Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: PËRVJETORI: “Vrasësit erdhën nga Kreta dy ditë pasi meshoi shqip”, si u masakrua bashkë me vëllanë, Papa Kristo Negovani
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > PËRVJETORI: “Vrasësit erdhën nga Kreta dy ditë pasi meshoi shqip”, si u masakrua bashkë me vëllanë, Papa Kristo Negovani
HistoriLajmi i fundit

PËRVJETORI: “Vrasësit erdhën nga Kreta dy ditë pasi meshoi shqip”, si u masakrua bashkë me vëllanë, Papa Kristo Negovani

Published: February 17, 2024
Shpërndaje

Ishte shkurti i vitit 1905, kur Papa Kristo Negovani së bashku me të vëllain e tij, Papa Theodhosin, dhe bashkëfshatarë të tjerë u masakruan nga andartët grekë.

Ai qe një ndër frymëzuesit e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, e cila do të bëhej realitet vetëm me Fan Nolin.

Papa Kristo Negovani u lind në vitin 1875 në Negovan të Kolonjës. Arsimin fillor e mori në vendlindje dhe shkollën e mesme e vazhdoi në Athinë.

- Publicitet -

Me librat shqip, të sjellë në Negovan, hapi fshehtas shkollën e parë shqipe për bashkëfshatarët e tij.

Me interesimin e tij u dërguan vajzat e para nga Negovani në shkollën shqipe të vashave në Korçë.

Papa Kristo Negovani, më 10 shkurt 1905, organizoi një shërbesë kishtare në gjuhën shqipe, dhe 2 ditë më vonë, u vra.

Ndër veprat letrare të Papa Kristo Negovanit vlen të përmenden: “Istori e dhjatës vjetërë”, botuar në Bukuresht në 1899; “Bënjatë e shënjtorëvet dërgimtarë”, në Sofje më 1903 etj.

Ai shkroi e përkthyeu në shqip edhe përralla e shumë vjersha me karakter didaktik.

Në kujtimet e familjarëve të tij, thuhet se vrasjen e kishte organizuar dhespoti i Kosturit.

“Ai erdhi në fshat dhe asistoi në meshën që mbajti gjyshi. Ishte paralajmëruar se do mbahej në gjuhën shqipe. Ai doli nga mesha duke kërcënuar dhe iku nga fshati pa u takuar me njeri. Ai u ka dhënë urdhrin andartëve të Jan Bullakës që të vrisnin brenda ditës në fshatin tonë burrat, me në krye papa Kriston dhe vëllain e tij, Theodhosin. Vrasje e tmerrshme kjo, e cila u krye mbas dy ditëve, më 12 shkurt 1905, me thika e hanxharë nga një bandë që dhespoti i kishte sjellë, siç u fol nga fshatarët, nga Kreta. Përpara masakrës ata qëndruan të maskuar në pyllin afër fshatit…” – thuhet në kujtimet e botuara nga familjarët.

n.s. / dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
25 Comments
  • emigraNTI says:
    February 17, 2024 at 12:04 pm

    Respekt dhe nderime te perjetshme.

    Reply
  • m.shpati says:
    February 17, 2024 at 12:05 pm

    Kristo Negovani do te kujtohet gjithmone si je nga patriotet e shquar te kombit shqipetar. Ai luftoi dhe u perpoq per zhvillimin e konsolidimin gjuhes ametare, kishes shqipetare dhe identitetin e kombit tone.

    Kisha Greke, me krimet dhe propoganden e saj antishqipetare, ka qene gjithmone nje nga armiqte me te rrezikshem te pamvaresise se Shqiperise. Ajo ka perdorur lajkat, thiken pas shpine dhe terrorin e hapur ne zonat e Shqiperise Jugore per te arritur qellimet e saj dashakeqe.

    Dora e zeze e Kishes Greke ka vrare edhe patriotin At Stath Melanin nga Permeti, ne vitin 1917. Edhe Stath Melani ishte patriot, vazhdues i ideve te rilindasve, i cili perhapte gjuhen shqipe dhe predikonte ne gjuhen shqipe lutjet fetare. Po keshtu ai luftoi edhe me arme ne dore per mbrojtjen e popullates nga andartet (mercenaret shoveniste) greke ne vitet luftes pare boterore.

    Keto krime te shovenisteve greke kane nxitur me teper ndjenjen kombetare te popullit tone dhe shovenistet kane mare pergjigjen e merituar nga patriotet shqipetare ne te gjitha koherat.

    Hakun e Papa Kristo Negovanit e mori Bajo Topulli dhe ceta e tij ne vitin 1906; ata vrane mitropolitin grek te Korces qe ishte organizatori dhe frmezuesi i shovenisteve greke ne kete krahine.

    Per Shqiperine dhe shqipetaret e vertete, kombi eshte mbi ndarjet fetare. Deviza e rilindasit Vaso Pasha mbetet e pavdekeshme:
    “Mos shikoni kisha e xhamija, feja e shqipetarit eshte Shqipetaria”.

    Reply
  • stef says:
    February 17, 2024 at 12:05 pm

    Kisha Autoqefale Shqiptare me nuk ekziston,ajo e Fan Nolit .Kisha Ortodokse e Shqiperise si quhet tash eshte plotesisht ne duart e grekeve.Instrument per shkombetarizimin e shqiptareve me bekimin e shtetit te Shqiperise.

    Reply
    • capi says:
      February 17, 2024 at 1:14 pm

      Kete mendin kam dhe une Stef. Nuk di nga na erdhi ky qe kemi ne krye te kishes ortodokse.

      Kur u prezantua ne komunitetin ortodoks, argumenti ishte se nuk kishte nje prift kariere qe te plotesonte kriteret per kryepeshkop. Kete pjese e kuptoj, se vinim nga nje rregjim qe feja ishte plotesisht e ndaluar dhe nuk mund te kishte nje kanditature te pershtatshme nga Shqiperia.

      Por nje gje tjeter me ka cuditur, se na u tha gjithashtu , se perpara, i ishte kerkuar qe te vihej Liolin nga Boston, i cili mesa duket nuk kishte pranuar, por kishte dhene pelqimin per Janullatosin.

      Ka ndonje nje ketu ne formum qe mund te konfirmoj, apo eshte si te gjithe ato mashtrime qe i behen keti populli.

      Reply
  • Erdogan says:
    February 17, 2024 at 12:06 pm

    Po “ta dinte” Papa Xristua vellai i Theo-Dhoseos se Ortho-Dhokset “Skiptare” nuk kane guximin edhe ne vitin 2024A.D qe Stambollit ti thone Kostantinopolis nuk fliste nje Gluhe (Glosa) qe i thone Italisht Qitet nga Cita dhe jo Polis.
    Shtetit nga State.
    Popull nga popola Italisht
    Prift nga Priest angl.
    Kurse per vete ishte Papa.
    Salih Proto-Papas eshte Mbiemer Greke i tyrqizuar me Emrin Salih.
    Po ashtu edhe Cerciz dhe Barjam Xristopullos (Topulli).
    Emra Turq Kombesia Greke.
    Mbiemri eshte ai qe tregon neper shekuj se cfare Kombesie Kane patur ne Vorio Epirin e Pusht-uar nga Osmanet dhe bijte e Vezireve,Pashallareve, Bejlereve,Agallareve.
    “E dinte” Papa Xristua qe do ndertoheshin me mijera Xhamija,Medrese,Teqe,Skolio turke?
    “E dinte”Papa Xristua qe Agia Sofian e ndertuar nga Perandori Ilyre Greke Megas Kostantinos do te bente Xhami Baba i te vetequajtureve “Skiptare” Erdogani?
    Bile e considerojne edhe Strategjike Tur-qine.
    Nuk u mjafton 500 vjet.
    E “dinte” Papa Xristua qe te vetequajturit Skiptare do “harronin” Pengjet,Perdhunimet,Vrasjet,Rrembimit te Vajzave dhe Grave Vorio Epirote dhe Greke per te kenaqur Epshet e Sulltanit,te Vezireve, Pashallareve, Bejlereve?
    Po ta dinte se Agi Sarandes Turkoallvanosat do ta quanin Sarande dhe ndonjehere Italisht Santa Quaranta,Moskopolis ne Voskopoje te djegur nga Salih Butka,te Tripolis ne Tropoje,te Agios Vasilis ne Bregdet ne Shenvasi,te Agios Lazaros ne Lazarate,te Karavo-Stasit (Station varkash) ne Karavasta etj nuk do fliste nje Gluhe me 70% Italishte.Mallkuar kush mohon Vorio Epirin e Kastriotit.

    Reply
    • rema says:
      February 17, 2024 at 12:06 pm

      o legen, Papa Kristua s’u vra per stambollin(Konstandinopolin), ai ishte vendi i kulisave, nga andej j’u porosit edhe vdekja ne menyren me barbare per faktin se ne kishe, meshen e mbante ne gjuhen Shqipe, ne gjuhen e memes! Atehere ja moren haken se kishte burra atdhetare, sot ka vetem trushpelare, ti je nje prej tyre!

      Reply
  • NN says:
    February 17, 2024 at 12:07 pm

    Ishte vepra e Tij -atdhetare-..Papa Kristo Negovanit..qe e BERI te pabdekshem.
    I perjetshem Kujtimi i TIJ!

    Reply
  • Maksi fieraku says:
    February 17, 2024 at 12:08 pm

    Beni mire qe e kujtoni o Dita se e kane harruar
    Varri ne fotografi eshte nje turp per te gjithe….
    shkoni shikojeni, kur e kam pare une te merrte te qaret cfare gjendje e kishin lene.
    shpresoj te jete fotografi e vjeter dhe te jete restauruar..(me e pakta)..!!!!!

    Reply
    • labi says:
      February 17, 2024 at 12:08 pm

      Nga kush pret te restauroje ate vend ku prehet ky Patriot i Nderuar?! Varrmihesit e Shqiperise, nderojne kurverine,kusarine dhe tradhetine. Ketyre po qe u kane bere te gjitha nderimet dhe i kane rehabilituar se te tille jane edhe vete!
      Respekt per Papa Kristo Negovanin dhe vepren e tij!

      Reply
  • kolonjari says:
    February 17, 2024 at 12:09 pm

    Yll i pashuar i Kombit!

    Presidenca dhe Qeveria do te duhet te lartesojne me me shume nderim dhe mirenjohje keto figura te Ndritura!!!

    Qofshin Te Pavdekshem Pergjthmone !!!!!

    Reply
  • Shqiptaret jane te tradhetuar nga cdo Qeverri te bler nga Te HUajt qe punojne ala sot per zhdukjen e Shqiperise ! says:
    February 17, 2024 at 12:09 pm

    Rrespekt per nji nder Patriotetz me te Shquar te Kishes Autoqefale por me shume

    Kombit Shqiptare te Madherishmit Atdhetare

    Papa Kristo Negovani …

    (me ndizet gjaku per hakmarrje kur lexoj Krimet bere nga Greket e pabese por edhe iritohem me mosreagimin e patrioteve Shqiptare )

    Ndryshimi ndermjet Armiqeve tane Shekullore Greqis e Serbise , sepse ne gjithmone kemi pesuar pergjate Historise ,

    eshte se Ne si Shqiptare nuk kemi Reaguar si duhet ,si Patriote te Vertete .

    Atdheu e dinjiteti ,nuk mbrohet duke u qare ,duke folur ,
    por duke Marre Hake dhe kjo ne kohen e duhur .

    Pra Greket vrasin ,ne bejme sehirxhine ose patriotin alla turka ,
    qe perpara se te bej nji Partiotizem ben lhesapet se cfar do perfitoje nga lufta qe do beje .

    Ka me shume se 300.000 ortodoxe ne Shqiperi . Perse heshtet ,
    perse nuk bashkohen dhe ndertojne Lidhjen e tyre ne nji Trung ,e funksionojne si nji Einheit ne te gjitha aspekttet e jetes sot ,
    si funksionojne shume si Shoqate Bashkimi duke mbrojtur interesat e veta dhe zhvilluar Ortodoxine ne Shqiperi ne nivele nderi e dinjiteti duke ber qe te zhduket cdo gjurme gre qirash ,nga Kishat Shqiptare .

    Pa reagime dhe kundergoditje nuk ndalet Agresori asnjiher perkundrasi ,
    kur ai godet e nuk gjen kunderveprim ,motivohet e godet perseri .
    Ku jane Ortodoxet Shqiptare e nga kush presin te vene ne vend nderin e te pareve dhe Kishes se fan Nol-it e PapaKristo Negovanit ?!

    Prisni ju nga kto bij bushtrash anadollakesh qe ne shekuj kane bashkpunuar me bijt e kurvave greke e serbe ?

    Bashkohuni e krijoni si Burra te vertete nji Shoqate qofte edhe te Fshehte qe te ket burrat e duhur ne krye dhe japi Reaston kujtedo per gjithcka ne kte Bote.

    Papa Kristo Negovani meriton nji Varre te Madhe dhe nji Permendore te Madhe ,

    o shkerdhate Shtet e qeverri pushtash ,qe ngelet duke e mbush Shqiperine me bustet e Tradhetareve dhe Putanave te Kombit .

    Reply
  • . says:
    February 17, 2024 at 12:10 pm

    Rilindasi Zef Skiroi për vrasjen e Papa Kristo Negovanit

    Të krështerë e myslimanë,
    Tek i shkreti Negovan
    E gjithku në Shqipëri
    Mbajnë lip e rrijnë ndë zi
    Cilido si për një bir
    Çë la jetën me pa-hir
    Cilido si për njê vlla
    Çë nga grekërit u vra
    Jo në luftë e jo për ftesë*
    Po ndë fshehie e me tê pabesë
    Jo te sheshi i burrëris
    Por te prita e kusaris
    Se çë faj po ka shqiptari
    E nd’ Athinë e te Fanari ?
    Fol o Marko Sulioti
    O Xhavellë, o Kondurioti
    Thoni o trima tê Arbëris
    Çë lirinë i dhat Greqisë
    Se çë faj po ka shqiptari
    E nd’ Athinë e te Fanari ?
    Thoni ju e ta xënjë gjithë bota
    Se po duallën gjith të kota,
    Trimërit e gjaku i juaj
    Çu munduat për ca të huaj
    Thoni se edhe për të vrar
    Papa Kriston të pa-gjar*
    se punonte si Shqiptar,
    Jo për rrogë dhe jo për ar
    …
    • Ftesë : – faj
    • Pa-gjar : – i pashoq

    Reply
  • Arben says:
    February 17, 2024 at 12:10 pm

    Se sot u kemi ngritur përmendorë vrasësve të tij për të plotësuar kushtet greke për integrim

    Reply
  • Erdogan says:
    February 17, 2024 at 12:11 pm

    Kush nuk ishte Orthodhokse gjate Periudhes Osmane o Arben ishte turk.
    Slide lindur akoma Termi Alban nga Arnaut,Arvanos.
    Dhe nuk mund te ishte ndryshe se me hapjen e Skolios se pare Shqipe me Alfa-Beta Latin kishte vetem Skolio Greke dhe Turke.
    Cdo te thote kjo?
    Qe Kaurret e Derrit consideroheshin Greke.Shkonin ne Skolio Greke ne Komunitetet Greke Orthodhokse
    Kurse kush ishte Myslimane considerohen turk.
    Pa Turqi o fukara nuk do kishte Arnautistane.
    Ta gezoni (Gyzel turq) “Kombin e Lashte Arnaut”.

    Reply
    • Moisi says:
      February 17, 2024 at 12:11 pm

      Bythqir, që vratë dy priftërinj vëllezër, vetëm se flisnin shqip. Ptuuu, rracë muti. Me këto standarte, ne duhet t’u fusim thikën dhe sopatën gjithë priftërinjve që bëjnë meshë në greqisht, apo jo? Dhe na flet për krishtërim apo qytetërim ti, bir kurve.

      Reply
  • demo says:
    February 17, 2024 at 12:11 pm

    Vendprehja e Papa Kristos dhe vellait te tij Theodhosit ndodhet ne Negovan,qe perfshihet ne Qarkun e Kosturit.Grekerit e kane perdhosur varrin e tij duke caktuar te hidhen plerat e komunes.Emrin e Negovanit e kane nderruar,sepse greqirave ju kujton Emrin e Martirit te fese dhe Atdheut.

    Reply
  • Mollosi says:
    February 17, 2024 at 3:19 pm

    I lumte dora Cerciz Topullit qe e mori hakun!

    Reply
  • Erdogan says:
    February 17, 2024 at 3:26 pm

    Shkronja “shqip” thote Xristua (Kristo “Skiptari)?
    Po gjithe bota i thone Alfa-Beta o Ignorante.
    Te gjitha Alfabetat e Perendimit qe nga Ant-Arxtiqi (Antarctica) deriiiiiiiii ne fund te Rusise ne kufirin me Japonine e fillojne Glosan (Gluhe “shqip”) e tyre te shkruar (scrive) nga Alfabeta Greke.
    Bile edhe Papa Xristua eshte Term Greke jo Prift latinisht nga Priest.
    Nuk eshte e veshtire te kuptosh (non este kapito) qe Veziret,Pashallaret,Bejleret,Agallaret,Hoxhallaret,Muhipet,Dervishet etj ishin Administrata Osmane ne Epirin (sot Vorio Epir) e Arxileas (Akili “shqip”),Megas Aleksandros (Aleksandrit te Madh),Pirros se Epirit,Jeorgios Kastriotis etj.
    Keta Genitsaros te turqizuar nuk mund te luftonin per clirimin e Epirit kunder Sulltanit.
    Ashtu sic luftuan Heronjte Arvanitas dhe gjithe populli (popola ital) Greke i Epirit,Ilyrise se Perandorit Megas Kostantinos i lindur ne Nausa (sot Nishi i pushtuar nga sllavet Serbe),Maqedhonise se Megas Aleksandros etj.
    Mos te permendim Ionia ku eshte sot Turqia ku ka lindur Filo-Sofia (Adhurim i Dijes) Adore latinisht.
    Apo Magna Grecian (Jugu i Italise) e Arkimedit per te cilen luftoi Pirrua kunder Romes.
    Pupi dog (Zagare) si Xristua qe bashkepunuan me tyrkoallvanosat sidomos te Saleh Butkes qe dogji Mosko-Polis (sot Voskopoja) ka plot.
    Keta zagare qe nuk kane asgje me Kombin Greko-Ilyre jane “Vend Strategjike” Strategice Land per hajdutet e Parthenonit dhe mijera Vepra te Lashta tonat Greko-Ilyre.
    Kjo Eshte e Verteta (Este Vero ital).

    Reply
  • Dursakja says:
    February 17, 2024 at 3:29 pm

    Shkruani për këto patriotë që gjënë më të shtrenjtë kishin gjuhën dhe kombin e tyre. Historia jonë ka shumë njërëz të shquar, por shumë pak shkruhet për ta. Historia e Shqipërisë në arsimin tetëvjeçar duhet të jetë një lëndë e rëndësishme, një lëndë që të njohë të kaluarën e lavdishme të popullit e gjithë rinia shqiptare. Fëmijëve në shkolla tu mësohet hymni i flamurit dhe gjatë hyrjes për në mësim të bëhet rregull të kënduarit e hymnit të flamurit. Sa më shumë të dish për vendin, sa më shumë të njohësh historinë e tij, aq më e madhe bëhet dashuria për të. Kemi rënë shumë poshtë, qoftë sa më e afërt një ditë e mbarë për këtë komb!

    Reply
  • Papi says:
    February 17, 2024 at 4:11 pm

    Ka bere kush propozim per keta dy figura per ti lumturuar?
    Dhe pse jo?
    Nqs keta do ishin katolik sot di ishin SHEJTOR

    Reply
  • Detari says:
    February 17, 2024 at 6:20 pm

    ju ndertoni dhe 1000 te tjera se ka vend, gezuar ramazonin, me vjen keq per negovanin qe u sakrifikuar per nje komb turk.

    Reply
  • Detari says:
    February 17, 2024 at 6:20 pm

    xhami* te reja

    Reply
  • Ugo says:
    February 17, 2024 at 6:34 pm

    ERDOGAN TU SHOFTE FARA
    RACE VRASESISH GJAKOSOR
    TROJET TONA NA I XHVATET
    ME THIKE E KRYQ NE DORE

    GJUHA JUAJ PLAGJATURE
    DHE FEMIA SOT E DI
    DERDHEM GJAK JU DHAME LIRINE
    MERITONIT BE BY.. NJE HU

    MOS KI DERT SE PO VJEN DITA
    TE SHKOJ HAKA TEK I ZOTI
    NE KTE BOTE LAHEN GJYNAHET
    MBYLLE COPE MUTI IDIOTI

    Reply
  • Gent says:
    February 18, 2024 at 12:14 am

    Edhe Tropojen e nxorri fjale greke, pederasti Qiriopidhios 🙂 Serbet e quajne Trebopolje, po ashtu edhe Skenderbeun shume po mundohen ta pervetesojne. Po ç’e do se ne prape shqiptare mbesim.

    Reply
  • Detari says:
    February 18, 2024 at 3:41 pm

    @Gent, Arberit nuk perdornin qytet (fjale italiane) por polis, ku ne arberisht shqiptoheet -poje.
    Konstandinopoje dhe jo konstandino-qytet (nga konstantin-polis)
    Voskopoje dhe jo Voskopoqytet (nga mosqo-polis)
    Tropoje dhe jo tropoqytet (nga tri-polis)

    Sa per pervetesimet pse jo? turkosiptaret nuk e meritojne Kastriotin, ju jeni turk me fe, kulture dhe identitet.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim
  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • Operacioni i madh antidrogë, reagon kreu i SPAK
  • DETAJET: “Shpëtim Aliu, më i rëndësishmi i hetuar ndonjëherë”! Goditet nga SPAK një tjetër “perandori” e kokainës në Tiranë
  • One Albania sjell admiruesit më pranë Yll Limanit në koncertin “Thirrëm Sot ose Nesër”

Komentet e Fundit

  1. prehistoriku on Rama deklaroi se ndryshimet ligjore të 2024-s nuk e kanë prekur zonën Pishë Poro-Nartë. A ka thënë të vërtetën?
  2. prehistoriku on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  3. Gim on Rasti Koçeku dhe Rama
  4. Anonymous on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. demo on Qëndrimi i KE-së për Zvërnecin pritet me zhgënjim

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?