Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRGJIMET / Erzen Breçani i kërkoi djalit 300 mijë euro për HEC-in: Mbylleni këtë punë, boll më
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > PËRGJIMET / Erzen Breçani i kërkoi djalit 300 mijë euro për HEC-in: Mbylleni këtë punë, boll më
KronikeLajmi i fundit

PËRGJIMET / Erzen Breçani i kërkoi djalit 300 mijë euro për HEC-in: Mbylleni këtë punë, boll më

Published: November 24, 2023
Shpërndaje

SPAK e akuzon ish nëndrejtorin e policisë së Tiranës Erzen Breçani për 2 akuza ‘pastrim parash’ dhe për përkrahje të autorëve të krimit.

Akuza e pastrimit të parave është ngritur pasi dyshohet se 350 mijë euro të ardhura nga trafiku drogës janë investuar në HEC-in Drita.

Koncesioni me afat 35 vite për ndërtimin e HEC Drita është dhënë më 12 korrik 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit.

- Publicitet -

Breçani komunikon me të birin, i cili akuzohet për trafik droge, me aplikacionin SkyECC.

Në një bisedë të datës 18 gusht 2020 Erzeni i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Gati një muaj më pas, në bisedën e 20 shtatorit 2020 Ora 20:05 Breçani komunikon me Eralbin (në sky I identifikuar me kodin S7DEGI) kuptohet që Eralbi ka premtuar një sasi parash të cilat ende nuk i ka marrë Breçani dhe si zgjidhje pyet Eralbin nëse duhet t’i thotë Fatbardhit për të marrë një kredi, ku paratë dyshohet se nevojiten për ndërtimin e hidrocentralit.

Ai i shpreh edhe shqetësimin që platforma Sky ECC mund të përgjohet dhe tregon që ka patur dikë që e informonte po nuk i ka ardhur në takim dhe madje në një moment i kërkon të bëjë dhe kujdes pasi po përgjohet.

Tre ditë më pas në bisedën e 23 shtatorit 2020  në orën 19:57:28, Erzen Breçani  (në sky i identifikuar me kodin K9B9EP) komunikon me Eralbin dhe e pyet nëse i ka bërë llogaritë, ku lë të kuptohet që Eralbi do mbyllte llogari me dikë tjetër për të cilin Erzeni ka dijeni.

Erzeni i tregon se nevojiten 300 mijë Euro për këstin e turbinave, të cilat dyshohen se nevojiten për hidrocentralin, dhe këto para është me shpresë që do i gjejë Eralbi, pasi në një moment dërgon tekstin:

“Ishalla po i ban 300…o ishalla delni me sukses e mbyllni ket pun o zot e rrin i ëet ma se boll…nuk po më interesojn aq o bir po thuj atij te na bajn qet 300 kto dy tre dit…mir asht me i ba pa Luanin e Ervinin… “.

Vetë Erzeni i kërkon të birit ti gjej vetë paratë pa ia kërkuar këto kunatit, Ervin Matës, apo të atit të Ervinit, Luanit, i cili është dhe vjehrri i Eralbit. Eralbi është martuar me motrën e Ervin Matës.

Shtetasi Erzen Breçani dërgon mesazhet: “…. Ca bat si nuk ktheve pergjigje…A bat llogarit…Po si dulet…A kini noj kg pa e marue…Po kur a ka i ban cka tha…Ta dim se jam met pa pague sen…E kem me pague kestin e turbinave e tubat qe bajn te dyja rreth 300 mij euro…Ishalla po i bæn 300…O ishalla delni me sukses e mbyllni ket pun o zot e rrin i ëet ma se boll…Nuk po me interesojn aq o bir po thuj atij te na bajn qet 300 kto dy tre dit…Ban cka te duesh si ta mendosh ma mir…Mir asht me i ba pa luanin e ervinin…Cfar jan ky biznes…Po lekt tua kur ti japin apo i ka harrue…Biles per ket hall qe na ra ishte dasht me ti dhan… Po jan piramid krejt… Kurzr me miq mos punon mos ban biznes se nuk ec… Qysh e pat emnin qajy qe ta ka dhene kete placke n…Se nuk e majta men…A ka pas dijeni ky qe eshte mrena oer gjsnat e tuja qe i ke pas me ate shokun tend… Se po e pyet kush dhe zberthehet kollaj se ai flet dhum ky Elio…“, thuhet në dosje.

Koncesioni me afat 35 vite për ndërtimin e HEC Drita është dhënë më 12 korrik 2019 me vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit  ndërsa në vitin 2022 shoqërisë me administrator vëllain e Erzenit Ftabardh Breçani, i është pezulluar aktiviteti.

“Dyshohet se ka marrë para nga Eralbi Breçani të një sasie prej 350 mijë euro, me dashje dhe në dijeni të plotë që burojnë nga aktiviteti i jashtëligjshëm i trafikimit të narkotikëve dhe i ka injektuar në biznes duke ju shmagur raportimit në institucionet përkatës, element i rëndësishëm i veprës penale “… fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale….”, shkruhet në faqen 89 të vendimit të GJKKO-së të datës 17 nëntor 2023.

Po kështu Breçani akuzohet për ‘përkrahje të autorëve të krimit’ pasi i ka dhënë informacion Bujar Ajetit dhe Nuredin Dumanit që t’i shmangeshin arrestit. Me Bujar Ajetin i njohur si i forti i Kukësit dikur Erzen Breçani ka qenë me të në forcat RENEA, ndërsa Nuredin Dumanin duket që e ka njohur përmes Bujarit.

Më 23 nëntor GJKKO dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Erzen Breçanin, Dedan Gjonin dhe Bujar Gërmizi, si dhe Besmir Murati, i lidhur ngushtë me Gërmizin.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Zgjedhjet në Izrael: Sondazhet e parë sinjalizojnë garë të ngushtë, asnjë fitues i qartë në horizont
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale do ta lehtësojnë apo do ta shtrenjtojnë edhe më tej koston e jetesës në Shqipëri?
  • Nga TVSH për ushqimet te taksimi i ri i pagave, të gjitha ndryshimet në Paketën Fiskale 2027
  • Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  • Votimet në Izrael, shënohet pjesëmarrja më e lartë në 50 vjet, pritet rezultat i ngushtë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  2. Laku on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  3. Jorgaq Kacani on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  4. demo on Ndryshimet në Paketën Fiskale, Rama: Grini sallatën tuaj të urrejtjes. Gazetari: Pabesi e tillë s’ishte parë në histori të tranzicionit
  5. Primitivi adhuron on ​Vala e komenteve në rrjetet sociale të Ramës tregon që zemërimi dhe revolta janë masive, pavarësisht nëse e shtyp apo jo me dhunë protestën në rrugë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?