Nga Migena Aleksi
Lexova një analizë të Gj.Erebara mbi një realitet të ri social në Shqipëri. Gjetja më tronditëse e autorit është thyerja e mitit se kokaina dhe prostitucioni i luksit janë fenomene ekskluzive të elitës së Tiranës apo zonave të luksit.
Përmendje si Bulqiza, Patosi, Dimali apo Grabjani më krijuan një kontrast të fortë. Autori tregon se krimi po shtrihet në “kapilarët” e vendit, duke prekur edhe zonat rurale apo qytezat ish-industriale që vuajnë nga varfëria.
Ky pasqyrim tregon se paraja e pistë ka depërtuar aq thellë në ekonomi, sa ka krijuar një treg konsumi edhe aty ku logjika ekonomike (rrogat e ulëta) nuk do ta lejonte.
Autori bën një krahasim therrës mes dy realiteteve: Në një anë, të dhënat e Bankës Botërore që tregojnë varfërinë ekstreme (25% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 700 lekë në ditë). Në anën tjetër, fakti që një dozë kokaine (0.2g) kushton sa një ditë pune e lodhshme, dhe prostitucioni i luksit (250 euro) kushton sa një pension mesatar.
Ky kontrast për mendimin tim sugjeron ekzistencën e një ekonomie paralele. Shkrimi nuk e thotë hapur, por nënkupton se fitimet nga trafiku ndërkombëtar po “investohen” në konsum brenda vendit, duke krijuar një shtresë që jeton jashtë realitetit të rrogave dhe pensioneve.
Sa për prostitucionin, fakti që 29 nga 30 të arrestuarat janë të huaja (nga Kolumbia te Vietnami) tregon se Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranzit apo origjine, por është bërë një destinacion.
Ky është një tregues i pastër i “pjekjes” së krimit të organizuar. Grupet që kontrollojnë trafikun e kokainës apo pristitucionit në Amerikën Latine apo Evropë, tani po sjellin të njëjtat modele edhe në Shqipëri.
Autori vëren me hollësi se policia kap shpesh “doza” ose sasi të vogla (disa gramë), gjë që tregon se po goditet fundi i zinxhirit (shpërndarësit e vegjël).
Megjithatë, numri i madh i operacioneve (30 informacione në dy muaj) shërben si një indikator volumi për të kuptuar se sa shumë drogë po qarkullon në të vërtetë.
Është një diagnozë sociologjike e rëndë për Shqipërinë e vitit 2026.
Vendi po vuan nga sindroma e parave të tepërta të pista që po shkatërrojnë indin tonë social, duke rritur varësinë dhe krimin e rrugës edhe në fshatrat e thella.
Është një shkrim që duhet t’i shqetësojë politikëbërësit më shumë se sa një editorial politik.
DITA

Turzmi i shpejte eshte ky fenomen. I dhjefsha modelin ekonomik Rames dhe te gjithe idioteve qe e ndjekin
Brezi i atyre qe permbysen shtetin ne 1990 kaleruan 3.5 dekada qysh atehere e der sot duke bertitur kundra komunizmit e per liri demokraci.
Ai brez sot eshte klase e pasur oligarkike dhe politike qe qeveris. Prova e se vertetes mbi ato te ashtuquajturat protesta, Ishte vetem ceshtje kohe.
Deri vone shqiptareve u bombardohej justifikimi prej Tranzicionit te Zgjatur.
Tranzicionin e shpalli te mbyllyr PiSi ballist Rama diku aty afer fundit te Pandemise.
Cfare vjen pas eshte panorama esell e kapitalizmes mbi vendin, nje Shqiperi e mjeruar e shkallmuar e shkapelyer. Papunesi masive e emigracion vrasje e krim padrejtesi e sundim i kastave elitare e oligarkise, semundjet e keqija sociale droge prostitucion imoralitet e abuzim luzezon analfabetizma mashtrimi vjedhja kumari gjakmarrja shkaterrimi familjes.
Edvin PiSi u betua se e ben Shqiperine si gjithe bota, dhe tha prisni se skeni pare akoma.
Kjo është njëra anë e kapitalizmit: drogë, prostitucion, krim, shfrytëzim, korrupsion, grabitje e pasurive kombëtare, shitje e vendit etj etj. Prej malokut të pisët dhe ish-komunist fanatik nuk ditëm të kalonim nga diktatura në demokraci. Por e shkatërruam krejtësisht vendin dhe kaluam në anarshi. Në atë sistem të mbrapshtë ku njeriu ha njeriun. Diktatura e Enver Hoxhës meritonte të përmbysej, por shteti duhej të ishte transformuar, jo shkatërruar. Lavdi Zotit që shpëtuan hidrocentralet se gjithçka tjetër vajti për dhjamë qeni! 100 miliardë euro pasuri e shkuar kot. Ekonomia duhej ringritur dhe vënë në shinat e ekonomisë së tregut dhe jo rrafshuar. Se do vinte “çeku i bardhë”! Për të gjithë admiruesit e Enver Hoxhës gjendja e sotme, si u katandis Shqipëria, është gëzimi më i madh. Hakmarrja e tyre. Kam bindjen se Shqipëria do të ishte shumë më mirë sot sikur në krye të vendit të kishte dalë apo mbetur Pjetër Arbënori, Ramiz Alia, etj etj. Por doli kaçaku i ferrës, ish- komunisti nga guvat e Viçidolit dhe shkatërroi gjithçka. Edhe për kënaqësinë e fqinjëve tanë. Mendoj se si u shemb komunizmi njëpartiak dhe diktatorial, duhet shembur tani edhe kapitalizmi i shfrenuar dhe bota duhet të ndjekë shembullin kinez: begati në rritje dhe moral.
Katarakto, shembulli kinez eshte Enver Hoxha qe ka hequr tallonat se ben tregeti me Ameriken, me kapitalistat pra. Nuk eshte se e ke pasur shume gabim, po nuk ke arritur te kuptosh qe kapitalizmi nuk eshte ky qe po duan ta shesin ne Arnaturistan. Kjo eshte kthim te sistemi turk i bejlereve dhe agallareve.
Ja si u be o Migena Alexi e paditura:
Edi Rama, por as Prokuroria Famoze SPAK nuk e pyeten ASNJEHERE deputetin GANGSTER Taulant Balla:
PO SI NUK DIJE ASGJE PER FABRIKEN E KOKAINES NE XIBRAKEN E HUMBUR, NE ZONEN TENDE ELEKTORALE, NEN HUNDEN TENDE NE LIBRAZHD, QE ALARMUAN BELGJIKEN DHE GJERMANINE ME KOKAINEN QE PO PUDROSNIN GJITHE BE? PO OLSI RAMA I KRISTAQIT DHE ERMAL HOXHA I ENVERIT, CFARE MUTI DONIN NE XIBRAKEN PROVINCIALE HUMBETIRE KU KANE MBETUR VETEM GJARPERINJTE?