Si me tenderin e tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Balluku, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi edhe tenderin 20 mln euro të lotit 4 të Unazës së Madhe në të procedurën nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, të cilin e ka privilegjuar. Balluku i caktonte edhe bashkëpunëtorët firmave fituese, ndërsa kriteret caktoheshin si ‘kostum’ për ata që do merrnin tenderin.
TIRANË- Bashkëpunimi mes “Nova Construction – 2012” shpk të Ilir Shtufit, një biznesmen i lidhur me familjen Berisha dhe kompanisë Euroteorema Peqin” shpk për të fituar tenderin për lotin 4 të Unazës së Madhe ishte diktuar drejtpërdrejtë nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.
Kjo rezulton nga dosja për hetimet për tenderin 20 mln euro të Unazës së Madhe, të cilën Report Tv e disponon. Edhe ‘Euroteorema Peqin’, të cilës ministrja i referohej si ‘EUT’ kur imponoi bashkëpunimin, ka lidhje të vjetra me familjen Berisha, kur merrte shumë tendera në kohën e qeverisjes së Berishës, dhe konsulenca juridike nga Argita Malltezi.
“Prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe bëja të qartë që shkon me EUT-në dhe mos ta shoh në vend tjetër. Punët i ke me Gimin thuaj jo me mua”. Me këtë komunikim të datës 10 shtator 2021, vetëm pak javë para se të shpallej fituesi, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku jo vetëm që sipas SPAK e paracaktonte fituesin e tenderit të lotit 4 të Unazës së Madhe por i impononte edhe ortakun biznesmenit Ilir Shtufi.
Vetëm pak minuta pas urdhrit të ministres kreu i ARRSH atëherë Evis Berberi komunikon me pronarin e Shtufit dhe menjëherë ia konfirmon eprores se porosia u çua në vend, duke i çuar këtë mesazh: “E takova, ok”.
Vetëm 4 ditë pasi zhvillohen këto biseda, më 14 shtator 2021, Ilir Shtufi i Nova Construction rezulton të ketë lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit për tenderin e lotit 4 të Unazës së Madhe, të cilën më pas e fituan, edhe pse kishin 3 oferta më konkurruese.
Nga komunikimet mes Ballukut dhe Berberit, SPAK evidenton se ministrja shfaqet e shqetësuar pas publikimit në media të një liste me emrat e fituesve të tenderëve për unazën e madhe. Ajo e pyet Berberin për një punonjëse të prokurimeve me emrin Miranda, duke kërkuar të verifikojë nëse dikush ka nxjerrë informacionin.
Berberi e siguron se Miranda nuk ka pasur dijeni për emrat e operatorëve pasi sipas tij vetëm ai e dinte përbërjen. Berberi i shkruan Ballukut se “për çdo lot kanë marrë kriteret në letër pa emër”. Me këtë frazë prokuroria e posaçme dyshon se kriteret për çdo tender përcaktoheshin duke pasur parasysh fituesin, që vetëm ai t’i plotësonte.
Shqetësimin se dikush i ka zbuluar Balluku e përsërit edhe në një tjetër bisedë me Berberin, 3 javë më vonë, kur ai e pyet nëse duhet ta shpallë fituesin.
“Te mërkurën, ikni shijoni fundjavën! Merruni me pune serioze, ke një plehrë që flet aty”, i shkruan Balluku-Berberit.

Bashkimi i operatorëve “Euroteorema Peqin” – “Pe-Vla-Ku” – “Nova Construction 2012” e fituan tenderin 20 milionë euro, por sipas SPAK ata nuk i plotësonin as kriteret e vendosura nga vetë MIE. Si me tenderin e tunelit të Llogarasë, SPAK thotë se Balluku, ka ndjekur dhe orientuar në vijimësi edhe tenderin e Unazës së Madhe në të procedurën nga faza përgatitore deri në shpalljen e fituesit, të cilin e ka privilegjuar. Sipas dosjes që Report Tv e ka siguruar, kriteret caktoheshin si ‘kostum’ për ata që do merrnin tenderin.
Kompanitë nuk kanë paraqitur asnjë provë se kishin realizuar më parë punë të ngjashme me një vlerë minimale prej 50% të kontratës, apo një volum punësh të barabartë me dyfishin e vlerës limit, siç ishte përcaktuar në kriteret e tenderit.
Pjesë nga dosja
”Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin “Hajde tek une ne II. Në orën 10:46. Evis Berberi: “Erdha”. Në orën 13:00-13:01.
Belinda Balluku: “Cdo gje ok Lenci me Pellumb prite pak Ilir Shtufin e Nova dhe beja te qarte qe shkon me EUT dhe mos ta shoh ne vend tjeter. Punet i ke me Gim thuaj jo me mua”.
Në orën 13:01. Evis Berberi: “Ok”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet “persh si te kam.. Ilir Shtufi Nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh”.
Në orën 14:07, Evis Berberi: “Hajde kalo”. Në orën 14:07. Ilir Shtufi: “ok 10 min”.
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021. shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: “E takova ok”
Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria “Nova Construction 2012 sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme). ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë “Euroteorema Peqin” sh.p.k dhe “PE-VLA-KU” sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt “Ndërtimi Unazes së Jashtme Tirane Loti 4 ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.
Gjithashtu, evidentohet fakti se ende pa u mbyllur faza e dorëzimit të ofertave nga shoqëritë pjesëmarrëse (afati i fundit për dorëzimin e ofertave ka qenë data 15.09.2021), pra, pa u evidentuar shoqëritë pjesëmarrëse në procedurat e prokurimit, shtetasit Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë pasur dijeni për fituesin e paracaktuar të procedurës së prokurimit, pasi ju ishin dhënë kriteret më parë”.

Lexoni Lexoni
Ballukja te erdhi fundi
Pa Shkolle,Pa shkolle,Po shkollen e shejtanit sa mire e di!!!!!!!!!!!!!!!!!
BELINDA E BEQIRIT DIKTONTE JO VETEM FITUESIT, ORTAKET E TYRE, POR EDHE DASHNORET NE KREVAT.
SPAK-u i hetuesve te Enverit cuditet: Qysh keshtu Belinda i fal tendera dhe fonde publike bedeleve te Saliut, kur Saliu dhe Sanco Pancat pas tij jane shpallur nga BAJGAT e Enverit si “Armiq te Kllases”?
QYSH KESHTU?
Mirpo BAJGAT e Enverit nuk e dine fare se Belinda e Beqirit ka futur permes krevatit edhe ne gjirin e Partise jo vetem Sali Berishen, por edhe nje “Armik te Kllases” denbabaden sic eshte Ceno Klosi, qe eshte nipi i Sulo Klosit, qe u dënua me vdekje, me konfiskimin e pasurisë së luajtshme e të paluajtshme personale dhe humbjen e të drejtave civile-politike. U ekzekutua më 10 tetor të vitit 1947 dhe u la i varur ne mes te qytetit te Rubikut per afro nje jave, vetem sepse si kryeinxhinier i fabrikes se bakrit guxoi te pyese Partine e Punes: “Ku po shkon floriri qe prodhohet ne kete uzine?” Ja cfare shkruan interneti qe BAJGAT e Enverit ne kete forum te nerum te gazetes DITA ta mbyllin “HALEN” dhe te mos shkruajne replikat e tyre me spiune dhe poliagjente:
“Pas diplomimit në Francë, babai ynë Sulo Klosi, u kthye në Shqipëri dhe iu kushtua vetëm profesionit të tij, pa u përzier asnjëherë në punët e politikës. Por në marsin e 1946-ës, kur shërbente si kryeinxhinier i Uzinës së Bakrit në Rubik, ai u arrestua nga Sigurimi. Pasi e mbajtën për disa muaj në hetuesi, ku e torturuan në mënyrën më barbare, atë e dënuan me vdekje. Vendimi i gjyqit u zbatua menjëherë dhe babanë tonë e ekzekutuan duke e varur në litar në mes të qytezës së Rubikut, ku e lanë për disa ditë në trekëmbësh për të terrorizuar banorët e asaj zone”. Kështu dëshmon në mes të tjerash znj. Edit Klosi (halla e Ceno Klosit), për ngjarjen që çoi në ekzekutimin e babait të saj, inxhinierit Sulo Klosi, (të birit të patriotit të madh nga Mallakastra, Ismail Klosi), që ishte diplomuar shkelqyeshem për Inxhinieri Minierash në Strasbourg të Francës, i cili u akuzua për “bashkëpunim me agjenturat anglo-amerikane”, nëpërmjet lidhjeve që kishte bërë inxhinieri polak Zyber dhe drejtori i Teknikes së Tiranës, Harry Fultz, (te gjitha akuza te stisura, te sajuara nga Sigurimi dhe hetuesit e Enverit si akuzat e stisura te SPAK kunder Fredi Belerit ne Kohen e Rilindjes Enveriste te Edi Rames qe ngjanin si dy pika uji me akuzat e Prokurorise se Putinit ne Rusi.)
Ça mund të nxjerrë të pa vëndë te këto biseda e drejtë e sajë e plotë është të japi vendimin e fundit kjo ndodhë çdo kundë diçka koruptive nuk po delë vetëm selektive
Mire ka percaktuar gjithcka! Po kush eshte demi qe ka shkaktuar kush eshte paraja qe ka futur ne xhep?Nje SPAK berishino -dibran? Nje SPAK qe i ngjan sigurimit ete shtetit! Nje republike bananesh, prokuroresh! Keshtu po e trajtonte Shqiperine kush kontrollon SPAK?!
Si nuk e dallon dot demin o kurve? 20 milione euro per pazaret e tyre, dhe ti thua ku eshte demi!
Po qindra milionat per Llogarane?
Dhe ti thua ku eshte demi
Po Tigri uan end Tigri tu sa qindra meleona gllaberojne pa prodhuar asnje kilovat energji?
Dhe ti thua ku eshte demi?
Mire ka percaktuar gjithcka?
Si na qenka normale kjo?
Kush eshte kjo bucja te paracaktoje gjithcka?
Me parate e kujt?
Te Beqirit?
Apo te shqiptareve qe rropaten me pensione te mjerueshme?
I duket normale kurves se Ramutit, te vjedhi e te paracaktoje me ke do vjedhi
Pse, mos e bene Unazen per nevojat e popullit keta?
Jo mor jo, e bene per pazaret e tyre, se lek i madh, jo shaka
Llogarisin dhjetra e qindra miliona
Jo si te bejne SHqiperine me te mire, po me te vjele..ky eshte qellimi
@Aldrinp:
Mire i ke renditur te gjitha keto qe i thua BAJGES se Enverit, me nickun @SPAK,
por:
Mos harro se Belinda Balluku eshte pjella e Beqirit te Enverit qe ishte pjella e Partise Komuniste te Titos alias Partia e Punes e Enverit dhe keshtu qe Beqiri i Belindes konsiderohej si nje nga xhelatet kryesore – kokpreres besnike te tij derisa Enveri i preu koken edhe atij per pucin qe kishte gaditur me gjeneralet tradhetare si Hamzai apo Esad Pasha, historia jone kombetare eshte e mbushur plot me tradhetare, spiune dhe poliagjente.
dhe:
Nje verrejtje shoqerore:
ENERGJIA NE ASNJE VEND TE BOTES NUK MATET ME KILOVATE. ME KILOVATE E MASTE ENERGJINE TYRYFYCKA PA SHKOLLE DHE MINISTRJA E ENERGJISE, BELINDA BALLUKU.