Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon kontrolli në banesën e ish-deputetit Rraja, djali dhe i vëllai janë arratisur jashtë vendit!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përfundon kontrolli në banesën e ish-deputetit Rraja, djali dhe i vëllai janë arratisur jashtë vendit!
AktualitetKronike

Përfundon kontrolli në banesën e ish-deputetit Rraja, djali dhe i vëllai janë arratisur jashtë vendit!

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

Përfundon pa sukses kontrolli policor në banesën e ish-ligjvënësit socialist në Krujë. Për të arrestuar Rexhep Rrajën, djalin e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, si dhe tre vëllezërit e tj, Flamur, Xhelal dhe Përparim Rraja, dhe dy të afërm të tyre, policia ka ushtruar kontrolle përgjatë ditëve të fundit në Krujë e në zonat përreth.

Me vendim gjykate, mësohet se kontroll është ushtruar edhe në banesën e ish deputetit Rrahman Rraja, pas përfundimit të procedurave të lënies së mandatit. Brenda shtëpisë së Rrahman Rrajës nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, dhe aq më pak 6 personat e shpallur në kërkim. Burime për ABC News pohojnë se gjithë të kërkuarit, tashmë janë jashtë Shqipërisë.

Për dhunën barbare që pjesëtarë të fisit Rraja ushtruan ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, përveç 6 të kërkuarve u arrestuan edhe 4 persona.
Shkak i dhunës, ku Flamur Rraja kërcënoi edhe me armë, u bënë denoncimet e banorëve të Borizanës dhe të kushërinjve Maja se shpërthimet në guroren e Përparim Rrajës po u shkatërronte atyre banesat.

- Publicitet -

Kjo ngjarje pasoi me mbylljen e gurores në Borizanë, ndërsa kryeministri Edi Rama shkarkoi nga posti i ministrit të Brendshëm Bledi Çuçin dhe në vend të tij emëroi Taulant Ballën.

Pak ditë më parë, policia njoftoi zyrtarisht se tre drejtuesit kryesorë të Komisariatit Krujë u liruan nga detyra dhe 26 oficerë të tjerë u transferuan. Postin e shefit të komisariatit e mori Kreshnik Alimadhi. Në fakt, emërimi i zotit Alimadhi mban datën 27 qershor. Publikimi i emërimit të tij u bë pas incidentit, por ndoshta mund të jetë një teknikalitet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rishikimi që prek 106 nenet, cilat janë ndërhyrjet kyçe që vështirësojnë hetimet kundër korrupsionit
  • A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  • “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Hila i kreu vetë filmimet, si gënjeu kur miku i tij i zhveshur vuri re kamerën e fshehur
  • E pazakontë: I mbijeton dy herë dozave të helmit, dështon ekzekutimi i të dënuarës në SHBA
  • Shkoi të inauguronte kardiokirurgjinë, Rama pritet me protesta

Komentet e Fundit

  1. Muradie on Videot intime në rrjet, Policia kontakton kompozitorin: “Jam i shokuar, më kanë hakeruar”
  2. Qamili vogel on Nga falsifikimet në Seman te hektarët në Palasë, biznesmenit i sekuestrohen 2.6 mln euro pasuri dhe një “Bentley”
  3. xxx on 16 kulla mbi 15 kate marrin leje, Tirana kryeson listën e projekteve të reja
  4. xxx on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?
  5. Buda on A e bllokon SPAK-un dhe hetimet antikorrupsion drafti i ri i Qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?