Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkonet për të shpëtuar, 6 të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkonet për të shpëtuar, 6 të plagosur
KronikeLajmi i fundit

Përfshihet nga flakët hoteli në Vlorë, pushuesit hidhen nga ballkonet për të shpëtuar, 6 të plagosur

Published: August 16, 2026
Shpërndaje

Një zjarr ka përfshirë një godinë në zonën e Lungomares në Vlorë, ku ndodhet edhe një hotel. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur fillimisht në lokalin në katin e parë të godinës, dhe më pas janë përhapur në katin e dytë, ku ndodhej hoteli, si dhe në fasadën e pallatit.

Për t’u shpëtuar flakëve dhe tymit, një pjesë e personave që ndodheshin në godinë kanë dalë nga ballkonet.

Si pasojë e zjarrit, janë lënduar 6 persona, pesë prej tyre shqiptarë të Kosovës dhe një nga Rrësheni, të cilët janë dërguar në spital.

- Publicitet -

Ata janë nisur drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Dy pacientë janë dërguar te ‘Trauma’ për shkak se kanë pësuar fraktura, tre në departamentin e djegieve në QSUT, ndërsa njëri prej të lënduarve ndodhet në Kirurgjinë e Spitalit të Vlorës. Një vajzë është në gjendje të rëndë, me djegie të shumta.

Veç tyre, në hotel, kishte edhe turistë të huaj nga Polonia e Ukraina.

“Ishim në gjumë në orën 4 të mëngjesit, nuk e di. Dolëm në korridor, pamë shumë tym. Mbyllëm derën, shkuam në ballkon, flakë. Kërcyem nga ballkoni, kam rënë në beton a nuk e di”, thotë një djalë nga Kosova.

Burimi kanë qenë dy frigoriferët në hyrje të lokalit që dyshohet se kanë pësuar defekt në qarkun elektrik.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit. Ndërkohë, godina fillimisht është evakuuar për shkak të rrezikut.

E gjithë ndërtesa është shkrumbuar thuajse plotësisht. Shërbimet e Policisë dhe strukturat përkatëse kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.

Policia e Vlorës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me zjarrin që përfshiu hotel “Brooklyn” në lagjen “10 Korriku”, në orët e para të mëngjesit, duke lënë të lënduar gjashtë pushues.

Sipas hetimeve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 04:05 në ambientet e brendshme të godinës, në pronësi të shtetases me iniciale M. A.

Nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, ka rezultuar se zjarri ka qenë aksidental dhe është shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 04:05, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr në ambientet e brendshme të një hoteli, në pronësi të shtetases M. A.

Si pasojë e zjarrit janë lënduar 6 pushues, (5 prej tyre shtetas të Kosovës dhe 1 shtetas nga Rrësheni).

Pesë nga të lënduarit janë transportuar për mjekim në Spitalin e Djegieve në Tiranë, ku 2 prej tyre kanë pësuar djegie të konsiderueshme trupore. Një shtetas po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë.
Gjithashtu, nga zjarri janë shkaktuar dëme materiale.

Nga veprimet hetimore të kryera, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se zjarri ka qenë aksidental, i shkaktuar nga djegia e prizës elektrike të frigoriferit, i cili ndodhej në ambientet e restorantit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
4 Comments
  • 1thundrak says:
    August 16, 2026 at 12:41 pm

    Ja ashtu te dokumentohet ngjarja. Ju lumte.
    Njerezia hidhen nga ballkonet se hoteli eahte kurth nuk ka ahkalle sigurie.te rroje partia. Te pakten nuk perfunduan te vdekur nga gazi LHL.
    Ec vlora…

    Reply
  • Aldrin says:
    August 16, 2026 at 2:33 pm

    po po, Brooklyn te 10 Korriku.
    Ne Lungomarre…

    Reply
  • Vlonjati pa shtepi says:
    August 16, 2026 at 2:48 pm

    Jane ndertuar duke vjedhur djersen dhe gjakun e popullit mbi nje toke publike qe kane marre falas nga shteti i korruptuar i Edi Tames. Urojme we keta fat te kene te gjithe resortet, se kane shkaktuar deme te konsiderushme ambientale ne gjithe bregdetin tone dhe populli nuk fiton asgje prej tyre, por vetem oligarket e qeverise qe pastrojn parate e korrupsionit dhe droges.

    Keqardhje pa kufi dhe fatkeqesi per keta te dentist. Keni kisses or popull, privati njeh vetem parent, ashtu jane ndertuar ato hotels, me cilesi te dobet dhe materials Marco!

    Reply
  • Labi Noti says:
    August 16, 2026 at 10:59 pm

    O Ed kurva ku e ke turizmin Shqiptar… qe shurdhon dynjane… o poture zi catran ashtu sic ke shpirtin… poture pacavure te zeza i shpirt zi.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • 07 shtator 2026
  • Skandali që ka tronditur partinë e anti-shqiptarit Nigel Farage
  • Tërmet politik në Gjermani: AFD merr 44.5 %, fundoset CDU e Merz me 18.5 % të votave
  • Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen pesë mjete, humb jetën një person
  • SHBA rinis përpjekjet për paqe në Ukrainë, por ish-ambasadorët nuk shohin përparim

Komentet e Fundit

  1. abdiaga on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. Populli on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë
  3. demo on Rama në zyrë, protestuesit rrethojnë Kryeministrinë. Përplasje me Policinë
  4. Kadiu on Një gabim që zgjati 457 vjet? OKB vendos të ndryshojë hartën e botës
  5. info analitike on “Ka përdorur mediat për të baltosur ata që…”, Rama për SPAK: Ja një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?