Përfaqësuesi i kompanisë Bajraktar, Lütfü Haluk Bayraktar ka bërë me dije se do të hapin në Tiranë një qendër shërbimi.
Gjatë firmosjes së marrëveshjes, ku Shqipëria ka blerë dronët nga kjo kompani, Bayraktari tha se përmes kësaj qendre shërbimi do të bëjnë të mundur që me këto dronë të pajisen edhe vendet e Ballkanit Perëndimor, jo vetëm vendi ynë.
“Kemi kohë që punojmë për këtë projekt dhe jemi krenarë që sot po bëhet realitet, ne si bajraktarë do performojmë më të mirën në këtë kontratë në mënyrë që ju të merrni përftimin më të lartë të kësaj teknologjie.
Vendi ynë ka një marrëdhënie të gjatë historike, kemi marrë veshje vëllazërore 100 vjet më parë dhe marrëveshjen e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Turqisë. Këto teknologji janë vërtetuar si astete që janë vërtetë të rëndësishme në inventar. Nuk janë mjete që do përdoren për kohë lufte, por përdoren edhe në kohë paqeje për qëllime të ndryshme.
Urojmë që kjo të hapë një epokë të re mes vendeve tona dhe të mbështesë sovranitetin e Shqipërisë. Duam të krijomë një marrëdhënie të dyanshme, do ngremë një qendër shërbimi këtu dhe të gjitha to objekte do i shërbejnë jo vetëm Shqipërisë, por edhe vendeve fqinje. Do doja të ndërtonim një qendër që quhet Sience Tirana, nga fondacioni unë, së bashku me mbështetjen e kryeministrit duam ta nisim këtë projekt.
Do ishim të lumtur të nisim punën dhe kushedi ne po organizojmë festivalin më të madh të hapësirës teknologjike, Techno Space. Do donim të ngrinin Techno Fest Balkan, që të motivojmë brezat e rinj dhe të jenë të mirë përgatitur për teknologjinë dhe ti shërbejnë vendit të tyre”, tha Bayraktar.
j.l./ dita

Kurre mos paste lufte, por ky investim ka vera te medha:
1. Ne luften kunder trafikut te droges.
2 Ne kontrollin e sitemit rrugor, linjave bregdetare, shum pikave kritike,
qe eshte shume e veshtire te behet me mjete te tjera.
3. E shton prestigjin e Shqiperise, kur ne Tiranen tone te bukur,
Do vine te rij te talentuar, për të mësuar përdorimin,
E kësaj teknologjie të avancuar, të dronave mderne.
Te gjithe expewrtet euro-amerikane na kane mesuar te asgjesojme armatimin.Edhe fabrikat sekrete i bene shpella Neandertali per nostalgjiket ruse.
Turqia po na shet arme si popull i vogel i kercenuar nga dy bisha te armatosur deri ne gryke.
O burra keni te shani Turqine?
E veshtire per tu besuar por e lehte per tu kompozuar si ide ne leter.
Keta dronet ushtarake si do do dallohen qe jane tanet dhe nuk jane te fqinjeve dhe qe nuk kame shkelur hapesiren ajrore shqiptare? Kjo pyetje lind meqe Bayraktari fton vendet e Ballkanit qe te paisen me dronet e tij.