Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përfundon puna për asfaltimin e rrugës në Gurrë të Vogël, Veliaj: Ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Përfundon puna për asfaltimin e rrugës në Gurrë të Vogël, Veliaj: Ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi
Komunitet

Përfundon puna për asfaltimin e rrugës në Gurrë të Vogël, Veliaj: Ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi

Published: April 27, 2024
Shpërndaje

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve për asfaltimin e rrugës në fshatin “Gurrë të Vogël”, nga ku komentoi edhe protestën e djeshme të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë. Ai u shpreh se është më e vështirë të punosh në shërbim të komunitetit, se sa të hedhësh një shishe me molotov, pasi në fund banorëve do u ngelen rruga, shkolla dhe kopshti.

“Për vitin tjetër sfida duhet të jetë që njerëzit të hapin sytë dhe të shohin kush punon dhe kush hedh bomba. Duhet me u thënë kush i bën punët, shkollat dhe rrugët. Për molotovët, jepja shishen edhe budallait më të madh dhe ai e hedh. Kurse për të bërë ndonjë punë, për të kapur lopatë, për të kapur kazmën, për të kapur rulin, eskavatorin, është një çikë më e vështirë. Në fund, mbetet rruga; ato muhabetet me molotov do harrohen. Rruga do mbetet, shkolla do mbetet, kopshti do mbetet”, tha Veliaj.

Ai shtoi se me asfaltimin e rrugës, rritet edhe vlerat e pronës në këtë zonë, duke marrë shembullin e fshatrave Qeha dhe Tagan. Ai u shpreh se parimi i Bashkisë së Tiranës eshte qenë një qytet që ecën me të njëjtën shpejtësi në qendër, ashtu edhe në periferi.

- Publicitet -

“Ee pashë edhe kur bëmë rrugën në Qeha: erdhën gjithë investitorët e Tiranës, duan me qenë afër rrugës, me ajër të pastër dhe pamje të jashtëzakonshme. Në këtë sens, edhe këtu do të vijnë investitorët, kjo është e pashmangshme. Ndodhi në Qeha, ndodhi në Tagan.  Pra ku vjen rruga, vjen edhe zhvillimi. Vetëm një porosi kam, mos i shisni lirë tokat, se kemi bërë gjithë këtë investim. Parimi ynë ka qenë mos të kemi një Tiranë me dy shpejtësi, një me marsh të pestë, një me marsh të parë. Ne duam të kemi një Tiranë që ecën e gjitha me një shpejtësi. Çfarë taksash marrim te kullat atje poshtë, të kemi mundësi t’i investojmë këtu. Çfarë vilet nga biznesi, industria dhe kompanitë celulare, të shpërndahet edhe në katund. Fakti që sot në Petrelë kemi hedhur më shumë asfalt se në 100 vite të Tiranës kryeqytet, më bën të ndihem krenar dhe ju falenderoj të gjithëve nga zemra për mbështetjen dhe për gjithë bashkëpunimin”, tha Veliaj.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e banorëve të zonës për të përfunduar në kohë asfaltimin e rrugës, për të mirën e përbashkët të komunitetit. “Ka njerëz, siç ka ndodhur këtu në Gurrë të Vogël, që ndoshta janë më të varfër se ata në Tiranë, por e kanë zemrën më të pasur dhe thonë: “Hallall një metër, vetëm të mos bëjmë sherr, vetëm të bëhet rruga, vetëm kalamajt mos t’u prekë këmba baltë, vetëm mos të na bjerë kodra nga erozioni”. Ky bashkëpunim që kam parë këtu në Gurrë të Vogël ka qenë i jashtëzakonshëm. Ju falenderoj me gjithë zemër se na e keni bërë shumë kollaj këtë punë. Ta gëzoni dhe paçi vetëm gëzime dhe të mira”, tha Veliaj.

Projekti i përfunduar nga Bashkia e Tiranës përveç asfaltimit, ka bërë të mundur edhe rehabilitimin e akseve rrugore dhe rikualifikimin urban të hapësirës së sheshit qendror të fshatit, duke realizuar një hapësirë të përshtatshme për banorët dhe automjetet.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump humbet betejën gjyqësore për letrën e Epstein
  • Pitagora i Samosit bashkoi 2500 vjet më parë muzikën dhe matematikën
  • Një javë pas fitores së studentëve në zgjedhje, arrestohet shefi i Policisë Kriminale në Serbi
  • VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  • Katër nxënës shqiptarë ndalohen në Mal të Zi pasi bënë simbolin e shqiponjës me duar

Komentet e Fundit

  1. Aleksander Thana on Akrobatja shqiptare Fiona Rushiti thyen rekordin botëror, hyn në librin Guinness
  2. Dajti on Pragmatizëm diplomatik apo politikë personale?
  3. Ethem Lalaj on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”
  4. demo on Lobi i Teksasit: Si ndihmuan Berisha e Mediu fondet për prokurorin në këmbim të mbrojtjes nga SPAK
  5. ¿? on VIDEO: I riu ndalon brenda lokalit Endrit Shabanin: “Palaço, tradhtar, si nuk të vjen turp…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?