Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë lënë mbrapa dëme të shumta në bujqësi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë lënë mbrapa dëme të shumta në bujqësi
AktualitetShoqëri

Përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë lënë mbrapa dëme të shumta në bujqësi

Published: November 24, 2022
Shpërndaje

Në Shkodër dhe në Lezhë prej 5 ditësh banorët vazhdojnë të përballen me pasojat e përmbytjeve të ditëve të fundit, shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut, por edhe nga shkarkimet e detyruara nga hidrocentralet e Kaskadës së Drinit.

Këtë të enjte në Shkodër dhe në Lezhë vazhdojnë të jenë nën pushtetin e përmbytjeve rreth 2 mije e 500 hektarë tokë bujqësore, ndërsa dhjetëra banesa, biznese, sera dhe ujësjellës janë të rrethuar nga uji, duke veshtirësuar më shumë jetesën e qindra familjeve.

Në fshatin Goricë të Njësisë Administrative “Ana Malit”, serat, stallat e bagëtive dhe një pjesë e tokave të mbjella, vazhdojnë të qëndrojnë nën pushtetin e përmbytjeve.

- Publicitet -

Banori i këtij fshati, Petrit Çeskini, thotë se dëmet janë të mëdha dhe se askush nuk po kujtohet për t’i ndihmuar në këtë situatë të vështirë.

“Për çdo vit është duke na bërë dëme kolosale. Kësaj here, dëmi mund të jetë mbi dy milion lekë shpenzime për tokën e mbjellë . Jo vetëm tek unë si familje, por tek të gjitha familjet e fshatit, 170 jemi këtu dhe të gjitha këto familje janë përmbytur. Dhe, të gjithë i kanë 2-3 milion lekë dëm”, thotë ai.

Ndërsa fermeri Xhelal Beqiri, i dëshpëruar, tregon parcelën e mbjellë me hasull të mbushur me ujë nga përmbytjet e ditëve të fundit. Ai thotë se bashkë me prodhimin po ikën edhe shpresa e tyre.

Fshati Goricë është pjesë e fshatrave të Njësisë Administrative “Ana Malit”, 10 -15 kilometër larg qytetit e Shkodrës.

Sot, në Anë të Malit vazhdojnë të jenë të përmbytura 700 hektarë tokë bujqësore, pjesa më e madhe të mbjella me kulturat e stinës, sidomos me grurë. Që nga viti 2010, thotë kryetari i kësaj njësie vendore, Arben Cemi, banorët e Anës së Malit janë përballuar me 5-6 përmbytje, të cilat po degradojnë tokat bujqësore.

“Këto 10 vitet e fundit kemi pasur mbi 5-6 përmbytje. Është fatale jo vetëm për njësinë “Ana Malit”, por edhe për njësitë e tjera të Qarkut Shkodër. Bashkia vazhdimisht ka bërë vlerësimin e dëmeve në terren, i janë dërguar të gjithë institucioneve, kryeministrisë, ministrive dhe asnjë dëmshpërblim”, thotë ai.

Kryetari i Anës së Malit, Arben Cemi, thotë se përmbytjet vijnë nga shkarkimet e hidrocentalit Vau Dejës dhe se autoritetet, jashtë ngjyrave politike, është koha që t’i japin zgjidhje shqetësimeve të banorëve të kësaj zone.

Megjithëse pa shumë shpresë, banorët shprehen se qeveria dhe korporata elektroenergjetike duhet t’i dëmshpërblejnë për dëmet që u janë shkaktuar në bujqësi dhe blegtori, pasi ekonomia e familjeve të tyre po shkon drejt dështimit. /VOA

a.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Comments
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 24, 2022 at 7:51 pm

    HAARPi me shoke ne detyre e siper. Hapja e kaskadave tregon qe keto jane te qellimshme per lojen politike!

    Reply
  • mali says:
    November 24, 2022 at 8:02 pm

    Ne se niveli ujit do te kalonte mbi vijen e zeze te nderteses ishte problem qeverie sipas Rames.Me qe eshte me poshte eshte fitore e partise socialiste.Mjere fukaraj qe e ka ne kuriz.Amulli ne sistemin e sigurimeve pa nje politike bashkekohore .Edi Rama fatkeqesi prandaj duhet te largohet pa i plotesuar qejfin serbit.Le ti thote :keq me vjen ,me shume nuk mund.Dhe te mare valixhet dhe te shohe jeten private me familjen ,ne se eshte i mencur.

    Reply
  • demo says:
    November 24, 2022 at 8:20 pm

    Hapja e Portave te Hidrocentraleve ,Shembja e Ures se Bahcallekut dhe Permbytja e Shkoder Leshe,Jane veper e Babezise per te vjedhur bashkuar me Xhahillekun e Pushtetit Politik ne sundim.
    E kam thene edhe me pare,,Nuk pyetej Mehmet Shehu,Adil Carcani(Enver Hoxha qe organizoi kasaphane ne Nafte,nuk nderhyri kurre ne menazhimin e Hidrocentraleve).Pyetej Farudin Hoxha dhe nje Staf Inxhinieresh Hidroenergjitike,qe i kam permendur ne komente te tjera.
    Une po te isha Drejtor i Energjitikes(keta kodoshe sot kane vene 100 emra KESH,OSSH,OST,ERE,),Ne situata te veshtira energjitike,,do t`i thoja edvin rames,:_Rri aty laparos ndonje flete vizatimi,se hapjen e mbylljen e Portave te Diges,Per import exportin e Energjise Elektrike pyetem Une dhe ATA specialiste te kesaj pune,,Kurse asaj ministreshes Balluku do ti thoja te hape nje dyqan brekesh firmato si Armina e Zenjithit,,nusja Berishes,qe po shkelqen ne tregun e brekeve ne Dubai.

    Reply
  • www.mentealternativa1.blogspot.com dhe www.whale.to says:
    November 24, 2022 at 8:24 pm

    Demo po rri urt o i uruar.

    Reply
  • Andis says:
    November 24, 2022 at 9:12 pm

    O rrace e trash kjo rrace malokesh qe ndertojne ne breg te lumenjve dhe kerkojne ndihme nga Zoti pastaj.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Shikoni protestat që ka shkaktuar Jared Kushner në Shqipëri. Ky mund të jetë një sinjal shprese për Europën
  • Rama poston videon me AI duke ironizuar blogerët: “Kce tash fckng btch”
  • DOKUMENTAT: Tirana zien nga protestat, “Zvërneci” shitet për 306 mijë euro
  • Teherani ironizon Ramën: Mos janë edhe flamingot agjentë iranianë
  • Letër e hapur socialistëve shqiptarë: Zgjohuni!

Komentet e Fundit

  1. Vlora Vlora on Protestat për Zvërnecin, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!
  2. 666 on Rama zbulon armikun e ri të popullit: Flamingot imagjinare po i vjedhin ‘likes’ në Instagram
  3. Bureto on Tetë ditë protestë: Nga Narta te “Shqipëria e re”
  4. Joyce on Kontakt i rrallë SHBA-Rusi, Ministrat e Mbrojtjes bisedë telefonike me njëri-tjetrin
  5. Anonymous on Emrat e deputetëve që iu hiqet paga, Peleshi ‘ndëshkon’ Xhafajn, Spiropalin, Berishën dhe Nokën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?