Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Jetojmë në një botë, e cila nuk bën dot pa çipet! Përveç transportit detar, ja pse është kaq i rëndësishëm Tajvani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Jetojmë në një botë, e cila nuk bën dot pa çipet! Përveç transportit detar, ja pse është kaq i rëndësishëm Tajvani
BoteKryesoreUncategorized

Jetojmë në një botë, e cila nuk bën dot pa çipet! Përveç transportit detar, ja pse është kaq i rëndësishëm Tajvani

Published: August 6, 2022
Shpërndaje

Çdo produkt teknologjik që ka nevojë për një chip për të funksionuar ia dedikon ekzistencën e tij Tajvanit. Një pjesë e mirë e transporteve detare nga dhe për në Lindje kalon nga Tajvani.

Mjaftojnë këto dy informacione bazë për të kuptuar se sa strategjik është ishulli, dhe sa i varur është fati i tij nga marrëdhëniet e tensionuara mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Taipei jo vetëm  eksporton teknologji, dhe shumicën e komponentëve të nevojshëm për t’i prodhuar diku tjetër, por kontrollon dhe një pjesë të konsiderueshme, rreth 10% të anijeve që i shpërndajnë nëpër botë. Të dhënat domethënëse janë ato që përshkruajnë shpërndarjen në nivel global të shkëmbimeve tregtare: Kina 26%, Shtetet e Bashkuara të Amerikës 13%, Japoni 11%, Hong Kong dhe BE 8%. Ishulli nuk është një vend kalimi i itenerareve, por është një nga nyjet kryesore që ‘ushqejnë’ tregtinë globale. Një krizë e mundshme në Tajvan rrezikon të bllokojë një pjesë të konsiderueshme të ekonomisë globale.

- Publicitet -

Çdo implikim gjeopolitik, tension apo kërcënim duhet të përballet me pasojat katastrofike që do të kishte një bllokim i mundshëm i Tajvanit.

Vizita e kryetares së dhomës së përfaqësuesve të SHBA, Nancy Pelosi, dhe qëndrimi i saj për ishullin në premtimin se nuk ai nuk do të braktiset dhe se amerikanët janë krenarë për miqësinë e vjetër, shkaktoi zemërimin e Pekinit. Ministri i jashtëm kinez e konsideroi si një farsë. Ndërsa ministri i jashtëm rus u shpreh se nuk e kuptonte arsyen e vizitës por e kishte të qartë se Uashingtoni po ndjek të njëjtën politikë si me situatën në Ukrainë.

Paralelizmi mes Ukrainës dhe Tajvanit, nga ana e Rusisë, tingëllon si një paralajmërim. Sepse nëse përkeqësimi i krisë në Ukrainë, në frontin perëndimor, mund të parashikohej duke lexuar më me kujdes manovrat dhe hapat e afrimit të Putin vitet e fundit, një përshkallëzim në frontin lindor të Tajvanit do të ndodhte pas një përgatitjeje po aq  të planifikuar.

Nëse kriza ruso – ukrainase po vë në rrezik ekonominë globale, një krizë në Tajvan do të shtonte një goditje shumë të fortë ndaj tregtisë globale. Kjo për shkak të forcës strategjike të Taipeit dhe për rolin thelbësor që ka në marrëdhëniet me të gjithë botën e industrializuar.

 

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
1 Comment
  • Mos e beso po deshe, por eshte e vertete. says:
    August 6, 2022 at 7:14 pm

    Sa e vjeter eshte kjo miqesi me Tajvanin kur si ishull qe u shkeput nga Kina ne vitin 1949, prej forcave nacionaliste te udhehequra nga Chuiang Kai-shek baxhanak i ish kryeministrit kinez Cu En Lai.
    Na spjegoni si te paditur se sa e hershme apo e lashte eshte miqesia amerikane-tajvaneze.
    Per Ameriken ky vend i intyereson se eshte kunder R.P. te Kines dhe e dyta ka rendesi ne marredheniet ekonomike (cipat, cipat, cipat), por qe jane shume poshte me ato ndaj Kines qe ka mbushur me mallra skarco tregjet e Amerikes, BE e mbare botes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Për protestën dhe kryeministrin
  • Gazeta gjermane, shkrim për Sazanin, Zvërnecin dhe protestat: “Miliarderët synojnë edhe strehimet nëntokësore të Enverit”
  • Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, sa do shiten nafta dhe benzina
  • E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  • U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar la pas gruan dhe djalin e mitur

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  2. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  3. Ethem Lalaj on E fshehu në emër të Igli Tares, SPAK sekuestron një nga vilat e Ballukut në Dhërmi
  4. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”
  5. Aldrin on Tymnaja e “patriotëve”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?