Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Sa të rinj kanë ikur? Shqipëria, e dyta në botë për azilantët nën 18-vjeç në raport me popullsinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kosovë
  • Kuriozitet
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kosovë
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Sa të rinj kanë ikur? Shqipëria, e dyta në botë për azilantët nën 18-vjeç në raport me popullsinë
EkonomiLajmi i fundit

Sa të rinj kanë ikur? Shqipëria, e dyta në botë për azilantët nën 18-vjeç në raport me popullsinë

Published: 3 Maj, 2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Normat e emigrimit të rinjve në Shqipëri në 10 vitet e fundit kalojnë edhe vendet që kanë përjetuar lufta të përgjakshme, atyre që jetojnë në diktuara ekstreme dhe vendeve tmerrësisht të varfra.

Të dhënat e fundit të Eurostat tregojnë se nga viti 2013 në 2023 në vendet e bashkimit Europian kërkuan azil 64.2 mijë shqiptarë nën 18-vjeç. Në vlerë absolute kjo shifër ishte e pesta në botë, por, në raport me popullsinë, Shqipëria kishte normën e dytë më të lartë në botë të azilkërkuesve nën 18 vjeç në BE, me 241 të rinj për 10 mijë banorë.

Shqipëria lë pas vetëm Sirinë, që ka 266 kërkesa për azil për 10 mijë banorë. Prej katër vitesh, Siria është e përfshirë në një luftë të ashpër civile, që ka detyruar një emigrim masiv nga vendi. Ndërsa prej një dekade Shqipëria është në negociata për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe renditet në listën e vendeve të sigurta, pasi nuk është në luftë dhe është kandidate për Bashkimin Europian.

- Publicitet -

Përveç Sirisë, Shqipëria ka një diferencë me vendet që e pasojnë në renditje. Eritrea një vend diktatorial në Afrikë kishte një normë emigrimi 162.3 persona nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, më pas në renditje vjen Gjeorgjia me 100 të rinj azilantë nën 18 vjeç për 10 mijë banorë, Iraku me 38 azilantë për 10 mijë banorë dhe Somalia me 32 (shiko grafikun e mëposhtëm).

Ndonëse me një popullsi të vogël ndër vendet e origjinës së emigrantëve Shqipëria kryeson renditjen globale të azilkërkuesve të rinj në Europë edhe në numër personash. Të dhënat e Eurostat tregojnë se përgjatë 10-vjeçarit të fundit 64,215 mijë të rinj nën 18 vjeç nga Shqipëria kërkuan azil në një nga vendet e BE-së, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë pas Sirisë (590 mijë), Afganistanit (358 mijë), Irakut (170 mijë) dhe Turqisë (64.2 mijë), të cilat kanë qenë në luftë (përveç Turqisë) dhe kanë popullsi shumë më të madhe se Shqipëria.

Emigrimi në Shqipëria ka marrë përmasat e një hemorragjie që nuk po ndalon. Të dhënat tregojnë se vendet e tjera që kanë përjetuar flukse të larta të azilantëve në grupet e reja moshore në luftë dhe prag lufte, ndërsa në vendin tonë fenomeni është sistematik dhe po vijon edhe pse Shqipëria është vend demokratik dhe me rritje ekonomike. Flukset më të larta të emigrimit të 18 vjeçarëve shqiptare kulmuan në vitin 2015 kur rreth 22 mijë të rinj nën 18vjec kërkuan azil në një vend të BE-se, shumica e të cilëve ishin pjesë përbërëse e familjeve, të cilat braktisën vendin në atë kohë.

Flukset ishin të larta dhe mbeten të tilla, por ti krahasojmë me të rinjtë që kanë mbetur në vend. Psh në vitin 2023 kanë kërkuar azil në BE 2,455 persona nën 18 vjeç, duke e renditur vendin tonë të katërtin në botë në krahasim me popullsinë. Por të dhënat nga burimet vendase tregojnë se flukset e ikjeve të rinjve janë më të larta se numri i azilkërkuesve, pasi një pjesë e madhe tashmë po ikin për studime dhe të tjera, me kontrata të përkohshme ose të përhershme të punës dhe të tjerë ikin me bashkim familjar.

Pritshmëritë nga anketat mbi potencialet e migracionit tregojnë se flukset e emigrimit do të vijojnë. Vitin e fundit teksa norma e përgjithshme e papunësisë ka ardhur në rënie, papunësia tek të rinjtë është rritur. Një anketë e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal më 2023 tregoi se, 31 për qind e shqiptarëve planifikojnë të largohen nga vendi. Por më rëndësishmja është se, 18 për qind e tyre tashmë kanë plane dhe kanë gjetur mënyrat për të ikur. Rezultatet tregojnë se emigracioni në Shqipëri është më agresiv se në të vendet e tjera pasi, në një përqindje më të madhe shqiptarët nuk dëshirojnë të emigrojnë përkohësisht por përgjithmonë.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
5 Komente
  • shpopullimi i Shqiperise si strategji pushteti thotë:
    3 Maj, 2024 te 7:03 am

    Ja dhe pasqyra e qarte se c’fare ka sjelle ky pusht-Shtet Rama ne Shqiperi nga 2013 der sot – Shqiperine nenkampion bote (pas Sirise ne konflikt) per ikje te te rinjve 18 vjecare si azilkerkues neper Europe.
    Jo Emigrante por Azilkerkues. Dhe Azili kerkohet duke motivuar ikje nga nje shtet pa shtet si Siria ne lufte, si Shqiperia ne “Rilindje”

    Përgjigjiuni
  • Llaf Dibre thotë:
    3 Maj, 2024 te 11:11 am

    Çdo pushtet ka nje pergjigje. (Pergjigje pushteti quhen,dhe pak ndryshim kane).
    Edhe ne marsin e v. ’91 kemi patur nje pergjigje pushteti per te ikurit, edhe nga pushteti Berishes, gjithashtu edhe nga Rama kemi nje pergjigje, pergjigje pushteti.
    Më mundon nje dilemë: Rama i viteve ’90, kur shkruante te Koha Jone, nese do te ishte perseri ne ate pozicion dhe po me ate kendveshtrim te realiteteve, çfare do te thoshte e çfare do te shkruante per kete Ramen tjeter sot?! (!!!!!!)

    Përgjigjiuni
  • demo thotë:
    3 Maj, 2024 te 1:38 pm

    Mire,keq Te dytet ne Bote,jemi.
    Vjet solli 10 miljone turiste,,Sivjet do sjelli 20 miljone.

    Përgjigjiuni
  • Arben thotë:
    4 Maj, 2024 te 1:27 pm

    nen drejtimin e partise do ta arrijme vendin e pare.

    urrrrraaaaaaaa

    Përgjigjiuni
  • Detari thotë:
    6 Maj, 2024 te 3:00 pm

    lol dhe ramazoni me sloganin “jemi krenar me ju” do takoi ca patronazishta ne Athine. shpresoj ta shkerdhejne greket

    Përgjigjiuni

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lajmi i Fundit

  • Gjykata i jep të drejtë Harvard! Pezullon vendimin e administratës Trump për ndalimin e regjistrimit të studentëve ndërkombëtarë
  • Parlamenti nis punën më 29 maj: Nuk ka të drejtë të kalojë ligje, çfarë do shqyrtojë
  • Begaj takim me komunitetin shqiptar në Philadelpia: Sot pamë që shqiptaria mund të vazhdojë brez pas brezi
  • Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë rreth 800 të burgosur
  • Franca dhe Gjermania me një “non-paper” për Republikën Sërpska

Komentet e Fundit

  1. Filoeuropiani në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  2. TRENI në Nuk ka neveri më të turpshme dhe më antikombëtare se “teza” e ndarjes Veri-Jug si PD-PS
  3. Llaf Dibre në Letër një kameleoni
  4. Dashi në Bushati shpërthen ndaj Sara Milas: Një buallicë mori dyfishin e votave në Elbasan
  5. Antiturk në Trupi i Artan Lames vjen të shtunën në Shqipëri, mesazhi prekës i bashkëshortes
Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara

Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?