Nga Bedri Islami
Sipas një prej dokumenteve publikuar, së fundmi, në media të ndryshme lidhur me ngjarjet e 2 prillit 1991 në qytetin e Shkodrës, zoti Ramiz Alia, në konkluzionet e tij, nënvizon se i dërguari i opozitës Azem Hajdari, i cili sapo ishte zgjedhur deputet në një zonë periferike të qytetit, “nuk ka gisht në organizimin e protestave”. Me gjithë ndërhyrjen e ish Ministrit të Brendshëm, Gramoz Ruçi për të saktësuar të dhënat për sa i përket këtyre ngjarjeve, mjerisht, të përgjakshme r të shenjuara nga vrasja e katër protestuesve, mes të cilëve edhe një nga liderët e lëvizjes studentore – Arben Broci -, ish presidenti Alia ngulmon se, Azem Hajdari ka ndihmuar që të shuhet zjarri.
A e dinte Ramiz Alia të vërtetën mbi ngjarjet e 2 prillit? Me siguri, po. Të dhëna të shumta, të mbledhura që në fillimin e protestës, faktonin se si nuk ishte e rastësishme zgjedhja e Shkodrës apo organizimet i një dite më parë, po ashtu, edhe çfarë sapo kishte ndodhur kishin në kreun e tyre pikërisht deputetin e porsazgjedhur. Një rast i pazakontë ky për qytetin, që, vite të shkuara – para monizmit – kishte refuzuar, edhe pse i nderonte, të kishte deputetë burra të shquar si Bajram Curri apo Hasan Prishtina.
Demonstratat e 2 prillit kishin organizator kryesor pikërisht Azem Hajdarin, bashkë me pjesë të rëndësishme të shërbimit të fshehtë serbo – malazez, të cilët ndodheshin në qytet që kur filluan përgatitjet për zgjedhjet e para pluraliste dhe të cilët, për fat të keq, vepronin lirisht dhe kishin gjetur strehë e bashkëpunim me shumë figura, që do të bëheshin të njohur si përkrahës së Partisë Demokratike.
Vetë Azem Hajdari, e jo pa miratimin e strukturave të larta të opozitës, në janarin e vitit 1991, ishte takuar në Tiranë me të dërguar të posaçëm të këtij shërbimi, nga ku kishin ardhur financimet e para, por edhe udhëzimet e para për organizimin e opozitës, objektivat dhe rrugët që do të ndiqeshin, të cilat nuk kishin të bënin me forcimin e lëvizjes opozitare, por me çfarë do të rezultonte, më pas, në shkatërrimin e vendit.
Me 31 mars 1991, kur ishin numëruar votat e zgjedhjeve të para pluraliste, pushteti ende i Partisë së Punës, kishte vetëm një përfaqësues të Shkodrës në parlamentin shqiptar. Bëhet fjalë për Çun Jonuzin, figurë e njohur karakteristike e Malësisë së Veriut, komunist liberal, i larguar nga detyra pas një letre të gjatë dërguar udhëheqjes mbi gjendjen në fshat dhe rrugët që duheshin zgjedhur për të përmirësuar gjendjen. Të gjithë zonat e tjera të qytetit kishin votuar për opozitën, thuajse në mënyrë plebishitare. Kjo ishte e pritshme. Në përgjithësi, dihej se Shkodra do të votonte djathtas, ashtu si do të dihej, më pas, se ajo do të ndjehej e tradhtuar në besimin e saj.
1 prilli ishte një ditë e tulatur, e qetë. Njerëzit nuk arrinin të besonin se si kishte fituar në shkallë vendi përsëri Partia e Punës, sidomos në rrethinat e qyteteve. Për më tepër, shpresa për ndryshim të shpejtë, tashmë u dukej e largët. Në qytet kishte shqetësim, por nuk kishte rebelim. Përtej qytetit, edhe zonat rreth tij kishin votuar për opozitën; qyteti ishte bërë “blu”. Ndaj kujt do të rebeloheshin?
Afër mesditës së 1 prillit, në sheshin para godinës së Partisë Demokratike, në ballkonin e vogël të saj, do të dukej Azem Hajdari. Aty ai do të mbante fjalimin e tij nxitës. Qëndroja në shesh, së bashku me gazetarin Jani Malo. Me deklaratat e tij, deputeti i porsazgjedhur nxiste njerëzit të protestonin, duke theksuar se opozita kishte fituar kudo, por ishin manipuluar votat; se ai pushtet duhej shporrur me forcë; dhe se gjithçka duhej të fillonte nga Shkodra, edhe marshimi mbi qendrën komuniste.
Në një moment i thashë mikut tim gazetar se për çfarë rebelimi e kishte fjalën deputeti rishtar. Ai më tërhoqi vëmendjen: “Hesht! Njerëzit janë të trazuar dhe nuk dihet ku godet vala”. Unë isha gazetar i “Zërit të Popullit” dhe njëra nga valët mund të përplasej tek unë.
Menjëherë pas fjalimit të Azemit nisi edhe revolta. Fillimisht nga një grup që e kishin shoqëruar atë drejt sheshit. Njerëzit filluan të protestojnë. Pastaj, atyre iu bashkuan qytetarë të ndryshëm, të cilët ishin në shesh, apo që po vinin drejt tij, studentët e prirë nga Flamur Buçpapaj, turma të larmishme, të cilët gjetën frymëzimin dhe organizimin pikërisht në fjalët dhe prirjen e deputetit të sapozgjedhur.
Protestuesit qëndruan përballë ish godinës së Komitetit të Partisë; hidhnin parulla, këndonin, i jepnin forcë njëri tjetrit. Protesta e tyre ishte, parësisht, kundër institucioneve qendrore, por duke e ruajtur figurën e presidentit aktual, dhe, pas disa orëve, ajo përfundoi qetësisht. Në mbrëmje ata u shpërndanë. Shumëkush mendoi se gjithçka përfundoi aty.
Në fakt, ai ishte veçse preludi i asaj që do të ndodhte një ditë më pas. Shumë forca të organizuara – brenda e më shumë jashtë Shqipërisë – nuk donin që protesta të ishte paqësore. Ata kërkonin me ngulm që të kishte përplasje, dhunë, djegie, revoltë të organizuar. Shkodra nuk ishte zgjedhur rastësisht dhe, po ashtu, jo rastësisht ishte detyruar të largohej me kërcënime kronisti i RTSH. Prandaj, të nesërmen, për një alibi mjerane, ai do të shkojë në Bajzë për të filmuar përurimin e një ujësjellësi.
Ndonëse u deklarua se, pas fjalës së tij, ishte larguar për në Tiranë, në të vërtetë Azem Hajdari ishte në Shkodër. Në shtëpinë e një prej themeluesëve të PD-së në Shkodër – shtëpi në të cilit ishte bërë edhe mbledhja e themelimit – ai do të takohej me disa nga drejtuesit e PD-së, mes të cilëve Pjetër Arbnori, Xhemal Uruçi, Ali Spahia, disa të rinj nga lagjet Kiras dhe Serreq. Por do të shmangej një takim me Arben Brocin, i cili, në mbledhjen themeluese, kishte kundërshtuar që drejtues i Degës së PD-së në Shkodër të ishte Pjetër Arbnori. Nuk kishte qenë i pranishëm as në demonstrimet prelud të 1 prillit.
Azemi qëndroi në shtëpinë e M.M. ish ushtarak i larguar nga funksioni, deri afër mesnatës. Darka e tij qe vezë të skuqura dhe fasule të ziera. Pas kësaj, i shtrirë në ulësen e pasme të veturës, mbështjellë me rrobat e zonjës së shtëpisë, ai u nis për në Tiranë. Kontrolli i vendosur në Urën e Bahçallëkut, hyrje – dalja e qytetit, nuk e ndaloi dhe, në mëngjes herët, si alibi për vendndodhjen e tij, shkoi të pijë kafen e mëngjesit në Hotelin 15- katësh të Tiranës.
Ndërkohë në Shkodër, më 2 prill, ngjarjet shkuan drejt dramatikes, për të përfunduar në një tragjedi me katër të vrarë, enigma e vrasjes së të cilëve nuk është zgjidhur ende edhe sot. Ashtu si nuk është zgjidhur as enigma përse, që në mëngjes herët, i pari nga të vrarët do të ishte Arben Broci, qëlluar me armë të përgatitur në rrugë artizanale në Uzinën Mekanike “Drini”.
Më 2 prill ishte e qartë se godina e Komitetit të Partisë, sot ndërtesa kryesore e Universitetit “Luigj Gurakuqi” do të digjej. Njëri nga demonstruesit, i ndjeri Dedë Kasneci, kur e takuam rastësisht me Shaqir Vukajn, tha: “ose ajo godinë digjet sot, ose kjo është dita e fundit e jetës time”.
2 prilli ishte krejt ndryshe prej një ditë më parë. Nuk kishte më demonstrues paqësorë, që shprehnin revoltën e vet në një hark të shkurtër kohor. Sipas porosisë së dhënë një ditë më parë, tre drejtuesit kryesorë të PD-së në Shkodër – Pjetër, Arbnori, Xhemal Uruçi dhe Ali Spahia – nuk ishin në mesin e demonstruesve. Mbi të gjitha, për të krijuar alibinë se nuk ishte vepër e opozitës, por protesta spontane e njerëzve të revoltuar.
Tashmë dihen se si rrodhën ngjarjet. Janë bërë analiza e diskutime pafund. Madje, Komisioni i Posaçëm i Parlamentit Shqiptar, i drejtuar nga përfaqësuesi i opozitës Emin Musliu, solli dëshmi të shumta të këtij organizimi, rrugët që ishin ndjekur, përplasjet dhe rrethanat e vrasjeve, të cilat, për habinë e vetë opozitës, shfajësonin forcat e rendit.
Vite më pas, kur në mesin e opozitës, që asokohe ishte në pushtet, nisën përplasjet për qeverinë, lideri i saj, krejt haptas, akuzoi Azem Hajdarin si njeriun që kishte gisht në organizimin e vrasjeve të 2 prillit.
2 prilli i Shkodrës kishte vetëm një dëshmitar të mediave: atë të radiotelevizionit të Malit të Zi, i cili para gjithë të tjerëve, e dinte se “2 prilli” nuk do të ishte një ngjarje dosido.
Ramiz Alia e dinte të vërtetën nga shumë rrugë, ashtu si dinte edhe zhvillimet që kishin ndodhur më herët në lëvizjen opozitare në Shkodër. Në mesin e atyre që kishin qenë nxitës dhe u bënë pjesë të opozitës kishte disa bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ndonjëri nga të cilët, për disa kohë, ka qenë edhe “eksponent i rëndësishëm”. Ata informonin rregullisht në strukturat e tyre rekrutuese dhe informacionet e tyre përcilleshin më tej. Pra, kishte një burim të brendshëm. Edhe nga strukturat e partisë që drejtonte kishte informacione të bollshme. Për më tepër, drejtuesi i partisë në Shkodër, që më pas u bë kurban, disa muaj më parë ishte zgjedhur si anëtar i Byrosë Politike.
Përse e minimizoi Alia rolin e Azem Hajdarit, pavarësisht këmbënguljes dhe të dhënave të paraqitura nga ish ministri i brendshëm?
Në rastet e përplasjeve të mëdha, Alia ishte gjithnjë njeriu i qëndrimit në hije. Ashtu kishte bërë edhe kur diskutohej jeta e miqve të tij, Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami; kur goditej grupi në ushtri apo në ekonomi; kur Sigurimi i Shtetit ngrinte rrjet përgjues ndaj disa drejtuesve të lartë, deri te kryeministri Mehmet Shehu; apo kur synohej goditja e shkrimtarit të shquar Ismail Kadare.
Kjo ka qenë përgjithësisht linja e jetës së tij. Me përjashtim të rolin e tij të veçantë në eliminimin e Mehmet Shehut, ai ka qenë gjithnjë duke u kujdesur për kokën e vet.
Në 31 mars 1991, ai kishte humbur zgjedhjet në zonën ku mendohej se do të fitonte, pasi aty ishte edhe Shtëpia ku ishte themeluar Partia Komuniste. Më shumë se gjithçka tjetër ishte një humbje e paralajmëruar, dhe, në fakt, njohës të mirë të rrethanave i propozuan atij të vinte kandidaturën në një zonë të sigurt. Ai nuk pranoi, duke ndjellë humbjen e dëshiruar prej tij.
Ai mendoi se, duke futur vetë në lojë disa nga drejtuesit e opozitës, do të gjente edhe gjuhën e përbashkët me to. Në këtë mënyrë, besonte se do të ndante pushtetin paqësisht, duke ruajtur për vete dhe grupet rreth tij mundësitë e rritjes financiare, si dhe rikthimin e butë në pushtet.
Ai e toleroi dhunën, për të pasur ditë të qetësuara me përdhunë, por e shkatërroi shtetin.
Loja që, deri në atë moment, po zhvillohej sipas rregullave që kishte vendosur ai, do të dilte shumë shpejt nga rrethi i zjarrit. Do të nxiste trazira, dhunë dhe shkatërrime pa fund, e në fund rënien e shtetit, që, duam apo jo ta pranojmë, filloi pikërisht më 2 prill.
*****
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Eshte per te ardhur keq qe Bedri Islami (dikur i nderuar) akoma vazhdon me mendesite e viteve 1992-1993 kur kane dale fakte te reja qe e hedhin poshte kete hartim me pak vlera…Ate qe nuk e tregoi Alia i Bedriut e vertetoi Izet Haxhia i cili ne deponimet e tij te frikeshme thote:
“”””””””Pasi u vertetua qe “kamunistet” ne 31 mars 1991 fituan ne menyre te “habiteshme” keto votime ,ne seline e PD erdhi ne 1 prill “me drita ndezur” Elez Biberaj me dy usa-tallare “specialista” dhe urdheruan qe PD te mos njihte votimet dhe te fillonte prishja e tyre me trazirat ne Shkoder ku nisen urgjentisht PIT BULLIN e tyre Azem Hajdarin me nje grup horrash te hurit dhe litarit.””””””
..Ishin pikerisht ditet qe Azem Krimineli kishte ikur nga orbita e Ramiziut dhe u federua te Gladio-toret e Eleziut..
Qe kur shkeli ne Shqiperi kemba e kolonelit dipllomat Rajerson e deri ne 22 mars 1992 kam vene re nje varg ngjarjesh agersive njera pas tjetres sipas nje skenari perfekt qe dikush nga jashte luante fijet dhe nje staf nga brenda ( banda e tropojes +++) te bente gjemen …Para rreth 15 vitesh kur ne Itali u be nje debat i jashtzakonshem dhe i pabesueshem per ate qe quhet Operacjoni Gladio qe ishte nje organizim sekret i vendeve perendimore qe kryente dhe veprime antihumane per te rrezuar qeverite e majta ne Europe dhe gjetke…Kam konstatuar se dhe ngjarjet ne Shqiperi si 2 prilli 1991 apo 4 dhjetori 1991 ishin nje skenar antishqiptar TIP GLADIO sepse nen nje kauze te genjeshter si “hedhja e kamunizmit” nga ish Gardistet e kuq te Tropojes te udhehequr po nga tropojani Elez qe ishte ne nje fare menyre Gjeneral Gramafoni ka ardhur koha te rishkruhet historia.
.Nuk eshte ajo qe thote Bedriu per Ramiziun
por cfare thote IzetHaxhia per Eleziun…
Thjesht shteti amerikan ka gabuar shume ne vitet 1990-1992 dhe ky impakt negativ ja ka kaluar dhe demeve te bera nga osmanllinjte pas vdekjes se Gjergj Kastriotit…Sepse prisnim qe emisaret e Amerikes atehere ER & EB ti ndegjonim per ndonje
mini Plan Marshall dhe Pajtim Kombetar dhe jo per coptimin e kufomes kamunizmit qe kishte vite i vete-rrexuar.
Keqardhje !
Nuk me cudit faki qe kishte sherbime te huaja qe jo vetem ndikuan ne ngjarjet ne Shkoder por ne pergjthesi qe nisen ate qe ne e quajme “revolucioni demokratik.
Ajo qe me ben pershtypje, me sa di mire une, eshte qe disa sherbime te huaja permenden e disa nuk permenden.
Thelbi eshte qe ngjarjet ne 1990-1992 nuk ishin natyrore/organike te ardhura direkt nga populli, por te nxitura nga jashte.
Ambasada te huaja e njerez te inlfitruar, ishin ne kontakt te vazhdushem me drejtuesit e levizjeve qe nga ajo e studenteve, tek ato te sindikatave, nga themelimi e veprimet e PDse e deri ne ngjarjet e Shkodres.
Zgjedhjet e para te 31 Marsit e treguan se ne si popull akoma nuk ishim ( dhe nuk jemi akoma) gati per nje sistem demokratik te lirise se fjales e te tregut.
Mendesia jone ( mes lindjes e perendimit) eshte te drejtohemi e te urdherohemi nga nje individ apo grup individesh te caktuar, per sa kohe keta individe na sigurojen te hame nje cope buke e te bejme nje cope m…t, dhe na bejne te dukemi si te huajt ( jo si Shqiptare) . Kaq i kemi ne kerkesat per jeten.
Kerkesat tone ne 90 ishin te behemi si Jugosllavia apo Bashkimi Sovjetik, te kemi buke te hame e te na lejojne te kendojme e kercejme Rock’n’roll dhe kaq. Pa menduar se Jugosllavia dhe Bashkim Sovjetik ishin vende komuniste ne drejtim e ekonomi. ( Udheheqesit e sotem, qe ne ate kohe ishin te rinj, akoma kete kane mendje dhe e quajne demokraci)
Te huajt e shfyrtezuan kete dhe meqense sistemi komunist ne Shqpiperi nuk ishte si ai i Jugosllavise e Bashkimit Sovjetik ( nuk jepte buke nuk na lejonte te kercenim rock’n’roll) ndikuan/influencuan/organizuan per te bere revolucion ne emer te gjoja lirise e demokracise.
Sot eshte njesoj. Trazirat e sotme ne politiken Shqiptare nuk kane asgje organike nga popullit, por pasoje e nderhyrjeve nga jashte dhe reflektim i shereve mes te jashtme.
Nuk mund te krijosh nje sistem perendimor ne nje vend qe asnjehere ne jeten e tij nuk ka patur nje te tille ( as ne tradite e as ne kulture) .
Nuk mund te krijosh nje sistem nga hici ( nga azgjeja). Dhe kete e provoj jo vetem Shqiperia por edhe vendet e Afrikes Veriore, Lindjes se Mesme e disa vende te ish Lindjes komuniste qe nuk kishin kete tradite. Disa te tjera megjithese 50 vjet nen komunizem e rikrijuan sistemin demokratik menjehere pas renies se komunizmit, sespe kishin ate tradite.
Sistemin e nderton kultura e tradita e popullit ( jo te huajt) dhe nuk eshte sistemi qe nderton traditen e kulturen e popullit.
Kur ben te kunderten e tradites e kultures ( edhe me force nga jashte) populli e kombi vuan dhe sistemi nuk ndertohet.
Henry Kissinger (Heinz Alfred Kissinger (7 maj 1923-29 nentor 2023), kishte lindur në Fürth, Bavari, ne nje familje gjermano-hebre, i natyralizuar ne citizen amerikan me 1943 dhe u be nje nga filozofet dhe politikanet me te shquar te shekullit XX. Ky mjeshter i madh ka deklaruar perafesisht kete mendim: “Ne rrezimin e regjimeve diktatoriale komuniste ne Rumani dhe Shqiperi ne u mbeshtetem ne agjenturen e fshehte jugosllave, pasi Jugosllavia konsiderohej nje ish-shtet socialist liberal, por brenda saj na rezultoi nje shtet nacionalist serbomadh.
i nderuar “Buda”
Kissingeri pa dyshim ka qene politikan i shquar i shekullit kaluar por jo mjeshter i madh.Vetem ne fjaline e fundit ku nuk e paska ditur qe Jugosllavet “paskan rezultuar” shtet nacionalst serbomadh tregon se ose eshte mashtrues profesionist ose nuk e njihte realitetin pra mjeshter leshi
Nese shohim biografine e tij zyrtare edhe pse duket “e sheqerosur” nga jashte eshte e mbushur ne “dirty job” nga brenda..Nuk po permend deshtimin e tij spektakular ne Vietnam,apo shembjen e qeverive te Amerikes Latine si kuti kartoni me skandalin e Alendes apo Iran Gate me Izraelin
..Po kujtoj nje ngjarje makabre ne 1970 ne Ohio ne Universitetin e Kentit ku u vrane 4 protestues me “duar ne xhepa” perballe forcave policore te armatosura deri e dhembe…Studentet u vrane gjate nje proteste paqsore per aresye se Niksoni me Kissingerin kishin premtuar se do terhiqeshin nga Vietnami por ne vazhdim filluan dhe bombardimet masive ne Kamboxhia…Pas ketyre vrasjeseve pothuaj ne te gjitha universitetet amerikane u zhvilluan protesta masive me parrullen kryesore:
Nikson & Kissinger-jeni kriminele lufte-vrate dhe gjymtuat gjysem miljoni amerikane ne Vietnam dhe 4 studente ne Ohio
–
Administratat amerikane ka ardhur koha te kerkojne falje per “mbret-ezimin” e Usaliut te tyre qe filloi me 2 prillin 1991 dhe mbrojtjen qe po i bejne akoma me cdo cmim ketij krimineli,biles duke u tallur me Non Grata Sallata dhe duke e lene ate vend te ofenduar, pa ambasador amerikan…qofsha i gabuar