Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër, shpërthen vullkani në Islandë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër, shpërthen vullkani në Islandë
BoteLajmi i fundit

Për herë të dytë brenda një kohë të shkurtër, shpërthen vullkani në Islandë

Published: January 14, 2024
Shpërndaje

Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës për herë të dytë brenda më pak se një muaji, duke lëshuar llavë në drejtim të një vendbanimi të afërt.

Shpërthimi, pak para orës 8:00 të mëngjesit të dielën, ndodhi pas një sërë tërmetesh në afërsi të qytetit Grindavik, njoftoi Zyra Meteorologjike e Islandës.

Banorët e këtij vendi u evakuuan gjatë natës, raportoi televizioni islandez RUV.

- Publicitet -

“Llava po rrjedh disa qindra metra në veri të vendit, pra 400 deri në 500 metra”, tha Kristin Jonsdottir nga Zyra Meteorologjike e Islandës për televizionin RUV.

“Llava po rrjedh drejt Grindvikut”, shtoi ai.

Banorët e Grindvikut ishin evakuuar nga shtëpitë e tyre edhe në nëntorin e kaluar dhe nuk ishin kthyer në qytet për gjashtë javë, pas një sërë tërmetesh dhe shpërthimit të një vullkani si pasojë.

Ata u kthyen më 22 dhjetor.

Qyteti me 3.800 banorë afër aeroportit kryesor të Islandës u evakuua më 10 nëntor kur një sërë tërmetesh shkaktuan çarje të tokës mes Grindavikut dhe Sylingarfellit, një qytet i vogël bjeshkor në veri.

Prej atëherë janë ndërtuar mure mbrojtëse përreth vullkanit me shpresën e devijimit të magmës larg vendbanimit. Por, muret e ndërtuara në veri të Grindavikut janë rrëzuar dhe lava po lëviz në drejtim të qytetit, tha zyra meteorologjike.

Në Islandë ndodh shpërthimi i një vullkani çdo katër-pesë vjet mesatarisht. Më 2010 ndodhi shpërthimi i vullkanit Eyjafjallajokull, më i madhi në vitet e fundit, duke lëshuar re të mëdha hiri në atmosferë, gjë që shkaktoi mbylljen e hapësirave ajrore nëpër Evropë.

REL

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sipas filozofes së njohur, kur shoqëria juaj është e dënuar dhe ju pretendoni se jeni të lirë?
  • Protesta në Tiranë, media amerikane: Presioni ndaj kryeministrit shtohet
  • Kush do ta sfidojë Trumpizmin në 2028?
  • Imami shqiptar në Zvicër shkarkohet pas zbulimit të deklaratave homofobe dhe lidhjeve me Hamasin
  • Biznesmeni me kompani me humbje pagoi 1.7 milionë dollarë për lobim në SHBA, përmes firmës që punoi për Ramën

Komentet e Fundit

  1. Detari on Policia shoqëron gazetarin holandez, aktivistes që i filmoi i hedhin spraj në sy
  2. Gjergj on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  3. blendi ...ziu on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  4. ANA on Një kallëzim për të cilin SPAK regjistron procedimin penal, por a do kalojë hetimi te Rama dhe emrat e zyrtarëve të lartë?
  5. Detari on Detaje nga dosja “Çopja-Çela”, SPAK çon për gjykim një nga organizatat më të fuqishme të trafikimit ndërkombëtar të drogës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?