Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përpjekjet për të greqizuar zërin e qytetarëve dhe çfarë shkruajnë mediat e huaja për Zvërnecin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përpjekjet për të greqizuar zërin e qytetarëve dhe çfarë shkruajnë mediat e huaja për Zvërnecin
BoteLajmi i fundit

Përpjekjet për të greqizuar zërin e qytetarëve dhe çfarë shkruajnë mediat e huaja për Zvërnecin

Published: June 3, 2026
Shpërndaje

Në ditën e tretë të protestave për Zvërnecin janë intensifikuar përpjekjet për ta greqizuar zërin e qytetarëve që mbushën bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e paraqitur kundërshtimin ndaj projektit si shprehje të xhelozisë së Athinës për bumin turistik të Shqipërisë.

Mediat pranë qeverisë kanë shpërndarë njëra pas tjetrës foto dhe video të autobusëve që vijnë nga Greqia, duke lënë të kuptohet se protesta e Zvërnecit nuk buronte nga shqetësimet e banorëve, ambientalistëve apo aktivistëve vendas, por janë të nxitura nga interesa të huaja.

Pa paraqitur prova konkrete për organizim apo financim nga shteti grek, narrativa që po promovohet synon të zhvendosë vëmendjen nga pyetjet mbi çfarë përfitojnë qytetarët nga rezortet e mëdha të turizmit, ndikimi që ka në mjedis dhe procedurat ligjore të projektit, drejt një debati mbi patriotizmin dhe ndikimet e jashtme.

- Publicitet -

Skema tregon se argumentet e protestuesve po bëhen të vështira për t’u rrëzuar, ndaj po ngacmohen dyshimet për patriotizmin e tyre. Në vend që të debatohet mbi pretendimet për tjetërsimin e pronave, mbi hetimin e SPAK-ut apo mbi pasojat e mundshme për ekosistemin e Vjosë-Nartës, fokusi zhvendoset tek identiteti i pjesëmarrësve dhe tek origjina e tyre.

Por ndërsa në Tiranë protesta po tentohet të bëhet pis përmes komplotit të jashtëm kundër interesave të Shqipërisë, mediat e huaja e lidhin drejtpërdrejt çështjen me projektin turistik të Jared Kushner, dhëndrit të Presidentit amerikan Donald Trump.

Në artikujt e publikuar nga Associated Press, Politico dhe Fox News, protesta e zhvilluar fundjavën e kaluar në Zvërnec paraqitet fillimisht si një përplasje mes aktivistëve mjedisorë dhe kompanive të sigurisë private në zonën ku pritet të ndërtohet resorti luksoz. Gazetarët e huaj i kushtojnë vëmendje pamjeve që tregojnë se si një protestues shihet duke u tërhequr zvarrë nga rojet private, si dhe vendimit të autoriteteve shqiptare për t’u hequr licencat dy kompanive të sigurisë pas incidentit.

Por përtej episodeve të protestës, ajo që bie në sy në raportimet ndërkombëtare është se projekti identifikohet vazhdimisht me emrin e Jared Kushner.

Edhe pse investimi realizohet përmes kompanisë së vëllezërve AlKhayat nga Siria, në titujt dhe në përmbajtjen e artikujve resorti paraqitet si “projekti i Jared Kushner”, “resorti i lidhur me Jared Kushner” apo “investimi i dhëndrit të Donald Trump”.

Politico gjithashtu raporton shkruan se SPAK ka hapur një hetim lidhur me ndryshimet e statusit të mbrojtjes së zonës dhe me çështjet e pronësisë së tokave që i hapën rrugë zhvillimit turistik. Artikulli përmend se projekti përfshin ishullin e Sazanit dhe qindra hektarë në zonën e mbrojtur Vjosë-Nartë, ndërsa thekson se hetimi po zhvillohet në një kohë kur kundërshtitë nga organizatat mjedisore po shtohen.

Edhe Fox News, përcjell të njëjtat fakte duke e vënë theksin tek hetimi i SPAK-ut. Media amerikane e paraqet projektin si një investim luksoz të lidhur me Kushnerin dhe rikujton se zona është habitat i flamingove, fokave mesdhetare dhe breshkave të detit.

Associated Press, nga ana tjetër, fokusohet më shumë tek protesta dhe përplasjet në terren, por edhe kjo agjenci e prezanton projektin si një zhvillim luksoz të lidhur me Ivanka Trump dhe Jared Kushner.

Kryeministri Edi Rama citohet duke mbrojtur publikisht projektin, duke deklaruar se ai është pjesë e përpjekjes për ta kthyer Shqipërinë në një destinacion turistik konkurrues në rajon. Në intervistat dhe deklaratat e cituara nga mediat e huaja, Rama ka këmbëngulur se projekti nuk cenon zonat e mbrojtura dhe pse procedurat mjedisore ende nuk kanë përfunduar.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
12 Comments
  • Tos tarifa says:
    June 3, 2026 at 6:06 am

    Jo,se bejne greket kurre ate gje.gazeta dita.ju lumt.

    Reply
  • alibaba me 40 hajdutet says:
    June 3, 2026 at 6:30 am

    Kjo qe kerkon te beje Rama eshte nje pisllek i gjalle . Deri tani Rama i gjore e ka gjetur justifikimin tek Berisha por tani qe doli ashiqare qe Berisha e Rama jane nje , gjeti nje tjeter justifikim duke akuzuar Greqine se me njerezit e saj po pregatit nje proteste sepse kane smire qe keto investime po behen ne Shqiperi !

    Reply
  • Rilindasi i Vlores says:
    June 3, 2026 at 9:33 am

    Nese nuk realizohet projekti, Rama do te quhet frikacaku dhe tradhetari me i madh i shqiptareve….!!!
    Ndersa ju te Dites mos beni interesantin. Po tregoheni shume demode (katunare me nje fjale)

    Reply
    • nona says:
      June 3, 2026 at 12:16 pm

      Rilindasit te Vlores por edhe Tos Tarifes meqe i ka qejf filozofet :

      Ajo që është e drejtë nuk është gjithmonë popullore, dhe ajo që është popullore nuk është gjithmonë e drejtë” Albert Ajnshtajn.
      ————————————————————————–
      Marcus Tullius Cicero: “Gjithmonë kam qenë i mendimit se jopopullariteti i fituar duke bërë atë që është e drejtë nuk është aspak jopopullaritet, por lavdi.”
      ————————————————————————–
      Margaret Chase Smith: “Mënyra e drejtë nuk është gjithmonë mënyra popullore dhe e lehtë. Të qëndrosh për të drejtën kur është jopopullore është një provë e vërtetë e karakterit moral

      Reply
    • Aldrin says:
      June 3, 2026 at 12:17 pm

      Po ik moj kurve dhiare e Dules. Dukesh qe kur flet ca monstre e mbaruar je

      Reply
    • Dum babën says:
      June 3, 2026 at 2:01 pm

      Po prisni dhe pak duroni mos nxiton ,pa do sqarohet çdo gjë.sa të jetë sala rrëmujë do ketë ky vënd

      Reply
  • capi says:
    June 3, 2026 at 10:34 am

    Mos u besoni shume ketyre gazetave, perdoren si argument kundra Trump. Shikoje te tre titujt cfare kane te perbashket. Njerezet e famijes Trump. Thjesht argument qe famija po perdor presidencen per te shtuar pasurine, cka ne nje fare mase eshte e vertet.
    Nuk ma merr mendja te jene keta te vetmit investitore. Mund te kene pjese ne investim ose thjesh fasade. Mund te jene ato qindra milion qe perfliten te bera me korrupsion. Si thoni ti leme pa qarkulluar si Lal fikut qe ju kalben eurot.

    Nuk u ha palla shume per Zvernecin ketyre te huajve. Inkurajoj protestuesit ta vazhdojne deri ne fund protesten. Kumandari qe permend 800 mije votues ta kaloj ne referendum. Kjo do te jete dhe nje prove vote-besim. Nese humbet te kerkoj doreheqjen.

    Nje verejtje miqesore per gazeten. Na hiqni ata dy morrat e zinj nga ajo foto e ishullit. Me duket sikur na ndyjne ate parajse.

    Reply
    • Dum babën says:
      June 3, 2026 at 2:02 pm

      Po prisni dhe pak duroni mos nxiton ,pa do sqarohet çdo gjë.sa të jetë sala rrëmujë do ketë ky vënd…

      Reply
  • Një Enver tjetër?! says:
    June 3, 2026 at 11:25 am

    A është e vërtetë që kanë ardhur autobusë nga Greqia?! Ç’punë ka Greqia këtu?! Sepse edhe Cipras u hodh përpjetë. Pa dyshim që marifetet e Ramës për Sazanin dhe Zvërnecin duhen demaskuar, por ç’hyn Greqia këtu?! Mos ia kemi krehur shumë bishtin?! Atëhere na duhet një Enver tjetër. Ai nuk e shiste Shqipërinë dhe grekërve ua bënte rrup-sup! A kanë ardhur autobuzë nga Greqia?!

    Reply
  • katarakti says:
    June 3, 2026 at 11:36 am

    E përditshmja britanike “The Guardian” shkruante se Sazani i është shitur Jared Kushnerit dhe grupit të tij: « Një nga projektet e tyre më të guximshme synon ta transformojë ishullin misterioz shqiptar të Sazanit në një destinacion pushimesh që duhet vizituar patjetër nga shumë të pasurit. Kjo zbulohet nga gazetari i vlerësuar me shumë çmime, Marzio Mian, në një artikull të gjatë të botuar në « The Guardian ». Aty pohohet se ky ishull, një nga ishujt e fundit të pabanuar në Mesdhe, i është shitur familjes Trump”, shkruan “The Guardian”!
    Edhe “New York Times” pohon se: “Affinity Partners, firma globale e investimeve e Kushnerit, mbështetet nga rreth 4.6 miliardë dollarë, kryesisht nga Arabia Saudite dhe fonde të tjera të Lindjes së Mesme, ka konfirmuar planin e saj për një “ekoresort me pesë yje” në ishull, “duke transformuar një ish-bazë ushtarake në një destinacion ndërkombëtar mikpritjeje dhe mirëqenieje” !
    Do të shtonja dhe do pyesnja se përse këto gjëra pse nuk i janë bërë të ditura njerëzve në Shqipëri, pronarët e vërtetë të Sazanit, Zvërnecit dhe mbarë vendit?! Ky është problemi.

    Reply
    • Aldrin says:
      June 3, 2026 at 12:59 pm

      Nuk e thone gazetat, e thote vete Vana. Jo vetem qe kam Ishullin thote, por dhe Detin verdalle 5 milje nga Bregu.
      Ishulli me gjithe Det

      Reply
  • xhaxhi moderatori says:
    June 3, 2026 at 1:36 pm

    Ti Tradhtari i Detit,mos na u bej patriot i kulluar,se te njohim mire.Po behesh si kurva prostitute,qe ruan nderin e gjimnazisteve.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Aksidenti tragjik pranë Tiranës, dyshohet se shoferi i minibusit pësoi infarkt: 12 të plagosur, një fëmijë në gjendje të rëndë
  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?