Nga Adrian Thano
Përpara disa kohësh, në faqet e kësaj gazete, u botuan shkrime që shënjestronin gazetaren Ola Xama. Rreth tre javë më parë kam vendosur t’i fshij ato përfundimisht nga arkiva.
Nuk është një akt i diktuar nga çekani i ndonjë gjykate mbi tavolinë. Është një vendim që buron ekskluzivisht nga një detyrim i thellë, i brendshëm, ndaj asaj që unë ende besoj se është gazetari.
Kam 30 vite që jetoj me të. Vjen një kohë që duhet të ndalesh nëse pluhuri i rrugës t’i zë sytë.
Ky shënim është një ndjesë për Olën.
Por nuk mund të jetë i plotë pa një reflektim mbi makinerinë e ndotjes. Atë inkub që ndizet për të goditur egërsisht Njeriun, jo Idenë, sapo argumenti i tij bëhet shqetësues. Kjo strategji e vjetër është banale dhe e mjerë. Nëse nuk e rrëzon dot provën, asgjëso provuesin.
Këtë bëri edhe Dita me Olën.
Nuk ka rëndësi nëse shkrimet e fshira rrodhën nga penat tona apo u huazuan nga të tjerë. Në çastin që një fjalë zë vend në këtë hapësirë, ajo mbart vulën e përgjegjësisë sonë.
Ndaj, përmes këtyre rreshtave, dua të bëj një përgënjeshtrim të prerë dhe të plotë. Çdo sulm i hedhur ndaj saj nën logon tonë, ishte një devijim.
Gazetarët si Ola nuk meritojnë baltën, por respektin dhe mirënjohjen e kolegëve dhe të publikut. Respekt e mirënjohje për çdo gazetar që ka kurajon të gërmojë në labirintet e korrupsionit mbytës, që ka ulur sot në gjunjë një vend të bekuar nga Zoti, e të shëmtuar pa mëshirë nga ne që e banojmë.
Ata janë një shpresë përballë gazetarisë së sotme milituese që mban në gjoks një medalje të rëndë turpi. Në vend që të ishte rritja, ka ushqyer për vite me radhë asfiksinë e qytetarisë, pikërisht të kundërtën e misionit.
Të gjithë kemi ndihmuar formimin e një publiku të çoroditur, të ndarë dhimbshëm më dysh. Një pjesë e tij sot hesht i mpirë, sepse ndihet i tradhtuar prej nesh po aq sa prej politikës. Pjesa tjetër është shndërruar në një ushtri militantësh që rrinë gjithnjë gati me pistoleta balte në dorë, për të linçuar këdo që nuk rreshtohet.
Ka mes tyre të paguar që rrahin tastierat nga gjirizet e selive. Por shumica janë njerëz të mirë, që e duan sinqerisht ecjen përpara të këtij vendi. Propaganda e pandërprerë, e pashoqe për nga intensiteti, që të kujton tekstet e Oruellit, e ndihmuar nga gazetaria për të cilën po flas, i ka kthyer shumë prej tyre në ushtarë të pavetëdijshëm të korrupsionit.
Janë mësuar tashmë t’i bëjnë “anatominë” e biografisë kujtdo që nuk u shkon pas fijes kryetarucëve tanë tragjikomikë. Në një bumerang plotësisht të merituar, këtë ‘anatomi’ po e provoj mbi kurrizin tim. Merren me ‘Zeqon’, me ‘Thanën’, me ‘Thanasin’, qëmtojnë çdo germë të emrit tim për ta kthyer në municion e për të zbehur atë që shkruaj, edhe pse bëhet fjalë vetëm për opinione modeste.
Por mjaftojnë për të ngacmuar llogoret e përgjakura virtuale.
Këto llogore të rreme janë një trishtim i thellë. Ato mbajnë gjallë qorrollepsjen pas liderave të paaftë dhe hileqarë. Të paaftë për të ndërtuar një shtet modern, por mjeshtra për të mbajtur popullin të zënë me urrejtje, që ai të mos u shohë dorën që ia kanë futur në xhep.
Këta “lidera” patetikë ushqehen me ndasinë, me urrejtjen që prodhojnë poshtë, ndërsa “lart” ndajnë bashkë hartën e parasë publike.
Nuk ka asnjë luftë “mes të majtës e të djathtës”. Lufta reale, ndoshta ende e padukshme për një pjesë të shoqërisë, është mes Sistemit të Interesit (që është i bashkuar) dhe Qytetarit të Inatosur (që është i përçarë)
Sa për gazetarinë, nuk e di nëse ka ende mundësi të shpëtohet dinjiteti i këtij zanati. Sikushi e ka vetë në dorë të jetë a të mos jetë “ushqim” për këtë kënetë që kërkon të na mbajë të gjithëve në baltë.


Ja ku u kthyem tek VETEPERSOSJA e Tolstoit.
Thano,qe nuk ka bere ndonje mekat te rende,po pastron shpirtin.Ne po kerkojme te dorzohen Bishat kusare tek Drejtesia.
Thano je i falur!
fatkeqesisht ti vete je pjese e problemit…
Kjo eshte nje gje e mire megjithate, anipse pak si vone.
Mirepo, zoti Thano, kjo eshte nje rruge e mundimshme drejt njohjes ( te se vertetes). I keni hyre, duhet ta shpini gjer ne fund; perndryshe e humbet vleren si te tille.
Standali thoshte keshtu: sinqeriteti eshte si shtresat e qepes, hiq njeren del tjetra; hiq tjetren e keshtu me radhe…! Eshte shume e veshtire te jesh i sinqerte, ky eshte morali i thenies. Kete virtyt e gezojne vetem pak njerez, ata te ndricuarit. Nuk po kerkojme kete, sepse kuptohet, qe ne kushtet tona, do te ishte e tepert. Megjithate, dicka edhe mund ta kerkojme, meqe na e dhate vete mundesine. Si nisi fushata ndaj gazetares ne fjale?! Pergjigja: per shkak te Erion Veliajt. Gazetarja Xama beri nje shkrim ne Birn per Veliajn si te pershire ne aferen skandaloze te inseneratoreve. E sulmoi i pari Veliaj, dhe me pas gjithe mediat qe mbeshtesin qeverine ( sepse nuk ishte vetem Dita dhe Prapaskena). Ata qe shkruan kunder gazetares, ne Dita, ishin mbrojtesit me te flakte te Veliajt; jane edhe sot; disa thjeshte gazetare, te tjere opinioniste dhe intelektuale; bile nder ta, analistet e nderit, te themi keshtu, te Dita-s. Mire, qe ju po mbani kete qendrim tani, po bashkepunetoret e Dita-s?! Ata vazhdojne te mbrojne me te njejtin pathos Veliajn, cka nenkupton se kane po ate qendrim ndaj Xama-s. Eshte kjo arsyeja se pse solla shembelltyren e Stendalit per sinqeritetin. Nese ndjesa juaj kerkohet edhe ne emer te ketyre, atehere dakord. Por, nuk besoj se eshte keshtu.
Sa i perket opinionit tuaj per komentuesit (anonime) nder te cilet jam edhe une, me lejoni t’ju kundershtoj, sepse nuk jane te gjithe te paguar nga partite perkatese; madje, shume prej nesh, jemi edhe pa parti; komentojme se ashtu na vjen, se ashtu e ndjejme; nuk e di sa jemi, por besoj se shumica e komentuesve anonime, jo vetem ketu, jane te tille; ka shume ketu, qe mbrojne me pasion Ramen dhe regjimin, porqe nuk paguhen nga ndokush; une njoh shume socialiste, nder ta shume miq e shoke; besojne me te vertete ne ato qe thone; une vete mbaj anen e Berishes, e kam thene me dhjetera here, deri ne bezdisje madje se pse; e kam krijuar kete bindje vitet e fundit, sidomos; por mua nuk me lidh asgje me Berishen si person dhe as me PD-ne.
Per ta mbyllur, po ju sjell perseri shembullin e Fatos Lubonjes – meqe ra fjala nje antiberishist i thekur, madje ka shume te ngjare qe vete ay ta kete shpikur i pari termin berishizem. Qendrimi tejet kritik ndaj ish-mikut te hershem dhe regjimit te tij, nuk e ben ate me pak socialist, dmth te majte; perkundrazi. Eshte kjo arsyeja se pse ai nuk mund te bjere ne pozitat e te kerkuarit falje, qe ju e kuptoni meqe jeni vete ne ato, se nuk se jane edhe aq te lavdishme. E kjo per nje asrye te thjeshte, elementare fare: se eshte i pavarur ne mendimet e tij.
Besoj se eshte e tepert te sjell ne kujtese ate thenien e famshme per indiferencen ndaj se keqes, qe nje dite do na trokase ne deren tone, ne personin tone; sepse pikerisht keshtu ka ndodhur edhe me ju dhe me te gjithe ata qe pergjate ketyre viteve kane mbeshtetur, ne nje menyre a tjeter, kete regjim te tmerrshem hajdutesh.
Pse gazetarët ,analistët dhe mediat ne përgjithesi jane nder fajtoret kryesore që ky vend po shkon drejt vetasgjësimit.??
–
Thanon e quaj nje nga analistet me patriote ne mediumet shqiptare ku ne kete konteks do te vecoja dy kulme te tij qe jane
1-Botimi i kinezerirave te Arvizuse (shkruar nga I Yzeiri) per 21 janarin 2011
2-Botimi i artikullit per talljen makabre te Donald Luse me Spakun si arkitekt i tij.ne maj 2016
Por shtoj dhe nje mungese guximi pas mbarimit te serialave te intervistave te Izet Haxhise nga Turqia ku tregonte se Berisha jo vetem eshte nje incest i lindur nga dyshja CIA-UDB por dhe direkt tregon se ai mbrohet me cdo kusht nga segmente antishqiptare ne WDC-BE..
Pra ndonje gazetar (ose disa) atdhetare pas intervistave te frikeshme te Izet Haxhise duhet ti drejtohej Dashi-it te Amerikes thjeshte me keto fjale:
PER CFARE ARESYE SH.B.A MBRON NJE VRASES DHE TRADHETAR TE KOMBIT ?
perkundrazi Usaliu i Marikes eshte bere jo vetem heroi i mediave por dhe ka MOLOTOVIZUAR Tiranen qe eshte bere si Teherani
Pra si mund të ftohet nëpër studio televizive ky njeri, vrasës dhe mashtrues, që nuk i është referuar një të vërtete në jetën e tij, që urren Shqipërinë dhe shqiptarët?
Si mund të ftohet në studio televizive ky njeri, me një fytyrë ambicioze, egoiste, si një aktor dhe mashtrues, që ka fshehur hipokrizinë e tij, duke u futur në shtresat e larta të elitës komuniste, në bllokun famëkeq drejtues të Shqipërisë moniste?
Është çudi që këta gazetarë e kameramanë, që nuk i mban vendi për të sjellë Saliun në ekranet e televizorëve, a e dinë se ai është koka e krimeve të llahtarshme në Shqipëri? Aq me keq kur goditet Rama ( i ndyre sa dhe Saliu) me bomba atomike dhe per Monstren e Viqidolit goditet me Non grata cokollata..
……
Për kujtesë
Në 7 mars 1997 ( si sot) ndodhi masakra e Permetit
qe pak eshte komentuar nga “mediat patriotike”
ku sipas:
KOMANDANTIT TE OPERACIONIT
Gjeneral Gazidede (Vula, firma)
SHEFIT I SHTABIT TË PËRGJITHSHËM TË USHTRISË
Gjeneral Major Adem Çopani (Vula, firma)
KOMANDANTIT te pergjithshem te FA Sali Berisha ( fonogram)
kishte dhe dy urdhera makabre:
-I jepej Shikut lista e personave qe do egzekutoheshin ne qytetet e Jugut
-Urdherohej komanda aviacjonit te bombardohej Vlora me lende kimike
–
Gezuar 7 marsi dita e Masakres se Permetit !! zoterinj patriote te mediave
..pa dallim titulli te gazetave apo studiove televizive..Hallall molotovet !
“Në kohë mashtrimi universal, të thuash të vërtetën është një akt revolucionar.” (George Orwell)
“Në një botë mashtrimi, mendimi kritik bëhet akt rebelimi.” (George Orwell)
“Sa më larg të jetë një shoqëri nga e vërteta, aq më shumë do të urrejë ata që e thonë atë.” (George Orwell)
“Gazetaria është të publikosh atë që dikush tjetër nuk do të publikohet; gjithçka tjetër është marrëdhënie me publikun.” (George Orwell)
“Gazetaria është arma më e fortë për të ndriçuar ose për të errësuar mendjen e një kombi.” (Faik Konica)
“Gazeta është tribunë ku luftojnë idetë.” (Fan Noli)
“Fjalët shpesh shiten më lirë se buka.” (Migjeni) (kjo është një kritikë indirekte ndaj hipokrizisë publike dhe propagandës).
“Fjala e shkruar ka fuqinë të rrisë kulturën ose ta shkatërrojë atë.” (Eqrem Çabej)
“Gazetaria është arti për ta bërë të përkohshmen të duket e rëndësishme.” (Karl Kraus)
“Gazetat janë fabrika e opinionit.” (Karl Kraus)
“Gazetat kanë një aftësi të jashtëzakonshme për ta bërë të rëndësishme atë që është e parëndësishme.” (Karl Kraus)
“Në Amerikë, presidenti sundon për katër vjet, por gazetaria sundon përjetë.” (Oscar Wilde)
“Gazetaria konsiston kryesisht në të thuash ‘Lord Jones ka vdekur’ njerëzve që nuk e dinin se Lord Jones ishte gjallë.” (G. K. Chesterton)
“Katër gazeta armiqësore janë më të rrezikshme se një mijë bajoneta.” (Napoleon Bonaparte)
“Rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtën e fjalës legjioneve të idiotëve që më parë flisnin vetëm në bar pas një gote vere.” (Umberto Eco)
“Pa lirinë e shtypit nuk ka përgjegjësi publike.” (Albert Camus)
“Media shërben dhe propagandon interesat e grupeve të fuqishme që e kontrollojnë atë.” (Noam Chomsky dhe Edward S. Herman)
“Propaganda është për demokracinë ajo që dhuna është për diktaturën.” (Noam Chomsky)
“Propagandisti më i mirë është ai që i bën njerëzit të besojnë se po mendojnë vetë.” (Aldous Huxley)
“Ata që nuk mund të të kundërshtojnë me arsye, përpiqen të të shkatërrojnë me shpifje.” (Voltaire)
“Shpifja është një armë që përdoret nga ata që nuk kanë argumente.” (Voltaire)
“Shpifja është si qymyri: nëse nuk të djeg, të nxin.” (Francis Bacon)
Shpifja është shpesh arma e fundit e mediokritetit. (Arthur Schopenhauer)
“Aty ku mungon informacioni i besueshëm, opinionet mbushin boshllëkun.” (Walter Lippmann)
“Subjekti ideal i propagandës nuk është ai që beson gjithçka, por ai për të cilin dallimi mes faktit dhe trillimit nuk ekziston më.” (Hannah Arendt)
“Ideali i propagandës nuk është të bindë njerëzit, por të organizojë ata që tashmë besojnë.” (Hannah Arendt)
“Një shtyp i lirë mund të jetë i mirë ose i keq, por pa liri ai do të jetë gjithmonë i keq.” (Albert Camus)
PARODI
NËNA PARTI
Gëzuar 8 Marsin, o nëna Parti,
nënë e fortë me shumë autoritet ti,
na rrite të bindur, të thjeshtë, pa fjalë,
me vendosmëri e zgjidhe çdo hall.
Të qofshim falë o nënë parti,
askund në botë nuk ka si ti,
Na deshe shumë, sa më s’ka,
qofshim intrigantë apo maskara.
Na mësove ta duam partinë mbi jetë,
se ajo të mbron si kështjellë e vërtetë,
me këngë në buzë dhe shpresë në sy,
populli të adhuronte, të besonte veç ty.
Doje të na mbroje me bunkerë,
që të strehohej dhe baba Enver,
me vigjilencë ruajtëm kufi e derë,
armiku nuk na sulmoi asnjëherë.
Armikun e kishim në gjirin tonë,
ky i paudhë babën nuk e dëgjon,
por nëna dihet e babai mbase jo,
turp për atë që nënën s’e do.
Na rrite të varfër me tollona,
prej doku i vishnim ato pantallona,
mishi, kafeja e të tjera me racion,
por kishte nder e jo prostitucion.
Kishim nder por aspak lirinë,
për çdo gjë dëgjonim partinë,
ti na doje pa njollë në biografi,
të pastër si ti o nëna jonë parti.
Bëmë plot punë e madje vullnetare,
lumturia dihet nuk blihet me pare,
ndërtuam pallate, fabrika e uzina,
nënat e popullit i quajte heroina.
Populli i lumtur për heronj s’ka nevojë,
ti urdhëroje e populli bindej njëlloj,
në fakt direktivat i jepte baba Enver,
kush s’bindej, burg a internim perhërë.
Baba ishte si Zot, por vdiq një ditë,
qau populli i tërë, gjëmën s’kish pritë,
ti nuk e durove dot atë tragjedi,
pas pak vitesh, re o nënë edhe ti.
Ti aty ishe por emrin të ndryshuan,
në 45 vite kaq shumë të duruan,
kopilat patën turp që të patën nënë,
ty të mohuan, ata në baltë të lënë.
35 vite bënë sikur bijtë e tu s’ishin,
në gjak genin e diktatorit kishin,
këta politikanë u pasuruan shumë,
populli o shpopullua, i hëngri mun.
Më parë ishim të barabartë në varfëri,
kurse sot në demokraci shkërdhatokraci,
ku i vetmi mbret është pabarazia,
plot me hajdutë dhe horra është partia.
Universitetin po e mbarojnë dhe gomerë,
jo me planifikim si në kohën e babës Enver,
këtë na e shesin për liri e përparim,
tani ka papunësi, dhe veç emigrim.
Tani s’ka heronj por lumturi nuk ka,
Si u prish kështu kjo dreq dynja?
Na e prishi paraja dhe korrupsioni,
eh sa gabim bëni që Enverin s’e doni!
Sidoqoftë kudo që të shkoni në botë,
dëgjoni një fjalë të urtë që ju thotë,
në qofsh i mirë, i keq,i zgjuar a budalla,
nëna të do pa kushte, si ajo nuk ka!
Pikërisht se të do prandaj të ndëshkon,
që të përmirësohesh kur gabimin s’kupton,
të mëson çdo ditë, të ruan si gardian,
ajo të këshillon që mos të gjesh belanë.
Se në këtë botë, një gjë është e vërtetë,
nënën s’e zgjedh, atë e ke përjetë,
edhe kur politikanët bëjnë sikur e harrojnë,
në fund tek nëna parti kujtimet i çojnë.
Komenti më i gjatë ai i “Skypion” ësht shum tipik për kulturën e debateve shqiptare. Ai thot Ok, mir q kërkove falje, por kjo nuk mjafton. Duhet të pranosh edhe gjithë sistemin që e prodhoi kët.
një gabim individual interpretohet si provë e një komploti politik të madh
kërkohet një pendesë totale ideologjike. Në njfarë mnyre, ai nuk po diskuton më shkrimin por po kërkon nj gjyq publik.
Une si ndjekës dhe lexus i rregullt mendoj se ky shkrim në thelb ësht një autokritik publike dhe reflektim sh serioz qe duhej te pasonte zibxhir sot ne jete media që ka vendi.
Por nuk do bdodhi. Jemi ne 2026 shkrimi eshtë për 2070
Nuk e njoh gazetaren e permendur sepse jetoj jashtë prej shumë vitesh. Thanon e mbaj mend nga Shekulli si antiberishe shume ekstrem por deri diku i drejt si qendrime.
Shof qe reagimet nuk jan.armiqësore ndaj shkrimit. Përkundrazi, disa e mirëpresin, disa kërkojnë më shumë
disa e përdorin për te hapur beteja të tjera.
Por një gjë interesant qe asnjë koment nuk e sulmon idenë kryesore të shkrimit, që gazetaria nuk duhet të përdorë baltën kundër gazetarëve.
Kjo do të thotë që mesazhi bazë është kuptuar.
Per mua meriton te behet shembull si qendrim por jam dakord me Vloren, nuk ka ende vetdije aty per të kërkuar falje.
Shiko atë ne krye.
I jane shenbur me shume rrugë e ura se Irani dhe thot akoma nuk kam asnje faj
nuk i paskam lexuar shkrimet kunder Oles, dhe bile te postuar te Dita.
Me habit, qe nje njeri, qe me se fundmi ju kthye parimeve, si Thano, te kete pranuar ato lloj shkrimesh per te cilat sot kerkon ndjese.
Ola ka qene e vetmja pene qe e ka bere gazetarine me shifra. Me shifra.
Ajo ka qene e vetmja qe ka denoncuar dhe shpjeguar me hollesi llogjiken korruptive te tenderave, koncesioneve, dhe “bizneseve Strategjike” te Ramutit.
E ka thene hapur si behet levizja e parave publike me nje ligj e nje karton, dhe nje leter qe te shpall investitor strategjik
Terrm i ndyre dhe hajvan i cpallur nga kurvat e Ramutit.
Pra, e ka denoncuar gjithe mekanizmin e vjedhjes ne menyre financiare
Ata qe e kane sulmuar jane vete Ramistet, dhe palacot qe kane fituar koncesione e tendera nga Berisha, te Veliaj, dhe deri te Rama
Prandaj o THano, jane te pritshme sulmet e krimineleve.
Nuk eshte cudi qe ka ndodhur
Cudi eshte qe populli shqiptar ka rene kaq poshte sa ti haje krimet qe po mbajne peng femijet e tyre, me buke.
Ketu ka arritur puna
Kjo ndjesë ësht një akt i padëgjuar në historin e medias shqiptare por edhe më gjerë politik etj historikisht ka gëluar mëria dhe inati
Shumica e mediave në Shqipëri nuk janë ngritur si biznese të pavarura të informacionit, por si instrumente influence për biznesin ose politikën.
Shpesh pronarët e mediave kanë interesa në ndërtim koncesione energji
licenca publike etj
Kjo krijon një situatë ku gazetaria shpesh bëhet monedhë shkëmbimi me pushtetin. Me të mira
Adrian
Ke bere sh mire dhe sado e pabesueshme te duket kjo i shërben shumë klimes polare dhe percarëse qe ka e gjith shoqeria shqiptare.
pjesa më e madhe e gazetarëve:
paguhen pak kanë kontrata të pasigurta
mund të humbasin punën brenda një dite
Në këto kushte është shumë e vështirë të bësh gazetari të fortë investiguese.
Në 10–15 vitet e fundit ka ndodhur një shpërthim portalesh. Kjo ka dy pasoja,
informacioni qarkullon më shpejt
por verifikimi shpesh bie shumë poshtë
Shumë portale funksionojnë me logjikën klikime, reklamë, mbijetesë.
Megjithatë ka edhe gazetari serioze
Pavarësisht problemeve, ka ende
gazetarë investigativë shumë të mirë
redaksi që përpiqen të mbajnë standarde, media që publikojnë skandale reale.
Në shumë raste gazetaria ka bërë punën që institucionet nuk e bëjnë
Shqipëria ka gazetarë t talentuar, por nji ekosistem mediatik shumë të deformuar.
Pra problemi nuk është aq shumë gazetaria individuale, por struktura e mediave dhe marrdhënia e tyre me pushtetin dhe paratë.
Ahif c bejn keta qe jane si mender ikona, Fevziu, Gjebrea me shokë
Te lajthitur për PARANË
Edhe mëmën e tyre shesin për para
Përgëzime Thano
Po t’i shohësh ftohtë, sot politika në Shqipëri nuk ka më nevojë për censurë klasike. Nuk ka nevojë të mbyllë gazetat si dikur. Ka mekanizma shumë më efektivë dhe më të padukshëm për të ndikuar median. Janë të paktën tre.
Paraja publike dhe reklama shtetërore
Mënyra më e thjeshtë për të kontrolluar median.
Institucionet shtetërore dhe kompanitë publike shpërndajnë çdo vit shuma të mëdha në reklama, fushata informimi apo projekte komunikimi.Këto para rrallë ndahen në mënyrë transparente. Ato tani po shkojnë te mediat kallashnikov gjobaxhinjtë si ky që u arrestua para ca ditesh qe kerkonte 40 mij euro për nje link!!!!
Ka një mekanizëm shumë t butë presioni nuk të thonë “mos shkruaj”, por të bëjnë të kuptosh se kritika ka kosto ekonomike.
Tjetra, shumë media shqiptare nuk mbijetojnë nga tregu i informacionit. Ato mbahen nga kompani që kanë interesa në fusha të tjera, si ndërtim, energji, koncesione, tregti.
Në këto raste media bëhet shpesh:
mburojë për biznesin ose levë negociimi me pushtetin.
Pra, gazetaria nuk është gjithmonë qëllimi kryesor i medias; ndonjëherë është thjesht instrumenti
Edhe njherë përgëzime
Kjo ndarja n llogore meriton sh analizë. Kur ndahet mileti në “tanët” dhe “të tyre”, ndodh diçka interesante, se publiku nuk kërkon më informacion të saktë, kërkon informacion që konfirmon bindjen e tij.
Ja shikoni ata lexusit e Temës s Meros se jan klasik
Gazetarët individualisht mund të jenë shum të mirë. Thano ësht nje prej tyre. Por sistemi ku punojnë i shtyn drejt kompromisit. Prandaj debati për gazetarinë nuk është per mua gazetarë të mirë apo të këqij. kush i financon mediat, kush i zotëron dhe çfarë interesash mbrojnë – po t jen te qarta keto nuk ka pse mahnitet dhe publiku
Botoje dhe kete o Thano.meqe do te jesh i drejte
https://prapaskena.com/2026/03/08/a-eshte-ola-xama-nje-gazetare-e-korruptuar-diten-mori-tendera-publike-me-3-kompani-te-burrit-naten-jep-mendime-per-korrupsionin-dhe-kapjen-e-mediave-ne-banaqet-televizive-faktet/
Shumë studio televizive janë kthyer në arena debatesh politike.
Kjo prodhon audiencë sepse ka konflikt, por jo domosdoshmërisht informacion të ri.
Rezultati është një paradoks:
shumë zhurmë në studio
por pak investigim real në terren.
Une.preferoj keta si Ola
shpesh gazetaria më e fortë nuk del nga televizionet më të mëdha, por nga media më të vogla ose projekte investigative.
Pyetje per Thanon
pse shumë politikanë nuk kanë më frikë nga gazetaria si dikur?
Eshte nje sekret i hapur qe shume shtëpi mediatike jane te lidhura me interesa te medha. Kjo ben qe shpesh te kemi “gazetari me ane”, ku informacioni filtrohet sipas interesit te pronarit apo partise. Kjo e lekund besimin e publikut o Thano
Titujt bombastike qe nuk thone asgje ne permbajtje jane bere semundje e kohes. Sensacionalizmi perdoret per te thithur klikime, duke e kthyer lajmin ne nje produkt tregtar e jo ne nje sherbim publik.
Pavaresisht ketyre, ka ende gazetare kurajoze qe bejne investigime te thella dhe rrezikojne per te nxjerre te verteten ne shesh. Keta jane “heronjte” e heshtur qe mbajne gjalle dinjitetin e këtij profesioni.
Te lumte Ola
Thano ti kerkoj falje edhe Klodiana Lales se cfare nuk eshte shkruar per te
Misioni gazetarit edhe te qenit “qeni i rojes” i demokracis
Bravo Ola Me këtë burek do e thyejmë akullin me Thanon. Vetëm kujdes djathin, se Thanos i pëlqen cilësia e lartë, mos na turpëro me produkte importi
Avash o ti mjeshter byreku.
Si nuk te vjen turp
Më në fund një shkrim që mbron dinjitetin e gazetarit. Ola është një profesioniste dhe balta që hidhet mbi të tregon vetëm dobësinë e atyre që nuk kanë argumente. Gazetaria nuk është krim, por liri!
Pse nuk flisni kur kjo gazetare sulmon palën tjetër? Kur hidhet baltë mbi ne qenka liri fjale, kur i kthehet pergjigja behet dramë. Gazetaria duhet të jetë e paanshme zoti Thano jo me regji
Ky lloj shkrimi te Dita prek pikërisht atë “plagën” se si gazetaria në Shqipëri kthehet në një fushëbetejë personale ku përdoret çdo mjet për të heshtur zërin kritik. Tregoni historin e Artan Rames ti thano e di mire se vet e ke promovuar te televizioni A1
Me behet shume qejfi qe lexoj dicka të tillë sinqerisht. Unë i njoh të dy. Dhe kane një të përbashkët Ola dhe Thano pavarësisht se mosha të ndryshme
Në perceptimin tim profesional, janë dy nga gazetaret më konsekuent dhe të qëndrueshëm në Shqipëri.
Nuk kan flirtuar me politikën dhe as nuk kan hyrë në rolin e “analistve t studios”, gjë që u ka ruajtur besueshmërinë.
Gjuha e ttre është e matur, pa sharje, pa teatralitet – çka në Shqipëri është pothuajse përjashtim.
Kufizimet (jo domosdoshmërisht faje):
Gazetaria e tyre nuk është “spektakolare” nuk prodhon zhurmë të menjëhershme, por peshë afatgjatë.
Nuk kanë mbrojtje nga struktura të mëdha mediatike, ndaj shpesh puna e tyre nuk amplifikohet sa duhet.
Në një ambient ku gazetaria shpesh përdoret si armë politike, qasja e ttre duket “e ftohtë” për ate publik të cekët që kërkon protagonistë.
Në një treg mediatik ku ka shumë gazetar të kamur, opinionistë “te famshem” dhe medemek investigime por qe janë selektive, të dy përfaqësojn modelin e gazetarit që punon më shumë se flet.
Nuk jan gazetare që “të pëlqejn” shkurt muhabeti ama jan gazetare që të bindin dhe kjo për mua është kompliment.