Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun
AktualitetKronike

Përplasi efektivin te vijat e bardha, Gjykata e Durrësit lë në burg Antonio Frrokun

Published: December 4, 2023
Shpërndaje

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg me afat” për drejtuesin e automjetit që përplasi punonjësin e policisë që kalonte në vijat e bardha.

Antonio Frroku i arrestuar nga policia është përballur me gjykatën, e cila pasi ka dëgjuar palët ka vleftësuar të ligjshëm arrestin e tij dhe bazuar në kërkesën e prokurorisë ka caktuar masën e sigurimit “arrest në burg me afat 45 ditë” ndaj tij.

Polici Mariglen Allka u godit nga automjeti që lëvizte me shpejtësi në rrugën “Aleksandër Goga” mbrëmjen e 30 nëntorit, rreth orës 18:35, në lagjen nr. 8, përpara godinës së Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

- Publicitet -

Automjeti me drejtues shtetasin A. Frroku, e ka përplasur punonjësin e policisë që në atë moment po kalonte në vijat e bardha. Polici i aksidentuar u vizitua, të nesërmen e ngjarjes, në spital dhe nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, i cili kërkoi të rritet ndëshkueshmëria ndaj shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. Balla deklaroi se do të propozojë një paketë ligjore, që parashikon të ndëshkojë shkelësit e rregullave të qarkullimit në perimetrin e sigurisë së shkollave, në qendrat e banuara e pranë institucioneve.

Frroku dyshohet për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 290/2 i Kodit Penal. Nëse ai gjendet fajtor për këtë akuzë që konsiston në shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë plagosjen e rëndë të një personi, rrezikon të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.

 

p.k\dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Laboratorët e inteligjencës artificiale zotërojnë zbulime ‘tronditëse’, bankat dhe qeveritë në shënjestër
  • Dëbora përfshin veriun dhe juglindjen e vendit, ARRSH: Ja akset ku duhet të keni kujdes
  • Spanja në udhëkryq historik: A do rikthehet e djathta ekstreme në pushtet gjysmë shekulli pas Francos?
  • Përzgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm në vendnumëro, një javë para përfundimit të afatit
  • 29 Nëntori, zhvillohen homazhet në Varrezat e Dëshmorëve

Komentet e Fundit

  1. Sara on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  2. Pse Jezusi e zgjodhi si apostul? on A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  3. Anonymous on Ishte ftuar për të marrë një çmim, Kosta Rika ndalon në aeroport Raportuesen Speciale të OKB-së, Francesca Albanese
  4. Ameba on VIDEO: Përse qëllohen me plumba gome protestues pa maska dhe që nuk po marrin pjesë në dhunë?! (Kujdes, pamje të rënda)
  5. https://vagina-fuck.bokep-xxx.com/ on Përse Gazment Bardhit po i përmendin të gjithë “burrërinë”? Gazetari: Bashkëjeton me…

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?