Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjaket festa e maturës në SHBA, 9 adoleshentë të plagosur me armë në Teksas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përgjaket festa e maturës në SHBA, 9 adoleshentë të plagosur me armë në Teksas
AktualitetBote

Përgjaket festa e maturës në SHBA, 9 adoleshentë të plagosur me armë në Teksas

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Një tjetër prag-tragjedie nga armët në SHBA. Të shtënat me armë në një festë të madhe të maturës, në një shtëpi në Teksas, lanë të plagosur nëntë adoleshentë, teksa pati edhe një tjetër vendngjarje me të shtëna më vonë aty afër dhe që besohet se ka qenë i njëjti person apo persona. Zëvendëssherifi në Jasper County, në Teksasin Lindor, tha se mbërritën në orët e vona të së dielës në një shtëpi ku rreth 250 njerëz po festonin. Ata gjetën nëntë viktima me plagë me armë zjarri, që nuk dukeshin të rrezikshme për jetën, sipas një deklarate nga Zyra e Sherifit të Qarkut Jasper. Tetë persona u dërguan me automjete personale në Spitalin Jasper Memorial, dhe të paktën njëri prej tyre u transferua në një spital në Beaumont aty pranë, tha zëdhënësi i Zyrës së Sherifit të Qarkut Jasper, Karli Cherry. Një të shtëna e dytë brenda qytetit të Jasper ndodhi menjëherë pas të parës, thuhet në deklaratë. Nuk pati të lënduar në të shtënat e dyta, por një lidhje po hetohet për shkak të një “makine të përbashkët në të dy lokacionet”, thuhet në deklaratë. Sipas deklaratës “po merren në pyetje personat e interesuar” dhe hetimi është në vazhdim, teksa ende nuk publikohen detajet e dinamikës, shkaqeve dhe autorit.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Vdes 87-vjeçarja që u bë simbol i protestave në Spanjë
  • Eurodeputetët marrin deri në 18 mijë euro në muaj, të Majtët në Parlamentin Europian kërkojnë përgjysmimin e pagave
  • “O hajdut!” – I riu godet me vezë makinën e Edi Ramës, policia i vihet pas (VIDEO)
  • Incident në studiot e Channel 5, Edi Rama braktis intervistën me gazetarin amerikan
  • ​”Nuk patën as guxim, as dëshirë!” SPAK pezulloi dosjen Berisha, reagon Haklaj: UDB shkatërroi vendin nëpërmjet tij

Komentet e Fundit

  1. Regjimet si Diktatura me kozmetike on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  2. Kuptove?! on Protesta dhe sovraniteti i sheshit: Përse nesër qytetarët duhet ta mbajnë Berishën larg tyre
  3. Xha Teme Analisti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  4. katarakti on INTERVISTË / 15 vite provë? Ish-kryenegociatori Mazi: Ose je anëtar i BE ose nuk je. Mbyllje 30 kapituj në dy vjet, fantazi zgjedhore
  5. nastradini on Dje, dita më e rëndë e karrierës sime, por Kosova fitoi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?