Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Për të sëmurët kronikë, arsyet pse duhet të vaksinoheni për gripin dhe Covid-19
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Për të sëmurët kronikë, arsyet pse duhet të vaksinoheni për gripin dhe Covid-19
AktualitetShendetesi

Për të sëmurët kronikë, arsyet pse duhet të vaksinoheni për gripin dhe Covid-19

Published: November 7, 2022
Shpërndaje

Edhe në vendin tonë tashmë kanë nisur të shfaqen rastet e para të gripit. Autoritetet e shëndetit publik bëjnë me dije se nga gripi preken të gjitha grupmoshat, por disa kategori janë më të rrezikuara për shkak të ndërlikimeve të rënduara që gripi lë në shëndetin e tyre. Risku është edhe më i madh për shkak edhe të qarkullimit të Covid-19. Personat që kanë një rrezik më të lartë për të zhvilluar komplikacione të rënda të lidhura me koronavirusin dhe gripin, si përshembull personat që janë 60 vjeç e lart, persona me sëmundje kronike (si: diabeti, astma, sëmundjet e zemrës, etj), personat që janë mbipeshë. Ndaj mënyra më e mirë për të shmangur këto ndërlikime, që vlerësohet edhe si hapi më i rëndësishëm për të parandaluar format e rënda dhe vdekjet nga gripi dhe Covid-19 është aplikimi i vaksinës ndaj gripit sezonal dhe koronavirusit.

“Ne rekomandojmë aplikimin e tyre në të njëjtën kohë. Vaksinimi ndaj gripit këtë vit ashtu si në sezonin e kaluar do të aplikohet së bashku me vaksinimin ndaj Covid-19 në mjedise të sigurta për vaksinim duke ruajtur masat e kontrollit të infeksionit. Çdo qendër shëndetësore, poliklinikë dhe spital ka të përcaktuara mjediset përkatëse për vaksinimin ndaj gripit, të njëjta me ato ku ofrohet vaksinimi ndaj Covid-19 mundësisht të veçuara nga ambientet ku hyjnë personat e tjerë për të marrë shërbim shëndetësor, ku hyrja dhe dalja janë të kontrolluara”, bëjnë me dije autoritetet e shëndetit publik. Ndërsa për personelin shëndetësor vaksinimi ndaj gripit dhe Covid-19 po kryhet në vendin e punës në spitale apo qendra shëndetësore dhe poliklinika. Çdo qendër shëndetësore apo spital jep mundësinë për vaksinimin e fëmijëve të moshës 6-12 vjeç. Grupe të tjera me risk si përshembull forcat e rendit, mësues/edukatorë, etj, po ashtu kanë nisur të vaksinohen në vendin e tyre tëpunës. Në vijim të shkrimit ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik detajojnë të gjitha rekomandimet se pse duhet të vaksinohen me patjetër kategoritë e përmendura më lart

A duhet të vaksinohen personat me sëmundje të zemrës dhe sëmundje ishemike të trurit?

- Publicitet -

Po, njerëzit me sëmundje të zemrës, ose ata që kanë pasur një goditje në tru, kanë një rrezik më të madh për të pësuar komplikacione të rënda mjekësore nga Covid-19 dhe gripi, duke përfshirë përkeqësimin e sëmundjes së zemrës. Gjatë sezoneve të gripit por dhe për koronavirusin është vënë re se shumë nga personat e rritur të shtruar në spital vuanin nga sëmundjet kronike të zemrës.

A duhet të vaksinohen personat me sëmundje të mushkërive?

Njerëzit që vuajnë nga astma, sëmundja kronike obstruktive pulmonare (COPD) ose sëmundje të tjera të mushkërive kanë një rrezik më të lartë për komplikacione si të gripit, ashtu edhe të koronavirusit,  edhe kur gjendja e tyre shëndetësore është e lehtë dhe shenjat e tyre kontrollohen. Personat me astmë dhe COPD janë të ndjeshëm me frymëmarrjen dhe inflamacioni i shkaktuar nga gripi dhe Covid-19 mund të shkaktojë përkeqësim të shenjave të astmës dhe të COPD. Kjo kategori personash, si dhe ata me sëmundje të tjera që ndikojnë tek mushkëritë, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë dëmtime të mëtejshme të mushkërive pasi sëmuren nga gripi dhe Covid-19 sesa ndodh me të tjerët. Ndaj mund të themi që po, vaksinimi ndaj Covid-19 dhe gripit rekomandohet për personat  me astmë, COPD, ose sëmundje të tjera që ndikojnë në mushkëri.

Diabetikët duhet të vaksinohen?

Po, njerëzit me diabet, edhe nëse trajtohen mirë, kanë më shumë gjasa sesa personat e shëndetshëm, të kenë komplikacione nga gripi dhe koronavirusi dhe prekje të mushkërive, gjë që mund të çojë në hospitalizim.

A kanë personat që vuajnë nga kanceri dhe të mbijetuarit prej tij më shumë gjasa të infektohen nga COVID-19 dhe gripi se të tjerët?

Deri tani dihet vetëm se kanceret mund të rrisin rrezikun për ndërlikime nga gripi por dhe Covid-19. Personat që janë me kancer ose kanë pasur lloje të caktuara të kancerit në të kaluarën (si përshmebull  limfomë ose leuçemi), kanë rrezik të lartë për komplikacione të gripit dhe Covid-19, duke përfshirë hospitalizimin dhe vdekjen.

Duhet të vaksinohen ndaj gripit personat me kancer dhe të mbijetuarit  prej tij?

Po, personat që vuajnë nga kanceri ose me një histori të mëparshme të kancerit duhet të marrin vaksinën ndaj gripit sezonal çdo vit si dhe të vaksinohen ndaj Covid-19 sipas rekomandimeve. Njerëzit që jetojnë me ose kujdesen për pacientët me kancer dhe të mbijetuarit prej tij gjithashtu duhet të vaksinohen kundër gripit sezonal dhe Covid-19.

Megjithëse jam vaksinuar ndaj gripit dhe Covid-19 përse ende sëmurem?

Vaksinimi me vaksinën e gripit sezonal të mbron vetëm ndaj disa viruseve të gripit. Vaksina e gripit nuk të mbron ndaj viruseve të tjerë që shkaktojnë rrufën, të ftohtit e zakonshëm, apo sëmundje të ngjashme me gripin. Prandaj mund të sëmureni nga këto sëmundje edhe pse keni marrë vaksinën e gripit. Vaksinimi ndaj Covid-19 dhe gripit ulin rrezikun e infektimit nga Covid-19 dhe gripit, por është me rëndësi të ritheksohet se vaksinimet për këto sëmundje të mbrojnë ndaj formave të rënda, hospitalizimeve dhe vdekjeve.

Si vepron vaksina?

Vaksina e gripit sezonal mbron ndaj viruseve të cilët mendohet se do të qarkullojnë gjatë sezonit të gripit kryesisht nga Tetori deri në Maj. Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup dy javë pasi është kryer vaksina. Këto kundërtrupa mbrojnë ndaj infeksioneve të shkaktuara nga viruset e gripit të cilët janë të ngjashëm ose të njëjtë me ato viruse me të cilët është prodhuar vaksina.Kundërtrupat fillojnë të zhvillohen në trup 2-3 javë pasi është kryer vaksina kundër Covid-19. Gjithashtu imuniteti qelizor luan një rol të rëndësishëm për mbrojtjen ndaj formave të rënda të Covid-19.

A mund të japë vaksina mbrojtje edhe nëse vaksina nuk ka një përputhje të mirë me viruset që janë në qarkullim?

Po, kundërtrupat e zhvilluar në përgjigje të vaksinës ndonjëherë mund të sigurojnë mbrojtje kundër viruseve të ndryshëm të gripit  por që lidhen me njëri-tjetrin pavarësisht se mbrojtja imunitare nuk është e lartë.Deri më tani ka të dhëna se vaksinimi parësor kundër Covid-19 është i mirë ndaj të gjitha varianteve por vaksinimi me dozën përforcuese me vaksinën e adaptuar për variantet qarkullues për ata që kanë kryer vaksinimin parësor do të rrisë më tej imunitetin dhe do të mbrojë më mirë ndaj varianteve qarkullues të SARS-CoV-2.

Kur duhet të kryhet vaksinimi?

Vaksinimi kundër gripit duhet të kryhet përpara, në fillim dhe gjatë sezonit te gripit. Për sa kohë që viruset janë në qarkullim vaksinimi duhet të bëhet përgjatë gjithë sezonit madje edhe në Janar e më vonë. Kundërtrupat mbrojtëse zhvillohen zakonisht dy javë pas vaksinimit, prandaj  për t’u mbrojtur kundër virusit të gripit, është mirë që të vaksinoheni në kohën e duhur dhe për të qenë të mbrojtur në kohën e qarkullimit të virusit . Ndërsa vaksinimi ndaj Covid-19 kryhet në çdo kohë.

A duhet të imunizohen gratë shtatzëna kundër gripit dhe Covid-19?

Po. Vaksinimi kundër gripit dhe Covid-19 është një element thelbësor i kujdesit prenatal sepse gratë shtatzëna janë më tepër të rrezikuara për të kaluar një sëmundje të rëndë dhe vdekje nga gripi dhe Covid-19. Raportet e rasteve dhe studimet e kufizuara tregojnë se shtatzënia mund të rrisë rrezikun e komplikacioneve të rënda mjekësore të Covid-19 dhe gripit.Përveç kësaj, mbrojtja e nënës nga vaksinat është e vetmja strategji efektive për të sapolindurit, sepse përdorimi i këtyre vaksinave rekomandohet vetëm kur foshnjat janë mbi 6 muaj.

Gjatë cilit tremujor mund të merret vaksina e gripit dhe Covid-19?

Vaksina e gripit dhe ajo ndaj Covid-19 mund të merret në çdo kohë gjatë shtatzënisë. Gratë shtatzëna këshillohen ta marrin sa më shpejt që të jetë e mundur kur të jetë e disponueshme dhe të këshillohen me gjinekologët e tyre ose ofruesit e tjerë të kujdesit shëndetësor rreth imunizimit.Gratë shtatzëna duhet të marrin vaksinën e inaktivuar të gripit, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krah.Gratë shtatzëna duhet të marrin vaksinën që përmban mARN kundër Covid-19, e cila injektohet në rrugë intramuskulare, në krah.

Unë jam shtatzënë.  A duhet të marr vaksinën e gripit dhe atë kundër Covid-19?

Po. Vaksina e gripit dhe vaksina kundër Covid-19  është një mënyrë efektive dhe e sigurt për t’ju mbrojtur ju dhe fetusin tuaj nga sëmundjet e rënda dhe komplikacionet e gripit dhe Covid-19. Gratë shtatzëna dhe fetuset e tyre janë të rrezikuar ndaj komplikacioneve serioze nga gripi dhe Covid-19. Vaksinat ndaj gripit dhe ajo kundër Covid-19  janë  aplikuar në miliona gra shtatzëna përgjatë këtyre viteve.

A mund të shkaktojë grip marrja e vaksinës së gripit, po ajo e Covid-19?

Jo. Nuk mund t’a merrni gripin nga marrja e vaksinës së gripit. Gjithahshtu, ju nuk mund të merrni as Covid-19 nga marrja e vaksinës kundër koronavirusit.

Pse duhet të vaksinoheni ndaj Covid-19 dhe ndaj gripit?

  • Gripi dhe Covid-19 janë infeksione virale akute, të cilat përhapen lehtë nga njeriu tek njeriu.
  • Gripi dhe Covid-19 mund të prekin çdo njeri në çdo grup-moshë.
  • Gripi dhe Covid-19 janë probleme serioze të shëndetit publik pasi mund të shkaktojnë gjendje të rëndë shëndetësore, shtrime në spital dhe vdekje, sidomos  tek grupet me risk të lartë.
  • Çdo njeri mund të sëmuret shumë rëndë nga gripi dhe Covid-19.
  • Stafi mjekësor mund ta marri gripin dhe Covid-19 nga kolegët apo pacientët të cilët janë te infektuar dhe duke u vaksinuar ndaj gripit dhe Covid-19 ju mbroni vetveten, familjen. kolegët dhe pacientët tuaj.
  • Nëse sëmureni me grip dhe Covid-19 ju mund ta transmetoni atë tek të tjerët edhe pse mund të mos ndiheni të sëmurë apo nuk keni shenja klinike.
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
2 Comments
  • Phoenix says:
    November 7, 2022 at 1:14 pm

    The Plandemic. Nje film per te verteten, per mashtrimin dhe manipulimin e plandemise, ” vaksinat “, si dhe objektivat te ketij krimi Global kunder njerezimit.

    https://odysee.com/@Scottishcraig79:8/THE-BIG-RESET-MOVIE–THE-UNCENSORED–TRUTH-OF-THE-PANDEMIC:7

    Reply
  • Andis says:
    November 8, 2022 at 2:56 am

    Vaksinat jane e vetmja mundesi per te parandaluar epidemite e stines apo dhe te vitit.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?