Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kulti i gjarpërit tek shqiptarët dhe legjenda e Melusinës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Kulti i gjarpërit tek shqiptarët dhe legjenda e Melusinës
KultureLajmi i fundit

Kulti i gjarpërit tek shqiptarët dhe legjenda e Melusinës

Published: February 8, 2024
Shpërndaje

Një nga përrallat më të famshme dhe më të vjetra që qarkullon në popuj të ndryshëm të Europës është ajo e fatës Melusina. Subjekti i kësaj gojëdhëne të vjetër dhe të habitshme është më i vjetër se viti 963.

Akademiku i ndjerë Moikom Zeqo e ka studiuar gjatë figurën e Melusinës dhe ka lënë shumë shënime për këtë legjendë në arkivën e tij në gazetën DITA, ku Moikomi kishte rubrikën e tij të përditshme deri në fund të jetës.

“Në të gjitha librat për Melusinën nuk mohohet përkatësia e saj, e origjinës me një baba, që ka qenë mbret shqiptar. Në të gjithë librat që unë kam lexuar për fabulën e Melusinës thuhet se ajo ka origjinë shqiptare. Në librin e Severin Batfroi theksohet edhe karakteri i dyzuar, hibrid i Melusinës, gjysëmnjeri dhe gjysëm gjarpër” – shkruan Moikomi.

- Publicitet -

Janë bërë përpjekje për të shpjeguar etimologjinë e emrit Melusina. Disa e shpjegojnë atë nga përbërja e dy fjalëve mere, nënë dhe lux – luxis, d.m.th. dritë. Ka dhe një shpjegim tjetër etimologjik që e shpjegon emrin Melusina nga “mere Lousine”, d.m.th. Nëna Lucinë – Ulkonjë. Ky shpjegim është në kundërshtim me figurën e totemit që është gjarpri dhe jo ujku.

Bëhet pyetja: Pse Melusina quhet në shumë botime me origjinë nga Shqipëria? Mos vallë kronikat mesjetare gabojnë dhe mashtrojnë?

“Përkundrazi, – shkruan Moikomi, – ka një bazë mitologjike të jashtëzakonshme për ta shpjeguar mitin e Melusinës. Pikërisht në trojet iliro-shqiptare të Ulqinit ka ekzistuar miti i Medeas, magjistares nga Kolkida. Dihet që ajo vdiq dhe u varros afër Butrintit.

Medea është magjistarja që therri fëmijët, vetëm e vetëm se burri i saj e shkeli betimin. Dalim kështu tek miti i besës së dhënë. Ky mit zotëron tërë folklorin shqiptar. Fjala e dhënë është strukturë e folklorit shqiptar dhe konkretisht e shumë legjendave dhe përgjithësisht e mentalitetit popullor.

Moikomi sugjeron se do të ish mirë që ne shqiptarët ta bënim të njohur këtë mit dhe të bënim kërkime të ngjajshme për gjenezën dhe shtegëtimit e mitit. Do të ishte e domosdoshme që edhe të përkthenim diçka nga larmia e madhe e romaneve në vargje, poemave kalorsiake dhe baladave të pafundme për Melusinën.

“Studimet kanë treguar se ky mit gjallon edhe te skllavët të cilët me sa duket e kanë marrë te ilirët. Fjala vjen te populli çek Melusina quhet Milusha dhe është Hyjnesha Mbretërore e Shirave dhe e Shtrëngatave” – shkruan akademiku dhe shton diçka interesante për kultin e gjarpërit tek ilirët.

Sipas ilirologut të madh të ditëve tona, Aleksandër Stipçeviç, kulti i gjarpërit si kafshë ktonike është kult kryesor i ilirëve. Në pafkën prej argjendi në relief të gjetur në një nga varret monumentalë në Pelion të Selcës së Poshtme është rafiguruar edhe mbreti i Tebës Kadmi, i cili shtegtoi tek fisi ilir i enkelejve, u bë mbreti i tyre dhe lindi djalin me emrin ilir, që u bë emri eponin i krejt kombit ilir.

Kadmi mbas vdekjes u transformua së bashku me të shoqen e tij Harmoninë në dy gjarpërinj hyjnorë.

Kulti i gjarpërit është parë edhe tek vetë emri i Ilirit, që sipas dijetarëve filologë ruan një trajtë të vjetër të një rrënje të gjuhës sanskrishte, që do të thotë me u mbështjellë, me u rrotullue, që janë lëvizjet tipike të gjarpërit. Tek populli i madh i hititëve të Lindjes ka ekzistuar një hyjni gjarpër, që është quajtur Illurianka.

Kultin e gjarpërit e kanë hetuar dhe e kanë vlerësuar dijetarë të tillë si Jul Pokorni dhe Pal Kretçmer.

Figura e gjapërit ndodhet në shumë monumente antike dhe mesjetare në Shqipëri, madje edhe në dyshemetë e kishave krishtere të mesjetës së hershme, tek gurrët e varreve në Malësinë e Veriut si dhe tek ornamentet e skalitura të portave të kullave në Mirditë dhe në Dukagjin. Për kultin e gjarpërit tek shqiptarët ka folur dhe mis Durhami. Në baladat popullore shqiptare, vajza e bukur portretizohet si një gjarpërushe e shkathët apo si një nepërkë e shkruar.

Të gjithë këto elementë kaq të gjallë në Shqipëri mund të shpjegojnë pse gjeneza e mitit të Melusinës nuk harrohet të thuhet në të gjitha tekstet, është shqiptare”.

Dita

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja si metaforë e zgjimit qytetar
  • “Mos ma prek Nartën”, qindra protestues me pankarta në Zvërnec
  • Mazniku në Berat: Komisioni do të marrë në konsideratë veçoritë e çdo zone, identiteti nuk humbet nga bashkëpunimi
  • UNESCO shpall Liqenin e Shkodrës Rezervë të Re të Biosferës Botërore
  • Rama nxjerr fotot nga ishulli në Katar i zhvilluar nga bashkëinvestitorët e “Zvërnecit”

Komentet e Fundit

  1. Ppsh on Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  2. Berati on Rezulton me 1.2 milionë metra në zonën e mbrojtur, biznesmeni i lidhur me Zvërnecin fiton koncesionin Milot-Balldren
  3. habili on Fundi i “vetmisë në majë”: Kur revolta nuk ka fytyrën e Berishës, por plagët e një Shqipërie të vjedhur
  4. Ethem Lalaj on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës
  5. Qerratai on “Pse na zhgënjeve ne që të besuam?”, Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?