Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur
AnalizaKosovëopinion

Çfarë nuk i lejohet një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur

Published: June 26, 2022
Shpërndaje

 

Nga Viktor Malaj

Botuar në DITA

- Publicitet -

Pas më shumë se dy dekada nga lufta në Kosovë dhe shkëputja e saj nga Serbia me ndihmën e SHBA-së dhe disa vendeve perëndimore, shumica dërmuese e shqiptarëve, dhe jo vetëm, janë të çuditur, por edhe të pezmatuar nga fakti se katër prej drejtuesve kryesorë të UÇK-së ndodhen sot të burgosur në Hagë.

Çudinë dhe nervozizmin i shtojnë akoma më shumë fakti se të burgosurit në fjalë akuzohen për “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”, ndërmarrje që u mbështet moralisht, politikisht dhe ushtarakisht nga fuqitë kryesore të Perëndimit.

Atëherë, mëdyshjet e shqiptarëve vërtiten rreth pyetjeve: Nëse lufta e udhëhequr prej të akuzuarve ishte “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”, si ishte e mundur që politika dhe diplomacia mendjemprehtë perëndimore nuk e pikasi këtë gjë dhe ia lejoi vetes të bëhet moralisht, politikisht dhe ushtarakisht “bashkëfajtore” me të akuzuarit?! A njeh historia njerëzore ndonjë rast që një luftë e drejtë, një luftë çlirimtare, një luftë kundër shtypësve, dhunuesve dhe shpërngulësve të një popullsie të jetë udhëhequr nga kriminelë, pra nga autorë “krimesh kundër njerëzimit” dhe “krime lufte”?! A njeh historia njerëzore ndonjë luftë ku nuk ka pasur eksese (teprime, tejkalime) dhe a njeh kjo histori raste kur drejtuesit kryesorë të një lufte çlirimtare akuzohen dhe dënohen për veprime të gabuara apo kriminale që gjatë asaj lufte, nën presionin e saj psikologjik dhe praktik, individë të veçantë në përbërje të ushtrisë t’i kenë kryer ato?!

Përse një akuzë e tillë duhej bërë gati pas dy dekadash dhe, madje, pasi shumë akuza të tjera të ngjashme dhe kundër bashkëdrejtuesve të asaj ushtrie janë provuar si të pavërteta juridikisht?!

Shqiptarit të zakonshëm, shqiptarit naiv apo edhe atij të lexuar, përballë një realiteti të tillë nis t’i krijohet bindja se në botën ku jetojmë, një populli të vogël, një populli të ndarë dhe të shtypur nuk i lejohet të krijojë ushtri dhe as të luftojë kundër gjendjes në të cilën ndodhet dhe as kundër shtypësve të tij, përndryshe një ndërmarrje e tillë quhet kriminale.

Një populli të vogël dhe të nëpërkëmbur nuk i lejohet të ngrejë krye kundër padrejtësive. Edhe po ngriti krye, kjo duhet bërë me masë, domethënë deri në atë shkallë sa të mos tronditë themelet e pushtuesit e shtypësit të vet, dhe këtë masë duhet ta përcaktojnë, në mos sundimtarët e tij, miqtë e vjetër e të rinj të sundimtarëve.
Kur një popull i vogël të ngrihet për të luftuar pushtuesit dhe vrasësit e tij, ky popull duhet të ketë shumë kujdes që të dallojë mirë miqtë dhe shërbëtorët e pushtuesit që ndodhen brenda gjirit të vet, t’i marrë ata me të mirë, t’i nderojë, mos t’ua shkelë të drejtat e spiunit, bashkëpunëtorit dhe ndihmësit të pushtuesve.

Një popull i vogël dhe i nëpërkëmbur duhet të dijë se po guxoi të luftojë kundër pushtuesve dhe shtypësve të vet dhe, nëse gjatë kësaj lufte mund të ndodhin “eksese” nga ndonjë luftëtar apo njësi e ushtrisë së të shtypurve, përgjegjësinë do ta mbajnë drejtuesit kryesorë të luftës që s’i parandaluan këto eksese, pavarësisht ku ndodheshin kur ato u kryen, dhe si të tillë do të akuzohen e gjykohen si kriminelë nga gjykatat e krijuara dhe të përbëra nga miqtë e vjetër e të rinj të pushtuesit.

Populli i vogël dhe liridashës duhet të mësojë se, edhe po ndodhi që fuqitë e mëdha rreshtohen pro tij, nga qejfi apo halli, dhe e sulmojnë pushtuesin nga ajri, prapëseprapë ushtria dhe lufta e popullit të vogël mund të shpallet “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale”. Nëse populli i vogël nuk e ka të qartë a do të jenë bashkëpunëtorë dhe bashkëfajtorë në këtë ndërmarrje kriminale edhe fuqitë e huaja që u solidarizuan me të dhe e ndihmuan, atëherë le të pyesë prokurorët e akuzës dhe gjyqtarët e ardhur nga vendet ndihmuese.

Populli i vogël nuk duhet të çuditet nëse lufta e tij shpallet “Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale” edhe pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka deklaruar shpalljen e pavarësisë nga populli i vogël si legjitime dhe në përputhje me normat ndërkombëtare. Ky popull duhet të kuptojë se një luftë e njëjtë, por e bërë nga një popull i madh do të shpallej vlerë heroike dhe historike ndërkombëtare dhe drejtuesit e saj si shembuj të atdhetarit dhe liridashësit për pjesën tjetër të botës.

Populli i pushtuar dhe i shtypur për shekuj, më e pakta, nën indiferentizmin cinik të të mëdhenjve të globit, duhet ta dijë që, nëse “ekseset” e luftës së tij për liri janë krejtësisht të papërfillshme krahasuar, për shembull, me bombardimet e popullsive civile të Drezdenit e Hamburgut apo masakrat civile në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore nga Aleatët, prapëseprapë këto eksese do të shpallen “krime kundër njerëzimit”, madje edhe “krime lufte” edhe nëse janë kryer jashtë teatrit të luftës dhe pasi lufta kishte përfunduar.

Faqja e parë DITA, 23 qershor 2022

Populli i vogël dhe i përbuzur duhet ta ketë të qartë se, edhe atëherë kur pushtuesi i vret dhe i përdhunon mijëra bij e bija, detyron gjysmën e popullsisë të shpërngulet nga trojet e veta, sërish ky popull i vogël duhet të ruaj gjakftohtësinë dhe të mos burgosë, torturojë apo vrasë qoftë edhe një ushtar pushtues apo ushtar vullnetar spiunues të pushtuesve. Popullit të vogël dhe udhëheqësve të tij nuk iu lejohet të bëjnë çfarë kanë bërë ndër shekuj e çfarë po bëjnë edhe sot popujt e mëdhenj dhe drejtuesit e tyre.

Nëse dëshiron të bëhet popull i qytetëruar dhe modern, populli i vogël duhet t’iu nënshtrohet lajkave dhe presioneve të fuqive të mëdha për të bërë ndryshime të posaçme kushtetuese dhe të pranojë që institucionet hetuese, gjurmuese dhe gjykuese që kanë selitë jashtë territorit të tij dhe nuk kanë asnjë prokuror apo gjykatës të kombit të vet, mund të konsiderohen pjesë e sistemit të tij të drejtësisë dhe të japin vendime “të drejta” në emër të tij dhe kundër qytetarëve të tij, madje edhe pasi iu ka mbaruar afati kushtetues i veprimtarisë së këtyre institucioneve.

Ky popull duhet t’i mirëkuptojë gjykatësit “e vet”, të cilët i mbajnë drejtuesit e luftës në burg gjatë procesit gjykues për shkak se ata paraqesin “rrezikshmëri të madhe shoqërore”, brenda dhe jashtë territorit të shtetit të tyre, megjithëse kanë mbi 20 vjet që kanë qenë bashkëpunues dhe luajalë me bashkësinë ndërkombëtare dhe nuk dihet të kenë kryer ndonjë krim nga mbarimi i luftës e deri tani.

Në këtë kuadër, edhe intelektualët e popullit të vogël (ata të bindurit kundrejt të mëdhenjve), duhet të pranojnë pohimin “juridik” perëndimor se Gjykatë (Dhomë) e Posaçme nuk do të thotë Gjykatë e Jashtëzakonshme, edhe pse në dy gjuhët kryesore, anglisht dhe frëngjisht, fjala “e posaçme” është sinonim me fjalën “e jashtëzakonshme”.

Pas gjithë këtij procesi “mirëkuptimi”, populli i vogël, i mënjanuar dhe i përbuzur, si ai kosovaro-shqiptar duhet të pranojë të harrojë të kaluarën, të harrojë kush i ndau, vrau e përçau dhe t’ia besojë të ardhmen e vet nipave të atyre që i bënë padrejtësi historike, duke hequr dorë nga këshilla e Mehmet Shpendit* të Shalës që, “Besnikëria do me thanë, besnik banu, besë mos me xanë”.

Populli i vogël, pra populli kosovaro-shqiptar duhet të parashikojë se ata që e ndihmuan të çlirohet nga pushtuesi dhe vrasësit e tij, mund të vijë dita që të mos e lejojnë të shkelë pa viza në vendet e tyre, ndërkohë që ish-ministrin e regjimit pushtues e vrasës mund ta konsiderojnë partner të besueshëm politik dhe t’i premtojnë pranimin e vendit pushtues në “familjen evropiane”, anipse ish-ministri pushtues, sot president, betohet se do të luftojë për t’ia kthyer Kosovën vendit të vet.

Populli i vogël, përfundimisht, duhet të kuptojë se në këtë botë ka dy standarde gjykimi moral, politik dhe juridik: njëri për të mëdhenjtë e të fortët dhe tjetri për të vegjlit e dobëtit. Kaq gjë mund ta bëjë edhe populli i vogël. Por këtij populli të nënçmuar nuk i ndalon dot të kujtojë klithmën e Asim Qerimit të Kutelit, i mbetur pa liri e vatan se ia morën me armë dhe gjak në duar: “Agrarët!/ Xhandarët!/ Tynxharët!/ Të gjithë tokë/ u bën shokë:/ si sorrat!/ për kërmë!”.

*Mehmet Shpendi, ish-prijës i Shalës në Dukagjin, i cili krijoi “Djelmëninë e Shalës” në vitin 1890, mori pjesë aktive në luftërat e malësorëve të Veriut kundër pushtuesve turq dhe atyre malazezë, por që, fatkeqësisht, ra viktimë e pabesisë malazeze në vitin 1915.

 

*****

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
13 Comments
  • Shqiptari e ka memorjen sa te pules says:
    June 23, 2022 at 10:23 am

    Kjo eshte tragjedia jone ,te qenit te vegjel……por kjo eshte edhe faji yne , qe skemi ditur historikisht te mbrojme veten dhe te duam njeri tjetrin , qe edhe kur kemi pasur ne dore te bejme dicka per vendin, kemi preferuar grada dhe pasuri personale etj etj etj ….artikull esencial i historise tone , Komplimenti

    Reply
  • PO , PO says:
    June 23, 2022 at 1:50 pm

    Mbetesh gazetari me brilant i gjuhes se shkruar shqipe ! Nje falenderim qe del nga epiqendra e zemrave shqiptare per profesionalizmin e rralle , mprehtesine e mendimit , kurajon per t`ua perplasur ne fytyre te verteten cinikeve europiane me mentalitet kolonialist . Ky artikull duhet ribotuar ne te gjitha medjet e gjuhes shqiuper dhe ne gjuhe te tjera te botes per te sensibilizuar opinionin demokratik perparimtar . Per forcen e logjikes dhe argumentet e pa kundershtueshem qe perdor ketu z. V.Malaj , ato i duhen shtuar si pjese e tekstit te avokateve mbrojtes te krereve te UCK – se ne Hage . Shqiptaret , andej e kendej kufirit duhet te ngrihen ne protesta te fuqishme per t`i detyruar prokuroret dhe gjyqtaret ne Hage qe t`i lirojne me nje here ish kreret e UCK – se dhe te shpallen te pa fajshem . E tille ishte edhe prokuroria e gjykata franceze ndaj atdhetarit te shquar shqiptar Avni Rustemi nje shekull me pare , por opinioni perparimtar boteror i detyroi me turp ta lironin dhe shpallnin te pa fajshem Avni Rustemin .

    Reply
    • DOKLEATI says:
      June 24, 2022 at 2:14 am

      Po a kan faj shtetet qe na cliruan qe dy shtete sgqiptare nuk e kan as nje aeroplan ushtarak, jane me te prapambeturat ne Europe, ne Kosove kan punuar me teper se nje mije ” raketa” te Erdoganit, kontribuan me qindra luftar te ISIS-it, duke krye akte terroriste prej New Jersit deri ne Frankfurt, Erdogani ne Kosove pohon se Kosova eshte Shqioeri, Berisha i pari ne Ballkan Erdoganin e bene vella, Shqiperia e vetmi shtet islamik ne Europe ( tani me diplome) me teper se gjysma e shqiptareve moren rrugen e mergimit etj.
      Tani edhe Rama , vrapon pas Erdoganit dhe Vuciqit- vazhdon rrugen e Berishes.
      Ne mos Perendimi mendon se beri nje investim i gabuar.
      Ndoshta u penduan qe Shqiperine nuk e lane si nje muze komunist.
      Tani po ” kercnojme” Europen me Ballkanin e hapur- se bashku me Serbin: dikur pushtuasin tone.

      Reply
  • Fehmi says:
    June 23, 2022 at 7:00 pm

    Respekt autorit!

    Reply
  • DRENICA E KUQE says:
    June 23, 2022 at 7:25 pm

    DITA dhe autori Viktor Malaj, jane shemulli tipik i shqiptarise. T’i akuzosh kreret e nje lufte çlirimtare per “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, eshte nje absurd i llojit te vet kriminal e fashist. Ketij akti te shemtuar anti shqiptar i nae parapire “miqtë e vjetër e të rinj të sundimtarëve”, perkatesisht UDBashat dhe KOSistat “shqiptare” te LDKse dhe simotrave te saj “patriotike” e “kombetare”, me te cilet eshte mbushur Tirana e Shqiperia fund e krye. Dhe, ata qe po “akuzohen e gjykohen si kriminelë nga gjykatat e krijuara dhe të përbëra nga miqtë e vjetër e të rinj të pushtuesit”, ndoshta e kane “merituar” te jene aty sepse afruan rreth veti spiune te njohur dhe te panjohur te pushtuesit, ose, miqte e vjeter dhe te rinj te pushtuesit, si LDK dhe aleatet e saj, kur LDK, me 19.11.1998 mori vendim dhe caktori komision per “hetimin e krimeve te luftes”, ne perberje: Eqrem Kryeziu, kryetar; Agim Krasniqi, Rexhep Gjergji,Fatmir Rexhepi, Alush Gashi, Hajzer Krasniqi, Faruk Spahiu, Rame Maraj dhe Edi Shukriu, anetare; nenshkruar nga kryetari i LDK, Dr. Ibrahim Rugova.
    Po shihet se kush jane miqte e vjeter dhe te rinj te pushtuesit, te cilet ne Kosoven e pushtuar shqiptare, po sundojne tash e shkuar nje shekulli…
    Kjo eshte marrja e ketij populli shumice!

    DRENICA E KUQE

    Reply
  • Boss says:
    June 23, 2022 at 8:06 pm

    Enver Hoxha i njihre hienat e Lerendimit qe te perdorin per interesat e tyre dhe te pastaj te hedhin ne kosh mirpo Shqiptari eshte shumica popull debil. Nje popull qe harron Shpejt dhe nuk meson nga historia. Nje popull qe ju serviloset dge ju beson te huajve kur nga keta te huaj ka vuajtur me mijra vjet. Koha eshte te bashkhemi dhd te lidhemi me lindjen. Ta ndertojme vete kete vend dhe ta duam dhe ta mbrojme njeri tjetrin

    Reply
  • Boss says:
    June 23, 2022 at 8:08 pm

    Enver Hoxha i njihre hienat e Perendimit qe te perdorin per interesat e tyre dhe te pastaj te hedhin ne kosh mirpo Shqiptari eshte shumica popull debil. Nje popull qe harron Shpejt dhe nuk meson nga historia. Nje popull qe ju serviloset dge ju beson te huajve kur nga keta te huaj ka vuajtur me mijra vjet. Koha eshte te bashkhemi dhd te lidhemi me lindjen. Ta ndertojme vete kete vend dhe ta duam dhe ta mbrojme njeri tjetrin

    Reply
  • Tártari says:
    June 24, 2022 at 7:32 am

    Propozim Presidentit te Republikes:
    Gazetes “Dita” ti jepet medalja me e larte e nje medie te lire. Repekt pa kufi per gazetarin me dinjitoz z. Viktor Malaj per te vertetat qe artikulon.

    Reply
  • Bashkimi says:
    June 26, 2022 at 6:33 pm

    Për Ju zori Po Po dhe
    Autorin e respektuar atë shkrimit Viktor Malaj.
    1. Propozimi juaj është më së i qëlluar prandaj duhet të jetësohet menjëherë dhe në gjitha trojet shqiptare. Padrejtësitë ndaj udhëheqësve të UÇK janë padrejtësi kombëtare dhe luftë e kryqëzatave hegjemoniste dhe armiqësore të sllavo ortodokse.
    Zotëri, Viktor analiza dhe komentit që vetëm mund të lakmohet nga çdo patriot. Ju dëshiroji të gjitha të mirat në jetë.

    Reply
  • Rm says:
    June 28, 2022 at 10:14 am

    Jo vetem ata ne Hage. Por dhe shqiptaret e Kosoves nuk kane te drejte te perdorin flamurin shqiptar ne asnje institucion.

    Reply
  • Sokrati says:
    June 28, 2022 at 12:06 pm

    Faleminderit GAZETA DITA!
    Faleminderit, z. Viktor Malaj!
    Kete shkrim, keshtu siç eshte, pa i hequr as edhe nje apostrof, autoritetet perfaqesuese te Shtetit Shqiptar te Kosoves dhe te Shqiperise duhet t’ua dergojne te gjitha perfaqesive diplomatike ne Tirane dhe ne Kosove, ne Bruksel, Hage, Gjeneve, ne OKB, ne Keshillin e Sigurimit dhe kudo tjeter, qe eshte e mundur te behet e njohur padrejtesia dhe poshtersia e nje populli te vogel, qe i behet nga nje gjykate antihumane dhe tejet antikosovare, e ashtuquajtur ”Gjykate e Posaçme”(!).

    Reply
  • Fjona says:
    July 3, 2022 at 5:02 pm

    Artikulli eshte analizuar ne menyre “PERFEKTE”, FALENDERIME Z. GAZETAE !!!!! Shpresojme qe kete artikull ta deshifrojne kokat e dy qeveritareve qe te arrijne ne nje emnues te perbashket , pa pare interesat e tyre personale, te jene kembengules, per interesat e nje SHQIPERIE TE MADHE !!!!!!!!¡!!!

    Reply
  • Andis says:
    October 29, 2022 at 3:04 am

    Pse shqiptaret nuk i duan shqiptaret?
    Pse ne duam me doemos te fundosim tjetrin dhe vetem te krenohemi me fodullekun.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 09 qershor 2025
  • Artan Dulaku: Investimi në Zvërnec do ndryshojë Shqipërinë
  • VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  • Këtë herë shpirti shqiptar nuk po njeh kufij: Fluturimi i Flamingove mbërrin edhe në Breshia
  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  2. Vlora 97 on VIDEO: Shqipëria e bukur është në shesh
  3. I juaji on Kurti shpall fitoren e pestë, por LVV humb ‘shkëlqimin’ e 51 përqindëshit, rënie e dukshme e pjesëmarrjes në votime
  4. Pellazg on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  5. Eh, ç'na gjeti! Opo lere.. on FOTO – SHËNIM: Po këtë kush na i bëri? Grekët, serbët, apo iranianët?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?