Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Përplasja e trenave në Indi, shkon në 288 numri i viktimave, 850 të plagosur, tejmbushen spitalet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Përplasja e trenave në Indi, shkon në 288 numri i viktimave, 850 të plagosur, tejmbushen spitalet
BoteKryesore

Përplasja e trenave në Indi, shkon në 288 numri i viktimave, 850 të plagosur, tejmbushen spitalet

Published: June 3, 2023
Shpërndaje

Një përplasje mes dy trenave në Indinë lindore ka vrarë të paktën 288 persona dhe ka plagosur rreth 850 të tjerë. Ekipet e shpëtimit sot janë duke u përpjekur të çlirojnë shumë pasagjerë të bllokuar në rrënojat.

Gazetarët në vendngjarje panë vagona të përmbysura, punonjës shpëtimi që punonin pa ndalur për të çliruar të mbijetuarit dhe shumë trupa të mbuluar me çarçafë të bardhë pranë shinave të trenit, pranë Balasore, rreth 200 km nga Bhubaneswar, kryeqyteti i shtetit Odisha.

Drejtori i përgjithshëm i brigadës së zjarrit të shtetit Odisha, Sundhansu Saranji, i tha AFP se numri i të vdekurve kishte arritur në 288.

- Publicitet -

 “Operacionet e shpëtimit janë duke vazhduar dhe nuk do të përfundojnë për disa orë”, shtoi ai.

Një zyrtar i lartë i qeverisë rajonale, Pradeep Jena, tha se rreth 850 njerëz janë shtruar në spital.

Sipas Amitabh Sharma, drejtor i Hekurudhave Indiane, dy trena pasagjerësh ishin “të përfshirë në mënyrë aktive në aksident”. Një tren tregtar ishte parkuar në vendin e tragjedisë, shtoi ai, pa dhënë detaje.

“Numri i të vdekurve dhe të plagosurve është i vështirë për t’u vlerësuar për momentin,” shpjegoi ai sepse shumë pasagjerë ka të ngjarë të mbeten të bllokuar në rrënoja.

Two trains derailed in India in the eastern state of Odisha on Friday, killing dozens of people and injuring hundreds more, according to Indian news reports. https://t.co/pU4Zz2Lq5e pic.twitter.com/pfsElsiRBm

— The New York Times (@nytimes) June 2, 2023

Një i mbijetuar u tha gazetarëve se ishte në gjumë kur ndodhi përplasja dhe se kur u zgjua ishte nën një duzinë pasagjerësh të tjerë. Më pas ai arriti të zvarritet nga karroca me lëndime në qafë dhe duar.

Kryeministri indian Narendra Modi tha se ai ishte “i shkatërruar”.

“Mendimet e mia janë me familjet e pikëlluara. I uroj të plagosurve një shërim të shpejtë,” shkroi Modi në Twitter, duke shtuar se ai kishte folur me ministrin e Hekurudhave Ashwini Vaishnav për të “vlerësuar situatën”.

Vaishnau njoftoi se do të shkonte menjëherë në vendin e aksidentit dhe se ushtria ishte mobilizuar për të ofruar ndihmë.

India ka pasur shumë aksidente hekurudhore

India ka pasur shumë aksidente të mëdha hekurudhore në të kaluarën, por siguria hekurudhore është përmirësuar ndjeshëm vitet e fundit falë investimeve masive dhe përmirësimit të teknologjive. Aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Indisë ndodhi më 6 qershor 1981 kur një tren pasagjerësh doli nga shinat në shtetin e Biharit dhe shtatë vagonë ​​ranë nga një urë në ujërat e lumit Bagmati, duke vrarë 800 deri në 1000 njerëz.

Gjithashtu më 20 nëntor 2016, treni ekspres Patna-Indore, me 2000 persona, doli nga shinat herët në mëngjes në një zonë rurale në shtetin e Uttar Pradesh, ndërsa shumica e pasagjerëve ishin duke fjetur. Të paktën 146 njerëz u vranë dhe rreth 180 u plagosën.

Odisha CM Naveen Patnaik meets the people, who are admitted to a hospital in Balasore, after getting injured in the #BalasoreTrainAccident. pic.twitter.com/npYxgdkmS1

— ANI (@ANI) June 3, 2023

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Qeveria ndryshon buxhetin: 20.1 miliardë lekë më shumë për pensione, rritje pagash e investime
  • Tensione në protestë, lëng frutash në kokë gruas që dyshohej si “patronazhiste” e PS
  • Protestuesit do shkojnë në SPAK: Kallzim Edi Ramës për “Albanian Files”
  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  • Deputeti socialist: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia)

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?