Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO / Përplasje të dhunshme në ndeshjen Brazil-Argjentinë, Messi: Kishte rrezik për masakër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > FOTO / Përplasje të dhunshme në ndeshjen Brazil-Argjentinë, Messi: Kishte rrezik për masakër
Lajmi i funditSport

FOTO / Përplasje të dhunshme në ndeshjen Brazil-Argjentinë, Messi: Kishte rrezik për masakër

Published: November 22, 2023
Shpërndaje

Argjentina i bëri një surprizë të hidhur Brazilit në mitikun Maracana teksa e mposhti Selecaon me shifrat 0-1 në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit të vitit 2026. Kjo ishte një disfatë historike për pesë herë Kampionët e Botës duke qenë se për herë të parë u mposhtën në shtëpi në një ndeshje kualifikuese për Botëror.

Sfida nisi me 27 minuta vonesë për shkak të përleshjeve mes tifozëve në tribuna, teksa u desh ndërhyrja e policisë. Kjo e fundit në fakt, acaroi edhe më shumë tifozët miq ndërsa nuk ngurroi të ndërhynte edhe portieri Emiliano Martinez, që shkoi në mbrojtje të bashkëkombasve të tij.

Sa i përket ndeshjes, ajo u vendos në pjesën e dytë nga një gol me kokë i mbrojtësit Nicolas Otamendi në minutën e 63-të. Nëntë minuta para fundit, Brazili mbeti me 10 lojtarë pasi Joelington u përjashtua me karton të kuq pasi nuk i mbajti nervat ndaj De Paul.

- Publicitet -

Argjentina ia doli ta ruante avantazhin deri në fund dhe i shkaktoi Brazilit humbjen e tretë radhazi në këto eliminatore për Botërorin 2026. Aktualisht, kryeson renditjen e grupit në Amerikën e Jugut me 15 pikë ndërsa Brazili “rrëshket” në vendin e gjashtë me vetëm shtatë pikë pas gjashtë ndeshjesh të luajtura.

“Mund të kishte ndodhur një tragjedi”, Messi: Policia goditi tifozët, kishim familjarët në tribuna

Ndeshja e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026, mes Brazilit dhe Argjentinës u karakterizua nga një tension i lartë në tribunat e Maracanas mes dy tifozerive respektive. U desh ndërhyrja e forcave të rendit për të rikthyer qetësinë, edhe pse kjo ndezi edhe më shumë turmën e tifozëve të Argjentinës.

Këta të fundit u përleshën edhe me policinë teksa kjo situatë e shtyu ndeshjen me 27 minuta. Në fund, fusha vendosi në favor të Argjentinës që fitoi me shifrat 0-1, megjithatë për kapitenin Lionel Messi, rezultati kaloi në plan të dytë. Sulmuesi theksoi se policia braziliane goditi tifozët argjentinas, aty ku ishin edhe disa prej familjarëve të lojtarëve të kombëtares.

“Mund të kishte ndodhur një tragjedi. Ne i pamë forcat e rendit që po godisnin tifozët, nuk është hera e parë që diçka e tillë ndodh në Brazil. Edhe disa prej familjarëve tanë ishin në ato tribuna. Diçka e ngjashme ndodhi edhe në finalen e Kupës Libertadores.

Ata këtu janë të fokusuar, nuk mendojnë për fushën e lojës. Ne u detyruam të ktheheshim në dhomat e zhveshjes pasi na u duk e vetmja mënyrë për të qetësuar situatën. Ne vazhdojmë të bëjmë histori dhe të arrijmë suksese të mëdha”, u shpreh Messi.

Ndërkohë, sipas mediave, janë tetë personat e arrestuar nga policia teksa gjithçka nisi në momentin e himnit kombëtar të Argjentinës që u vërshëllye në masë. Në këtë ndeshje, tifozeritë nuk ishin të izoluara nga njëra-tjetra dhe në sektorin ku nisi sherri ishin të vendosur rreth tre mijë argjentinas. Ndeshja rifilloi vetëm pasi policia mundi më pas të ndante tifozeritë dhe të krijonte një kordon sigurie.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Nismë për referendum, kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim
  • Sherr mes të burgosurve në burgun e Fierit, plagosen dy të dënuar në dhomën e ajrimit
  • Kurti pas incidentit në Kuvend: Nëse gjuajtja me vezë është çmimi që duhet të paguaj për marrëveshjen, jam i lumtur ta bëj

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kur propaganda kthehet në boomerang: Mësimet nga disfata e Orban-it në Hungari
  2. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. FAZLLIQ-qires i familjes Berisha on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  4. ¿? on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  5. ¿? on Objekte misterioze fluturojnë me shpejtësi mbi lagje të banuara, Pentagoni publikon dosje të reja mbi UFO-t

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?