Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon afati për regjistrim, Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kosovë > Përfundon afati për regjistrim, Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë
Kosovë

Përfundon afati për regjistrim, Lista Serbe mbetet jashtë zgjedhjeve në Kosovë

Published: March 22, 2023
Shpërndaje

Lista Serbe e drejtuar nga Goran Rakiç mbetet jashtë zgjedhjeve të jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është përmbyllur afati për aplikim për certifikim të subjekteve politike dhe kandidatëve që duan të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç dhe në zgjedhjet e parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposavië, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023”, ka thënë Elezi.

Ai ka treguar se gjatë kësaj periudhe nuk është pranuar asnjë aplikim i ri nga subjektet politike që dëshirojnë të marrin pjesë në këto zgjedhje.

- Publicitet -

“Gjatë periudhës 14 ditore të aplikimit (09 mars – 22 mars 2023), KQZ-ja nuk ka pranuar ndonjë aplikim nga ndonjë subjekt politik. Njoftim shtesë: Nga 9 deri më 13 mars 2023, subjektet politike dhe kandidatët e certifikuar në nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 18 dhe 25 dhjetorit, kanë konfirmuar certifikimin e mëhershëm dhe të njëjtit nuk kanë pasur nevojë të paraqesin aplikim nga fillimi, me përjashtim të udhëzimeve të dhëna nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll Financiar të Subjekteve Politike”, ka thënë Elezi.

Këto zgjedhje parashihet të mbahen më 23 prill, ndërkohë që ishin shtyrë shkaku i tensioneve në veri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Katër kryetarët e mëhershëm që ishin pjesë e Listës Serbe kishin dhënë dorëheqje gjatë dorëheqjeve masive të zyrtarëve serbë në katër komunat me shumicë serbe. Sidoqoftë, kishte pasur shumë shpresë se pas marrëveshjes së Ohrit më 18 mars dhe asaj të Brukselit për Propozimin Evropian më 27 shkurt, kjo çështje do të zgjidhej.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mbështetja e Dua Lipës për protestat në Tiranë bën bujë në mediat botërore
  • Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, opozita paralajmëron sërish bojkot
  • PD “ripërtërin” drejtimin: Noka rikonfirmohet sekretar, Këlliçi zgjidhet nënkryetar (LISTA)
  • Deklarata e ministres serbe, ministri kosovar: Reagimi nga Tirana duhet të jetë më konkret dhe më aktiv
  • Finalja e këtij Botërori do të jetë Spanjë-Argjentinë

Komentet e Fundit

  1. Ethem Lalaj on Brukseli rrit presionin për Zonat e Mbrojtura, por Kuvendi i mban draftet në sirtar
  2. Bardhyl Anadolli on Ndahet nga jeta ikona e humorit shqiptar, Todi Llupi
  3. 1thundrak on Do thirret Kryeministri për “Albanian Files”? Si përgjigjet kreu i SPAK
  4. 1thundrak on Sulmet e Edi Ramës dhe të Sali Berishës kundër SPAK, Braho: Retorikë politike, por më vjen mirë
  5. nje shqiptar on 1.8 milionë persona më shumë u larguan sesa u kthyen në Shqipëri që nga 1990

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?