Strukturat mjekësore publike të të gjitha niveleve bëjnë me dije se janë me qindra vendet e lira të punës për profesionistë të shkencave mjekësore teknike, kryesisht në profilet infermieri, mami, dhe laborantë në të gjithë vendin. Pas vlerësimit të bërë për çdo qendër shëndetësore, poliklinikë, apo spital rajonal dhe terciar, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor ka detajuar nevojat për punësime në këto struktura. Në vijim të shkrimit do të gjeni të plotë vendet vakante për qendrat shëndetësore dhe strukturat spitalore që mbulon Rajoni i Tiranës, Vlorës, Shkodrës dhe Elbasanit.
Referuar të dhënave të bëra publike, në të gjitha strukturat mjekësore që mbulon Rajoni i Tiranës raportohen 105 vende të lira, pjesa dërrmuese e të cilave janë për punësimin e infermierëve në qendrat shëndetësore. Për shërbimet e nevojshme të strukturave të Rajonit të Elbasanit raportohen 109 hapësira të lira punësimi. Ndërsa në qendrat shëndetësore dhe spitalet e zonave që mbulon Rajoni i Vlorës janë 110 vende vakante, si dhe në Shkodër 105 vende të lira për punësimet e reja në radhët e këtyre profesionistëve të shëndetit.
Sikundër ka ndodhur edhe gjatë punësimeve të realizuara më herët, pjesa dërrmuese e të punësuarve që do të përzgjidhen nëpërmjet portalit “Infermier për Shqipërinë” do të mund të sigurojnë një kontratë definitive pune, ndërsa një pjesë tjetër, që po ashtu është e konsiderueshme do të punësohet provizorisht, sipas nevojave të shpallura për staf mjekësor nga strukturat publike shëndetësore të secilit rajon. Lidhur me punësimet provizore, ekspertët e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor bëjnë me dije se pas përfundimit të periudhës së punësimit si zëvendësues në profilet përkatëse të shkencave mjekësore teknike, ai kalon në listën e pritjes duke u renditur në përputhje me pikët totale që ka siguruar nga fazat e konkurrimit nëpërmjet portalit.
Prej afro katër vitesh, punësimet e reja të profesionistëve të shkencave mjekësore teknike, por edhe të mjekëve në spitale, poliklinika e qendra shëndetësore po bëhen vetëm nëpërmjet konkurrimeve që zhvillohen në portalin online “Infermierë për Shqipërinë”, ku të gjithë të pajisurit me lejen e ushtrimit të profesionit në këto profile mund të konkurrojnë në dy fazat e përcaktuara (aplikimi me dosje dhe faza e dytë që është testimi i informatizuar që zhvillohet në Qendrën e Shërbimeve të Arsimit). Çdo kandidat që bëhet pjesë e portalit vlerësohet me pikë për secilën fazë konkurrimi. Sipas skemës së përcaktuar në fazën e parë të aplikimit me dosje kandidati vlerësohet rreth arsimimit të kryer, përvojës dhe trajnimeve të lidhura me fushën. Për fazën e parë të aplikimit sigurohen deri në 30 pikë. Ndërsa në fazën e dytë që është “Testimi i informatizuar”, marrin pjesë vetëm kandidatët që kanë kaluar me sukses fazën e parë të vlerësimit me dosje, dhe nëpërmjet testimit çdo kandidat mund të sigurojë deri në 70 pikë. Testi përbëhet nga dy pjesë: Pjesa e parë përmban pyetje rreth akteve ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor dhe profesionin e infermierit në Republikën e Shqipërisë dhe çështje që lidhen me etikën dhe komunikimin profesional në infermieri, si dhe pjesa e dytë që përmban pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe në specialitete.
Tabelat
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Tiranës
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Vlorës
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Shkodrës
Vendet e lira në spitalet, poliklinikat dhe qendrat shëndetësore për Rajonin e Elbasanit

ASNJE VAKSINE! Shikoni Béchamp etj.
http://www.peertube.it
big-lies.org
Cdo vend pune eshte I lire por qe ta fitosh duhet te paguash ose te kollitesh nje here mire por fort ama qe ta degjoje edhe ai qe do marri leket .