Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: SHIFRAT: Përhapje masive e kokainës dhe e prostitucionit jo vetëm në Tiranë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > SHIFRAT: Përhapje masive e kokainës dhe e prostitucionit jo vetëm në Tiranë
Lajmi i fundit

SHIFRAT: Përhapje masive e kokainës dhe e prostitucionit jo vetëm në Tiranë

Published: May 12, 2026
Shpërndaje

Nga Gjergj Erebara

Gjatë muajit prill, një numër i pazakontë informacionesh të publikuara nga Policia e Shtetit, krijojnë një panoramë shqetësuese për përhapjen masive të konsumimit të kokainës, jo vetëm te ish-Blloku në Tiranë, por pothuajse në të gjithë Shqipërinë. Përhapja e kokainës duket se ka ecur paralelisht me shtimin e rasteve të qytetareve të huaja të arrestuara për ushtrim prostitucioni.

Bajzë, Malësia e Madhe, Bulqizë, Grabjan, Lushnjë, Prrenjas, Patos. Dimal! Nëse po vrisni mendjen se çfarë kanë të përbashkët këto toponime të larmishme, është kjo: operacionet e policisë që kanë kapur sasi të ndryshme kokaine për shpërndarje te konsumatorët finalë.

- Publicitet -

Policia e Shtetit ka njoftuar gjatë muajit prill 23 raste të operacioneve të arrestimit të personave të dyshuar për shpërndarje kokaine, ose për shpërndarje kokaine dhe canabisi në doza të vogla për konsumatorët shqiptarë.

Kokaina konsiderohet lënda narkotike më e shtrenjtë, me çmim që zakonisht nuk bie nën 100 euro për gramë, ndonëse, shitësit i japin blerësve mundësinë për të blerë sasi më të vogla se një gram. Por edhe në rastet kur doza e kokainës konsiston në vetëm 0.2 gramë, sërish, pagesa e kërkuar arrin në afërsisht çmimin që mund të fitohet nga një ditë punë e lodhshme.

Kjo dukshëm sugjeron se, ndërsa, sipas statistikave të Bankës Botërore, pothuajse një në çdo katër shqiptarë jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë, një numër i panjohur kanë mirëqenie të mjaftueshme për të konsumuar kokainë dhe këta konsumatorë, që deri më sot janë kufizuar në zonën e njohur si ish-blloku në Tiranë, apo në zonat turistike të shtrenjta si Dhërmiu, duket se janë shtrirë në shumë qytete të tjera, përfshirë edhe zonat rurale.

Shumica e kokainës së sekuestruar gjithsesi i përket Tiranës. Por në pjesën tjetër të vendit ka pasur numër më të lartë të arrestuarish. Më 28 mars, policia njoftoi se një operacion i gjatë solli arrestimin e njëmbëdhjetë personave të përfshirë në zonën e ish-Bllokut, kryesisht administratorë lokalesh që kishin biznes anësor shitjen e kokainës dhe gjatë këtij operacioni u sekuestruan në total 100 gramë kokainë.

Ndërsa më 30 prill, policia gjeti një kilogram kokainë në një automjet të parkuar në Tiranë, (zona ku u gjet nuk u raportua.)

Gjithsej për periudhën mars-prill pati 30 informacione policore të rasteve të trafikut të kokainës më vete ose të kokainës dhe cannabisit bashkë, nga të cilat, gjashtë ishin raste të zbuluara në Tiranë dhe 24 të tjerat, në rrethe.

Në total, sasitë e raportuara nga policia gjatë periudhës mars prill flasin për mbi 3.6 kilogram kokainë të sekuestruar në të gjithë vendin për ato njoftime në të cilat është dhënë sasia konkrete. Në tetëmbëdhjetë njoftime, sasia e sekuestruar është raportuar në “disa doza” ose “sasi e vogël” ose “qindra doza” pa dhënë peshën specifike.

Sasi të tilla kokaine u kapën, më 26 mars, në një lokal në qytezën minerare të Bulqizës ndërsa më 14 prill, policia ndaloi dy qytetarë të dyshuar shpërndarës droge në fshatin Grabjan të Lushnjës. Më 19 prill, një shtetas suedez i dyshuar si shpërndarës u kap në qytetin ish-industrial të Patosit. Ndërsa në 6 maj, sasi kokaine u kap në Bajzë, qyteza dikur stacion treni në Shqipërinë e veriut.

Punëtoret e huaja të seksit

Krahas operacioneve për kapje kokaine, lajmi tjetër dominues i Policisë së Shtetit gjatë dy muajve të fundit ka të bëjë me trembëdhjetë operacione në të cilat janë evidentuar 30 qytetare të dyshuara për veprën penale të ushtrimit të prostitucionit.

Vetëm një nga të dyshuarat është shqiptare ndërsa të 29 rastet e tjera japin një panoramë të larmishme origjine. Të dyshuarat për prostitucion kanë ardhur në Shqipëri nga Vietnami, Kina, Kolumbia, Brazili, Ukraina dhe Rumania. Ashtu si rastet e kokainës, edhe rastet e prostitucionit të luksit, për të cilat thuhet se shërbimi kushton rreth 250 euro, ose më shtrenjtë se sa pensioni mesatar mujor i vendit, janë gjetur në vende befasuese.

Krahas Durrësit e Tiranës, Elbasani, qyteza industriale veçanërisht e njohur për krim dhe varfëri, rezulton treg tërheqës për profesionin më të vjetër në botë. Një operacion policor arrestoi katër qytetare të huaja më 30 prill, në një qendër që ofronte, krahas këtij shërbimi, edhe kokainë e marijuanë sipas dëshirës. Po kështu, më 10 mars, në Fier u ndaluan dy qytetare rumune të dyshuara për ofrimin e këtij shërbimi në këtë qytet.

Shqipëria është njohur gjatë viteve të fundit si vendi i origjinës së grupeve të shumta të krimit të organizuar të angazhuar në trafikun ndërkombëtar me shumicë të kokainës nga Amerika Latine për në Evropë si dhe për shpërndarjen me pakicë në shumë vende të Evropës. Lajmet e fundit sugjerojnë se gjasat janë që Shqipëria po kthehet gjithashtu, jo vetëm si vendi ku përfundojnë shumë nga flukset monetare të fitimeve të realizuara nga trafiku ndërkombëtar i drogës, por edhe si një konsumator potencial i kokainës.

Reporter – BIRN

Titulli është i redaksisë

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • K R says:
    May 12, 2026 at 10:50 am

    Çohu Enver !!!

    Reply
    • xxx says:
      May 12, 2026 at 12:06 pm

      Ju 10fsha gjuhen woke qe flisni o gazetare te kastruar. Lexoni fjaline e fundit, sa frike ka ta thote troc qe Shqiperia eshte e zhytur ne para droge.

      Reply
    • Qerratai says:
      May 12, 2026 at 2:40 pm

      Problemi se kemi arritur ne ate derexhe qe edhe nese do te ishte ngritur Xhaxhi, do ta kompromentoni edhe Ate duke i ofruar ndonje Zoçke te bukur o çuperline te kolme ose me pak droge… Pastaj si do ja benim me deluzionin tone…

      Reply
      • ¿? says:
        May 12, 2026 at 10:19 pm

        Me fal o qerratai po xhaxhit I hanin mutin me ndonje zoçke. Me ndonje çun te njome bythe edhe mund te kandisej perkohesisht po pastaj do ta nxirrte direkt armik te popullit qe te mos i nxirrte namin.

        Reply
        • Qerratai says:
          May 13, 2026 at 8:35 pm

          Me qe na qenke kaq i sigurte per b..thet e çunave te njome qe paskesha “gezuar” dikur Enver Hoxha, na e thuaj pra troç!!! : Ti vete, te cilit çun te njome na qenkeshe ti nip ose sternip?!?? … Ti do jesh apo jo pasardhes i dikujt, meqe ti po vete na rrefeke me siguri absolute… He!!!

          Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Rama: Edhe sikur 500 mijë të mblidhen në shesh, nuk tërhiqem (çfarë i tha gazetari italian)
  • Enigma e Zvërnecit: Pse po heton SPAK investimin në kulmin e protestave
  • Ata të rinj që janë në shesh…
  • Një oktalog mbi ngjashmëritë mes Ramës dhe Trumpit
  • A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?

Komentet e Fundit

  1. ¿? on Nga Partia Socialiste te Partia e Resorteve
  2. demo on A po e sjell Zvërneci fundin e tranzicionit shqiptar?
  3. Cen Durimadhi on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. TRENI on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!
  5. capi on Rama “ndërron armikun e jashtëm”, heq dorë nga grekët: Pas protestës në Tiranë janë iranianët!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?