Në Bruksel ka përfunduar rundi i dytë i bisedimeve trepalëshe midis liderëve të Kosovës dhe Serbisë, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiç, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
Paraprakisht, pas rundit të parë, shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, kanë biseduar ndaras me Kurtin dhe Vuçiçin.
“Ajo që është e rëndësishme është që ne luftuam për paqe, për stabilitet, për zgjidhje kompromisi”, tha Petkoviç.
Kjo ishte hera e parë që brenda një dite u mbajtën dy takime trepalëshe në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve midis Prishtinës dhe Beogradit.
Rundi i parë i takimit trepalësh u mbajt pak pas orës 10:30, dhe ky rund u pasua me takime të ndara të delegacioneve me zyrtarët e BE-së.
Në ndërtesën e BE-së ku është zhvilluar dialogu ka qëndruar edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Kujtojmë se pala amerikane nuk merr pjesë në dialog, por SHBA-ja mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.
Ky ishte takimi i tretë midis Kurtit dhe Vuçiçit në Bruksel, pasi në qershor dhe korrik të vitit 2021, dy takimet kishin përfunduar pa ndonjë rezultat.
Borrell pret fleksibilitet nga Kosova dhe Serbia
Ndërkaq, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, më herët gjatë 18 gushtit tha se është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve, teksa palët po takohen në Bruksel në rundin e ri të dialogut.
“Tensionet e fundit në veri të Kosovës kanë dëshmuar sërish se është koha të lëvizim drejt normalizimit të plotë. Pres që të dy liderët të jenë fleksibil dhe të gjejnë gjuhë të përbashkët”, shkroi Borrell në Twitter.
Ky reagim i tij erdhi pasi ai zhvilloi takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që u pasua me takimin trepalësh.
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq negociojnë në Bruksel, në kuadër të dialogut që ndërmjetëson Bashkimi Evropian.
Ndërkaq, presidenti serb Vuçiq tha se ka shpresë se do të arrihet ndonjë zgjidhje, por shtoi se është “skeptik”.
Pas këtij takimit trepalësh, mund të ketë përsëri takime dypalëshe, sipas nevojës.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian më herët është bërë e ditur se takimi trepalësh do të fokusohet në rrugën përpara në dialog dhe arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas njoftimit, gjatë takimit do të trajtohen çështjet aktuale dhe do të synohet zbutja e tensioneve mes palëve.
Kurti dhe Vuçiq janë takuar dy herë vitin e kaluar, por pa ndonjë rezultat konkret.
Takimin e së enjtes e ka kërkuar kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, më 31 korrik.
Vuçiç thërret në takim përfaqësuesit e serbëve nga Kosova
Teksa në Bruksel po mbahen takime në kuadër të dialogut, Vuçiq ka thirrur një me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova, i cili do të mbahet të dielën, më 21 gusht, në Beograd, raportojnë mediat beogradase.
Portali N1 shkruan se në këtë takim janë ftuar përfaqësues të Listës Serbe, kryetarë komunash dhe drejtorë të spitaleve në zonat në Kosovë të banuara me shumicë serbe.
Ndërkaq, në Mitrovicën e Veriut të banuar me shumicë serbe, më 18 gusht janë parë disa grafite me porosinë “Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”. Këto grafite janë nënshkruar nga “Brigada e Veriut”./ REL

Nuk ka zgjidhje nga Europa te problemit serbo-kosovar. Zgjidhja eshte qe shqiptaret e Kosoves te jene te gjithe bashke. Sa kohe luften politike brenda Kosoves e shtrijne edhe jashte Kosove, kjo i jep krah Europes te perdore formulen “hiq e mos e keput”. Kjo eshte e para. E dyta duhet kembengulur per pranine e Amerikes ne dialog. C’te keqe ka pjesmarrja e Amerikes?
Vetem kur Unioni Europian do ti vere kusht Serbise njohjen e shtetit Kosoves mund te kete vend per tryeza Serbi-Kosove. Sa kohe qe Serbia nuk e njeh pavaresine e Kosoves, keto tryeza jane krejt ne favor te Serbise dhe tregojne sa anemik eshte ky Union Europian.
Ti plak i ri,nuk mvaret nga Kosova se a do të merr pjesë përfaqësuesi amerikan në bisedime apo jo.
Pra,është qështje më e thellë.
(Nëse aty ulet Eskobari,vjen edhe përfaqësuesi rus).
Asnjë zgjidhje tjetër nuk do të jetësohet përpos ndërrimit; Lugina e Presheves për Veriun.
(Mos më thoni: s’kem tokë me dhanë,sepse të dy pjestë janë tonat.Po e thatë më bëni të vjell dhe t’u shohë si budallenjë).
E di,që më 1878 kishim 110 000 km.
Por….
Kalamajtë politikë kanë shansin të marrin Luginen dhe ta heqin kancerin(veriun) nga trupi,ose t’i humbin të dyjat bashkë,duke bërë që shqiptarët ta braktisin luginen dhe Qeveritë e Kosoves kurrë të mos mund ta shtrinë sovranitetin dhe të veprojnë si shtet tej ures së Ibrit,duke mbetur duarlidhur ndër dekada dhe me kancer në gji.
Z. Berisha une aq sa e njoh problemin si shqiitar i Shqiperise jap nje mendim. Nuk fola per nderrim teritoresh, Kosova ka deklaruar se nuk e pranon nderrimin e teritoreve, sqarova se Europa nuk ka per ta zgjidhur kurre kete problem. Shiko cfare paradoksi. Raportet Serbi- Kosove as mund te mendoheshin te zgjidheshin pa nderhyrjen e NATOS. Besoj se je dakord me kete. Perse nderhyri NATO? Sepse Kosova ishte ne te drejten e saj, kosovaret jane pjese e nje kombi tjeter nuk mund te duronin represionin serb. Ne NATO bejne pjese te gjitha shtetet anetare te BE perfshi Ameriken dhe Turqine. Ajo qe po ndodh tani me BE tregon se nderhyrja e Natos nuk ka patur konsensusin e te gjitha shteteve te BE-se. Keshtu, ate qe NATO ja dha Kosoves nga dera, BE kerkon t’ja marre nga dritarja, hiq e mos e keput. Ishte Amerika e paaneshme qe imponoi nderhyrjen, ishte BE ajo qe caktoi Ahtisarin dhe e solli problemin deri sa te krijohet nje “shtet serb” brenda Kosoves, prandaj Amerika duhet te jete prezente ne bisedime edhe si e paaneshme, ç’pune ka Rusia me Kosoven! Nese Amerika eshte terhequr nga qendrimi i vitit 1999 eshte tjeter ceshtje.