Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përgjimet e SPAK: Balluku mbikqyri çdo lëvizje për t’i dhënë Llogaranë, Gjokës, më pas futi turqit për të sajuar 30 milionë eurot plus
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Përgjimet e SPAK: Balluku mbikqyri çdo lëvizje për t’i dhënë Llogaranë, Gjokës, më pas futi turqit për të sajuar 30 milionë eurot plus
KronikeLajmi i fundit

Përgjimet e SPAK: Balluku mbikqyri çdo lëvizje për t’i dhënë Llogaranë, Gjokës, më pas futi turqit për të sajuar 30 milionë eurot plus

Published: November 5, 2025
Shpërndaje

Përgjimet e reja të dosjes “Llogaraja” hedhin dritë mbi mënyrën se si u manovrua tenderi gjigant i ndërtimit të tunelit, një nga projektet më të mëdha publike të dekadave të fundit.

Sipas të dhënave të hetimit, Ministrja Belinda Balluku ka mbikëqyrur nga afër gjithë procesin, duke u siguruar që fitues të shpallej fillimisht me patjetër kompania Gjoka, madje duke ndryshuar dhe rregullat e garës që të përshtateshin me të dhënat e kësaj kompanie.

Kjo vetëm më fazën e parë. Më pas u bë lëvizja e dytë që futi në lojë turqit duke krijuar një plus prej 30 milionë euro.

- Publicitet -

Fillimet e aferës

Fillimisht u në një tender ku fitoi kompania shqiptare “Gjoka” me rreth 140 milionë euro për ndërtimin e tunelit. Pas rishikimeve të befta, u bë tenderi tjetër dhe në lojë u fut një kompani turke, me të cilën – sipas përgjimeve – u sajua një “rishikim” i projektit që shtoi plus 30 milionë euro në vlerën totale.

Pas këtij riorganizimi, fituesi zyrtar u shpall ky bashkim turk kompanish me ofertë 170 milionë euro. Por në terren punimet i vijoi sërish Gjoka, pra i njëjti subjekt që kishte ofertuar më lirë në fillim.

Në terma të thjeshtë, tenderi u riluajt për të krijuar një çmim më të lartë, ndërsa përfituesi real mbeti po ai që ishte në plan që në fillim. Rezultati: shteti pagoi 30 milionë euro më shumë për të njëjtën punë, ndërsa garat dhe transparenca u përdorën vetëm si fasadë për të mbuluar një marrëveshje të paracaktuar.

Ky është thelbi i manovrës që tani po zbulohet në dosjen “Llogaraja”: një skemë që kombinon kontroll politik, përdorim të formës ligjore dhe shpërdorim të fondeve publike – një model i njohur i mënyrës se si tenderët publikë transformohen në marrëveshje të mbyllura brenda një rrethi të vogël përfituesish.

PD këmbëngul që futjen e turqve në lojë e ka kërkuar Rama. Ku kanë shkuar milionat e eurove plus, mbetet t’i zbulojë hetimi, por ndërkohë, çfarë ka konkretisht në dosje?

Aty zbulohen bisedat mes zv.kryeministres Belinda Balluku me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi, i cili që prej fillimit të procedurave dhjetorin e 2020-s ishte caktuar anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Mesazhet mes tyre janë shkëmbyer në një telefon “Blackberry” të sekuestruar Berberit. Ato janë zhvilluar gjatë kohës kur ishte hapur tenderi i parë për tunelin e Llogarasë dhe kompania Gjoka Konstruktion kishte dhënë ofertën më të ulët prej 140 mln euro.

Mesazhet, janë shkëmbyer në aplikacionin Signal, i cili preferohej për shkak se është i papërgjueshëm, por ato u zbuluan pasi Berberi i kishte ruajtur komunikimet me foto dhe i kishte dërguar në telefonin e bashkëshortes.

Në dosje, tregohet me detaje se si Balluku mbikëqyrte çdo lëvizje për tenderin, që nga ndryshimi i kritereve. Çdo veprim e ndiqte nga afër, çdo komunikim e kishte me vartësin e saj Berberi, derisa sa në fund dha urdhër që procedurat e tenderit të anuloheshin, pasi “kompania Gjoka nuk i mbushte kriteret”.

Duket vendim paradoksal sepse kriteret  ishin përshtatur që pikërisht kjo kompani ta merrte tenderin. Në fakt ishte vetëm një manovër. Turqit  në tenderin e dytë fituan me 170 milionë euro, por punimet u kryen sërish nga Gjoka.

Ndryshimi i kritereve për Gjokën:

Ligji e thoshte qartë që kompania që duhet të merrte tenderin e parë për ndërtimin e tunelit të Llogarasë duhet të kishte 5 vite eksperiencë dhe të paktën të kishte ndërtuar me të paktën 70% të fondit limit një tunel por “GJoka Construction” nuk i plotësonte këto kritere.

U ndryshua kriteri i fitimit të kompanive pjesëmarrëse në tender: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar një fitim përpara taksave, interesave dhe amortizimit prej 50 milionë euro në 5 vitet e fundit, që përkonte me periudhën 2015 – 2019.

Në kriteret e rishikuara ky kriter është zvogëluar me 2.5 herë në vlerën e 20 milionë euro; u ndryshua kriteri i vlerës së punëve të ngjashme: fillimisht kërkohej që kompanitë të kishin realizuar punime me një vlerë sa 70% e fondit limit të kontratës, por në kriteret e rishikuar kjo vlerë u ul në masën 50% të fondit limit të kontratës.

U ndryshua edhe kriteri i specikimeve të punëve të ngjashme: Fillimisht kërkohej ndërtimi i tetë kilometrave tunel në 5 vitet e fundit, por me rishikimin e kritereve kërkohej që këto punime të ishin realizuar në 3 vitet e fundit. Nëse rishikimi i dy kritereve të para dukej sikur zgjeronte numrin e kompanive pjesëmarrëse në tender, kriteri i tretë kishte për qëllim që ta orientonte tenderin drejt një kompanie të vetme.

Më datën 26 janar 2021, Belinda Balluku i dërgon mesazh Evis Berberit.

Balluku – Një pyetje, kemi ndryshuar ne tek tuneli eksperiencën e objekteve të ngjashme nga 5 në 3 vite?

Berberi – Kërkoi Pëllumbi të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Te takimi që patëm më datë 31 dhjetor me Artën dhe Pëllumbin ai kërkoi që të jetë 3 nga 5 vitet e fundit. Arta më tha që e kishte diskutuar përpara takimit me Pëllumbin këtë gjë me ty.

Më tej, në dosje zbulohen disa biseda të bëra gjatë muajit mars 2021 kur duhej edhe të shpallej kompania fituese. Më 19 prill gjithçka u anulua, për tu hapur sërish pak muaj më vonë, tender që u fitua nga bashkimi i operatorëve turq për 170 mln euro pa TVSH.

Në dosje përshkruhet se si Balluku i ka dhënë urdhër nga celulari Evis Berberit që ta anulojë procedurën tenderuese, ndërsa ish-kreu i ARRSH shprehet i gatshëm, duke thënë se s’ia ndjen për asnjë.

Ditën kur është bërë biseda mes Ballukut dhe Berberit, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave ka skualifikuar të gjithë ofertat e dorëzuara. Në këtë moment, Berberi ka informuar Ballukun me mesazh në celular “e mbyllëm”. Ndërsa ministrja kërkon rishpalljen menjëherë “që të digjen afatet e ankimimit”.

Pjesë nga bisedat mes Ballukut dhe Berberit:

Në orën 17:40, Belinda Balluku: “Mendoj ta anulojmë. Skualifikoji te gjithë”.

Në orën 17:43, Evis Berberi: “Jam mese dakort. Se kam diçka qe s’me kuadron ne gjithe situaten. E do sot apo neser? Mgjth nese të duhet ty, ja këndoj kengen, s’ma ndjen shume per asnjë, dhe e çoj ku duhet”.

Në orën 17:50, Belinda Balluku: “Jo jo Kam ate ndjesine time qe nuk duhet”.

Në orën 17:51, Evis Berberi: “E ke te frikshme ndjesine. Kur e do?”

Në orën 17:56, Belinda Balluku: “Me jep afatet, nese e shpallim neser”.

Në orën 18:01, Evis Berberi: “Max 24 mars, ankimimi ne MIE. Në 25 i kthejme pergjigje. Max 4 prill, ankohet ne KPP dhe min 14 prill – max 22 prill kthen KPP pergjigje.

Balluku: Duhet ta rishpallim pernjehere qe ti djegim afatet e ankimimit ne gjykate

Në datën 18.03.2020, në orën 11:30, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazh:

– Mbylleni sot me urgjence.

Në orën 11:36, Evis Berberi: “Po pysin”

Në orën 17:09. Evis Berberi: “E mbyllem”. E ke te mbaruar”.

Një komunikim i datës 23 maj 2021 në aplikacionin e papërgjueshëm “Signal Private Messenger”, Belinda Balluku i shkruan sërish Evis Berberit se kur do të rihapet tenderi.

Në oren 11 :30, Balluku: “Kur do ta hapësh Llogarane se plasa”.

Evis Berberi: “S’te ka thene gje Arta se i kam thene qe para 10 ditesh qe nuk e publikojme dot pa DST”

5 ditë më vonë Balluku i shkruan sërish Berberit këtë herë për t’i dhënë lajmin se do të emërohet në krye të Autoriutetit Rrugor Shqiptar.

Mesazhi u dërgua në 28.05.202 1, në oren 15:03:

“I dashur Visi, marredhenia jone ka kaluar ups and downs shume here, por e rendesishme eshte qe une ty te konsideroj nje nga personat me te afert. Ndryshe nga herët e tjera, kete here po te jap diçka nga e cila varet e ardhmja ime, e jotja dhe e shumë të tjerëve që ndodhen perqark nesh.

Në rast se do te dështoje ne kete detyre te re, te siguroj qe do ishte nje goditje e madhe per mua dhe dështimi ka te bejë me punet, deadlines dhe deri tek marredheniet me njerezit dhe fjalet qe do qarkullojne.

Dua ta marresh shumë seriozisht, dua te reflektosh dhe nga dita e hënë te jete nje stage i ri i jetes tende profesionale. Hermetizem, asnje takim, asnje premtim, te jesh prezent ne çdo kantier, te mos marresh vendime pa konsultim. Mos me zhgenje! Ta gezosh, sapo e more emerimin”.

Ne oren 15:03, Evis Berberi : “Faleminderit. Më ke vleresuar gjithmonë më shumë se sa kam pasur mundesi ta kthej. Nuk do të zhgënjej, përkundrazi”.

Rihapja e tenderit

Tenderi i Tunelit të Llogarasë rihapet dhe data përcaktohet 30 gushti 2021. Më 19 gusht, pra 11 ditë më parë, ministrja Belinda Balluku i kishte shkruar Evis Berberit një mesazh në anglisht që e kishte marrë nga turqit.

I përkthyer në shqip mesazhi thoshte ndër të tjera:

“Dokumentacioni yne per tenderin e Tunelit te Llogarase ka perfunduar ne nivelin 95%, dhe studimet tona te kostove vazhdojne. Ne kemi krijuar nje bashkim shoqerish (joint venture) duke perfshire shoqerine ASL INS TAAH. VE SAN. TiC.LTD.STl me ne”

Mesazhi turk e përshkruante shoqërinë si të afërt me Erdoganin:

“Kjo eshte nje shoqeri qe ka ndertuar nje tunel autostrade 2xl 4 km ne Turqi, dhe eshte gjithashtu nje shoqeri qe Presidenti e njeh, e vlereson dhe e perdor si referencë” – shkruhet aty.

Më tej mesazhi njofton për ardhjen e një përfaqësuesi turk “për detajet” në Tiranë.

“Si perfaqesuesit tane ne Shqiperi, ashtu edhe avokatet tane ne Shqiperi, po vazhdojne punen dhe negociatat me znj. Arta. Më 18.08.2021, do vijmë ne Shqiperi  per te finalizuar detajet. Ne do  jemi plotesisht gati  perpara dates se tenderit. Me respekt”

SPAK thotë se nga kqyrja e sistemit TIMS, rezulton se shtetasi turk Ayhan Altun i shoqerise “Intekar Yapi Turi zm Elektrik lnsaat Sanayi Ve Ticaret Limited Sirketi “, ka hyre ne territorin e Republikes se Shqiperisë në datën 18.08.2021 dhe ka dale ne daten 21.08.2021.

Në mesazhet e mëpasme Balluku e shtyn Evis Berberin që të takojë turqit.

Vijon

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • K R says:
    November 5, 2025 at 3:25 pm

    Kush i la kerkuar Ballukut te anuloj tenderin qe e kishte ber gati vetë per Gjoken?

    Pse turku i thot Belindes: Kompanin e njeh dhe Presidenti?

    Kush e takon Erdoganin, Belinda apo Rama?

    Reply
  • katarakti says:
    November 5, 2025 at 3:46 pm

    Mua më duket se ka 2 mënyra për të organizuar një tender; 1) Supozojmë se qeveria ka një projekt shtrim rrugësh apo hapje tuneli. Ajo thërret 2 – 3 grupe të specializuara që vlerësojnë koston e këtij projekti. Ta zëmë 30 milionë euro. Atëhere qeveria organizon një tender: Kush do ta ndërtojë këtë projekt me 33 milionë euro?! 3 milionë êshtë kosto plus fitimi i firmës: 10 përqind. Qeveria nuk e fut fare dorën në xhep deri në përfundim të projektit.. Paratë firma fituese ose duhet t’i ketë gjendje ose duhet t’ia marrë hua me interes ndonjë banke. Dhe me kaq mbyllet meseleja!
    E dyta: Qeveria shpall tender dhe përcakton se kush duhet ta fitojë këtë tender. I ofron edhe paratë që kërkon firma për të zbatuar projektin. Dhe një pjesë kuptohet që kjo firmë ia jep në formë rryshfeti ministrit a ministres që e ka “ndihmuar” të fitojë tenderin! Ky është korrupsioni. Në rast se për Llogoranê është përdorur kjo metodë duhet futur në burg jo vetëm Balluku, por edhe “palloshi i gjatë”.

    Reply
  • Replikuesi says:
    November 5, 2025 at 5:06 pm

    Emri i Ramës nuk del askund dhe ju militantët e zagarit të Viçidollit, sado të shpresoni e ëndërroni, në fund një mut do hani, si ai KR, kari edhe ti palloshi pidhit të satëme

    Reply
  • katarakti says:
    November 5, 2025 at 5:47 pm

    Qënke tërbuar or répliques militant. Se të paskemi sharë Palloshin! Problemi është forma dhe përmbajtja e tenderit. Këtu duhet vënë theksi. Bëhet fjalë për miliona! Idiot i lindur.

    Reply
  • Shqiptar says:
    November 6, 2025 at 6:42 am

    Shkruhet: Berberi i kishte ruajtur komunikimet me foto dhe i kishte dërguar në telefonin e bashkëshortes.

    Shkalle e larte Inteligjence kjo, bravo. I ruante per nje dite te keqe.
    Kur lexon gjithe keto ndjen keqardhje per ku jeton dhe shpreson. Me mbas te vjen per te vjell.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Shqiptarët e diasporës i bashkohen protestës në Tiranë
  • Rama sfidon protestuesit: Sillni draftin për “Shqipërinë e re”
  • “Miliona njerëz nuk dinë as ku ndodhet Zëvrneci”, Rama: Bota nuk u zgjua nga Narta, por nga emri i Kushner
  • Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  • SHIFRA: Kush mban përgjegjësi për modelin? Rruga e parave të kokainës drejt resorteve strategjike të qeverisë

Komentet e Fundit

  1. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  2. Trimi on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  3. Anonymous on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  4. !!? on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë
  5. ANA on Rama reagon për Arubën: Është e vërtetë, siç është bërë e vërtetë që unë jam “drogagji”, kusar dhe kam akuzuar babanë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?