Nga Adrian Thano
Një raport i BERZH tregon se Shqipëria ka humbur rreth 40 për qind të popullsisë së vitit 1990, vetëm përmes emigracionit neto, niveli më i dytë më i lartë në Europë dhe në të gjithë grupin e ekonomive të BERZH
Shpesh dëgjojmë se shqiptarët nuk ngrihen, nuk protestojnë, nuk reagojnë. Por kjo është vetëm një nga ato mite që politika, në të gjitha ngjyrat e saj, e ushqen për t’u vetëjustifikuar.
E vërteta është e thjeshtë dhe brutale: shqiptarët kanë protestuar. Dhe janë vrarë për këtë. Ajo që ka ndodhur dhe po ndodh nuk është mungesë reagimi. Është një reagim më i thellë, më i ftohtë: ikja.
Ikja është një akt politik. Kur qindra mijëra të rinj dhe familje lënë vendin, ata nuk kërkojnë vetëm një jetë më të mirë. Po i dërgojnë politikës shqiptare një mesazh që s’ka asnjë nevojë për megafon: “Nuk ju besojmë më”.
Ikja është vota më e qartë kundër një klase politike që prej 30 vitesh nuk është në gjendje të prodhojë siguri për të nesërmen, të ushqejë ndjenjën se përpjekja e ndershme të çon diku. Ikja është një lloj referendumi i heshtur, ku kutitë e votimit janë aeroportet dhe portet.
Protesta klasike kërkon guxim, por protesta e ikjes është heqja dorë nga besimi se ky vend mund të ndryshojë përmes partive të sotme, përmes liderëve të sotëm apo institucioneve të sotme që qytetarët nuk i shohin më si të tyre.
21 janari ishte kulmi i një zemërimi popullor ndaj korrupsionit dhe arrogancës së pushtetit. Doli populli, pa thika, pa armë. Doli vetëm me zhgënjimin. Dhe çfarë ndodhi? U vra me plumba. Për çfarë? Për të parë pastaj se si partia që i ngriti ata në protestë dhe partia që ishte akuzuar për korrupsion bashkuan duart, më pas në qeverisje të përbashkët sikur gjaku i protestuesve të mos kishte rëndësi.
Çfarë ironi e hidhur që njeriu nën mandatin e të cilit u vra protesta më e madhe qytetare në 30 vjet, 21 Janari, sot ankohet se “shqiptarët nuk protestojnë më”. Është absurde të kërkosh turmën që vetë e vrave.
Nëse ky paradoks i shpëton atij apo atyre që sot vajtojnë mungesën e popullit në protesta, atëherë problemi nuk është tek populli, por tek kjo “elitë politike” që nuk e marrka vesh se heshtja është plagë që e kanë shkaktuar vetë.
Në një kënd të majtë politik, ikja është edhe simptomë e një sëmundje të vjetër: mungesa e shtetit social, deformimi i plotë i solidaritetit shoqëror. Në një vend të qeverisur nga një parti që e quan veten socialiste, arsimi, shëndetësia, rendi, siguria janë zhveshur nga funksioni i tyre publik dhe janë kthyer në shërbime të cilat u jepen vetëm atyre që kanë mundësi të paguajnë. Paraja është bërë “fe” kombëtare.
Në këtë terren pabarazie, ku shteti tërhiqet dhe qytetari lihet vetëm, pse çuditemi nga ikja? Është pasojë direkte e një “socializmi” që të tillë ka vetëm emrin, sepse i ka braktisur njerëzit shumë përpara se njerëzit ta braktisnin vendin.
Pra kë të zgjedhësh? E ashtuquajtura e djathtë mbron interesat e një grushti, më saktë të një familje. E ashtuquajtura e majtë përfundoi duke ndërtuar një elitë të re privilegjesh. Partitë e reja që duhej të sillnin çarjen e murit, u konsumuan shpejt në personalizma, pazare të vogla, mungesë vizioni. Populli ka vetëm daljen.
Këtu qëndron drama e madhe: ikja është protestë, por është edhe një dorëzim kolektiv. Është një protestë që dëmton pikërisht atë që kërkon të mbrojë: fabrikat e mendjeve, duarve, të ardhmen.
Ne jemi popull i rraskapitur nga tradhtia. Shqiptarët nuk ikin se nuk dinë të protestojnë. Shqiptarët ikin sepse nuk i besojnë më askujt. I ikuri nuk është i pabesë. I ikuri është dikush që ka kuptuar se sistemi nuk ka ndërmend të ndryshojë, se rotacioni është një mashtrim i vjetër, se politika shqiptare është riorganizim kastash.
A do të rikthehet protesta klasike? Më shumë sesa një pyetje, kjo është një dilemë thelbësore. A ka një pikë ku një popull e kupton se largimi është vetëm një arratisje, jo një zgjidhje? A ka një pikë ku angazhimi kolektiv (ajo që e majta e quan “dinjitet social”) rikthehet për të kërkuar një shtet që funksionon Kjo do të varet nga një faktor i vetëm: A do të lindë ndonjëherë një opozitë që frymëzon, jo vetëm instrumentalizon?
Deri atëherë, aeroportet do të mbeten sheshet tona të protestës, të qeta, të rregullta, të heshtura, por më politike se çdo miting apo foltore.
—-
Botuar në rubrikën e bashkëbisedimit të Kryeredaktorit me lexuesit në Dita, versioni print i gazetës. Karikatura shoqëruese, nga Agim Sulaj

PARODI
REPUBLIKA E KORRUPSIONIT DHE PALIGJSHMËRISË
(Parodi për Shqipërinë e sotme)
Me votë të lirë s’ngjitet kush në fron,
Pushteti vjen me turpin që nuk ndjen.
Nuk ka më ide, opozita “s’ndez” më,
Populli për miting si dekor në terren.
Reformat janë veç riciklim fasadash,
Të njëjtët emra dhe e njëjta lojë politike,
Postet ndahen si pjesë pazaresh,
Dhe shpresa humbet në rrugë dramatike.
Në tokën ku vjedhja është bërë me ligj,
Ndershmëria duket sabotim me sherr.
Korrupsioni s’luftohet me propagandë,
Kështu rinia do shpopullohet si përherë.
Kur vjedhja quhet “normalitet”,
Ndershmëria do duket porsi faj.
Korrupsioni dihet ka format e vet,
S’luftohet, dhe riorganizohet pastaj.
Kur vjedhja po quhet dhe “zanat”,
I ndershmi do duket si një armik.
E drejta shitet-blihet si në pazar,
Korrupsioni veç ndryshon teknikë.
Korrupsioni nuk është më sëmundje turpi,
Është normalitet që buzëqesh me përçmim.
Ndershmëria duket si tradhti e pabesë,
Në një sistem që jeton me mashtrim.
Të majtë e të djathtë, pothuaj njësoj,
Ndërrim ngjyrash, opozitë-qeveri.
Historia kthehet, kanë thënë dikur,
Njëherë si tragjedi më pas komedi.
Emigrimi si referendum që s’thuhet,
Vota e ikjes është largim pa plane,
Politika i do të rinjtë veç në pankartë,
Jo me ide, por me zë për slogane.
Të rinjtë nuk ikin se s’kanë vizion,
Por sepse nuk i lënë të jetojnë,
Ata që mendojnë, marrin dënim,
Ata që ngrenë flamuj, i brohorojnë.
Ikja është vërtet një referendum,
Që politika asnjëherë s’e pranon.
Truri nuk ka vend në këtë forum,
Se politikës ndërgjegjen ia trazon.
Media, si e katërta fuqi me hile,
Tashmë zgjatim i partisë pa “kontratë”,
Gazetaria është luks, jo më mision,
Debate për interes të partisë përnatë.
Media që s’pyet për të vërtetë,
Kujt i paguhet, i jep lavdi.
Gazetari ka frikë të jetë i drejtë,
Misionit të vet i bën tradhti.
Gazetari s’pyet më ç’ka ndodhur,
Po ç’flamur valvitet në zyrën përballë.
Analisti s’thotë çfarë është e dobishme,
Por veç për hesapet që partia ka hall.
Disa analistë, si paleta me ngjyra,
Sipas flamurit të partisë që i financon,
Mikrofona që bërtasin, ka dhe lëtyra,
Veç me sofizma të fryra ata i dëgjon.
Na mbeti fjala, si mburojë prej letrash,
Dhe ndërrimi, veç maskë për të njëjtët role.
Këtu s’ka rilindje, ka ringjallje shembjesh,
Në një tokë ku edhe dështimi ka protokolle.
Ngeli shpresa në thonjëza të mprehta,
Kredhur në fjalime me zë hipokrit,
Në një vend që s’duan hiç të vërteta,
Dhe jetojnë me gënjeshtra ditë për ditë.
Në këtë tokë ku loti s’ka më peshë,
Dhe dhimbja vishet me fjalë ceremonialë,
Turpi ka vdekur pa bërë asnjë shenjë,
Dhe heshtja u shpall virtyti kombëtar.
E quajmë paqe atë që na mban shtypur,
E quajmë “shpresë” çdo rreth që s’ka dalje.
Këtu gënjeshtra fle në ligj të vulosur,
Dhe pushteti e shtyp ëndrrën pa falje.
Premtimet fluturojnë, si balona në ajër,
Por në fund, gjithçka mbetet një shaka,
Opozita përherë për karrige dhe interesa,
Dhe në fund si gjithmonë veç populli e ha.
Shqiptarët ikin sepse Shqipëria ka humbur aftësinë t’iu ofrojë siguri minimale jetese. Pagat janë të ulëta krahasuar me koston e jetesës, çmimet rriten më shpejt sesa mundësitë, dhe tregu i punës shpesh funksionon me klientelizëm, ku meritokracia është përjashtim. Shërbimet publike, shëndetësia, arsimi, drejtësia – perceptohen të dobëta dhe jo të besueshme, gjë që i shtyn njerëzit të kërkojnë stabilitet diku tjetër. Paqëndrueshmëria ekonomike, mungesa e perspektivës profesionale, centralizimi i pushtetit dhe mungesa e institucioneve të forta krijojnë ndjesinë se e ardhmja nuk ndërtohet dot këtu. Në këtë klimë, emigrimi shihet jo si arratisje, por si e vetmja derë reale e mundësisë për një jetë normale.
ne Shqiperi egziston pasiguria vetem se nuk ka drejtesi, por ka korrupsion ne te gjitha nivelet qe nga qeveria e deri ne organet e padrejtesise. Mungesa e drejtesise sjelle gjithe keta katrahure. Pse nuk ishte ne diktature keshtu? Sepse te hante koken ai dhe te mbante nen hyqme, kurse tani banda, kriminele ne fushe, mal, drejtesi, qeveri, media e kudo? Anarshi
Po të ishte 80-90% e shqiptarëve poetë s’do ishte Shqipëria kështu, s’do diskutohej blerja e votës, krimi që vret sheshit sikur nuk ka shtet, korrupsioni, ekonomia informale etj. Nejse secili ka mendimin e vet edhe kur ia fut kot apo provokon. Mbase s’të pëlqejnë as poetët! Ç’rëndësi ka!
Problemi është si t’i bëjmë shqiptarët të kthehen në atdhe. Kthimi nga emigrimi, megjithatë, varet nga disa faktorë, të cilët mund të ndryshohen me politika të qarta dhe realiste.
Emigrantët kthehen aty ku ndihen të mbrojtur nga ligji, jo nga lidhjet personale. Forcimi i gjyqësorit, lufta reale kundër korrupsionit dhe një administratë publike funksionale janë elementë që do rrisnin besimin e qytetarëve për një jetë normale në Shqipëri.
Rritja e pagave, hapja e vendeve të punës cilësore, mbështetja për sipërmarrjen, si dhe trajtimi i problemeve si monopolizimi, informaliteti, mungesa e meritokracisë, janë parakushte që mund t’i shtyjnë të rinjtë të ndërtojnë jetën në vend.
Shumë të rinj ikin sepse ndjejnë se puna dhe talenti nuk shpërblehen. Vendosja e meritës si kriter real në administratë, universitete dhe sektorë profesionalë do të ishte sinjali më i fortë për rikthim.
Kthimi varet edhe nga elementë praktikë si: shëndetësia funksionale, arsimi cilësor, transport modern, siguria fizike dhe sociale. Kur shërbimet bazë rriten në cilësi, emigrimi bie natyrshëm.
Ka shumë rëndësi klima sociale dhe besimi te e ardhmja. Emigrantët nuk kthehen vetëm për paga — por për një vend ku ndihen të respektuar, të përfshirë dhe me një të ardhme të parashikueshme. Rigjetja e besimit dhe e ndjenjës së dinjitetit është po aq e rëndësishme sa reformat ekonomike.
Kthimi i shqiptarëve nuk kërkon vetëm fjalime shprese, por një përmirësim të prekshëm të realitetit — më shumë drejtësi, më pak korrupsion, më shumë mundësi, më shumë meritokraci dhe një shoqëri ku e ardhmja nuk shihet si rrugë pa krye. Kur këto kushte përmbushen, kthimi nuk do të kërkohet me thirrje, por do të ndodhë vetvetiu.
Keta qe ikin kane te drejten e perendise te provojne shansin. Tani, jo cdo gje eshte politike. Ne Tirane ka rifilluar nje kapitull I ri ndertimesh, shtrenjtesi e pa pare, po ku I gjejne punetoret per te bere ndertime? Ne rrethe lokomotiva ecen mbrapsht. Une them, mire keta qe ikin, po pse nuk po kthehen ata qe kane ikur ketu e 20-30 vjet? Ca kane dale ne pension, Te tjeret jane aty afer. Kjo eshte drame e vertete, I tremben vendit te tyre. Persa i perket te Majtes? E majta ne Kapitalizem eshte iluzion. Nuk ka me cfare te premtoje! Po premtoi vende pune dhe rroga te mira duhet te hape tendera dhe tu jape dyfishin e parave ketyre ndertuesve /pronareve qe keta te fusin njerez ne pune e tu rrisin rrogat. Dmth, zere se po bejme rruge me leket tona, por po I japim pronesine bejlereve te rinj qe fitojne projekte /truall dhe leje ndertimi nga shteti dhe bashkite. Dmth, kjo e majtet keshtu eshte “pertej te Majtes dhe Te djathtes”. Qeneri hesap I!
Nuk mund te relativizosh regjimin or mik, mundohu sa te duash. Jane faktet qe nuk te lene ta besh nje gje te tille.
Ja fakti: pas eksodit te vitit 1990, ky eshte largimi me i madh ne keto 35 vite; por edhe nje te trete, ate te vitit 1997.
Ne vitin 1990, u larguan nga ferri komunist.
Ne vitin 1997, u larguan nga ferri i bandave socialiste, qe sapo kishin marre pushtetin me dhune e gjak.
Ne vitet 2013-2025 nga narkoregjimi socialist.
Keto jane faktet. Te tjerat jane kot. Njeriu pyet, si ka mundesi qe shqiptaret largohen masivisht nga vendi i tyre, kur ne pushtet jane socialistet?!
Ose mund te pyesim edhe keshtu: si ka mundesi, qe ne qeverisjen e ketij Saliut qe e shajne kaq shume socialistet, 2005-2013, jo vetem qe emigracioni pesoi renien me te madhe, por pati edhe rikthime masive nga jashte?!
Keto jane fakte kokeforta; nuk mund t’u shmanget askush, sado te sperdridhet me fjale.
Thjeshte krahasoni emigrimin ne kohen kur ka qeverisur e djathta me ne krye Doktorin, me kohen kur qeverisin socialistet. Eshte shume e thjeshte. Jane shifra konkrete.
Eshte ky krahasim i thjeshte qe nxjerr zbuluar gjithe propaganden e socialisteve me hordhite e mercenareve te tyre mediatike, kunder Doktorit.
Shkruaj c’te duash, thuaj c’te duash, sillu nga te duash, bjeri anash, perreth, para e mbrapa, hidhu lart e plasu n’toke, kete fakt te thjeshte nuk e zhben dot; e kemi mu perballe; e shohim te gjithe.
Vetëm te gazeta tema e Mero Bazes dhe aktualisht te Dita ndodh që del ndonjë debil dhe ofendon si psh këtë më sipër “Poetin” dhe Thano (apo moderatori i tij) e nxjerr komentin me gjithë sharje apo tallje dhe pastaj ia çensuron pjesën sipër. Hajde gazetë hajde! Tallje bythe! O Thano nëse s’të duket normal komenti i ati ……. hiqja komplet se debil injorant provokator hesapi është dhe leshtë të rruan. Ça do me thënl që e lë sa për tallje e pastaj për sikur moderon????? Jeni gazetarë ju apo tallni leshtë me gazetën?
RRUGE TE TRETE NUK NJOHIM
URREJME JA DASHUROJME ME ZJARR
PUSHKEN NE GROPE TE ZJARRIT E MBAJME
NDAJ SHEKUJT PO NA TERHEQIN ZVARR
Problemi është se në këto 35 vite kryesisht janë shpopulluar njerëzit e thjeshtë. Ajo që e quajnë “kastë apo elitë” këtu ka qënë tërë kohës, kanë përfituar nga pushtetet (majtas apo djathtas) poste, favore apo edhe janë pasuruar. Mjafton të përmendim rastin e mediave shqiptare që kanë përfituar nga reklamat shtetërore apo para nga inceneratorët, apo kanë marrë prona publike. Ç’mund të bëjnë këto përveç propagandës dhe heshtjes? Media duhet të jetë misionare e së vërtetës normalisht. Kur edhe ajo dështon dhe kthehet në shpk interesi dhe megafon propagande, normalisht që ka mbaruar çdo shpresë se është një shtet dhe ekonomi e kapur. Dikur në kohën e Enverit poetët pushkatoheshin ose vareshin në litar. Sot maksimumi mund të bëjnë ndonjë koment tallës për të dekurajuar që mos të shkruash më e të vazhdojë tollovia e duartrokitësve. Sigurisht asgjë s’do arrijnë por bëjnë të tyren se injorantëve aq iu punon truri. Mos të harrojmë që edhe gazeta Dita dikur kishte (ndjesë pastë) poetin A.Duka që bënte propagandë për rilindjen (te këndi i vet) dhe “i binte” vetëm Saliut e PD nga mëngjezi në darkë. Nuk e di si fliste A.Thano në ato kohëra.
@Skypion te qaft jot’om! Sa bukur e dredh gjuhen mër mjeshtër!
Më 1992 njerëzit ikën nga ferri komunist apo se i futi Saliu bashkë me ate varrhumburin, Gramoz Pashkon, nje Terapi Shoku ku i lanë njerezit pa punë. E pastaj i futen nji privatizim ndermarrjesh, fermash e deri kampet e punetoreve dhe pioniereve. Hë mor Skypion ça do bojshin?!
Po më 1997 iken prej bandave apo se i la Saliu dhe Leka Meksi (ata te privatizimeve) jo vete pa një kacidhe në xhep por edhe pa shtepi me ato Firmat Piramidale?!
Te vijme tek 2013. Po monoplotet e Maneve, Gecërve, Kastrateve, Ulajve etj.etj.etj. qe s’te lejne hapesire as me shit fara luledielli kush i krijoi dhe i fuqizoi?
Jane bashke i Skype jane bashke. Kaq e veshtire eshte me u kuptu pas 35 vjetesh.
40% e kane kuptu dhe prandaj kane ik. TI do jesh tek ai 60% me te cilin do ta shtyjne edhe nja 35 vjet te tjera keta sa te privatizojne edhe minjtë e mureve.
Ikja si ALTERNATIVA me e mire …….perderisa ky vend eshte kthyer ne nje vend te padrejte per pjesen me te madhe te qytetareve te vet…….ku veshtire te gjesh vendin qe te takon ne pune e shoqeri……..ku aksesi shendetsor eshte privilegj i te pasurve………ku njeriu i ndershem eshte nen presion nga padrejtesia kur sheh qe komshiu vazhdon vjedh energjine elektrike, ujin……ku vjedhja eshte bere normale e askush nuk cuditet me… me kete gje….ku pronaret e vjeter nuk kane marre asnje meter toke nga ajo qe i takon ne nje kohe qe oligarkeve te qeverise iu falen hektare te tere madje dhe ne buze te detit…..e ku kane te mbaruar padrejtesite ne kete vend…………….
Zoti Thano ben mire qe ne nje shkrim per eksodin masiv te shqiptareve flet edhe per 21 janarin.
Tani, ne si komentues kemi nje pytje te thjeshte per zoterine: si ka mundesi, nje popull qe sipas jush paska bere protesten e 21 janarit ( megjithese ai ishte nje manifestim i dhunshem i Partise Socialiste me militantet e saj), te largohet masivisht, si kurre me pare, a me sakte njejte si ne vitin 1990, nga syte kembet menjehere sapo socialistet, keta per te cilet edhe protestuan ate dite te zeze, moren pushtetin?!
Tani kete pyetje jua shtroj edhe te gjithe atyre qe mundohen te gjejne shkaqe, deri edhe antropologjike, vetem e vetem, natyrisht, per t’iu shmangur arsyes se vertete.
Ose, si ka mundesi, qe ky popull, prapse sipas zoterise dhe shume te tjereve si ay, eshte kunder Sali Berishes, ne kohen kur ky ishte ne pushtet, 2005-2013, pati kuoten me te ulet te emigracionit ne keto 35 vite, madje pati shume edhe qe u kthyen nga emigracioni?!
Apo, si ka mundesi qe ky popull qe paska bere edhe 21 janarin, per te rrezuar Sali Berishen, te priste edhe 2 vite te tjera, 2011-2013, po me Berishen Kryeminister, qe te marre turravrapin sapo socialistet e tyre te dashur te vinin ne pushtet?!
Keto pyetje jane te llojit mbretlakuriqese; jane si ajo pyetja e atij femijes se vogel drejtuar mbretit lakuriq, qe te gjithe benin sikur e shihnin te veshur me rrobat me te bukura…
Ju vete e thate Thano, sistemi nuk ka ndermend te ndryshoje.
Demokracia eshte maske e gjetur per kapitalizmen. Ashtu si maska e bukur “socialiste” ne emrin e partise balliste te Edvinrames.
Demokracia kapitaliste eshte loje fjalesh. Jo vetem sistemi nuk e njeh Barazine e madje i kundervihet, por kapitalizma shqiptare anon akoma nga feudalizma, nga stadet fillestare te zhvillimit te ketij sistemi, shoqeruar me brutalitet e egersi te larte e kontradiktat te ashpra, Forcat shoqerore te pazhvilluara, mjetet e prodhimit te varfera. Arratisja popullore mbetet valvule (mashtruese) e tenxheres kapitaliste shqiptare te presionit. Ndaj Edvinballisti ia ofroi e inkurajoi popullates me gojen e vet, pjese perberese e ideologjise se tij (maskuar si joideologji) per kapitalizem, disi me te rregulluar ne vend, kundrejt Ekstremistit Sali Berisha nen politikat e e terrorizmit showeror e ekonomik e politik te te cilit
shpopullimet ndodhen si me valet e medha te viteve 1991, 1993, 1997, ashtu dhe me perndjekje politike, pushime nga puna, terrore elektorale, e krime shteterore te masakrimit te ekonomise e shtetit shqiptar.
Interesante sesi Berzh numuron shpopullimin vetem prej 1990es e jo me heret duke u kukdesur te shmangi arsyen reale te tij, ndyshimi ne sistemin politiko shoqeror.
E keqja kryesore eshte pikepyetja mbi vendin dhe brezat e ardhshem. Sa me shume gabojne te ashtuquajturit politikane, me shume perfiton hasmi. E ardhmja e aferme e Shqiperise rrezikon te jete Koloni e superfuqive (he per he perendimore). Ndersa ardhmeria e larget mbetet e panjohur per te mos thene me te dhimbshmen qe rrezikon te jete zhdukja si vend si shtet me shqiptaret shperndare neper bote a nen hyqem te hasmit.
Dhjerokracia kapitaliste mbolli vec percarje.
Dakord z. Thano që ka shumë mangësi e difekte që janë zë dotme e të mbartura.Berisha në 2013 la pas vehtes një mut të madh sa Taraboshi dhe sado të mundohemi ta pastrojmë është shumë e vështirë. Tani në vrnd që të japin edhe opozita ndihmen ectyre për tu futur në Be ku shteti ka bërë shumë hapa para del opzita dhe në kundershtim me çfarë thot Be thot që nuk janë të drejta vlerësimet tuaja pra nuk duhet të na pranoni.
Prandaj ne duhet bëjmë zero këtë opzitë dhe të ecim para. Nuk tregon mungesë demokracie kjo gjë sespse një opozitë e tillë nuk gjendet askund në botë. Çdo ditë vetem duan të shkelin me këmbë çdo arritje sado e vogël dhe këtë gjë pa fakte e ndonjë analizë sepse ata e quajnë vehten zot. Kanë fillu të shajnë pa pushim edhe eksponente të komunitetit europian. Ta lëmë prapa opziten e të mbështesim sa më shumë qeverinë.
Nuk bie ndesh me analizen tuaj kjo gjë z. Thano.
Shqiptaret gjithmon kane emigruar e jo me kot Shkrimtari i nderuarA.Z.Cajupi shkroi poezin Mergimi.Ne qytetin e Korces ka pasur nje lendine te loteve ku ndaheshin njerezit qe largoheshin nga vendi.Te tjera kohe e te tjera zhvillime.Sot largimet nga vendi behen per shume arsye.Pasiguria qe i afrohet cdo dite qytetarit.Mireqenia e ulet.Mungesa e nje shteti te te drejtes,e shume te tjera.Te gjithe flasin por,asnje nuk po jepe alternative zgjidhjeje. Pse?Ne1990-1991 shqiptaret u larguansepse bota kapitaliste u shpalos si parajse.Nje mase e madhe iku me mendimin e kthimit ,ashtu sic u kethyen.Shqiptaret iken ne 1997-n sepse humben cdo gje.Humben pasurit,humben parat e fituara ne kurbet dhe mbi te gjitha humben shpresen se vendi mund te behej sic e enderonin dhe kjo gje vazhdon.Por,jo gjithmon endrat dalin.Kur ne krye te vendit dolen njerzit te etur per pasuri dhe per kapitalet shisnin cdo gje dhe vete jeten.Vendi qe te ngrihet kerkon IDEALISTE,qe per fat te keq tek ne mungojne.
I dashur poet. Mos i merr si të vërteta ato që thua.p. Sh unë nuk mendoj si ti. Po kështu edhe shumë të tjerë. Opozita e barazon vehten me popullin gjë që nuk ekziston. Opozita mbështet nga ai popull në foltoren para kryeministrisë. E vërtetë që ka opozitar në një nr. Të madh por jo siç thot opzita: e di gjithë populli këtë. Edhe ju po ashtu e bëtë zi shqipërinë që nuk është e vertetë.Be po na thotë që keni ecur mirë apo duhet dëgjuar vetem budallai Saluk si i mbipushtetshëm.
Ta ndihmojmë vehten të bashkohemi me europen e mos dëgjojmë budallain që na la dhjetra vite pas.
Kur thot Be që po ecni mirë besoje poet se nuk kemi askund burime më të sakra.
Përshëndetje
ehaaa, te gjithe opinionistet e analistet e gazetaret vetem me nje kah i bien daulles. Klasa politike, klasa politike. ajo eshte fajtore per te gjitha, ajo eshte e keqja e ketij kombi. po dale mo, kjo klase politike, nga doli? mbiu vete nga toka apo ra nga qielli? po mire mo, nuk eshte pjelle e ketij populli kjo klase politike? po tallemi apo cfare? po pse mo, po te iki edi, sala, likja, bela, bruta, mona, muli, baci, kaci, naci, nuk do vijne te tjere filiza te ketij populli qe do bejne te njejtat qyfyre? a duam ti shohim gjerat sic jane apo jo? sa shembuj popujsh ke qe i kane gjerat me zi se ne, e kur vjen puna nuk ikin ne kete shkalle qe ikim ne. po ik mo ca analizash 2 lekshe beni, te njejtin shkrim keni 35 vjet qe i nderroni emrat e i nderroni vendet paragrafefe edhe e ribotoni po njesoj. zaten, edhe kjo klase analistesh, opinionistesh e gazetaresh, nga ky milet ka dale, nuk eshte as se mbiu e as se ra nga qielli. dhe mqse ky milet nuk e ka me qejf te shohe mangesite e veta, po vetem te jete krenar qe eshte shqiptar, do vazhdoje te drejtoje gishtin, e te caje ferren, sic ka bere perhere. keshtu do vazhdoje edhe klasa polike e ajo gazetareske te vijne verdalle te njejtave fjali e diskutime si keto 35 vjetet e fundit.
Sipas teje more komentusi albi te rrim n vend e as mos bejme gek se populli e paska fajin.
Ik ore budalla
Populli udhehiqet nga elitat
Kur jane legena ata legenoset dhe populli
Si ore nuk paska njerez t mire e qekan te gjith njesoj???
Si keta qe vrasin e vjedhin?
Edhe shkrimi po ta thot more derdimen. Ata qe nuk jan as si Saliu as si Rilindhjeri IKIN
ATA JANE NDRYSHE O LEGEN QE DO PERJETESIN E ZHULIT NE PUSHTET
Z.Gac Gjondrekaj!
Po qe për BE, ajo mund të flssë edhe broçkulla sipas interesit. Plus do dalluar qëndrimi i BE nga eksponentë të veçantë të saj. Në kohën pas 21 janarit ambasadori i USA këtu Arvizu e quajti Berishën burrë shteti. Apo jo? Hilari Klinton e quajti demokraci në veprim demokraturën tonë, merrni shembull nga Shqipëria thoshte, ndërkohë që Berisha kishte ngritur autokraci familjare.
Partia Socialiste me ose pa Ramen ka qenë dikur, është sot e do të mbetet alternativa më e mirë për njerzit në Shqipëri. Cecenet e Saliut kanë qenë e akoma janë fatkeqësi kombëtare. Ardhja e tyre në pushtet ka qenë aksidentale e prania e tyre në politikë në opozitë ka qenë njësoj e dëmshme sikur ne pushtet. Sa të jenë cecenet e mendësia Saliste kurre nuk kanë per te ardhur me ne pushtet as ato që gjasme në media shiten si opozita e re ( dokkra per budallenjtë) . Flasim pasi të kthej patkojte nga dielli Saliu edhe për këto. Sa për protestat nuk e kuptoj ku jetoni? Në këtë vend nuk e ngre dot zërin me komshiun që të hedh plehrat tek dera, me alabakun që të shtyp me makinë apo të zë rrugën e ju doni protesta?? Sa per Ramen, suksesi i tij nisi me pastrimin e Lanes e sot pas 20 vjetësh ai akoma vazhdon ushqehet me atë imazh. Imazhin e njeriut që do rregullin, pastërtinë, shtetin! Shqipëria sot me Ramen në pushtet 13 vjet nuk është një vend i pastër, i rregullt e vetëm shtet nuk sheh rrugve. Njerzit kanë nevojë e duan sot me shume se dje Ramen(apo ke për te) me sëpatë në dorë që tentonte të vendoste rregull e jo këtë megaloman që krifet si gjeli majë plehut. Prandaj njerzit kanë ikur e ikin. Sa për PS ajo është kthyer në një shëmti e parti e njëshit, faktikisht nuk është më parti por një grup matrapazesh pa dinjitet. Me ikjen e Rames një ditë do përfundoj si PD-ja e Saliut. Rama i trajton socialistët sikur të ishin të gjithë idiot të dobishëm të tij, drejtuesit janë bërë të gjithë Spiropali, kush e kush ti lepihet me shume e me bukur Rames. I mori të gjithë për hundesh edhe i bëri të përsërisin justifikimet e tij idiote për masakrën e 21 Janarit, I vendosi në resht të nderonin bashkëpunëtoret e tradhtaret e Shqipërisë e si përfundim i bëri edhe fashist me marrëveshjen fashiste Meloni-Rama. Varja.. se nuk kam më nerva
Ndjej kënaqësi kur lexoj A.THANON,Duke i bër ANATOMINË POLITIQËNVE tanë në këto 35 vite,POR MË VJEN TË QAJ kur lexoj ANONIMËT SI Skyrpjon që ja fut si KAU PELËS:
-Shqipëtarët në 90-98 ikën nga Rama që nuk ishte në Shqipëri,Apo nga Saliu me grushte-Shteti,Shkatërrimin e mbi 500 nd/jeve e institucioneve Socialiste prodhuese..? Ku do punonin njërzit në VIÇIDOL.?
-Ligjin 24/1,1992 për shpërbërjen e Administratës 100 % e votoi Rama..Apo SALISËRBI.?
-Firmat piramidale mbi 3 mil.$ kush i simuloi.? A u lan Shqipëtarët pa brek në tajare.?
-Kush i vodhi zgjedhjet 1996 dhe gjakosi opozitën dhe 70 % të popullit.NOCI.?
-Kush i përdhosi të PËRNDJEKURIT POLITIKË DHE PRONARËT E LIGJSHËM,SI DY KONTIGJENTE TË PD..A PËRBËJNË KËTO..20 % TË VOTAVE.?
-Kur PS fiton 83 mandate dhe PD 42(8 partit e tjera) kan ikur të PS APO TË PD NË MIGRIM.?
-Kur PD me Saliun nuk ka shpresë për në Pushtet,kush ikën.?
-Pse të mos themi se PS i ka në punë në gjitha administratat në qendër dhe bashki..të punësuar..kush ka ikur dhe do të iki.?
-Mua që më burgosi Salizmi 1996 për të më vjedhur votat dhe u largova në Greqi nga frika e kujt.?
-Saliu më la 2013 me pesion 20.000,ndërsa Rama tanimë 50.000..kë duhet të votoi unë .?
-Saliu non grata për korrupsion etj,nga Amerika,nuk e do as SHBA+BE..kush po i sulmon Amerikën & BE.?
-PA AMERIKË E BE..MUND TË ZGJIDHET KM NË SHQIPËRI.?
-Kush e përçau PD-në,LULI,SALIU APO RAMA.?
-Ka fai Rama që do qeverisë deri 2950 nëse nuk ikën Saliu.?
-31 të vrarët në Gërdec dhe 21 janar kush i shkaktoi.?
-Kush e nxori në Pritë Azemin 1998 si kongurent në PD..?
-Po Sokol Olldashin kush e hoqi qafe për birin politikë Lulin.?
-Kush e Arrestoi dhe do e vriste F.Nanon .?
-Kur të vdesi nga zoti USALIU do varroset në VIÇIDOL.?
-Po kockat e Enverit kush I nxori nga varri..?
-Po votat e Edit 2011 për bashkinë e Tiranës kush I vodhi NOC RROKU.?
– A duhet të ishte në burg me jetë USALIU TË SHPËTONTE PD,OPOZITA,SHQIPËRIA,KOSOVA..?
-A është SPIUN SB NGA 1967 I SHISH DHE NGA 70-80 I UDB(me gruan Sërbe),ASFALISË..që i shiti detin dhe me mik Terroristin FREDI BELERI.?
-SI KËRKON KOLLTUK PËRSËRI KY HAJDUT ?
■ 101 marrzit ebtjera të Non Gratës do i shkruajmë në vijimsi.
-FLM DITA,THANO
E megjithate, perseri e shtroj pyetjen, me shprese se mund te gjeje ndonje qoshe ne rradaken bosh te idioteve: pse shqiptaret braktisin Shqiperine masivisht, perhere kur ne pushtet jane, ose komunistet ose socialistet?!
Edhe pergjigjen po ua jap te gatshme, sepse nuk ka tjeter:
– Sepse, ne vitin 1990 iken nga ferri i diktatures me gjakatare te ish-lindjes komuniste, apo Korese se Veriut te Europes, qe i kishte mbyllur ne nje burg gjigand.
– Sepse, ne vitin 1997 iken nga ferri i bandave te armatosura socialiste, qe risollen kriminelet ish-komuniste ne pushtet, njejte si ne vitin 1945, me gryken e pushkes, dhe dhune dhe gjak,
– Sepse, ne vitet 2013-2025 iken nga Narkoregjimi i socialisteve.
Pyetja tjeter: ne cilen periudhe kohore, pergjate ketyre 35 viteve tranzicion, nuk pati emigrim masiv te shqiptareve, perkundrazi pati kthime nga emigracioni?
Pergjigja: ne vitet 2005-2013, kur ne pushtet ishte e djathta, kur Kryeminister ishte Doktor Berisha.
Por, pse kur eshte Berisha ne pushtet, shqiptaret rrine, madhe edhe kthehen nga jashte, dhe kur eshte Rama ikin nga syte kembet?!
Po e le keshtu, vetem me kete pyetje.
“anti25642654censurë!” Robqim dhe pederast Laveri ku je ?
Kam mbi 10 tema qe te kerkoj…..
Dil nga vrima e hales ku rrin, se Emanuel Papa. do me ta shkerdhy fisin, pidhgjizen me gonorre qe te ka bo dhe cfar te ma pragu i shpise…..
Kom me shume se 10 komente qe te kerkoj dhe sfidoj……
Dil ne shesh se do ta shkep ate kafken pallapete robqir…..
Përgëzime autorit.
Argumente dhe arsyetime te qënësishme dhe te mbeshtetura ne realitet. Z.Thano i ka qëmtuar me kujdes dhe profesionalizem gazetaresk dhe i ka renditur ne artikull. Te cilin nga ana ime vetjake e mbeshtes plotesisht!
Jam nje prind qe femijet i kam ne shkolle ne Europe. Pse? Sepse femijet rrjedhin nga nje familje ku i eshte mesuar pergjate rritjes se VLERA ka rendesi. Por ndersa rritja zgjat 15-20 vjet, realiteti tanishem shqiptar e ka zhveresuar VLEREN. E gjen kete ne shume artikuj te z.Thano, te pershkruar ne argumenta direkte apo dhe te terthorta, apo si mendim rrjedhojë.
Nuk po zgjatem, por po e mbyll me nje pyetje pa pergjigje.
Sikur Mira Murati te ishte ne Shqiperi, a do e kishte mundesine te jepte ate potencial qe ajo dha jashte? Edhe sikur gjysma e rezultatit do ishte Ok.
Pergjegjen hamendesojeni vete. Pastaj pershtateni tek femijet dhe personat qe po ikin jashte Shqiperie.
Sa per “Elefantin ne dhome”; EdiRama eshte kapur pas futjes ne Europe si shansi i vetem i tij per te lene emrin ne kujtesen e Shqiptareve. Perndryshe bastin e luan me nje humbje te thelle. Dhe te padiskutueshme.
mir mer babe ti o Tironci jon dhe rob i nershem…
Per kte robqirin “anti25642654censurë” nuk di noi sen?
Gerrmo noi i cik po pate munsi se per hater te atyne qe kom ne Spitalle, pa ja shkep kafken nuik gjej qetsi baba… !
Respekte o Tironso! Robt mu pidh ku i paste ky rq “anti25642654censurë” qe bo si garip interneti .
Kom 48 ore qe e kerkoj per mish lepri kte pillrobshin ,“anti25642654censurë!” – ilaqim po e gjeta…….. (dhe do ta gjej se s’bon) do boj feste gjihe gazeta! Respekte mer babe ene ruje i cik at’dynjollik se po na prishin robqima trans si puna e ktij “anti25642654censurë” qe as emer, din e imon nuk kon… !
Ka disa arsye për këtë dëshpërim popullor. E para është shkatërrimi total i shtetit kur u vendos e ashtuquajtura demokraci. Se ata që e vendosën nuk e dinin çfarë ishte demokracia. ose e dinin ashtu siç ua kishte treguar mësuesi i tyre, Enver Hoxha. Pra si vjedhje, grabitje, shkatêrrim etj etj. Dhe komunistêt tip Sali Berisha shkatêrruan gjithçka, sipas parrullës së Leninit : “Nga gërmadhat do ngrejmë botën e re”! Por ata nuk e dinin se demokraci nuk do të thotê vjedhje, imoralitet, shkatërrim etj, por diktaturê e ligjit. Këtë nuk e dinin dhe as donin ta dinin. Ideali i tyre tani ishte paraja. Jo më kot fola për demokracinë dhe jo për kapitalizmin. Se kapitalizmi pa demokraci është xhungêl. U vendos kapitalizmi i egër dhe u shkel me këmbë demokracia – diktatura e ligjit. U shkatërrua ligji dhe maliqi. Të gjithë u dhanë pas parasë. Këtu e kanë burimin edhe krimet e pasosura në vend, edhe krimet e shqiptarëve kudo nëpër botë. “Do varfërojmë shtetin, do pasurojmë njerëzit” – uluriti në vitin 1992 maloku nga Viçi doli. Dhe të gjithë iu sulën grabitjes së shtetit. Popujt dallohen nga aftësia e tyre për shtetbërje. Ne për shtet-shkatërrim. Vetëm dy veta arritën të bëjnë shtet në Shqipëri: Zogu dhe Enveri. Rama nuk di dhe as do të bëjë shtet. Ai i lë të gjithë të livadhisin. Ndryshe sot është bërë bishti më i rëndë se sqepari. Edhe një Altin Dumani tallet me qeverinë. Se ai ka praktikisht më shumë pushtet edhe se qeveria. megjithëse për të nuk ka votuar asnjë njeri. Si mund të jetosh sot në Shqipërinë e biznesmenëve kriminelë, tregtarë drogash apo vrasës me pagesë?! Si mund ta çosh gruan apo vajzën të punojë në ndërmarrjet e tyre?! Llumi ka dalë sipër dhe duhet kohë që të pastrohet. Sepse pati një thyerrje. Në Europë u kalua nga feudalizmi në kapitalizêm pa u shkatërruar shteti. U ndërrua butësisht sistemi. Në Shqipëri u shkatërrua shteti, ekonomia, ligji, rendi, arsimi, kultura, shkenca… gjithçka. Rama mburret me Melonin se nuk ështê socialist i mirë! Shqiptarëve për më shumë si popull u mungon edhe qytetërimi. Egoizmi i sundon. Askush nuk mendon as për Atdhe, as për shoqëri. Se mbijetesa është përparësore për popullin e thjeshtë. Ndërsa për grabitqarët bërja e parave. Shqiptarët që ikin duan rend, duan drejtësi, duan njerzillik, duan mirëqënie dhe shtet social, duan siguri ushqimore dhe mjekësore etj etj. Sa nga këto kritere plotësohen sot në Shqipëri?! jeta është e shkurtër dhe koha nuk pret. Duhet të mendosh edhe për bukën e gojës sot dhe të ardhmen e fëmijëve nesër. Shqipëria sillet rrotull si kali në lëmë dhe nuk po del dot nga bataku. I duhet një Ataturk ose një udhëheqës tjetër i fortë që t’i vëjë gjërat në vendin e duhur. Të fusë në burg gjykatësin që liron kriminelin. Mjekun që kërkon para që të bëjê punën. Nëpunësin që e shikon halleqarin nga xhepat etj etj. Sikur gjithçka e mirë të fillojë sot do duhen 40 vjet që gjërat të qetësohen dhe përmirësohen. mendoni tani sikur çeta e Berishës të rivijë përsëri në pushtet. Do të duhen atëhere edhe 100 vjet të tjera! Deri atëhere shqiptarët do të vazhdojnë të largohen. Bërja e vendit është një operacion kompleks. Fillon nga koka dhe mbaron te bishti. Por kur koka nuk është në rregull, nuk ka çfarë pret nga bishti.
Super shkrim. Ndoshta sepse me prek se afërmi. ❤️
Në Francë, ministri i Buxhetit, Jerome Cahuzac dha dorëheqjen sapo nisi hetim ndaj tij për fshehje të të ardhurave, ndërsa në Suedi, Maria Borelius dha dorëheqjen për shpenzime të vogla familjare, që u konsideruan të papranueshme.
Në Britani të Madhe, deputetë dhe ministra u hetuan e dënuan për shpenzime minimale, , sanduiçe, kafe ose qese plehrash, kurse në Bullgari, një zëvendësministre dha dorëheqjen për një biletë avioni të shtrenjtë.
Në Shqipëri Balluku nuk jep dorëheqjen kurse Rama e mbron se me shimë gjasë i kanë bërë aferat bashkë. Kjo ëshyë tamam siç thotë Poeti, Republika e korrupsionit dhe paligjshmërisë.
Pse ikin shqiptarët? Pyesni Z.Thano sa komente ka çensuruar te kjo temë sot, dhe pse? Dhe e kuptoni që në Shqipëri çdo gjë është propagandë sipas qejfit dhe interesit, ska parime, ska meritokraci.
PSE JANË SHPOPULLUAR SHQIPTARËT?
DJALI: O ba, a ma shpjegon thjeshtë pse janë shpopulluar shqiptarët? Po të dëgjosh mediat, ca thonë si përherë e ka fajin Saliu, ca thonë që e ka fajin qeveria e korruptuar e Ramës, e ca të tjera që fajin e ka ghithë klasa politike, majtas e djathtas.
BABAI: Shiko, mënyra si funksionon politika, media dhe drejtësia ka shumë ndikim në jetën e njerëzve. Ndarja dhe pavarësia e pushteteve garanton demokracinë. Sigurisht peshku qelbet nga koka, dhe koka është politika. Politika në 35 vite ka qënë dhe është e korruptuar, klienteliste, nepotike, dge nuk ka meritokraci, e ku në qëndër nuk është qytetari por oligarku. Drejtësinë deri para krijimit të Spakut e kishin në kontroll , e kishin “tredhur”. Po të ngrinin kokë etiketoheshin si lavire. Mjafton të marrim si shembull Berishën që nuk ka shkuar mirë me asnjë kryeprokuror. Tani që Spaku ka avancuar me hetime dhe akuza, politikanëve iu ka hyrë frika dhe e quajnë drejtësinë organizatë kriminale. Rama nga frika nuk shkarkon Ballukun. Presidenti është thjesht një kukull që firmos çdo “budallëk” që i çon qeveria e Ramës. Gjykata kushtetuese thonë që ka rreth 90% të vendimeve të saj (ose më shumë) pro qeverisë. Sa për median mjafton të kujtojmë shembullin e News24. Pra, për sa kohë Rama hante e pinte me Irfanin, çdo ghë ishte në rregull. Dhe te gazeta Panorana në ato kohë shifje zëre përditë lajme në faqe të parë për rritje pensionesh e shpëndarje tapish, pra propagandë. Kur nuk u bind më Irfani se ndosha u prishën intetesat e përbashkëta, Rama i çoi ruspat se medemek kishte bërë ndërtim pa leje te rezorti. Së fundmi i dëboi edhe nga godina shtetërore news24. Në kohën e Enverit mediat ishin totalisht nën kontroll, kurse tani pushteti tenton t’i joshë, t’i blejë me favore, e po s’iu binde me propagandë të shkatërron biznesin. Pra, nga politika, është e njëjta logjikë totalitare por e bërë ndryshe në kohë demokracie hibride me mjete të tjera se tashmë ka hyrë paraja në mes dhe ekziston kapitalizmi. Supozo sikur Enveri atëherë të mbante diktaturën por të hapte kufijtë që kush të donte të ikte lirisht. Sa shqiptarë do ishin larguar?
Aty eshte Resorti Fanes,me Uzurpator se kurre.Pishina mashallah,Lokali me rrotonda deri ne uje,Qr te kalosh nga Golemi ne Qerret o duhet te zhytesh me not,ose duhet ti lutesh katundarit securite te ngreje Traun e Doganes.
Asgje eshte prishur,.Luakne topa luftash,se SORRA SORRES S`JA NXJERR SYTE.