Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Përçarja është ajo që do armiku”, Yuri Kim jep mesazhin me thënien e Skënderbeut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Përçarja është ajo që do armiku”, Yuri Kim jep mesazhin me thënien e Skënderbeut
KryesorePolitike

“Përçarja është ajo që do armiku”, Yuri Kim jep mesazhin me thënien e Skënderbeut

Published: December 15, 2022
Shpërndaje

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka përcjellë ditën e sotme një mesazh duke përdorur një shprehje të heroit tonë kombëtar Skënderbeut, se bashkimi bën fuqinë.

Teksa fliste për të drejtat e grave, ajo u shpreh se ndarja sjell gjithmonë dobësi ndërsa shtoi se përçarja është arma që përdor armiku.

Kim bëri apel që qytetarët të mos ndahen në burra dhe gra, gegë dhe toskë, veriu dhe jug apo qoftë edhe ndarje mes partish duke shtuar se kjo nuk është në përfitimin e tyre.

- Publicitet -

“Sa nga ju kanë dëgjuar thënien e famshme të Skënderbeut që bashkimin bën fuqinë. Ajo është një nga shprehjet e mia të preferuara. Vendi i gruas është aty ku ajo ku dëshiron të jetë. Nuk i përket askujt për t’i thënë një gruaje se ku duhet të jetë.

Unë kam bërë kaq sa kam bërë për shkak se kam pasur ndihmë. Jam ndihmuar nga njerëzit. Duke filluar nga nëna ime. Ishin edhe burrat që më ndihmuan. Mendoj që mendojmë për atë që tha Skënderbeu që bashkimi bën fuqinë duhet të mendojmë që ndarja ndjell dobësi. Kjo përpjekje për të krijuar dallime. Për t’i bërë ato të rëndësishme. Burrat, gratë, veriu, jug, gegë, toskë, kjo parti ajo parti, nuk është përfitimin tuaj sepse sjell ndarje.

Forca jonë qëndron në unitetin tonë dhe jo në ndarje. Ndarja, përçarja është ajo që përdor armiku. Mesazhi im është që jam krenare që SHBA mbështesin një përpjekje të tillë, mbështesin përpjekjet e grave për të vendosur se çfarë duan të bëjnë. Ju përket juve se ku doni të jeni. Ne do vazhdojmë t’ju mbështesim. Ju vendosni se ku doni të jeni dhe çfarë doni të bëni dhe ku doni të shkoni”, tha Yuri Kim.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Erdogan says:
    December 15, 2022 at 10:31 am

    You e percate Epirin e Kastriotit o collo-nizatore.
    Ne te Veriut Osmane dhe te Jugut Greke.
    Flamurin “Gjergji” Orthodhokse Greke qe u be ‘katolike” per aresye strategice sipas “historianit” te famshem Xhufit e mori nga Kostantinopolis dhe jo nga Papuci i Romes.
    Keto te Verteta (Vero ital) Historike disa te shitur tek fsshistet dhe tek Baba Etdogan nuk duan tja thone popullit me fukara te Evropit.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2022 at 11:29 am

    Zonja Kim:

    JO GJITHMONE BASHKIMI BEN FUQINE

    sepse:

    Bashkimi me komunistet per te bere homazhe ne 29 nentor te varret e xhelateve te Enverit duke futur ne kurth edhe ambasadorin budalla naiv te Ukraines, ky bashkim nuk eshte aspak fuqi, por eshte turp dhe rezil per nje ambasador te cilit keta xhelate te Enverit i kane vrare sekretarin e pare Loni Adhami me tortura te padegjuara duke ja thyer kockat e trupit nje nga nje, ky bashkim eshte si nje fyerje makaber per viktimat e komunizmit qe xhelatet e Enverit i vrane duke u futur ne nje kahsapane vellavrasese te papare ne histori.

    Reply
  • Spak says:
    December 15, 2022 at 11:46 am

    fjale te arta Znj. Kim! Por per shqiptaret dhe jo per Saliun dhe Liken dhe korbat qe ju rrine rotull! Ata jane percaresit me te medhenj!

    Reply
  • Banda says:
    December 15, 2022 at 12:12 pm

    Kush eshte armiku?

    Reply
  • Asd says:
    December 15, 2022 at 12:27 pm

    @intelektualhane, ndoshta, duhet te gjesh perkthyes me te mire.

    Reply
  • intelektuali says:
    December 15, 2022 at 12:45 pm

    Asd Enveristi:

    Ja si thote perkthimi:

    MORA PUSHKEN, DOLA MALIT, T’I BASHKOHESHA LUFTES PER ATDHE
    PO KU TA DIJA UNE I SHKRETI QE ARMIKU I LIG ISHIM PIKERISHT NE
    MORA PUSHKEN, DOLA MALIT, T’I BASHKOHESHA LUFTES PER LIRI
    PO KU TA DIJA UNE I VORFNI QE ARMIKU I KEQ ISHE PIKERISHT TI

    Reply
  • Pa vlere says:
    December 15, 2022 at 1:42 pm

    Trap!
    Kur injoranti do te beje akademikun (!?)
    Harron se injoranti kur merret me politike eshte i destinuar vetem te jete “nje militant qorr” dhe asgje me shume.
    Njesoj si militantet e Enverit qe i mori barinj dhe i coi ne Komitet Qendror.
    Ti je vetem ‘update’i versionit te bariut te E.Hoxhes.

    Reply
  • Pylli says:
    December 15, 2022 at 3:23 pm

    PARA SE TE VINIT JU
    NE SE NJIHNIM NDARJEN
    BOTA NDIHMOI HORRAT
    FILLUAM PERCARJEN

    Reply
  • Gopi says:
    December 15, 2022 at 4:30 pm

    Shekujsh mbijetuam
    Se qeme te bashkuar
    Hasmi solli ndarjen
    Qofte i mallkuar

    Reply
  • ebeteenverinprofetmeketoperrallattuajakime says:
    December 15, 2022 at 7:24 pm

    Ne se ka shqipfoles ne kete planet per te gjithe kohrat qe luftoi ndasite veri jug…barazine gjinore dhe dallim I lehte te te varferve dhe atyre qe paguheshin me mire emri I tij eshte Enver Hoxha..qe fene e shqiptarit quajti Shqiptarine si Vaso Pasha
    .
    Kete e bete profet ju Kime me keto itelektuaLET E DITES..PSE
    .
    SEPSE AMERIKA JUAJ DHE BALLISTET E DEMO-INTELEKTUALIT prute ne pushet ne monster qe vrau ne 21 janar sipas kanunit leke dukagjinit…imagjino na coi ne mesjete ate qe prune ne pushtet billat dhe hillat e kimes..ka ardhur koha Kime te kerkoni falje dhe jot e beni leksione si edukatore per fillore

    Kaq si fillim..dhe nderpres komentin se nuk jam I sigurte se botohet..

    Reply
  • Arben.T says:
    December 15, 2022 at 11:33 pm

    I. Historia ka rendesi te interpretohet drejt.

    1. Shqipetaret qe moren pjese ne “Luften Nacional Çlrimtare”,
    Nuk ju tha se “Objektivi” i drejtuseve te LNÇ
    Pas mbarimit te luftes ishte,
    Vendosja e regjimit Komunist.

    2. Ato nuk e dinin se do instalohej nje regjim ku,
    “Punonjesit e Talentuar e Krijus”,
    Dhe “Injorantët, Dembelët”
    Do vleresohen: “Të barabartë”.

    3. Me keq akoma:
    Shumë Individe nuk e kishin perfytyruar, Se do vinte dita;
    Që “Maskaralleku” do të zëvëndësoj “Ndershmërine”,
    Qe “Individe te pa ditur” do zëvendesojne “Individët Krijus”
    Pikerisht, KJO , perfaqeson mekatin fillestar te rregjimit te Hoxhes.

    4. Luftetaret e Lirise dhane jetën e tyre per nje “Shqiperi te Lire”,
    Dhe Jo per “Importin e Doktrines Komuniste” ne Shqiperi.
    Pra “Mekati i Pare” ishte ne fillim ne formen e nje “Energjis Potenciale”
    Që penetroi në trurin e nje minoriteti njerëzish, dhe
    Helmoj mendje te tjera, pas perfundimit te luftes.

    5. “Virusin e Injektuan” , tek truri i Enverit, “Agjentet e Titos”,
    Prane shtabit te pergjitheshem. Deri atehere Enveri kishte degjuar,
    Vetem perallate “Bukura te Komunizmit”. Pas kontakteve trevjeçare,
    Me te derguarit e Titos, Ai e “Mësoi dhe e Zbatoj” Komunizmin Real.

    6. Sot flasin ne vendin tone per shume figura te luftes se kane qene “komunist idealist”.
    Kjo eshte e pranushme, sepse ajo ideologji u perhap ne te gjithe boten.
    Por pas ardhjes ne pushtet ato gradualisht u shndruan ne “Komuniste Reale”

    7. Pas LNÇ ajo qe quhet “Bashkimi i Popullit” rreth,
    “Partis Komuniste” apo, “Zaptusit te Saje Enver Hoxhes”,
    Arriti te realizoje në “Unitet me Revolen Pas Kokes”.

    8. Nepermjet te nje “Korrupsioni” dhe Frike te “Jashtezakoneshme”,
    Enveri e shtypi popullin Shqipar, u perpoq ti “Deformonte Trurin”.

    * Enveri arriti që: Injoranti, dembeli, individet pa inisiative te dalin ne pah,
    “Ai Besonte” se Ato do Ishin “me te ndershmit, me te devoteshmit”, per të,
    Se Ai i dha poste me rendesi dhe ja plotesoj jeten me gjithe te mirat.
    Se Ato me “Librin e Kuq” në dorë do e çonin Shqiperine perpara,

    * Sipas “mësimeve” te shokut Enver,
    qe perfaqesonte modelin e komunizmit Shqiptar,
    Shqiperia hyri ne nje rruge pa krye,

    * Ku nuk mund te beheshin, korigjime, permiresime,
    qe gradualisht mund te shkohej, ne nje regjim demokratik.
    * Vetem Pol Poli e tejkaloi ne krime “Shokun” Enver.

    II. Në vazhdim te “Metodat Korruptive” të Hoxhes

    1. Individet e kulturuar, qe i punonte drejt truri dhe
    mund të kuptonin tendencat e tij djallezore,
    Ishin djajt qe lufta e klasave duhej ti eleminonte.

    2. Enveri Perdori disa metoda qe e,
    “Korruptuan Shpirtin” e shume individeve,
    si me poshte:

    * Nuk ka rendesi se sa di tani per tani.
    * Rëndesi ka te shkatërrojme “Armiqt e Klasës”

    * Edhe pse ju keni mbaruar vetëm shkollên fillore
    Ne do ju çojme per studime jashte, te pervetesoni,
    “Marksizem Leninizmin”, dhe specialitete te tjera.

    * Kur te vini në atdhe, ne do ju ngarkojme te drejtoni,
    “Sektoret kryesore te Ushtris, Ekonomis, Artit e Kultures”.

    III. Avancimi i Paranojes.

    1. Me vone pas vitit 1960, e me vone pas viteve 1970/71/72
    Frika, paranoja e Enverit filloj te shtohej me ritme te larta:
    Ndersa “Popullin e Pa Informuar” mendonte se e kontrrollonte, nderkaq,
    Frika nga “Elita e Partise”, qe i dinte mire te gjitha krimet e tije,
    Po i kthehej ne nje “semundje mendore, kanceroze”.

    2. Elita e kishte perkrahur e “Frikesuar deri ne Palcë”
    Por “Intuita, Instiktet, Fobite” i jepnin sinjalin se,
    Elita i kishte kuptuar “marifetet, djallezit, intrigat” e tij.

    Pra:

    3. Elita paraqiste nje rrezik serioz per të dhe familjen e tij.
    Arriti nje “Nivel Paranoje shum te larte” dhe ndjehej si i paralizuar.
    Ai mund te qetesohej vetem duke terrorizuar ne ekstrem Elitat.

    4. Zhduku figurat me te larta te Ushtris, Ekonomise, Artit dhe Kulture.
    Korruptoi popullin duke ulur disiplinen ne pune dhe injektuar friken,
    Tek drejtusit e ushtrise, ekonomise, e kudo.

    5. Demtoj rende disiplinen ushtarake:
    Hoqi gradat ushtarake, Nuk kuptohej se kush ishte gjenerali dhe kush ishte togeri.
    Oficerët duhet ta kishin mirë me ushtarët, në nje mënyre “shumë të tepëruar”.
    U jepej shpesh ushtareve leje shum ditore per te shkuar ne shtepi.
    Rregullat, regulloret filluan te qethen kare.

    6. Autoritet u kthyen ne “simbole te pushtetit”,
    Por me nje pushtet shum te kufizuar.
    Ne fabrika volumi i punes u pakesua,
    Fshataresia gjithashtu e uli ritmin e punes,
    Parazitizmi, perfitimet e jashte ligjeshme u shtuan.

    7. “Njerezit e pa informuar” per situata tragjike qe po kalonte Shqiperia,
    Ishin me te “Lire”, kishin “Më pak frike”,
    Ne krahasim me Elitat e Partise, Ushtrise, Industrise e tjerë.

    8. Kur degjonin se u egzekutuan ministra, gjenerale etj
    Shum njerezit thonin: Sa mirë ja beri Enveri ketyre maskarajve.
    Pra u krijua bindja ne nje pjese te popullsise se,
    Elite po demtonin atdheun pas shpines se Enverit.

    9. Keto fakte duhen perseritur sepse kam pershtypjen,
    Qe ka shume individe qe nuk e kane kuptuar,
    Se çfare ka ndodhur ne Shqiperi,
    Dhe kujtojne me nostalgji Tiranin.

    Reply
  • mirel says:
    December 16, 2022 at 1:11 pm

    Mjeshtra jane keta amerikanen, i lane trushplaret e Salikadavres te llapin e te llapin per ca dite dhe bam kokes pastaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Mashtrimi 50 milionë euro, lihen në burg “koka” e call center-ave dhe shoku i tij
  • “Duhet një urdhër ndalimi”, Trump provokon sërish Giorgia Melonin
  • The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës
  • Dosja “Partizani”, ish-ministri i Mbrojtjes Gazment Oketa shkon për të dëshmuar në GJKKO
  • Super Haaland me dopietë, Norvegjia eliminon Brazilin pesë herë kampion bote

Komentet e Fundit

  1. Plaku xhuxhumaku on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  2. Toni on Rama për ZDFheute: I kuptoj protestuesit, por nuk i themi dot jo 4 mld eurove
  3. rapsodi popullor on Rama u përgjigjet kundërshtarëve me vjershën e Dritëro Agollit: Ju aq baltë po hidhni mbi mua…
  4. Bero Maze on Arkivoli në protestë
  5. cuf dabjoni on The Albanian Files: Anatomia e ‘rilindjes arkitekturore’ të Edi Ramës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?