasesit e 4 veteve tek sheshi e beri K/Bashkiak ! Apo PS-es i lejohet ?
Duhej qe gazeta Dita ti kushtonte nje artikull, me nje “rend-dite” te tille ketij prag-zgjedhjesh. Pershendes edhe autorin. Une, p.sh., do e kisha te veshtire, sepse çdo interpretim i ketij realiteti ndryshon aq sa ndryshon nje xhakete sa here e fut dhe e nxjerr nga lavatrice.
“Desh Zoti”, nuk kemi vetem nje xhakete, por dy laj – thaj: xhaketen Berishe dhe xhaketen Rama…
Me ngacmoi citimi I F. Niçes nga z.Islami, i cili u be shkak per kete koment.
Kjo teme eshte rrahur qysh ne antikitet.
Foçioni, i dale nga shkolla e Platonit, ne tubimin e pare politik te tij u befasua nga duartrokitjet, dhe u drejtohet atyre qe kishte prane ne podium: “Pse po duartrokasin? E di qe nuk thashe ndonje gje te mençur, mos kam thene ndonje budallallik?”
Sot, sa me shume marrezira “bio” te degjojme nga podiumet, aq me shume ekzaltohemi deri ne histeri e duartrokasim. “Evolim” social”….
Niçe, kategorine e lajkatareve, konformisteve, sharlataneve e duartrokitesve “per pasjon”, i fuste ne kategorine e njerezve “te dobet”. Nuk ishte fjala per dobesi fizike te tyre, por per dobesi te rrenjosur ne shpirtin dhe mendjen e tyre, dhe vetem keshtu e shohin te realizuar vetveten. “Urrej njerëzit e dobet”, e mbyll kapitullin mbi kete teme F.Niçe.
o alibaba me 40 hajdute dhe 140 nickname,hapi llapushkat e veshit dhe ndegjo me kujdes..Cfare ka ndodhur pas 1991-1992 kur shqyptaret pranuan poshtrimin e marrjes pjese se Rajesonit Beogradit (kolonel dipllomat) ne votimet e 22 marsit humbi automatikisht sovraniteti dhe dinjiteti atij vendi…Pra ky dipllomat i ringriti permendoren Enverit jo vetem per gradimin e dhendrit Serbise ne “kry t’venit” me pucin e shtetit te prillit 1992..jo vetem e mbrojten me cdo kusht edhe kur kreu krime te perbindeshme si 21 janari 2011 & Gerdeci por po tallin trapin dhe bidonin me non grata…Keto e bene Enverin profet jo une…Sa per Ramen ai ka vrare shpresen per Drejtesi qe eshte me e rende se vete super krimet e Berishes qe i mbron Spaku i Juri Qimes dhe Ramortjes..Kam rromane me argumente te tjera por kaq mjafton..
Këto votime janë të rëndësishme sepse Berisha 81 vjeçar i ka të fundit. Meqënëse Drejtësia nuk dha drejtesi për Berishën, « dënojeni » me votë që është dënim politik. Bëhuni të zgjuar dhe asnjë votë Berishës dhe pasuesve të tij! Të gjithë në votime dhe nxirreni jashtë politikës Berishën, i cili e përdor si mburojë për krimet e tij!
Vrasesi pronareve eshte Berisha.Se cfare premton sot do te kthej pronat, 81 vjec,34 vjet pasi beri gjemen me pronat,,Une i them I gezofsh ne varr familjarisht pronat tona!Ato toka bujqesore,pyje dhe livadhe qe ky i fali katundareve zaptues me ligj e pa ligj,sot jane shitur e blere dhjetra here.Katundaret zaptues kane ngritur Lokalin Far West perballe pallatit tim me paret e tokave te mija.O zot,Jepi jete e fuqi Haklajve te bejne Drejtesi mbi Bishen !
demo, po ha mut perseri ti, sikur the qe nuk do te komentoje me ketu, ti mut muti.
KOMENTUESI I MESIPERM ORA 7:11 pm ESHTE TRENI NR2 = ANTISHQIPTARI GREKO MASKARA = MAVRI POCAQI (¿?).
S’ESHTE HERA E PARE QE VEPRON KESHTU, KY GREK PADINJITET, LANGARAQ, I PACIPE, I PABESE, SKUTH MUTI = (¿?)
PASI SHKERDHEHET ME DHJETERA MASKA, KY MASKARA KOPJON EMRAT TANE, QE TE SHKERDHEHET CA ME SHUME!!!
————————————————————————————————————————
Ja qellimi antishqiptarit grek maskara me shume maska (¿?),
Langaraq qe kopjon edhe Emrat e Komentuesve Shqiptare:
Konkretisht: -Te perçaje, -Te ndaje, -Te luftoje SHQIPTARET PJESMARRES TE FORUMEVE.
Pergjithesisht: -Te perçaje, -Te ndaje, -Te dobesoje,-Te luftoje, KOMBIN TONE SHQIPTAR.
————————————————————————————————————————
NE SHQIPTAREVE, GREKO MASKARENJTE EDHE EPRORET E TYRE, DO TE NA HANE MUNE!!
————————————————————————————————————————
Me votu per Berishen eshte me e kthy koburen nga vetja,eshte vetvrasje per ekonomine, drejtesine ,median dhe interesat shqiptare, vetem te korruptuarit, hajdutet dhe idiotet mund te votojne Saliun dhe mua me duket se gjithsesi ka shume.
Zoti a me mire Shoku Bedri Islami, nje pyetje kam mbase e lexon e jep nje pergjigje thjeshte per kuriozitet :
Fort Ndershmeria e Tij Rama ka deklaruar se ka per keshilltar nje ish te ish-kancelares gjermane si dhe nje profesor Harvardi!
Di gje zotrote te tregosh emrat e ketyre Keshilltareve Anonimeve te Rames nese emra-mbiemrat e tyre nuk perbejne nxjerrje sekreti shteteror e nuk jane ne kerkim nga Interpoli?
per Abdul Dibranin : te korruptuarit e hajdutet zgjedhin gjithmone prehrin e Pushtetit se aty hane Molle e Dardha sic thote edhe vete Rama. Sa per idiotet pastaj jane ata qe nuk e kuptojne kaq gje te thjeshte e qe per te cilen bie dakort se ka shume.
Per cilet do te votojne shqiptaret?
Po shqiptaret, historikisht kane votuar
“elitat” o Bedri, dhe
normalisht e kane ngrene sa krahu….
Zogji, Laveri, Salihi, Edvini….