Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përballja e tyre e parë në studiot televizive, Biden dhe Trump debate në këto dy data
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përballja e tyre e parë në studiot televizive, Biden dhe Trump debate në këto dy data
BoteLajmi i fundit

Përballja e tyre e parë në studiot televizive, Biden dhe Trump debate në këto dy data

Published: May 16, 2024
Shpërndaje

Presidenti Joe Biden dhe sfiduesi i tij në zgjedhjet e 5 nëntorit, ish-presidenti Donald Trump, ranë dakord të mërkurën për dy debate, një në 27 qershor dhe një tjetër më 10 shtator. CNN njoftoi se zyrtarët e të dyja fushatave ranë dakord për të mbajtur përballjen e parë pas gjashtë javësh, në studiot e rrjetit televiziv në Atlanta dhe pa publik. Debati i dytë do te drejtohet nga ‘ABC News’.

Trump, i cili në vitin 2020 humbi garën ndaj Biden për t’u rizgjedhur, ka bërë thirrje prej disa javësh për një seri debatesh parazgjedhore. Presidenti Biden ra dakord së fundmi mbi këtë çështje.

Të mërkurën, zyrtarët e fushatës se zotit Biden sugjeruar datat në qershor dhe shtator, ndërsa thanë se ai nuk do të merrte pjesë në tre debatet e propozuara për shtator dhe tetor, nga komisioni jopartiak për debatet presidenciale, që ka organizuar të tilla, prej tre dekadash.

- Publicitet -

Në një postim në faqen e tij në median sociale “Truth Social” zoti Trump shkruante se ishte “i gatshëm të debatonte” me zotin Biden muajin e ardhshëm dhe në shtator. CNN-i, njoftoi datën e debatit të parë pak kohë më vonë.

Të dy kandidatët ironizuan me njëri-tjetrin, lidhur me parametrat e debatit, si për shembull se për sa kohë do t’i mbyllej mikrofoni njërit kandidat ndërsa tjetri ishte duke folur dhe se sa kohë do të zgjasë secili debat. Çështje që janë lënë të diskutohen në vazhdim.

“Donald Trump humbi dy debate ndaj meje në vitin 2020 dhe që atëherë, ai nuk është paraqitur për një debat“, shkruante presidenti Biden në një postim në platformën e mediave sociale X. “Tani ai po sillet sikur dëshiron të debatojë sërish për mua. Epo, ma bëj këtë nder, shoku“, shkruante ai më tej.

Ish-presidenti Trump, nga ana e tjetër, shkruante se zoti Biden ishte “debatuesi më i keq me të cilin ai ishte përballur ndonjëherë”.

“Ai nuk mund t’i bëjë dy fjali bashkë”, shkruante ai.

Përpara se caktohej data 27 qershor, që është e enjte, për debatin e parë, kampi i zotit Biden ironizoi me zotin Trump, duke thënë se republikani ishte “i lirë të mërkurave”, dita e zakonshme e pushimit për gjyqin penal që vazhdon ndaj ish-presidentit në Nju Jork.

Megjithatë procesi gjyqësor, që është parashikuar të zgjasë 6 javë, po shkon drejt fundit, e më pas pritet vendimi i jurisë. Gjyqi ka shumë të ngjarë të përfundojë pas rreth dy javësh. Debati në CNN do të jetë vetëm mes zotit Biden dhe zotit Trump, megjithëse rrjeti e la të hapur mundësinë që kandidati i pavarur, Robert F. Kennedy Jr., ose një tjetër kandidat, i një pale të tretë, që mund të arrijë një prag votash prej 15% për t’u përfshirë në fletëvotim, mund të përmbushë kushtet për t’u bërë pjesë e debatit.

Si Biden ashtu edhe Trump kanë qenë të kujdesshëm në lidhje me kandidimin e zoti Kennedy, nga frika se ai mund të marrë vota të mjaftueshme në shtetet kyçe të fushëbetejës politike që mund të ndryshojnë trajektoren e rezultatit në rang kombëtar.

Në SHBA, vota popullore kombëtare nuk përcakton se kush bëhet president. Përkundrazi, zgjedhjet në thelb janë një votim shtet pas shteti, ku fituesi në secilin prej 50 shteteve, shpallet nga numri i votave elektorale. Kandidati qe arrin të sigurojë minimumi 270 nga 538 elektorë shpallet fitues i zgjedhjeve.

Shtetet më të populluara kanë më shumë vota elektorale dhe ndaj dhe një ndikim më të madh në përcaktimin se kush do të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë për një mandat të ri katërvjeçar që fillon më 20 janar 2025.

VOA

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 01 korrik 2026
  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”

Komentet e Fundit

  1. K R on FOTO dhe VIDEO: Protesta përballë Parlamentit u përshkallëzua me shoqërime të dhunshme
  2. K R on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”. U tentua të ndikohej vota e eurodeputetëve për rezolutën e Vjosë-Nartës
  3. K R on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  4. Kokpalari 21 janarit on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit
  5. Vlora 97 on Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?